Archive for the Uncategorized Category

ZË I ËMBËL-ZËRI I ARBËRIT

Posted in Uncategorized on Maj 8, 2011 by cakolli

Eksperienca
Një Blog në Platformën Blog.AL

ZË I ËMBËL – ZËRI I ARBËRIT

Për inatë të Beogradit
Shaban CakolliShaban Cakolli

themeluan “Zërin e Arbërit”
Beogradi ushtroi dhunë
me na i zhdukë gjuhë e kulturë
Jo, mor jo, kjo nuk ndodhë kurrë
Se shqiptarët e duan kulturën
e mbajnë në zemër ndezur si furrën.
Krerët sërb rrinin n´pallate
tue hartue elaborate
me u humbë shqiptarëve të drejta
me i ndjekë prej trojeve të veta

Shumë na ndoqën në dhena tjera
por në çdo skaj veprimtarë kena
sikur miku Imri Trena
që as natën s´bënë gjumë në sy
për shqiptarë të vjetër e t´ri
sjellin dritë, sjellin shkëndijë
Imri Trena në Norvegji
punoi mësues me nxënës të ri
i mbushë në zemra atdhedashuri
qe dhjetë vite mbanë një Radi
kombit tanë me i dalur hakit
përmes valëve të Zërit të Arbërit
tue shpërnda gjuhë dhe kulturë
mërgimtarëve sikur gurrë
Nuk pushoi zëri i krijuesit
kreu misionin e shejtë të mësuesit
gjithë në veprim kundër pushtuesit
çështjën tonë internacionalizoi
fëmijët në shkolla, shqip na i mësoi
asimilimi mos të na i gllabëroi
Zërin e Arbërit, si valë deti
Imri Trena e udhëheqi
me do miq çë pat pranë veti
veprimtarë Ali Rexhepi
krah me te hovin se ndali
zemërgjërë Driton Jashari
Dy shqiptare si Shota e Tringa
zonjat Shemsije e Majlinda
Zëri i Arbërit për dhjetë vjet
në çdo shtëpi shqiptare u gjet
zë më i ëmbël nuk ka hiq
krejt shqiptarët i ka miq.

Advertisements

NËN VALËT E UNIVERSIT

Posted in Uncategorized on Mars 1, 2011 by cakolli

NËN VALËT E UNIVERSIT
AVNI BELLAINA
Shkrimtari ynë i ri Avni Bellaina,mund të themi se shquhet ndër mendimtarët e rrallë të kësaj fryme, frymë e rrallë e të shkruarit të mendimeve ndryshe nga romansierët dhe poetët,ky sjell frymën e mendimit pozitiv,apo më mirë të themi frymën e ngritjes shpirtërore.Jeta e njeriut është e mbushur me shumë të arrira,gëzime,po edhe me vuajtëje dhe trishtime,si shkak qenësor bie dëshprimi. Të menduarit pozitiv është shumë i rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi,në veqanti për shoqërinë tonë shqiptare,e cila në këto vitet e fundit nga përvojat e hidhura është ngarkuar me dëshprime të mëdha.Të kërkosh ndihma mjeksore dhe medikamente në shërimin e dëshprimeve sikur duket mund dhe humbje kohe,ndihma më e mirë është aftësia e të menduarit pozitiv,mësimet shpirtërore. Avni Bellaina iu vesh veprimtarisë shpirtërore,jo vetëm ashtu sa për të shkruar,por u stërvit duke lexuar literatura të shumëta shpirtërore,duke ndjekur shumë seminare të kësaj lëmie nëpër Europë,ai fitoi ekperiencë në studimin e shpirtërores.Avni Bellaina vitin që shkoi doli me librin e tij të parë”HARMONIA E SHPIERTIT”,libër ky që zgjoi interesim te lexuesit,kurse tani para lexuesit del me librin e tij të dytë të të njejtës natyrëMBI VALËT E UNIVERSIT”.Në këtë libër zoti Bellaina na këshillon:Gjdo herë dhe gjithçka pozitivisht të mendohet nga se frenimet dhe mendimet negative negative nuk na ofrojnë jetë të lumtur.Nëse në brendinë tonë fusim kufizime dhe mungesa,kur ato kufizime i bëjmë prioritet,kemi mbjellur gjëra negative ashtu kemi mbjellur vet preokupime shpirtërore.Më tej Avni Bellaina na kujton se ata të cilët nuk e kanë besimin në jetën që vazhdon janë shkurtpamës,të kufizuar në mendime dhe veprime.Kufizime nuk ka,ato gjenden vetëm në kokat tona,gjëra këto të sëmura që duhet të i nxjerrim nga koka,qënuk duhet të kenë vend për to. Nëse mendojmë në kufizime,apo të themi mbyllemi në këto kufizime nuk mund të kemi dëshira, gjithnjë truri duhet të jetë i pregaditur që dëshirat të i formulojmë,për këtë nevojitet të krijojmë kushte,vullnet dhe besimi për të dëshiruar.Për gjitha këto rolin e madh e luan lirimi,pra duhet të lirojmë dëshirën që të veproi në harmonim me universin por gjithnë pa kufizime.Sipas Avni Bella ines e rëndësishmja dhe qenësorja është gjetëja e vetvetës dhe lirimi nga barra e mendimeve të trashëguara. Libri trajton tema vërtetë interesante,ai tregon se si mund të dalin rezultatet e mendimeve të papjekura,si duhet të jenë reagimet ndaj problemeve që hasim,si duhet të i fusim në veprim aftësitë e të menduarit që të përballohen problemet,kur problemet dhe zhgënjimet duken të pakaluara,si të pregaditet mendja për veprim.Ky libër i shkrimtarit tonë Avni Bellaina,lexuesit do të i shërbej në këtë kohë tundimesh të ndihmojë të u bëjë ballë presioneve dhe tundimet që kanë ndoshta jo vetëm të rinjët e sotëm,por ndoshta edhe të shtyrët në moshë duke ofruar mendime që nuk bien ndesh me mënyrën e të jetuarit pozitiv.Sipas shkrimeve të tij kërkon njohuri,rrethana që njohin zanafillat e problemit,lypset pastaj menjanimi i frikës,këmbëngulësia në zgjidhjen e problemit,bartja e dëshirës,përpunimi i saj ,ndarëja e tyre në aspektin pozitiv dhe transmetimi i gjërave në univers.Ne shpesh përballemi me gjëra që na vështirsojnë të cilat ne mendojmë se kanë ndodhur pa arsye,megjithatë ne ndoshta gjykojmë gabimisht,por me logjikimin e thellë mësojmë se ato përvoja ndihmojnë rrugën tonë për ngritje shpirtërore.Që të mësojmë të njohim vetën,jetën tonë,të mësojmë dashuri për te,këto shkrime që na ofron Avniu janë të plotfuqishme për të arritur në cakun që kërkojmë.Në librin e Avniut lexuesi i vemendshëm kapë njohuri nga më të ndryshmet,që shërbejnë për të lehtësuar situatat e vështira qoftë edhe problemeve me lëndë narkotike,atyre të divorcit,individit të izoluar emocialisht,kur është shumë më mirë të i ndeshësh e të i përballosh drejtpërdrejtë problemet dhe situatat e vështira. Njeriu shpirtërisht i dobët, është i prirur t’u besojë e t’u nënshtrohet të gjitha lëndimeve në jetë. Por nëse je i fortë shpirtërisht dhe nëse nuk u beson – ato shuhen si bryma para diellit.Pra ngado që të sillesh problemet që na rrethojnë brenda universit mund të zgjidhen fillimisht me arritëjen e njohëjes së vetvetës,lirimin nga barrat që duken të pakapërcyeshme,bartjen e dëshirës ndarëjen e saj në aspekte pozitive dhe transmetimin e dëshirës në univers. Qetësia shpirtërore e ruan shëndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do të nisemi edhe në rrugën e plotësimit të të gjitha dëshirave një nga një. Deri tash kemi punuar shumë për përhapjen e literaturës, sepse NJOHJA është e para. Tash, nga DIJA (njohja) duhet të kalojmë në KUPTIMIN e dijes. Në përdorimin praktik të kësaj dijeje. Makina nuk hecën pa karburant . Një mijë përpjekëje do të jenë të kota, po nuk ihodhe karburant nuk lëvizet dot. Gëte thotë: “Mendja e fuqishme, që bën përpjekje për përdorimin praktik të dijes teorike – është mendja më e mirë në botë”.Si për këtë libri”NË VALËT E UNIVERSIT”,i Avni Bellainës ka shumë mësime teorike që ndihmojnë të kryhen seriozisht në praktikë,nëse leguesi i vemendshëm përdorë mirë logjikën.Temat teorike të këtij libri janë shumë të gjëra,saqë në një vështrim të shkurtër nuk i kapim dot.Kjo vetëm le të shërbejnë si një hyrëje nëpër mendimet pozitive, por për të lëvizur gjërat më tej,lexuesi duhet të lexoi në tërësi dhe vëmendje këtë libër mjaft të rëndësishëm.Ky libër nuk është gjë tjetër,veçse një forcim i interesit për mirëqenjen tonë. Edhe pse nuk ka qenë e mundur që brenda këtij vështrimi të trajtohen të gjitha përgjigjëjet, duke e lexuaruar në tërësi do të gjejmë gjëra të çmuara që na drejtojnë në burime njohëjesh të mendimeve pozitive që na mësojnë të udhëheqim jetën pa probleme.
Shaban CAKOLLI –

