Archive for the muzikë Category

NGA TRADITA JONË

Posted in muzikë on Gusht 1, 2009 by cakolli

mustafaNga tradita jonë : MOTRAT MUSTAFA – KËNGËTARE ME TRADITË DHE KULTURË UNIVERSALE KOMBËTARE Dasmat dhe ahengjet popullore sot Sezoni i pushimeve verore në periudhën prej datës 15 Korrik deri më datën 15 Gusht, ka shumë vite që është shndërruar në sezon të dasmave, fejesave, martesave, konagjeçeve , synetive dhe ahengjeve tjera familjare . Këtë sezon e ka imponuar realiteti kohor mbi trojet shqiptare, nga se të pakta janë ato familje të cilat nuk i ka prekur virusi i kurbetit, apo mërgimit. Por, edhe ato pak familje të cilat nuk i ka prekur ky virus, nuk kanë shpëtuar pa u prekur në rrethin e gjerë familjarë, në rrethin miqësor dhe në rrethin e ngushtë shoqëror . Andaj, në kushtet dhe rrethanat e krijuara nga virusi i kurbetit, në ditët e sotme është e pa mundur që ndonjë familje ta organizojë ndonjë aheng familjarë, dasmë, fejesë , apo ndonjë ceremoni tjetër tradicionale familjare dhe të mund t’i tubojë të gjithë rrethin familjarë, rrethin miqësor, apo rrethin shoqëror, nga se shumica e njerëzve tanë janë tretur anë e kënd rruzullit tokësor, duke bredhur rrugëve të kurbetit të zi, duke kërkuar punë dhe kushte më të mira për të mbijetuar, duke u ndarë nga familja, vendlindja, atdheu, dasmat, vdekjet dhe nga gjithë bota e të gjallëve me të cilët kanë lindur, janë rritur dhe e kanë ndarë së bashku të ëmblën dhe të hidhurën ! Në anën tjetër, nga rrethanat e rënda ekonomike dhe papunësia e madhe që mbretëron në Kosovë, por edhe në mbarë trojet tjera etnike shqiptare, edhe ato familje që kanë ngelur të vetmuara pa një pjesë më vitale të pjesëtarëve të tyre, përkundër dëshirës së madhe të tyre që të bëjnë ndonjë dasmë martese, fejese, apo ndonjë aheng tjetër familjarë , kushtet e rënda ekonomike dhe varfëria e skajshme nuk ua mundëson që të organizojnë këso dasmash e ahengjesh, nga se kostoja e një dasme, apo ahengu familjarë, sot ka një çmim shumë të lartë . Duke u nisur nga këto rrethana të krijuara nga koha më e re, sot familjet shqiptare janë të shtrënguara që dasmat e martesave, fejesave dhe gazmendet tjera familjare, t’i organizojnë ekskluzivisht në sezonin e pushimeve verore, gjatë gjysmës së dytë të muajit Korrik dhe gjysmës së parë të muajit Gusht, me shpresë se sado pak do të krijohen kushtet më të volitshme për t’ u bashkuar së paku një herë në vit, me më të dashurit dhe më të afërmit e tyre, nga se dasmat , as gazmendet tjera familjare nuk do të kishin kuptim, as gëzim pa praninë e të gjithë njerëzve më të afërm të familjes. Për ta arritur sado pak këtë qëllim, familjet shqiptare janë të shtrënguara që terminet e dasmave të tyre , t’ i caktojnë së paku 6 muaj më përpara, apo ndoshta edhe një vit më përpara dasmës ! Këto termine caktohen kaq herët me të vetmin qëllim: që të kenë kohë të mjaftueshme kurbetçinjtë për t’u përgatitur materialisht dhe me dokumentacione të nevojshme për udhëtime në vendlindjet, familjet dhe atdheun e tyre. Nga këto shkaqe, janë krijuar krejtësisht rrethana të reja në dasmat tona dhe më nuk respektohet tradita e vjetër, kur dasmat dhe ahengjet tjera familjare bëheshin ekskluzivisht ditëve të Enjte, apo të Dielave. Edhe kohëzgjatja e dasmave tona , më nuk është sikur dikur , që një dasmë zgjaste hiq më pak se tri ditë e tri netë , bile në raste të jashtëzakonshme , ndonjë dasmë zgjaste edhe me javë ! Tani më nuk shikohet se në cilën ditë të javës do të organizohen ceremonitë e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare, madje ato organizohen edhe në termine të para-ditës, por edhe në kohët e mbrëmjes , ku kohëzgjatja e ceremonive dhe ahengut zgjatë maksimalisht deri në 6 orë . Ngarkesat kaq të mëdha dhe të dendura të gazmendeve të ndryshme familjare, kanë bërë që në këtë sezon veror, të shtohet konkurrenca e sigurimeve të lokaleve hoteliere dhe konkurrenca e sigurimeve të këngëtarëve dhe grupeve të ndryshme muzikore për argëtimin dhe disponimin e mysafirëve dasmorë . Mu nga këto rrethana, u janë krijuar kushte ideale hotelierëve dhe grupeve artistike , që t’ i vjelin mirë organizatorët e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare, duke akorduar çmime astronomike si për shërbime hoteliere, ashtu edhe për shërbime muzikore dhe argëtim të dasmorëve . Kështu që , duke e respektuar sezonin veror që në fakt , kalon shumë shpejtë , organizatorëve të dasmave dhe ahengjeve tjera familjare, shpeshherë nuk u mbetet hapësirë për të manipuluar me përcaktimin e çmimeve, por për të tillët më e rëndësishmja mbetet sigurimi i lokaleve hoteliere dhe sigurimi i këngëtarëve dhe grupeve artistike, pa i pyetur fare për çmimin?! Nëse bëjmë një analizë të thukët dhe një matematikë të thjeshtë rreth shpenzimeve globale të një dasme sot, na del se për to shpenzohen aq shumë para, sa mund të ndërtohet komplet një shtëpi mesatare moderne dhe e mobiluar për banim të një familjeje. Merrni