KËNGË PË LOT VAKUN

Posted in Uncategorized on Gusht 6, 2010 by cakolli

MARTESAT E DHUNSHME SHQIPTARO-SERBE
Prej kur Fuqitë´e Mëdha ia ndanë Serbisë tokat shqiptare,Serbia nuk la formë
krimi pa bërë mbi shqiptarët si:përndjekëjet,burgosjet,maltretimet,vrasëjet,masakrimet e deri
te cënimi i moralit shqiptar,i cili për shqiptarët ishte i pa durueshëm,dhe herdo-kur shqiptarët janë hakmarrur për këtë.
Se si ndodhi grabitja e dy vajzave të bukura shqiptare nga bandat çetniko-sërbe në Komunën e Dardanës,më së miri ju njeh
kënga e Demir Krasniqit,që po ju japim në vazhdim:

KËNGA E LOTË VAKUT
(Fragment)
(SELMAN VOKSHI-DEMIR KRASNIQI)

O,n´vitin nanqind e dymbdhetë
Nga Maroca dhjetra vetë,
Të gjithë çetnik të përbetuem,
Prej Koicës të frymëzueem,
Të përzier me gjandarë,
Kishin ra te guri i Bardhë,
Kishin shkue drejt sokakut,
Te shtëpitë e djemve t´Vakut,
Shpejt e shpejt i kishin djegë,
E pastaj ishin tërhjekë,
Kishin djegë krejt nji fshat,
Pa u pasë hile as hak,
Kishin shkelë gjarpërin në bisht,
Që më vonë do tú mblidhte gisht.

O;n´vitin nanqind e trembëdhjetë,
Ai Koica me shokët e vet,
E kishte thyer nji adet,
Pat vendosur për herë të parë,
Të bëhet mik,me shqiptar,
Ti grabis dy vajza t´reja,
Hej,që aspak s´ja bante feja.

O,kishin shkue menjiherë,
Në katundin KRANIDELL;
Me xhandar e oficer,
Me spiunë e kriminel,
Halit Qehajen e rrethojnë,
E kërcnojnë e keqtrajtojnë,
Njanen vajzë po ja kërkojnë,
I kanë hy n´shpi e oborr
Hej,ja kanë marrë Ajshen me zor.
O,pastaj shkojnë në Kremenatë
Me i marrë Ajshes nji kunatë,
Kishin shkue drejt sokakut,
Te shtëpia e SYLË HASKUT;
Errethojnë e keqtrajtojnë,
Krejt familjen ja trishtojnë,
-Ja Hamiden kem me marrë,
Ose gjithëve u djegim n´zjarrë!
E rrëmbejnë çikën nóborr
Hej,dhe e nisin me dasmorë!

O,ju derra ju vraftë rrufeja,
Ku po i qoni ato të reja?
O,ju derra ju djegtë mortaja,
Ju mallkon Halit Qehaja!
O,ju derra ju djegtë flaka –
Hej,ju mallkon fort KREMENATA!

O;Hamiden e Ajshen pa u njoftë fare,
Dy robnesha,dy shqiptare
Dy të reja,dy të ngrata
Në Sërbi i zuni nata!
Dy malësore por si drita,
Në Sërbi i zbardhi dita!

O,vazhdon dasma te Koica
Me lahuta e me mezhnica,
Ai Koica i Papoviqëve
Mirë se erdhët u thotë miqëve!
Mbushin gotat me shlivovicë
“Përhajr juve o Papoviqë,
Hej,na vjen mirë që u bamë miq!

O,kështu flisnin do të marrë
Që në dasëm kishin ardhë,
Që thojshin se janë shqiptarë
Kishin n´krye plisa t´bardhë,
Kishin que edhe peshqesh-
Dy.tri dhen,dy-tre desh…

I vraftë reja n´pikë të ditës
Hej”Prijatelat” e Kojicës!

O,vitet vinin edhe shkonin,
Ato t´mjera sí harronin,
N´vitin nanqin e gjashtëmbdhetë
Ishin rritë tre djem t´vërtetë,
Kishin mbushë nanumbdhjetë vjet
Te tre ishin prej Gollakut,
Te tre ishin prej nji gjakut,
Te tre ishin nipa t´Vakut,
Hej,vendit t´vet që i dalin hakut!

O,te tre djemt ishin shqiptarë,
Te tre bajshin plisa t´bardhë,
Të tre ishin djem beçarë,
Nji oxhak-kusheri t´parë
Të tre ishin të nji fisi:
Hej,Lota,Shuti e Latifi!

O,nji ditë dalin n´Bjeshkë të Madhe
Me pre thupra për livadhe
Me pre thupra me thurë gardhe
Dikur vonë djemt ishin lodhë
Ishin ulq pak për me u çlodhë,
U afrohet nji njeri
Ua sjell nji lajm të ri:
“Sod Kojica kish me ardhë,
Në shtëpi e kish nji”Sllavë”!
Të lumtë goja,o dashamirë,
Hej,për kët lajm kaq të mirë!

O a nguet o kusheri?
Ju thotë Lota djemve tri!
-Banu gati se po shkojmë
“Sllavën” §mikut” tía urojmë!
Aj Latifi,ju kish drejtue:
“A bre Lotë,fort jam untue!”
“O,Latif prit edhe pak,
Pa shtrengoe pak at bark
Hej ,se Kojica na kthen darkë!”

O,kishin shkue si petrita,
Kishin zanë mirë nja tri prita,
Kishin pritë nji kohë të gjatë,
Kishin pritë deri n´mes natë
E dikur Kojica kish dalë,
Para derës ishte ndalë,
E po i lmojke te dy faqet,
Hej,e po i dredhke pak mustaqet!…

O,nát moment tri pushkë kërcasin,
N´ball e n´fyt po ma godasin!
Pushka e parë e trimit t´Kikës,
Ishte zbrazë në ball t´Kojicës!
Dy të tjerat n´gropë të fytit,
Hej,ken t´Shutit e t´Latifit!

O,futen mrena por si era,
Për mej nxjerrë ato të mjera,
Ajshja n´derë ishte mbështetë
Mirë po i pritë vllaznit e vet:
O,ju vllazen më dëgjoni;
jU;Hamiden mos e kërkoni,
ka dy vjet që e kanë varë,
Hej e kanë varur në nji litar!

O,marrin Ajshen,shkojnë përpjetë,
Pak të lodhun,pak pa fjetë,
N´Kranidell po shkojnë të tret
Po e çojnë Ajshen n´shpi të vet!
“Dil Halit e merre çikën
O,dil Halit,se e vramë Kojicen!”

O del Haliti,burr dai-
“Ju lumtë dora,djemt e ri,
Për guxim e për trimni!
Po nga jeni djem të mi
Që luftoni nëpër Serbi?”
Të tre jemi prej Gollakut.
Të tre jemi prej nji gjakut
Të tre jemi nipa t´Vakut,
Vendit tonë i dalim hakut!
Të tre jemi të nji fisi-
Hej,Lota,Shuti dhe Latifi”..

O,thërret Haliti si vetima:
“Hej lum vendi që ka ksi trima!
O,ju trima,ju shqiptarë,
Gjithmonë qofshi faqebardhë,
Sod ju ftyrën ma paski zbardhë.
Për këtë bijë qq e paski marrë!
Për këto motra që nxorët hakun.
E nderuat krejt Gollakun!
Nderuet trimat,Skënderbeun
Nderuat kombin dhe atdheun!
Ju luftuat si kreshnik-
Unë me ju do t´baahem mik!
Cili asht prej jush i parë
Cili asht prej jush beçar,
Cili don Ajshen me marrë
Hej,mej dhanë Zoti jetë të mbarë?!”

O,atëhere djemt ishin ngushtue,
Edhe Lotës ju kanë drejtue:
“Ti ke mbushë Lotë njizet vjet,
Ti je trimi i vërtetë,
Ajshja ty po të përket,
Për ty paska qenë kysmet!”
Qesin pushkë pesë herë në ajr-
Hej,zgjate doren,o t´qoftë për hajr!”.

Posted in shoqëria, Uncategorized on Dhjetor 14, 2009 by cakolli

MË LINDI NËNA SHQIPTARE;MIRADIJE ZYMBERI

ME LINDI NENA SHQIPTARE

Më preu rrugën një djall,
nuk munda të shtegëtoj,
Sot, nuk ndalem dot,
jetës do t’i këndoj!

Isha gurrë, derdhesha lumë,
shndërrohesha në ujëvarë,
Sërish jam rrugë pafund,
hapin kush s’mundtet ta ndalë.

E pamposhtur – plot fuqi,
si mal i lart me shkëmbgur,
Do të bëhem përjetësi,
Si Shqiponjë në Flamur.

Më lindi nëna Shqiptare,
Mirësinë ajo më mësoj,
Të ruaj nderin, të jem krenare,
ballëlartë të qëndroj. miradije-zymberi.jpg

E Lindur më 31 tetor të vitit 1965  në  Kapit të Medvegjës,aty ku  pushtuesi po mundohej të shuaj gjuhë kulturë me anë të dhunës së hekurt,vështirë ishte të shkolloheshin vashat shqiptare.P o prindërit e  Miradijes si atdhetarë që ishin,si dashamirë të arsimit u shpërngulën  në Fushë Kosovë ku  Miradija kreu pesë vjet të shkollës fillore,pastaj në Prishtinë kreu shkollën e mesme të daktilografisë dhe vazhdoi studimet.Miradija filloj të mirret me shkrime qysh si fëmijë në bankat shkollore.Ajo shkruan poezi dhe publicistikë,shkrimet e saja i hasim në shumë  gazeta dhe revista si dhe në faqet shqiptare në net.

Miradije Zymberi kishte disa përmbledhje poetike që po i ruante me kujdesë për të i hedhur në dritën e botimit,por në kohët e pa kohë iu konfiskuan.Ajo nuk u ndal për asnjë qast,ka filluar me të madhe punën e saj në poezi dhe po hapëron tejet bukurnë fushën e poezisë.Si shumë krijues të tjerë edhe zonja Miradije vepron dhe krijon në mërgim.Ajo ka tema mjaft të begatshme nga mërgimi,për vendlindjen,mallin,atdheun,kombin,njerëzit e dashur të vendlindjes,shkollën….

Ne po ju japim këtu një cikël poetik nga znj.Miradije Zymberi.

UNE TE DUA

Pranvera – me blerim,
lulet , lulezojne,
nje shprese e nje premtim,
ne qiell, fluturojne.

Fjalet i bartë era,
shkresat i djeg flaka,
ditet – berë te zeza,
netet shume te gjata.

Ne fytyren shoh,
buzeqeshjen magjike,
ne syte e tu gezime,
Gezuae pra mike!

Vazhdo, pa vese,
më nuk të trazoj,
se ti je rrezeshprese,
nuk dua te lendoj.

Une te dua shume,
dua te me besosh,
me këtë rrjedhe lumë
gjithkah të blerosh.

Nganjehere

Nganjehere –
dua te kuptoj, at qe Ti do,
të permbush me nomësi deshirën tënde!

Nganjehere –
me duket, fare s’te kuptoj,
të spikas domethenien e mendimit me frymëzim!

Nganjehere –
pyes cfare po ndodh ?
të hap shtigje per zgjidhje!

Nganjehere –
Me behet, se s’të njof !
Dhe meditoj në vetmi, pa lidhje

KOSOVË-DASHURIA

Një ditë të takohemi
ta plotësojmë atë shpresë,
aty do të përbetohemi
vepra kurrë mos vdese!

Eshte qëllim dinjiteti
më shumë se përmallimi,
kohë me thellësi deti,
si ndjenjat – përqafimi.

Kjo deshirë do të zgjasë
le të bëhet jeta ime,
armiku le të plasë
ne krijojmë kuptime .

Sa e fuqishme ndjesia
nuk na mposht furtuna
është Kosovë – dashuria
që s’e mposhti dhuna!

LARGOHESH

Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinë
t’u afrova te nis kuvendimin
më pelqeu pritja me thjeshtesine,
e nisa perzemërsisht rrëfimin!

Pastaj, gjithmonë të kisha pranë
e ndjeva sa shume te dua,
frynë stuhi sa herë me murlanë
s’me largonin prej teja kurre mua!