me mend kur një dasmë ka të ftuar 300- 500 mysafirë dasmorë dhe ata gjatë tërë natës hanë e pinë në hotel, apo restorant, çka të duan dhe për secilin person duhet paguar minimum nga 12 Euro, ku do të na del llogaria përfundimtare?! Për disponimin dhe argëtimin e atyre dasmorëve, do të paguhen këngëtarë dhe orkestra me çmime prej 2500 Euro deri në 3500 Euro ! Ku janë shpenzimet tjera familjare rreth përgatitjes së dasmës në shtëpi, rrobat e nusërisë, mobilet e dhomës dhe kur të llogariten të gjitha këto të dhëna, atëherë do ta kuptojmë se çfarë shpenzimesh bëhen sot për finalizimin e një dasme familjare?! Por, të gjitha këto shpenzime, mundime dhe përpjekje bëhen me të vetmen arsye dhe qëllim:- Që së pakut një herë në vit , të bashkohen familjet, miqtë dhe shokët për t’u parë në mes veti, për t’u çmallë, për t’u argëtua së bashku, për të këndua e vallëzua së bashku, e pastaj sërish do të vazhdojë ndarja, malli , lotët, dhembja dhe etja për t’ u parë me njëri – tjetrin plot 11 muaj deri në verën tjetër , kur nuk do të dihet se kush do të lindë, kush do të martohet, as kush do të largohet nga kjo botë ?! Një dasmë që do të mbahet mend për të mirë dhe të mbarë Të Mërkurën mbrëma, më datën 29 Korrik të vitit 2009, miku im, poeti popullor dhe adhuruesi i flakët i këngës dhe folklorit tradicional popullor, zotëriu Vahid Nasufi nga Kërçova , mërgimtarë në Zvicër , kishte organizuar dasmën e martesës së djalit të tij të hasretit – Arlindit me Dëshirën nga Kërçova . Për këtë dasmë të madhe familjare , Vahidi që herët kishte rezervuar Restorantin ekskluziv “Dardania” në Kërçovë dhe krahas tij, kishte rezervuar qysh herët yjet e Estradës kosovare – Motrat Mustafa me orkestrinën e tyre , që do të kujdeseshin për ahengun , argëtimin dhe disponimin sa më të mirë të mysafirëve të tij dasmorë . Pronari i kësaj dasme, z. Vahid Nasufi , i kishte ftuar mysafirët e tij, plot 6 muaj përpara ditës së caktuar për këtë dasmë . Kishte ftuar shumë familjarë, miq, shokë, dashamirë , jo vetëm nga Kërçova , por gjithandej trojeve dhe krahinave shqiptare, po edhe shumë miq e dashamirë nga diaspora . Numri i mysafirëve pjesëmarrës të kësaj dasme ishte vështirë të përcaktohej edhe pse salla e restorantit ishte mjaftë e madhe , dukej se po gumëzhinin mysafirët mu sikur bletët në hojet e koshiqeve të tyre . Zoti i dasmës , bashkë me familjarët e tij, i mirëprisnin mysafirët dasmorë të rreshtuar para hyrjes së restorantit, mu ashtu si që është mikpritja tradicionale shqiptare dhe për secilin mysafir angazhoheshin që t’ i vendosin nëpër ulëset dhe tavolinat meritore. Ajo që na ra në sy që në hyrje të restorantit e që dallonte nga shabllonet e traditave të vjetra , ishte fakti se në këtë dasmë askush nga mysafirët dasmor nuk ishte i ngarkuar me dhurata të shtrenjta e pompoze, sikur që shihej dikur në dasmat tjera , por të gjithë i kishin duart e lira dhe të zbrazura ?! Stop dhuratave , “urimeve dhe përshëndetjeve” dasmore ! Ajo që na befasoi për të mirë dhe të mbarë në këtë dasmë, ishte thyerja e një shablloni të vjetër tradicional, nga ana e Zotit të dasmës – Vahid Nasufi , i cili për herë të parë në historinë e dasmave tona popullore , në ftesat e dërguara për pjesëmarrje të mysafirëve në dasmën e martesës së djalit të tij, pos fjalëve më të përzgjedhura që i kishte shprehur në ato ftesa, kishte bërë edhe një befasi të këndshme dhe të pa parë deri më sot , ku në një shtojcë speciale të shkruar me ngjyrë të kuqe, kishte shkruar kështu: “Ju lutemi, që të mos na sillni dhurata dhe të mos dërgoni “urime e përshëndetje” përmes ansamblit muzikor gjatë dasmës “! Kjo “vërejtje” nga ana e Zotit të dasmës, sikur ua lehtësoi frymëmarrjen dhe pjesëmarrjen të gjithë atyre dasmorëve dhe dashamirëve të cilët kishin marrë rrugë për në dasmën e tij në Kërçovë . Por, njëkohësisht kjo “vërejtje” u mirëprit nga të gjithë dasmorët , nga se blerja e dhuratave të shtrenjta për t’i dërguar nëpër dasma dhe porosia e këngëve në formë të “urimeve dhe përshëndetjeve” përmes mikrofonit dhe këngëtarëve të dasmës, shumë kënd e vë para aktit të kryer , nga se shumica prej tyre nuk posedojnë kushte të mira materiale për të blerë dhurata luksoze dhe për të porositur nga disa herë këngë në formë të “urimeve dhe përshëndetjeve të veçanta”, andaj edhe bien në pozita të pa lakmueshme para dasmorëve të tjerë , nga të cilët me siguri se do të ndaheshin të turpëruar dhe kokulur ! Lidhur me eliminimin e këtyre dy dukurive të praktikuara kohë të gjatë nëpër dasmat dhe ahengjet tona popullore , Zoti i dasmës Vahid Nasufi, para dasmorëve të vet e tha publikisht: “Unë, ju kam ftuar në dasmën e martesës së djalit tim – Arlindit, për ta ndarë së bashku gëzimin tim jetësor familjar! Nuk ju kam ftuar për të iu gjobitur me të holla e dhurata të ndryshme , nga se gjatë tërë jetës sime kam punua për t’ ia siguruar jetën, kushtet dhe ekzistencën djalit tim. Kam punuar për t’ ia siguruar