Nisie fillimi , të mbarojë kurrë
ta nderpres jo, s’ka kuptim,
më ndez diçka ne brendi si furrë
se çdo nate te kam në ëndërrim !

Kjo ishte e tera, ja si ec jeta
mendova endërra u bë realitet,
por doli në shesh e vërteta
ndaj , zemra ime të pret !

NJE KOMB JEMI-NJE FLAMUR KEMI

Shtat ‘i kuq i juaj i larë në gjak
janë bijtë që ranë u ngritën n’altar
Marigona shqipes n’qëndismë i dha hak
Kur valoj në Vlorë – simbol Kombtar.

Atje u mblodhen shqipet
Të shpallin Pavarësinë,
Ismail Qemali me trimat
ringjallën Shqipërinë !

Te bashkuar rreth Flamurit,
Ma të fortë se celiku,
Jemi shkemb i Arberit,
Nuk na then armiku.

Trojet e ndara në copa
Do t’i bashkojme – të bejmë fuqi,
Të bindet gjithë Evropa,
Mos bëjë padrejtësi !

Jemi të gjithë Shqiptarë,
Flamur me shkabe në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s’vdes!

Ende jam e gjalle

Ja! Më prek ne faqe,
Unë ,ende jam e gjalle.
Jam si manushaqe,
dua, ere t’më marre.

Dua ! Po çfare dua?
As vete nuk di!
Shpresa ime ndizet,
të ndriçojë n’lartesi.

Jeta ime ngjallet
fiton një kuptim
Jam shqipe qe s’mposhtem,
fitoj ne dyluftim!

TY

Leter të shkruaj,
Tani shumë kujtoj,
Nje fjale e jotja,
Më bëri të mendoj.

S’ kam nevojë të mbytem,
Më krijoj Perëndia,
Në jetë nëse vyshkem,
janë ndjenjat e mia.

Por, fjalet e tua,
Sa më ngjallën shpresë,
Me vrragë kam luftuar
shpresa mos të vdese.

Sa kohë jam menduar,
I forte je! Ke zemer !
Vargje të kam shkruar
Te mbesish me emër

Me fal zhgenjim

Brigjeve te detit,
M’shetisin mendimet,
Seç’ m’u keput shpresa,
Mbaruan dhe enderrimet.

Kaltersine e qiellit,
Erresira e perpiu,
Lulja ne kopsht,
u tha, e nuk biu.

Si do t’me zbardh agimi,
Drite me s’vjen pr mua,
Ndalet dhe burimi,
Larg te nje krua.

Me pranveren me ike,
Nuk e shof gjelberimin,
S’me deshe as per mike,
Me fale zhgenjimin.

PËLLUMB I HUAJ

Posted in Uncategorized on Nëntor 1, 2009 by cakolli

DSC01076PËLLUMB I HUAJ Teilen Gestern um 01:36 | Notiz bearbeiten | Löschen PËLLUMB I HUAJ AI NUK E NJEH QIELLIN TIM QË E RUAJ NË BEBËZ. DI TË FLUTUROJË VETËM MES REVE ME TYM QË NA I NGULFASIN MUSHKËRITË TONA FSHATARE. MË KOT SHIQOJMË NGA QIELLI AI ASNJË LAJM NUK DO T´NA E SJELLË NGA SHTËPITË TONA MBULUAR ME MALL. EDHE GUGATJEN E KA NË GJUHË TË HUAJ AS DREQI SI MERR VESH FIGURAT QË BËNË TEK FLUTURON NËPËR QIELL. MË MIRË ËSHTË TÍA VËMË NJË DEGË DAFINE NË SQEP DHE TË LUTEMI TË NA SJELLË PAQE NË KËTË GLOBIN TONË GJYSMË TOKË E GJYSMË UJË LOTI.

Posted in Uncategorized on Nëntor 1, 2009 by cakolli

SHABAN CAKOLLI

Jehona i shekujve

Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit

Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit

Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit

Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që  poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli

Fjala juaj

Në kujtesë do mbetet
ajo fjalë
që vjen maleve
me flakën e kushtrimit
heu
kush është trim
se ora ka ardhë
ujkun e çalë
ta heqim zvarrë
nëpër baltë

Unë dhe malli

Tërë natën bashkë
unë dhe malli

na mbyti halli
i kësaj jete jallane

Kur s’kam gjumë fare
ndez një  cigare
brengat t’ kthej në tym

Unë dhe malli

Tërë natën bashkë
unë dhe malli

na mbyti halli
i kësaj jete jallane

Kur s’kam gjumë fare
ndez një  cigare
brengat t’ kthej në tym

Droja

Druaj se djalli
me xixa stralli
na vizaton yllin
midis balli

Vijnë pastaj  hijenat
t’i grisin pelenat
e foshnjeve të palindura
.

Këta klysh  popi
soji e sorrollopi
që të pijnë gjak populli
shekulli s’i ngopi

Në këtë rreth harkor
të rrugëtimit mizor
vetëm lëmshi i fatit
na mbeti në dorë

Fjala e  humbur

Mbeta pa fjalë
a ditën kur jam nisur në jetë
rrugëve  të paruugë
në dritë e mugë

Në guvën e shpirtit
ndryer është qe një shekull
e betuar nën dritë qiri
para ikonës sate
liri

2. GJURMË PAS GJURME

E gjatë kjo natë

Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.

E ndiej humbjen

Viti shkel vitin
pesha bie
pingul në shpirtin tim
tretur në mërgim

Një pjesë e diellit
m’ është shkëputur
nga qielli i bebëz
nga hija e lotit tim
derdhur
në dhe të huaj

Nëse unë s’ kthehem
hija ime do të bredhë
trotuareve të nbotës
pas mallit tim

Për çdo natë
e bëj nga një shtegëtim
në mendje
për në shtëpi
për amanetin e nënës
para se të japë lamtumirën
pranverave të ikura pa kthim

Hall mbi hall

Turma shkojnë
turma vijnë
mbijnë si bari i keq
në faqen e blertë të globit

Prej shekulli në shekull
kërkojnë lëmoshë
trotuareve të fatit

Trokasin në portë të hapur
kastat  luksoze
të ngopura parfumnesh
të një biznesi të ndyrë

Ora jonë

Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq sopata shpatën
nëpër shekuj

Këtu varrë e atje varrë
më bëhet shpirti mulli ere
në skëterrë pas skëterre
deri kur të bredh me bredh
kështu,o shpirti im?
nga të palarat
e botës pelim

Këtu s’ jam
atje s’më lënë,
o nënë

qenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq

E bukura More

Moj e bukura More
si të lash, e më s’të pash
si të lash, si të lash
si të lash, e më s’të pash
(popullore)

Ec nëpër të kaluarën
për ta gjetur të ardhmen
ëndërro shqip,
frymo shqip
o Arvanit

Hy kalabrisht
i dehur mendimeve
arbërisht
e jetën vazhdo
prore
e dasmën
bëje pleqërisht

Edhe varrin hape
me E bukura More

Rro sa malet
me dhembjen shkëmbore
buzë detit
me shikim të humbur
nga e bukura MoreDSC01076