dasmën, shpenzimet e ahengut dhe të gjitha gjërat e nevojshme, pa e ngushtuar askënd tjetër! Kam punua për t’ ia siguruar edhe grupin e këngëtarëve dhe orkestrinën për argëtimin sa më të mirë të mysafirëve tonë dasmorë, andaj nuk e shoh të arsyeshme që ta bllokojmë muzikën me të ashtuquajturat “urime e përshëndetje të dasmorëve tanë”, nga se jemi të vetëdijshëm se secili prej jush , jeni nisur nga shtëpitë e juaja, me dëshirat dhe urimet më të përzemërta për të na e uruar dasmën dhe martesën e djalit tonë! Prandaj, nuk ka nevojë që përmes mikrofonave të bëhen “urime”, duke shpenzuar para më kot dhe duke i vu në pozita të pa lakmueshme dasmorët të cilët nuk e kanë xhepin aq të rëndë, sa të shpenzojnë edhe për këso lloj urimesh”! Zoti i dasmës, Vahid Nasufi , kësaj radhe i theu edhe dy shabllone tjera të praktikuara në traditat e dasmave tona popullore . Ai , nuk i lejoi mysafirët dasmorë që t’ i dhurojnë para nuses gjatë ceremonisë së vallëzimit për krah bashkëshortit të saj ! Po ashtu gjatë ahengut të kësaj dasme , nuk u lejua absolutisht as përdorimi dhe konsumimi i pijeve alkoolike ! Këto dy “ndalesa” konsiderojmë se janë shumë të mirëseardhura dhe shumë të dobishme për të gjithë dasmorët dhe organizatorët e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme popullore . Ndalesa e parë, që kishte të bëjë me mosdhënien e dhuratave me para, nuses gjatë vallëzimit të saj, ndikon shumë pozitivisht ndaj të gjithë mysafirëve të pranishëm dasmorë, nga se në aktet e kësaj ceremonie , shumë shpesh ka ndodhur që dikush nga dasmorët e pranishëm, të prirë nga mendja e madhe, ua kanë dhuruar nuseve nga një shumë të madhe parash, të cilat ia varnin nëpër duar e shami, për t’u reklamuar para dasmorëve tjerë, se gjoja, ata janë njerëz shumë të pasur dhe shumë të dashur të familjes së dasmorit ! Në rastet e këtilla, dhurata në para, të cilat ia dhuronin nuseve njerëzit me xhep më të hollë, ngeleshin nën hijen e atyre “më të pasurve”! Në anën tjetër, njerëzit e shtresave të varfra , dilnin nga sallat e dasmave, të skuqur, të turpëruar dhe kokulur para të gjithë të tjerëve ! Ndalesa e dytë , që kishte të bënte me mos-shërbimin dhe mos-konsumimin e pijeve alkoolike, gjithashtu është shumë e mirëseardhur dhe shumë e dobishme , nga se në një ambient të tillë ahengu familjarë, në mesin e të cilit gjenden vajza, gra, nuse, plaka, pleq, fëmijë, burra, beqarë…të lloj-lloj mentaliteti, shpesh herë mund të ndodhë që dikush prej tyre ta humb kontrollin e mirësjelljes dhe të bëjë ndonjë sjellje, apo ekses të pahijshëm , nga i cili do të ketë pasoja të pa parashikueshme dhe mund të vije deri tek prishja e dasmës ! Nga konsumimi i pa kontrolluar i pijeve alkoolike nëpër dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore, jo rrallë herë, ka ndodhur që të vijnë deri tek rrahjet, kacafytjet dhe përleshjet ndër më të ndryshme në mes të dasmorëve prezent . Po ashtu, nga përdorimi i tepruar i pijeve alkoolike nëpër dasmat e ndryshme popullore, në disa raste ka ardhur edhe deri tek sulmet e ndryshme në zemër të ndonjë dasmori, i cili nuk ka ditur të ndalet duke vallëzuar gjatë tërë natës, madje nën vapa të mëdha vere, derisa të tillët kanë përfunduar jetën tragjikisht nga sulmet në zemër, me ç’ rast edhe ua kanë prishur dasmat organizatorëve të tyre ! Stop muzikës dhe këndimit “Tallava” ! Stop “urimeve dhe përshëndetjeve” në dasmat dhe ahengjet familjare ! Zoti i dasmës, Vahid Nasufi, krahas angazhimeve dhe shpenzimeve tjera rreth përgatitjes dhe organizimit sa më të mirë të dasmës së tij, rëndësi të posaçme i kishte kushtuar sigurimit dhe angazhimit me kohë të këngëtarëve dhe grupit muzikor , të cilët do të përkujdeseshin për argëtimin dhe disponimin sa më të mirë të mysafirëve të tij dasmorë ! Për këtë qëllim, ai kishte angazhuar yjet e dëshmuara të këngës tradicionale popullore shqiptare, motrat: Sahide , Safete dhe Luljeta Mustafa, këngëtare këto që janë të njohura në mbarë nën-qiellin shqiptar me posedim të një tradite dhe kulture universale të artit të mirëfilltë tradicional shqiptar . Këto motra artiste të mirënjohura për kultivimin besnik dhe ruajtjen e vlerave të këngës popullore shqiptare , në koordinim me anëtarët e orkestrinës së tyre, me pëlqimin dhe përkrahjen e pa rezervë të bashkëshortëve të tyre , kishin marrë një vendim të formës së prerë: që njëherë e përgjithmonë t’iu thonë “STOP” fenomenit të ashtuquajtur “Urimet dhe përshëndetjet e dasmorëve tanë”, si dhe njëherë e përgjithmonë t’i thonë “STOP” stilit të muzikës dhe këndimit me prejardhje rome, të quajtur “TALLAVA”, stil ky, që viteve të fundit i ka ngulfatur këngët dhe vlerat e mirëfillta të traditës muzikore shqiptare! Motrat MUSTAFA dhe anëtarët e grupit të tyre muzikor, që me kohë e kishin bërë traditë, që gjatë negociatave me ofertuesit e tyre lidhur me marrëveshjen për muzikim në dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore, kushti i parë i tyre ishte që dasmorët të mos iu kërkojnë këngë dhe muzikë të stilit “TALLAVA” dhe që dasmorët të mos i bezdisin ato me kërkesa të “urimeve dhe përshëndetjeve”! Këto kushte dhe kërkesa të motrave MUSTAFA, me kënaqësinë më të madhe i kishte mirëpritur dhe përqafuar edhe Zoti i dasmës, Vahid Nasufi nga Kërçova . Që në hapje të programit muzikor të dasmës, motrat Mustafa , po sa ia uruan përzemërsisht dasmën Zotit të shtëpisë dhe iu uruan mirëseardhje të gjithë mysafirëve dasmorë, menjëherë iu drejtuan mysafirëve publikisht se ato në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë kërkesa për këngët “Tallava” e as “urime e përshëndetje të dasmorëve tanë”! Dasmorët e pranishëm pak si me habi, i mirëpritën këto kërkesa të këtyre këngëtareve të spikatura, duke shprehur në veti habinë se gjoja , këto MOTRA, nuk po i duakanë paratë dhe “bakshishet”?! Motrat MUSTAFA, ia morën këngës duke shkëlqyer si yje të vërteta në skenë, para dasmorëve. Ato gjatë tërë mbrëmjes sa zgjati ahengu i kësaj dasme, asnjëherë nuk dolën nga binaret e këngës dhe muzikës së mirëfilltë tradicionale shqiptare . Bukurinë dhe shijen e vërtetë të këngës, edhe më tepër ia shtonin qëndrimet e tyre modeste, buzëqeshjet dhe disponimi kulmor para dasmorëve të pranishëm, të cilët çdo këngë të tyre e mirëpriste me duartrokitje frenetike dhe me shoqërim vallëzues . Këndimit të mrekullueshëm origjinal dhe artistik të Motrave MUSTAFA, iu jepte ngjyrë, shije dhe ëmbëlsirë orkestrina e mrekullueshme profesionale në përbërje të këtyre instrumentistëve: Enver Ibrahimi- klaviatura sintetike , Sefë Kryeziu – saksofonist dhe surlë , Sadat Elashani – kitarist dhe tonist dhe Fadil Stublla – bateri . Të mrekullueshëm ishin edhe z. Fadil Mareci – bashkëshorti i Sahides dhe Bujar Hoti – bashkëshorti i Safetes, të cilët përkujdeseshin në vazhdimësi për teknikën e zërimit dhe atmosferën sa më të mirë të ahengut në favor të disponimit të dasmorëve dhe familjarëve të dasmorit . Vlen për t’u theksuar se Motrat MUSTAFA, vijnë prej një çerdheje të bilbilave të këngës shqiptare dhe djepi i trimave legjendar shqiptar, pra nga Mushtishti legjendar . Ato vijnë nga një familje përparimtare, arsimdashëse, artdashëse dhe atdhetare, të cilën e përbëjnë 8 motra dhe 2 vëllezër . Pra, gjithsejtë janë 10 fëmijë të një babe dhe të një nëne. Bashkëshorti i Sahides, zotëriu Fadil Mareci , i cili ka diplomuar kriminalistikën, lidhur me eliminimin e “Urimeve dhe përshëndetjeve” në dasmat dhe ahengjet familjare, ai thotë: “Urimet dhe përshëndetjet e dasmorëve”, nuk e rrisin ahengun dhe nuk e shtojnë atmosferën dasmore! Përkundrazi, ato e prishin atmosferën, krijojnë nervozë në mesin e shumë dasmorëve dhe mund të sjellin edhe konflikte të ndryshme në mes të dasmorëve, apo edhe në raportet dasmorë- këngëtarë! “Urimet dhe përshëndetjet e dasmorëve” i obligojnë këngëtarët që të shmangen nga këngët e mirëfillta tradicionale dhe t’ i fusin në përdorim këngët me vlera të dyshimta, madje edhe aso të stilit “Tallava”! Unë, mendoj se aplikimi i formës së “Urimeve dhe përshëndetjeve” në dasmat dhe ahengjet popullore, nuk i kontribuon askujt, e aq më tepër dasmorëve, apo pronarëve të dasmave, nga se forma e “urimeve” të tilla i takon një shtrese të primitivizmit dhe të stilit të kafeneve klasike ! Unë, apeloj tek të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe organizojnë dasma e ahengje të ndryshme familjare, që njëherë e përgjithmonë t’ i flakin nga përdorimi “urimet dhe përshëndetjet e dasmorëve” dhe përdorimin e këngëve të stilit “Tallava”, nga se ato nuk i përkasin kulturës dhe traditës muzikore shqiptare !” Në fund të kësaj dasme, të gjithë mysafirët e pranishëm dhe familjarët e kësaj dasme të madhe, u ndanë me përqafime të ngrohta vëllazërore, duke bërë fotografi e xhirime të ndryshme me këngëtaret dhe anëtarët e këtij grupi të mrekullueshëm muzikor, në mënyrë që t’ i ruajnë në gji me xhelozi, kujtimet dhe përjetimet më të mira dhe të paharrueshme nga kjo mbrëmje plot këngë, vallëzim, aheng e gëzim! Le të shpresojmë se shembulli i dasmorit Vahid Nasufi nga Kërçova dhe shembulli i Grupit muzikor të Motrave MUSTAFA, do të iu shërbejë edhe shumë e shumë dasmave e ahengjeve tjera familjare në mbarë trojet etnike shqiptare ! Kërçovë – Gjilan, më 29 Korrik 2009. Demir KRASNIQI Nga tradita jonë : MOTRAT MUSTAFA – KËNGËTARE ME TRADITË DHE KULTURË UNIVERSALE KOMBËTARE Dasmat dhe ahengjet popullore sot Sezoni i pushimeve verore në periudhën prej datës 15 Korrik deri më datën 15 Gusht, ka shumë vite që është shndërruar në sezon të dasmave, fejesave, martesave, konagjeçeve , synetive dhe ahengjeve tjera familjare . Këtë sezon e ka imponuar realiteti kohor mbi trojet shqiptare, nga se të pakta janë ato familje të cilat nuk i ka prekur virusi i kurbetit, apo mërgimit. Por, edhe ato pak familje të cilat nuk i ka prekur ky virus, nuk kanë shpëtuar pa u prekur në rrethin e gjerë familjarë, në rrethin miqësor