Posted in Uncategorized on Tetor 9, 2009 by cakolli

lshkPal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës E Merkure, 07-10-2009, 07:44pm (GMT+1) Pal Sokoli,hapi tubimin Pal Sokoli,hapi tubimin HARMONIA E SHPIRTIT GJETI SHTIGJET E DRITES QE SI ZAMBAK LIGJËRUAN PËR THEMELET E JETËS SHQIPTAR GJATË PROMOVIMIT TË KATËR LIBRAVE TË RINJ NË WUPPERTAL Nga Pal Sokoli Wuppertal-04.10.2009 – Në sallën e klubit shqiptar në Wuppertal ishin tubuar krijues dhe artdashës nga shumë qytete të shtetit gjerman dhe nga shtete fqinje, Holanda dhe Belgjika. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të medieve të ndryshme ndër të tjerë edhe të televizionit të RTK-së. Tubimin e shpalli të hapur autori i këtyre rreshtave (P. Sokoli)duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe sidomos përzemërsisht përshëndeti autorët e librave të rinj, pastaj posaçërisht përshëndeti miqtë artdashës të cilët kishin ardhur nga larg enkas për këtë takim. “Jam shumë i kënaqur qe krijuesit tanë po ruajnë, po kultivojnë dhe po lejnë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe të brezat e rinj këtu në mërgatë”. Duke ju uruar mirëseardhje te pranishmëve dhe duke ju uruar suksese autorëve të rinj fjalën e mori udhëheqësi i këtij takimi z. Liman Zogaj. Liman Zogaj ftoi në skenë te katër autorët e librave të rinj dhe duke ju dëshiruar suksese të reja, ftoj edhe referuesit e tyre. Për librin “Themelet e jetës” të poetit dhe kryetarit të Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar në gjermani, njërit ndër themeluesit e “Radio Kosova e lirë” dhe ish ushtarit të bjeshkëve të Berishës z. Martin Çunit, foli z. Vehbi Musa. “Te ky libër shoh z. Martin Çuni dhe librin e tij “Themelet e jetës”,shoh pra Martin Çunin i cili ballafaqohet me botën e tij në njërën anë dhe me botën e një regjimi aktual në anën tjetër”.tha z. Vehbi Musa. Tentativat e shkrimtarëve qe të dalin nga mediokriteti dhe të ngrit zërin kundër padrejtësive përfundojnë në katrahurë me pushtetin në fuqi. Libri i Martin Çunit “Themelet e jetës”është edhe një pjesë e jetës se përjetuar nga vet autori. Autori na i sjellë si tablo të gjitha këto përjetime të cilat janë në korrelacion me strukturat shtetërore të atëhershme dhe krajatave qoftë familjare, qoftë individuale. Vehbi Musa lexoj dhe komentoj disa fragmente nga ky libër. Për Librin “Zambaku i Gjakovës” të znj. Sabahate Byci, referoi znj. Sevëme Fetiqi- Preteni gjithashtu poete dhe anëtare e Lidhjes se shkrimtarëve shqiptar në Gjermani. Ajo foli për aktivitetin e përbashkët me znj. Sabahate Byci qe nga vitet e tetëdhjeta në Kosovë e qe nga viti 1992 në Gjermani. Sabahate Byci qe nga vitet e tetëdhjeta ishte e pranishme nëpër revistat tona letrare e tani na vjen me librin e saj të parë,me nje Zambak poezishë tha z. Sevëme Fetiqi- Preteni dhe lexoj një pjesë te parathënies se këtij libri të shkruar nga redaktori Besim R Cengu; .” Poezia e Sabahate Bycit ka një tematikë dhe një trajtim të atij lloji që e bën vargun të veçantë, teknikisht të një natyre tjetër, krejt tjetër, krahasuar me prodhimet e sotme poetike në vendin tonë. Ajo nuk pretendon shumë të shprehet përmes vargut, se sa përmes ndjenjës, përmes fjalës së përmallshme që ngjit e lë gjurmë, të bën të mendosh. Kjo ka bërë që poezia e këtij vëllimi është lehtësisht e kuptueshme, nuk ka ndërlikime të vargut e rëndesë të fjalës”. Dhe me tutje” Krijimet poetike të këtij vëllimi janë fryt i një zemre shqiptare që pulson shqip, emocionohet shqip, dashuron e urren shqip, janë ide që dalin nga një mendje që mendon shqip, gjykon e analizon shqip, por edhe që mundohet t’u jepet të tjerëve nëpërmjet një poezie duke thirrur në ndihmë fjalën krenare, të bukur e kumbuese shqipe.” .Me në fund referuesja e përuroj autoren Sabahate Byci për librin duke i uruar suksese te tjera. Për librin e Liman Zogajt”Shtigjet e dritës” referoi z.Qamil Faniqi i cili kishte ardhur nga Roterdami-Holandë posaçërisht për këtë takim. Q. Faniqi përkujtoi edhe rëndësinë letrare të librit te parë të z. Liman Zogaj “Kosovë nuk ta mora diellin” dhe duke u ndalur tanimë ne librin qe kemi në duar”Shtigjet e Dritës”,” Liria të bënë udhëtar kërkimi , shpesh dukesh si një barkë në oqean rrahur valësh drejtë brigjeve pas ëndrrave e apo si shtegtar nëpër hapësirë i rrethuar nga shumë ngjarje të cilat i bëhen ligjërim poetik edhe për kundër sakrificës duke mos heq dorë nga realiteti. Pra, ndonëse i dërmuar herë herë, ai jeton me shpresën së e ardhmja po vjen dhe veç ka trokitur ëndrrës së tij. Liman Zogajn në poezinë e tij jo rrallë e gjejmë të ndeshur edhe me çaste dramatike dhe sikur bën thirrje ti bashkohemi brengave të tij që sa më shpejtë ta ndezim dritën e lirisë. Pra ai bënë rrugë shekujve, mbi monumentet e historisë së lavdishme të kombit ndaj edhe s’mund të mos bëhemi bashkudhëtar në vargun e tij poetik“tha z.Qamil Faniqi duke lexuar edhe disa strofa poezish qe i kishin lënë mbresa të veçanta. z. Faniqi foli për brendinë e librit,konstruktit te tij si dhe tematika me shumë sfidat e jetës të cilave poeti ju qëndron vertikalisht. “Liman Zogajt mund të nxirret konkludim së në letrat shqipe po bëhen gjurma të cilat koha do ti vulos në historikun e vetë letrar, në kulturën tonë kombëtare”.