dhe në rrethin e ngushtë shoqëror . Andaj, në kushtet dhe rrethanat e krijuara nga virusi i kurbetit, në ditët e sotme është e pa mundur që ndonjë familje ta organizojë ndonjë aheng familjarë, dasmë, fejesë , apo ndonjë ceremoni tjetër tradicionale familjare dhe të mund t’i tubojë të gjithë rrethin familjarë, rrethin miqësor, apo rrethin shoqëror, nga se shumica e njerëzve tanë janë tretur anë e kënd rruzullit tokësor, duke bredhur rrugëve të kurbetit të zi, duke kërkuar punë dhe kushte më të mira për të mbijetuar, duke u ndarë nga familja, vendlindja, atdheu, dasmat, vdekjet dhe nga gjithë bota e të gjallëve me të cilët kanë lindur, janë rritur dhe e kanë ndarë së bashku të ëmblën dhe të hidhurën ! Në anën tjetër, nga rrethanat e rënda ekonomike dhe papunësia e madhe që mbretëron në Kosovë, por edhe në mbarë trojet tjera etnike shqiptare, edhe ato familje që kanë ngelur të vetmuara pa një pjesë më vitale të pjesëtarëve të tyre, përkundër dëshirës së madhe të tyre që të bëjnë ndonjë dasmë martese, fejese, apo ndonjë aheng tjetër familjarë , kushtet e rënda ekonomike dhe varfëria e skajshme nuk ua mundëson që të organizojnë këso dasmash e ahengjesh, nga se kostoja e një dasme, apo ahengu familjarë, sot ka një çmim shumë të lartë . Duke u nisur nga këto rrethana të krijuara nga koha më e re, sot familjet shqiptare janë të shtrënguara që dasmat e martesave, fejesave dhe gazmendet tjera familjare, t’i organizojnë ekskluzivisht në sezonin e pushimeve verore, gjatë gjysmës së dytë të muajit Korrik dhe gjysmës së parë të muajit Gusht, me shpresë se sado pak do të krijohen kushtet më të volitshme për t’ u bashkuar së paku një herë në vit, me më të dashurit dhe më të afërmit e tyre, nga se dasmat , as gazmendet tjera familjare nuk do të kishin kuptim, as gëzim pa praninë e të gjithë njerëzve më të afërm të familjes. Për ta arritur sado pak këtë qëllim, familjet shqiptare janë të shtrënguara që terminet e dasmave të tyre , t’ i caktojnë së paku 6 muaj më përpara, apo ndoshta edhe një vit më përpara dasmës ! Këto termine caktohen kaq herët me të vetmin qëllim: që të kenë kohë të mjaftueshme kurbetçinjtë për t’u përgatitur materialisht dhe me dokumentacione të nevojshme për udhëtime në vendlindjet, familjet dhe atdheun e tyre. Nga këto shkaqe, janë krijuar krejtësisht rrethana të reja në dasmat tona dhe më nuk respektohet tradita e vjetër, kur dasmat dhe ahengjet tjera familjare bëheshin ekskluzivisht ditëve të Enjte, apo të Dielave. Edhe kohëzgjatja e dasmave tona , më nuk është sikur dikur , që një dasmë zgjaste hiq më pak se tri ditë e tri netë , bile në raste të jashtëzakonshme , ndonjë dasmë zgjaste edhe me javë ! Tani më nuk shikohet se në cilën ditë të javës do të organizohen ceremonitë e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare, madje ato organizohen edhe në termine të para-ditës, por edhe në kohët e mbrëmjes , ku kohëzgjatja e ceremonive dhe ahengut zgjatë maksimalisht deri në 6 orë . Ngarkesat kaq të mëdha dhe të dendura të gazmendeve të ndryshme familjare, kanë bërë që në këtë sezon veror, të shtohet konkurrenca e sigurimeve të lokaleve hoteliere dhe konkurrenca e sigurimeve të këngëtarëve dhe grupeve të ndryshme muzikore për argëtimin dhe disponimin e mysafirëve dasmorë . Mu nga këto rrethana, u janë krijuar kushte ideale hotelierëve dhe grupeve artistike , që t’ i vjelin mirë organizatorët e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare, duke akorduar çmime astronomike si për shërbime hoteliere, ashtu edhe për shërbime muzikore dhe argëtim të dasmorëve . Kështu që , duke e respektuar sezonin veror që në fakt , kalon shumë shpejtë , organizatorëve të dasmave dhe ahengjeve tjera familjare, shpeshherë nuk u mbetet hapësirë për të manipuluar me përcaktimin e çmimeve, por për të tillët më e rëndësishmja mbetet sigurimi i lokaleve hoteliere dhe sigurimi i këngëtarëve dhe grupeve artistike, pa i pyetur fare për çmimin?! Nëse bëjmë një analizë të thukët dhe një matematikë të thjeshtë rreth shpenzimeve globale të një dasme sot, na del se për to shpenzohen aq shumë para, sa mund të ndërtohet komplet një shtëpi mesatare moderne dhe e mobiluar për banim të një familjeje. Merrni me mend kur një dasmë ka të ftuar 300- 500 mysafirë dasmorë dhe ata gjatë tërë natës hanë e pinë në hotel, apo restorant, çka të duan dhe për secilin person duhet paguar minimum nga 12 Euro, ku do të na del llogaria përfundimtare?! Për disponimin dhe argëtimin e atyre dasmorëve, do të paguhen këngëtarë dhe orkestra me çmime prej 2500 Euro deri në 3500 Euro ! Ku janë shpenzimet tjera familjare rreth përgatitjes së dasmës në shtëpi, rrobat e nusërisë, mobilet e dhomës dhe kur të llogariten të gjitha këto të dhëna, atëherë do ta kuptojmë se çfarë shpenzimesh bëhen sot për finalizimin e një dasme familjare?! Por, të gjitha këto shpenzime, mundime dhe përpjekje bëhen me të vetmen arsye dhe qëllim:- Që së pakut një herë në vit , të bashkohen familjet, miqtë dhe shokët për t’u parë në mes veti, për t’u çmallë, për t’u argëtua së bashku, për të këndua e vallëzua së bashku, e pastaj sërish do të vazhdojë ndarja, malli , lotët, dhembja dhe etja për t’ u parë me njëri – tjetrin plot 11 muaj deri në verën tjetër , kur nuk do të dihet se kush do të lindë, kush do të martohet, as kush do të largohet nga kjo botë ?! Një dasmë që do të mbahet mend për të mirë dhe të mbarë Të Mërkurën mbrëma, më datën 29 Korrik të vitit 2009, miku im, poeti popullor dhe adhuruesi i flakët i këngës dhe folklorit tradicional popullor, zotëriu Vahid Nasufi nga Kërçova , mërgimtarë në Zvicër , kishte organizuar dasmën e martesës së djalit të tij të hasretit – Arlindit me Dëshirën nga Kërçova . Për këtë dasmë të madhe familjare , Vahidi që herët kishte rezervuar Restorantin ekskluziv “Dardania” në Kërçovë dhe krahas tij, kishte rezervuar qysh herët yjet e Estradës kosovare – Motrat Mustafa me orkestrinën e tyre , që do të kujdeseshin për ahengun , argëtimin dhe disponimin sa më të mirë të mysafirëve të tij dasmorë . Pronari i kësaj dasme, z. Vahid Nasufi , i kishte ftuar mysafirët e tij, plot 6 muaj përpara ditës së caktuar për këtë dasmë . Kishte ftuar shumë familjarë, miq, shokë, dashamirë , jo vetëm nga Kërçova , por gjithandej trojeve dhe krahinave shqiptare, po edhe shumë miq e dashamirë nga diaspora . Numri i mysafirëve pjesëmarrës të kësaj dasme ishte vështirë të përcaktohej edhe pse salla e restorantit ishte mjaftë e madhe , dukej se po gumëzhinin mysafirët mu sikur bletët në hojet e koshiqeve të tyre . Zoti i dasmës , bashkë me familjarët e tij, i mirëprisnin mysafirët dasmorë të rreshtuar para hyrjes së restorantit, mu ashtu si që është mikpritja tradicionale shqiptare dhe për secilin mysafir angazhoheshin që t’ i vendosin nëpër ulëset dhe tavolinat meritore. Ajo që na ra në sy që në hyrje të restorantit e që dallonte nga shabllonet e traditave të vjetra , ishte fakti se në këtë dasmë askush nga mysafirët dasmor nuk ishte i ngarkuar me dhurata të shtrenjta e pompoze, sikur që shihej dikur në dasmat tjera , por të gjithë i kishin duart e lira dhe të zbrazura ?! Stop dhuratave , “urimeve dhe përshëndetjeve” dasmore ! Ajo që na befasoi për të mirë dhe të mbarë në këtë dasmë, ishte thyerja e një shablloni të vjetër tradicional, nga ana e Zotit të dasmës – Vahid Nasufi , i cili për herë të parë në historinë e dasmave tona popullore , në ftesat e dërguara për pjesëmarrje të mysafirëve në dasmën e martesës së djalit të tij, pos fjalëve më të përzgjedhura që i kishte shprehur në ato ftesa, kishte bërë edhe një befasi të këndshme dhe të pa parë deri më sot , ku në një shtojcë speciale të shkruar me ngjyrë të kuqe, kishte shkruar kështu: “Ju lutemi, që të mos na sillni dhurata dhe të mos dërgoni “urime e përshëndetje” përmes ansamblit muzikor gjatë dasmës “! Kjo “vërejtje” nga ana e Zotit të dasmës, sikur ua lehtësoi frymëmarrjen dhe pjesëmarrjen të gjithë atyre dasmorëve dhe dashamirëve të cilët kishin marrë rrugë për në dasmën e tij në Kërçovë . Por, njëkohësisht kjo “vërejtje” u mirëprit nga të gjithë dasmorët , nga se blerja e dhuratave të shtrenjta për t’i dërguar nëpër dasma dhe porosia e këngëve në formë të “urimeve dhe përshëndetjeve” përmes mikrofonit dhe këngëtarëve të dasmës, shumë kënd e vë para aktit të kryer , nga se shumica prej tyre nuk posedojnë kushte të mira materiale për të blerë dhurata luksoze dhe për të porositur nga disa herë këngë në formë të “urimeve dhe përshëndetjeve të veçanta”, andaj edhe bien në pozita të pa lakmueshme para dasmorëve të tjerë , nga të cilët me siguri se do të ndaheshin të turpëruar dhe kokulur ! Lidhur me eliminimin e këtyre dy dukurive të praktikuara kohë të gjatë nëpër dasmat dhe ahengjet tona popullore , Zoti i dasmës Vahid Nasufi, para dasmorëve të vet e tha publikisht: “Unë, ju kam ftuar në dasmën e martesës së djalit tim – Arlindit, për ta ndarë së bashku gëzimin tim jetësor familjar! Nuk ju kam ftuar për të iu gjobitur me të holla e dhurata të ndryshme , nga se gjatë tërë jetës sime kam punua për t’ ia siguruar jetën, kushtet dhe ekzistencën djalit tim. Kam punuar për t’ ia siguruar dasmën, shpenzimet e ahengut dhe të gjitha gjërat e nevojshme, pa e ngushtuar askënd tjetër! Kam punua për t’ ia siguruar edhe grupin e këngëtarëve dhe orkestrinën për argëtimin sa më të mirë të mysafirëve tonë dasmorë, andaj nuk e shoh të arsyeshme që ta bllokojmë muzikën me të ashtuquajturat “urime e përshëndetje të dasmorëve tanë”, nga se jemi të vetëdijshëm se secili prej jush , jeni nisur nga shtëpitë e juaja, me dëshirat dhe urimet më të përzemërta për të na e uruar dasmën dhe martesën e djalit tonë! Prandaj, nuk ka nevojë që përmes mikrofonave të bëhen “urime”, duke shpenzuar para më kot dhe duke i vu në pozita të pa lakmueshme dasmorët të cilët nuk e kanë xhepin aq të rëndë, sa të shpenzojnë edhe për këso lloj urimesh”! Zoti