(Q. Faniqi). Pastaj për librin e autorit Avni Bellaina” Harmonia e shpirtit” referoi poeti ,Shaban Cakolli. Libri i z, Bellaina është me tematikë te re në literaturën tonë,me tematik nga mendimi pozitiv, qe trajton çështje ontologjike të njerëzimit, ku njeriu është si qenia me e vetëdijshme e universit, njeriu është kompjuteri më i mirë në botë, thotë autori . Autori përpiqet të na dëshmon se mendimi pozitiv është rruga me e mire qe njeriu ta zbuloi vetveten,e pastaj të zgjidh drejt problemet e jetës. Z. Liman Zogaj ju dha fjalën autorëve qe të prezantohen dhe të lexojnë apo flasin diçka nga veprimtaria e tyre. Martin Çuni u ndal shkurtimisht të gjuha shqipe dhe përkushtimi i ynë për te, e sidomos kur kemi mundësi ta përdorim gjuhën tonë shqipe mos të përdorim gjuhë tjetër. Pastaj Liman Zogaj lexoj poezi nga veprimtaria e tij, ndërsa Avni Bellaina tha se me këtë libër po dëshmoj se shqiptarët nuk janë vetëm luftëtar te mirë por edhe si njerëz qe njohin dashurinë shumë mirë. Sabahate Byci lexoj dy poezi nga libri i botuar te cilat siç tha ajo “dalin nga zemra”.Poezi nga libri “Përkushtime” e H. Haxhosaj kushtuar Din Mehmetit me rastin e 80-vjetorit te tij lexuan Dibran Demaku dhe Pal Sokoli. Ne fund të takimit Kryesia e Lidhjes se shkrimtarëve në Gjermani ju bashkua reagimit të akademive tona shqiptare rreth Enciklopedisë së Maqedonisë duke e quajtur provokim zyrtar të shtetit maqedon. Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar,në Gjermani gjerë me tani ka promovuar mbi pesëdhjetë libra të autorëve tanë në mërgim në ketë shtet, ka motivuar dhe po motivon autor te rinj nga mërgata të shkruajnë dhe të botojnë vepra të reja, siç ishte rasti me disa nga autoret e këtij takimi. Veprimtarin do ta vazhdoj edhe më tutje kemi në program promovimin e tre librave tjerë, dy të poetit Dibran Demaku dhe një të politikologës, mr. Kreshnike Mehmetaj „Kosovos Weg in die Unabhëngigkeit“(Rruga e Kosovës kah pavarësia), deri ka fundi i këtij viti. “Sa lutësh për dritë, më mirë ndez një qiri” thoshte Nëna ynë e madhe;nëna Terezë, kështu qe edhe në sado pak aktivitete qe po bëjmë në mërgatë gjermane po lejmë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe. Autorëve ju urojmë suksese të reja Autor te ORES LETRARE Autor te ORES LETRARE Autore, duke ndjekur Oren letrare Autore, duke ndjekur Oren letrare Shaban Cakolli duke referuar Shaban Cakolli duke referuar Musa Mulolli, recitoi ”çohu i vdekur” nga Gj. Fishta Musa Mulolli, recitoi ”çohu i vdekur” nga Gj. Fishta Publiku Publiku valltare te Lidhjes – motrat Zogaj valltare te Lidhjes – motrat Zogaj Autoret qe promovuan librat e tyre Autoret qe promovuan librat e tyrePal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës E Merkure, 07-10-2009, 07:44pm (GMT+1) Pal Sokoli,hapi tubimin Pal Sokoli,hapi tubimin HARMONIA E SHPIRTIT GJETI SHTIGJET E DRITES QE SI ZAMBAK LIGJËRUAN PËR THEMELET E JETËS SHQIPTAR GJATË PROMOVIMIT TË KATËR LIBRAVE TË RINJ NË WUPPERTAL Nga Pal Sokoli Wuppertal-04.10.2009 – Në sallën e klubit shqiptar në Wuppertal ishin tubuar krijues dhe artdashës nga shumë qytete të shtetit gjerman dhe nga shtete fqinje, Holanda dhe Belgjika. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të medieve të ndryshme ndër të tjerë edhe të televizionit të RTK-së. Tubimin e shpalli të hapur autori i këtyre rreshtave (P. Sokoli)duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe sidomos përzemërsisht përshëndeti autorët e librave të rinj, pastaj posaçërisht përshëndeti miqtë artdashës të cilët kishin ardhur nga larg enkas për këtë takim. “Jam shumë i kënaqur qe krijuesit tanë po ruajnë, po kultivojnë dhe po lejnë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe të brezat e rinj këtu në mërgatë”. Duke ju uruar mirëseardhje te pranishmëve dhe duke ju uruar suksese autorëve të rinj fjalën e mori udhëheqësi i këtij takimi z. Liman Zogaj. Liman Zogaj ftoi në skenë te katër autorët e librave të rinj dhe duke ju dëshiruar suksese të reja, ftoj edhe referuesit e tyre. Për librin “Themelet e jetës” të poetit dhe kryetarit të Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar në gjermani, njërit ndër themeluesit e “Radio Kosova e lirë” dhe ish ushtarit të bjeshkëve të Berishës z. Martin Çunit, foli z. Vehbi Musa. “Te ky libër shoh z. Martin Çuni dhe librin e tij “Themelet e jetës”,shoh pra Martin Çunin i cili ballafaqohet me botën e tij në njërën anë dhe me botën e një regjimi aktual në anën tjetër”.tha z. Vehbi Musa. Tentativat e shkrimtarëve qe të dalin nga mediokriteti dhe të ngrit zërin kundër padrejtësive përfundojnë në katrahurë me pushtetin në fuqi. Libri i Martin Çunit “Themelet e jetës”është edhe një pjesë e jetës se përjetuar nga vet autori. Autori na i sjellë si tablo të gjitha këto përjetime të cilat janë në korrelacion me strukturat shtetërore të atëhershme dhe krajatave qoftë familjare, qoftë individuale. Vehbi Musa lexoj dhe komentoj disa fragmente nga ky libër. Për Librin “Zambaku i Gjakovës” të znj. Sabahate Byci, referoi znj. Sevëme Fetiqi- Preteni gjithashtu poete dhe anëtare e Lidhjes se shkrimtarëve shqiptar në Gjermani. Ajo foli për aktivitetin e përbashkët me znj. Sabahate Byci qe nga vitet e tetëdhjeta në Kosovë e qe nga viti 1992 në Gjermani. Sabahate Byci qe nga vitet e tetëdhjeta ishte e pranishme nëpër revistat tona letrare e tani na vjen me librin e saj të parë,me nje Zambak poezishë tha z. Sevëme Fetiqi- Preteni dhe lexoj një pjesë te parathënies se këtij libri të shkruar nga redaktori Besim R Cengu; .” Poezia e Sabahate Bycit ka një tematikë dhe një trajtim të atij lloji që e bën vargun të veçantë, teknikisht të një natyre tjetër, krejt tjetër, krahasuar me prodhimet e sotme poetike në vendin tonë. Ajo nuk pretendon shumë të shprehet përmes vargut, se sa përmes ndjenjës, përmes fjalës së përmallshme që ngjit e lë gjurmë, të bën të mendosh. Kjo ka bërë që poezia e këtij vëllimi është lehtësisht e kuptueshme, nuk ka ndërlikime të vargut e rëndesë të fjalës”. Dhe me tutje” Krijimet poetike të këtij vëllimi janë fryt i një zemre shqiptare që pulson shqip, emocionohet shqip, dashuron e urren shqip, janë ide që dalin nga një mendje që mendon shqip, gjykon e analizon shqip, por edhe që mundohet t’u jepet të tjerëve nëpërmjet një poezie duke thirrur në ndihmë fjalën krenare, të bukur e kumbuese shqipe.” .Me në fund referuesja e përuroj autoren Sabahate Byci për librin duke i uruar suksese te tjera. Për librin e Liman Zogajt”Shtigjet e dritës” referoi z.Qamil Faniqi i cili kishte ardhur nga Roterdami-Holandë posaçërisht për këtë