i dasmës, Vahid Nasufi , kësaj radhe i theu edhe dy shabllone tjera të praktikuara në traditat e dasmave tona popullore . Ai , nuk i lejoi mysafirët dasmorë që t’ i dhurojnë para nuses gjatë ceremonisë së vallëzimit për krah bashkëshortit të saj ! Po ashtu gjatë ahengut të kësaj dasme , nuk u lejua absolutisht as përdorimi dhe konsumimi i pijeve alkoolike ! Këto dy “ndalesa” konsiderojmë se janë shumë të mirëseardhura dhe shumë të dobishme për të gjithë dasmorët dhe organizatorët e dasmave dhe ahengjeve të ndryshme popullore . Ndalesa e parë, që kishte të bëjë me mosdhënien e dhuratave me para, nuses gjatë vallëzimit të saj, ndikon shumë pozitivisht ndaj të gjithë mysafirëve të pranishëm dasmorë, nga se në aktet e kësaj ceremonie , shumë shpesh ka ndodhur që dikush nga dasmorët e pranishëm, të prirë nga mendja e madhe, ua kanë dhuruar nuseve nga një shumë të madhe parash, të cilat ia varnin nëpër duar e shami, për t’u reklamuar para dasmorëve tjerë, se gjoja, ata janë njerëz shumë të pasur dhe shumë të dashur të familjes së dasmorit ! Në rastet e këtilla, dhurata në para, të cilat ia dhuronin nuseve njerëzit me xhep më të hollë, ngeleshin nën hijen e atyre “më të pasurve”! Në anën tjetër, njerëzit e shtresave të varfra , dilnin nga sallat e dasmave, të skuqur, të turpëruar dhe kokulur para të gjithë të tjerëve ! Ndalesa e dytë , që kishte të bënte me mos-shërbimin dhe mos-konsumimin e pijeve alkoolike, gjithashtu është shumë e mirëseardhur dhe shumë e dobishme , nga se në një ambient të tillë ahengu familjarë, në mesin e të cilit gjenden vajza, gra, nuse, plaka, pleq, fëmijë, burra, beqarë…të lloj-lloj mentaliteti, shpesh herë mund të ndodhë që dikush prej tyre ta humb kontrollin e mirësjelljes dhe të bëjë ndonjë sjellje, apo ekses të pahijshëm , nga i cili do të ketë pasoja të pa parashikueshme dhe mund të vije deri tek prishja e dasmës ! Nga konsumimi i pa kontrolluar i pijeve alkoolike nëpër dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore, jo rrallë herë, ka ndodhur që të vijnë deri tek rrahjet, kacafytjet dhe përleshjet ndër më të ndryshme në mes të dasmorëve prezent . Po ashtu, nga përdorimi i tepruar i pijeve alkoolike nëpër dasmat e ndryshme popullore, në disa raste ka ardhur edhe deri tek sulmet e ndryshme në zemër të ndonjë dasmori, i cili nuk ka ditur të ndalet duke vallëzuar gjatë tërë natës, madje nën vapa të mëdha vere, derisa të tillët kanë përfunduar jetën tragjikisht nga sulmet në zemër, me ç’ rast edhe ua kanë prishur dasmat organizatorëve të tyre ! Stop muzikës dhe këndimit “Tallava” ! Stop “urimeve dhe përshëndetjeve” në dasmat dhe ahengjet familjare ! Zoti i dasmës, Vahid Nasufi, krahas angazhimeve dhe shpenzimeve tjera rreth përgatitjes dhe organizimit sa më të mirë të dasmës së tij, rëndësi të posaçme i kishte kushtuar sigurimit dhe angazhimit me kohë të këngëtarëve dhe grupit muzikor , të cilët do të përkujdeseshin për argëtimin dhe disponimin sa më të mirë të mysafirëve të tij dasmorë ! Për këtë qëllim, ai kishte angazhuar yjet e dëshmuara të këngës tradicionale popullore shqiptare, motrat: Sahide , Safete dhe Luljeta Mustafa, këngëtare këto që janë të njohura në mbarë nën-qiellin shqiptar me posedim të një tradite dhe kulture universale të artit të mirëfilltë tradicional shqiptar . Këto motra artiste të mirënjohura për kultivimin besnik dhe ruajtjen e vlerave të këngës popullore shqiptare , në koordinim me anëtarët e orkestrinës së tyre, me pëlqimin dhe përkrahjen e pa rezervë të bashkëshortëve të tyre , kishin marrë një vendim të formës së prerë: që njëherë e përgjithmonë t’iu thonë “STOP” fenomenit të ashtuquajtur “Urimet dhe përshëndetjet e dasmorëve tanë”, si dhe njëherë e përgjithmonë t’i thonë “STOP” stilit të muzikës dhe këndimit me prejardhje rome, të quajtur “TALLAVA”, stil ky, që viteve të fundit i ka ngulfatur këngët dhe vlerat e mirëfillta të traditës muzikore shqiptare! Motrat MUSTAFA dhe anëtarët e grupit të tyre muzikor, që me kohë e kishin bërë traditë, që gjatë negociatave me ofertuesit e tyre lidhur me marrëveshjen për muzikim në dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore, kushti i parë i tyre ishte që dasmorët të mos iu kërkojnë këngë dhe muzikë të stilit “TALLAVA” dhe që dasmorët të mos i bezdisin ato me kërkesa të “urimeve dhe përshëndetjeve”! Këto kushte dhe kërkesa të motrave MUSTAFA, me kënaqësinë më të madhe i kishte mirëpritur dhe përqafuar edhe Zoti i dasmës, Vahid Nasufi nga Kërçova . Që në hapje të programit muzikor të dasmës, motrat Mustafa , po sa ia uruan përzemërsisht dasmën Zotit të shtëpisë dhe iu uruan mirëseardhje të gjithë mysafirëve dasmorë, menjëherë iu drejtuan mysafirëve publikisht se ato në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë kërkesa për këngët “Tallava” e as “urime e përshëndetje të dasmorëve tanë”! Dasmorët e pranishëm pak si me habi, i mirëpritën këto kërkesa të këtyre këngëtareve të spikatura, duke