takim. Q. Faniqi përkujtoi edhe rëndësinë letrare të librit te parë të z. Liman Zogaj “Kosovë nuk ta mora diellin” dhe duke u ndalur tanimë ne librin qe kemi në duar”Shtigjet e Dritës”,” Liria të bënë udhëtar kërkimi , shpesh dukesh si një barkë në oqean rrahur valësh drejtë brigjeve pas ëndrrave e apo si shtegtar nëpër hapësirë i rrethuar nga shumë ngjarje të cilat i bëhen ligjërim poetik edhe për kundër sakrificës duke mos heq dorë nga realiteti. Pra, ndonëse i dërmuar herë herë, ai jeton me shpresën së e ardhmja po vjen dhe veç ka trokitur ëndrrës së tij. Liman Zogajn në poezinë e tij jo rrallë e gjejmë të ndeshur edhe me çaste dramatike dhe sikur bën thirrje ti bashkohemi brengave të tij që sa më shpejtë ta ndezim dritën e lirisë. Pra ai bënë rrugë shekujve, mbi monumentet e historisë së lavdishme të kombit ndaj edhe s’mund të mos bëhemi bashkudhëtar në vargun e tij poetik“tha z.Qamil Faniqi duke lexuar edhe disa strofa poezish qe i kishin lënë mbresa të veçanta. z. Faniqi foli për brendinë e librit,konstruktit te tij si dhe tematika me shumë sfidat e jetës të cilave poeti ju qëndron vertikalisht. “Liman Zogajt mund të nxirret konkludim së në letrat shqipe po bëhen gjurma të cilat koha do ti vulos në historikun e vetë letrar, në kulturën tonë kombëtare”.(Q. Faniqi). Pastaj për librin e autorit Avni Bellaina” Harmonia e shpirtit” referoi poeti ,Shaban Cakolli. Libri i z, Bellaina është me tematikë te re në literaturën tonë,me tematik nga mendimi pozitiv, qe trajton çështje ontologjike të njerëzimit, ku njeriu është si qenia me e vetëdijshme e universit, njeriu është kompjuteri më i mirë në botë, thotë autori . Autori përpiqet të na dëshmon se mendimi pozitiv është rruga me e mire qe njeriu ta zbuloi vetveten,e pastaj të zgjidh drejt problemet e jetës. Z. Liman Zogaj ju dha fjalën autorëve qe të prezantohen dhe të lexojnë apo flasin diçka nga veprimtaria e tyre. Martin Çuni u ndal shkurtimisht të gjuha shqipe dhe përkushtimi i ynë për te, e sidomos kur kemi mundësi ta përdorim gjuhën tonë shqipe mos të përdorim gjuhë tjetër. Pastaj Liman Zogaj lexoj poezi nga veprimtaria e tij, ndërsa Avni Bellaina tha se me këtë libër po dëshmoj se shqiptarët nuk janë vetëm luftëtar te mirë por edhe si njerëz qe njohin dashurinë shumë mirë. Sabahate Byci lexoj dy poezi nga libri i botuar te cilat siç tha ajo “dalin nga zemra”.Poezi nga libri “Përkushtime” e H. Haxhosaj kushtuar Din Mehmetit me rastin e 80-vjetorit te tij lexuan Dibran Demaku dhe Pal Sokoli. Ne fund të takimit Kryesia e Lidhjes se shkrimtarëve në Gjermani ju bashkua reagimit të akademive tona shqiptare rreth Enciklopedisë së Maqedonisë duke e quajtur provokim zyrtar të shtetit maqedon. Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar,në Gjermani gjerë me tani ka promovuar mbi pesëdhjetë libra të autorëve tanë në mërgim në ketë shtet, ka motivuar dhe po motivon autor te rinj nga mërgata të shkruajnë dhe të botojnë vepra të reja, siç ishte rasti me disa nga autoret e këtij takimi. Veprimtarin do ta vazhdoj edhe më tutje kemi në program promovimin e tre librave tjerë, dy të poetit Dibran Demaku dhe një të politikologës, mr. Kreshnike Mehmetaj „Kosovos Weg in die Unabhëngigkeit“(Rruga e Kosovës kah pavarësia), deri ka fundi i këtij viti. “Sa lutësh për dritë, më mirë ndez një qiri” thoshte Nëna ynë e madhe;nëna Terezë, kështu qe edhe në sado pak aktivitete qe po bëjmë në mërgatë gjermane po lejmë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe. Autorëve ju urojmë suksese të reja Autor te ORES LETRARE Autor te ORES LETRARE Autore, duke ndjekur Oren letrare Autore, duke ndjekur Oren letrare Shaban Cakolli duke referuar Shaban Cakolli duke referuar Musa Mulolli, recitoi ”çohu i vdekur” nga Gj. Fishta Musa Mulolli, recitoi ”çohu i vdekur” nga Gj. Fishta Publiku Publiku valltare te Lidhjes – motrat Zogaj valltare te Lidhjes – motrat Zogaj Autoret qe promovuan librat e tyre Autoret qe promovuan librat e tyrePal Sokoli: Harmonia e shpirtit gjeti shtigjet e dritës E Merkure, 07-10-2009, 07:44pm (GMT+1) Pal Sokoli,hapi tubimin Pal Sokoli,hapi tubimin HARMONIA E SHPIRTIT GJETI SHTIGJET E DRITES QE SI ZAMBAK LIGJËRUAN PËR THEMELET E JETËS SHQIPTAR GJATË PROMOVIMIT TË KATËR LIBRAVE TË RINJ NË WUPPERTAL Nga Pal Sokoli Wuppertal-04.10.2009 – Në sallën e klubit shqiptar në Wuppertal ishin tubuar krijues dhe artdashës nga shumë qytete të shtetit gjerman dhe nga shtete fqinje, Holanda dhe Belgjika. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të medieve të ndryshme ndër të tjerë edhe të televizionit të RTK-së. Tubimin e shpalli të hapur autori i këtyre rreshtave (P. Sokoli)duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe sidomos përzemërsisht përshëndeti autorët e librave të rinj, pastaj posaçërisht përshëndeti miqtë artdashës të cilët kishin ardhur nga larg enkas për këtë takim. “Jam shumë i kënaqur qe krijuesit tanë po ruajnë, po kultivojnë dhe po lejnë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe të brezat e rinj këtu në mërgatë”. Duke ju uruar mirëseardhje te pranishmëve dhe duke ju uruar suksese autorëve të rinj fjalën e mori udhëheqësi i këtij takimi z. Liman Zogaj. Liman Zogaj ftoi në skenë te katër autorët e librave të rinj dhe duke ju dëshiruar suksese të reja, ftoj edhe referuesit e tyre. Për librin “Themelet e jetës” të poetit dhe kryetarit të Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar në gjermani, njërit ndër themeluesit e “Radio Kosova e lirë” dhe ish ushtarit të bjeshkëve të Berishës z. Martin Çunit, foli z. Vehbi Musa. “Te ky libër shoh z. Martin Çuni dhe librin e tij “Themelet e jetës”,shoh pra Martin Çunin i cili ballafaqohet me botën e tij në njërën anë dhe me botën e një regjimi aktual në anën tjetër”.tha z. Vehbi Musa. Tentativat e shkrimtarëve qe të dalin nga mediokriteti dhe të ngrit zërin kundër padrejtësive përfundojnë në katrahurë me pushtetin në fuqi. Libri i Martin Çunit “Themelet e jetës”është edhe një pjesë e jetës se përjetuar nga vet autori. Autori na i sjellë si tablo të gjitha këto përjetime të cilat janë në korrelacion me strukturat shtetërore të atëhershme dhe krajatave qoftë familjare, qoftë individuale. Vehbi Musa lexoj dhe komentoj disa fragmente nga ky libër. Për Librin “Zambaku i Gjakovës” të znj. Sabahate Byci, referoi znj. Sevëme Fetiqi- Preteni gjithashtu poete dhe anëtare e Lidhjes se shkrimtarëve shqiptar në Gjermani. Ajo foli për aktivitetin e përbashkët me znj. Sabahate Byci qe nga vitet e tetëdhjeta në Kosovë e qe nga viti 1992 në Gjermani. Sabahate Byci qe nga vitet e tetëdhjeta ishte e pranishme nëpër revistat tona letrare e tani na vjen me librin e saj të parë,me nje Zambak poezishë tha z. Sevëme Fetiqi- Preteni dhe lexoj një pjesë te parathënies se këtij libri të shkruar nga redaktori Besim R Cengu; .” Poezia e Sabahate Bycit ka një tematikë dhe një trajtim të atij lloji që e bën vargun të veçantë, teknikisht të një natyre tjetër, krejt tjetër, krahasuar me prodhimet e sotme poetike në vendin tonë. Ajo nuk pretendon shumë të shprehet përmes vargut, se sa përmes ndjenjës, përmes fjalës së përmallshme që ngjit e lë gjurmë, të bën të mendosh. Kjo ka bërë që poezia e këtij vëllimi është lehtësisht e kuptueshme, nuk ka ndërlikime të vargut e rëndesë të fjalës”. Dhe me tutje” Krijimet poetike të këtij vëllimi janë fryt i një zemre shqiptare që pulson shqip, emocionohet shqip, dashuron e urren shqip, janë ide që dalin nga një mendje që mendon shqip, gjykon e analizon shqip, por edhe që mundohet t’u jepet të tjerëve nëpërmjet një poezie duke thirrur në ndihmë fjalën krenare, të bukur e kumbuese shqipe.” .Me në fund referuesja e përuroj autoren Sabahate Byci për librin duke i uruar suksese te tjera. Për librin e Liman Zogajt”Shtigjet e dritës” referoi z.Qamil Faniqi i cili kishte ardhur nga Roterdami-Holandë posaçërisht për këtë takim. Q. Faniqi përkujtoi edhe rëndësinë letrare të librit te parë të z. Liman Zogaj “Kosovë nuk ta mora diellin” dhe duke u ndalur tanimë ne librin qe kemi në duar”Shtigjet e Dritës”,” Liria të bënë udhëtar kërkimi , shpesh dukesh si një barkë në oqean rrahur valësh drejtë brigjeve pas ëndrrave e apo si shtegtar nëpër hapësirë i rrethuar nga shumë ngjarje të cilat i bëhen ligjërim poetik edhe për kundër sakrificës duke mos heq dorë nga realiteti. Pra, ndonëse i dërmuar herë herë, ai jeton me shpresën së e ardhmja po vjen dhe veç ka trokitur ëndrrës së tij. Liman Zogajn në poezinë e tij jo rrallë e gjejmë të ndeshur edhe me çaste dramatike dhe sikur bën thirrje ti bashkohemi brengave të tij që sa më shpejtë ta ndezim dritën e lirisë. Pra ai bënë rrugë shekujve, mbi monumentet e historisë së lavdishme të kombit ndaj edhe s’mund të mos bëhemi bashkudhëtar në vargun e tij poetik“tha z.Qamil Faniqi duke lexuar edhe disa strofa poezish qe i kishin lënë mbresa të veçanta. z. Faniqi foli për brendinë e librit,konstruktit te tij si dhe tematika me shumë sfidat e jetës të cilave poeti ju qëndron vertikalisht. “Liman Zogajt mund të nxirret konkludim së në letrat shqipe po bëhen gjurma të cilat koha do ti vulos në historikun e vetë letrar, në kulturën tonë kombëtare”.(Q. Faniqi). Pastaj për librin e autorit Avni Bellaina” Harmonia e shpirtit” referoi poeti ,Shaban Cakolli. Libri i z, Bellaina është me tematikë te re në literaturën tonë,me tematik nga mendimi pozitiv, qe trajton çështje ontologjike të njerëzimit, ku njeriu është si qenia me e vetëdijshme e universit, njeriu është kompjuteri më i mirë në botë, thotë autori . Autori përpiqet të na dëshmon se mendimi pozitiv është rruga me e mire qe njeriu ta zbuloi vetveten,e pastaj të zgjidh drejt problemet e jetës. Z. Liman Zogaj ju dha fjalën autorëve qe të prezantohen dhe të lexojnë apo flasin diçka nga veprimtaria e tyre. Martin Çuni u ndal shkurtimisht të gjuha shqipe dhe përkushtimi i ynë për te, e sidomos kur kemi mundësi ta përdorim gjuhën tonë shqipe mos të përdorim gjuhë tjetër. Pastaj Liman Zogaj lexoj poezi nga veprimtaria e tij, ndërsa Avni Bellaina tha se me këtë libër po dëshmoj se shqiptarët nuk janë vetëm luftëtar te mirë por edhe si njerëz qe njohin dashurinë shumë mirë. Sabahate Byci lexoj dy poezi nga libri i botuar te cilat siç tha ajo “dalin nga zemra”.Poezi nga libri “Përkushtime” e H. Haxhosaj kushtuar Din Mehmetit me rastin e 80-vjetorit te tij lexuan Dibran Demaku dhe Pal Sokoli. Ne fund të takimit Kryesia e Lidhjes se shkrimtarëve në Gjermani ju bashkua reagimit të akademive tona shqiptare rreth Enciklopedisë së Maqedonisë duke e quajtur provokim zyrtar të shtetit maqedon. Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar,në Gjermani gjerë me tani ka promovuar mbi pesëdhjetë libra të autorëve tanë në mërgim në ketë shtet, ka motivuar dhe po motivon autor te rinj nga mërgata të shkruajnë dhe të botojnë vepra të reja, siç ishte rasti me disa nga autoret e këtij takimi. Veprimtarin do ta vazhdoj edhe më tutje kemi në program promovimin e tre librave tjerë, dy të poetit Dibran Demaku dhe një të politikologës, mr. Kreshnike Mehmetaj „Kosovos Weg in die Unabhëngigkeit“(Rruga e Kosovës kah pavarësia), deri ka fundi i këtij viti. “Sa lutësh për dritë, më mirë ndez një qiri” thoshte Nëna ynë e madhe;nëna Terezë, kështu qe edhe në sado pak aktivitete qe po bëjmë në mërgatë gjermane po lejmë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe. Autorëve ju urojmë suksese të reja Autor te ORES LETRARE Autor te ORES LETRARE Autore, duke ndjekur Oren letrare Autore, duke ndjekur Oren letrare Shaban Cakolli duke referuar Shaban Cakolli duke referuar Musa Mulolli, recitoi ”çohu i vdekur” nga Gj. Fishta Musa Mulolli, recitoi ”çohu i vdekur” nga Gj. Fishta Publiku Publiku valltare te Lidhjes – motrat Zogaj valltare te Lidhjes – motrat Zogaj Autoret qe promovuan librat e tyre Autoret qe promovuan librat e tyre