shprehur në veti habinë se gjoja , këto MOTRA, nuk po i duakanë paratë dhe “bakshishet”?! Motrat MUSTAFA, ia morën këngës duke shkëlqyer si yje të vërteta në skenë, para dasmorëve. Ato gjatë tërë mbrëmjes sa zgjati ahengu i kësaj dasme, asnjëherë nuk dolën nga binaret e këngës dhe muzikës së mirëfilltë tradicionale shqiptare . Bukurinë dhe shijen e vërtetë të këngës, edhe më tepër ia shtonin qëndrimet e tyre modeste, buzëqeshjet dhe disponimi kulmor para dasmorëve të pranishëm, të cilët çdo këngë të tyre e mirëpriste me duartrokitje frenetike dhe me shoqërim vallëzues . Këndimit të mrekullueshëm origjinal dhe artistik të Motrave MUSTAFA, iu jepte ngjyrë, shije dhe ëmbëlsirë orkestrina e mrekullueshme profesionale në përbërje të këtyre instrumentistëve: Enver Ibrahimi- klaviatura sintetike , Sefë Kryeziu – saksofonist dhe surlë , Sadat Elashani – kitarist dhe tonist dhe Fadil Stublla – bateri . Të mrekullueshëm ishin edhe z. Fadil Mareci – bashkëshorti i Sahides dhe Bujar Hoti – bashkëshorti i Safetes, të cilët përkujdeseshin në vazhdimësi për teknikën e zërimit dhe atmosferën sa më të mirë të ahengut në favor të disponimit të dasmorëve dhe familjarëve të dasmorit . Vlen për t’u theksuar se Motrat MUSTAFA, vijnë prej një çerdheje të bilbilave të këngës shqiptare dhe djepi i trimave legjendar shqiptar, pra nga Mushtishti legjendar . Ato vijnë nga një familje përparimtare, arsimdashëse, artdashëse dhe atdhetare, të cilën e përbëjnë 8 motra dhe 2 vëllezër . Pra, gjithsejtë janë 10 fëmijë të një babe dhe të një nëne. Bashkëshorti i Sahides, zotëriu Fadil Mareci , i cili ka diplomuar kriminalistikën, lidhur me eliminimin e “Urimeve dhe përshëndetjeve” në dasmat dhe ahengjet familjare, ai thotë: “Urimet dhe përshëndetjet e dasmorëve”, nuk e rrisin ahengun dhe nuk e shtojnë atmosferën dasmore! Përkundrazi, ato e prishin atmosferën, krijojnë nervozë në mesin e shumë dasmorëve dhe mund të sjellin edhe konflikte të ndryshme në mes të dasmorëve, apo edhe në raportet dasmorë- këngëtarë! “Urimet dhe përshëndetjet e dasmorëve” i obligojnë këngëtarët që të shmangen nga këngët e mirëfillta tradicionale dhe t’ i fusin në përdorim këngët me vlera të dyshimta, madje edhe aso të stilit “Tallava”! Unë, mendoj se aplikimi i formës së “Urimeve dhe përshëndetjeve” në dasmat dhe ahengjet popullore, nuk i kontribuon askujt, e aq më tepër dasmorëve, apo pronarëve të dasmave, nga se forma e “urimeve” të tilla i takon një shtrese të primitivizmit dhe të stilit të kafeneve klasike ! Unë, apeloj tek të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe organizojnë dasma e ahengje të ndryshme familjare, që njëherë e përgjithmonë t’ i flakin nga përdorimi “urimet dhe përshëndetjet e dasmorëve” dhe përdorimin e këngëve të stilit “Tallava”, nga se ato nuk i përkasin kulturës dhe traditës muzikore shqiptare !” Në fund të kësaj dasme, të gjithë mysafirët e pranishëm dhe familjarët e kësaj dasme të madhe, u ndanë me përqafime të ngrohta vëllazërore, duke bërë fotografi e xhirime të ndryshme me këngëtaret dhe anëtarët e këtij grupi të mrekullueshëm muzikor, në mënyrë që t’ i ruajnë në gji me xhelozi, kujtimet dhe përjetimet më të mira dhe të paharrueshme nga kjo mbrëmje plot këngë, vallëzim, aheng e gëzim! Le të shpresojmë se shembulli i dasmorit Vahid Nasufi nga Kërçova dhe shembulli i Grupit muzikor të Motrave MUSTAFA, do të iu shërbejë edhe shumë e shumë dasmave e ahengjeve tjera familjare në mbarë trojet etnike shqiptare ! Kërçovë – Gjilan, më 29 Korrik 2009. Demir KRASNIQI

KËNGËT EHAKMARRJEVE

Posted in muzikë on Mars 14, 2009 by cakolli

Nga folklori ynë:

KËNGËT E HAKMARRJES

Nga Demir KRASNIQI

Pa dyshim se ndër plagët më të rënda të historisë së popullit shqiptar, është vëllavrasja dhe hakmarrja, plagë këto që fatkeqësisht edhe në fillimin e shekullit të 21-të, nuk kanë të shëruar dhe ato vazhdojnë të hapen e të lëndojnë zemra gjithandej trojeve dhe krahinave etnike shqiptare.
Nëpër shekujt që i lamë pas, në përpjekje për shërimin e këtyre plagëve u morën shumë kanune, këshilla për pajtime, “sheriate” , ligje, por që asnjëra prej tyre nuk ia dolën kurrë që ta çrrënjosin njëherë e përgjithmonë këtë dukuri shemtuese, të kobshme dhe  shfarosëse për kombin tonë.
Fenomeni i vëllavrasjeve dhe i hakmarrjeve ka shtënë rrënjë të thella edhe në traditën e folklorit tonë muzikor, me ç’ rast rapsodët – krijues popullor anonim kanë krijuar shumë këngë të kësaj natyre , duke iu thurur “himne lavdie e trimërie” vrasësve dhe hakmarrësve. Këngë të këtilla vazhdojnë të krijohen dhe të këndohen edhe në ditët e sotme, pa u ndëshkuar nga askush!
Këngët e vëllavrasjeve dhe hakmarrjeve janë shumë të dëmshme dhe të rrezikshme për popullin tonë, e sidomos për gjeneratat e reja të cilat i konsumojnë këto këngë , edukohen dhe frymëzohen me “heroizma” ,”lavdi” dhe “trimëri” të tilla!
Këngët e vëllavrasjeve dhe të hakmarrjeve drejtpërsëdrejti nxisin , frymëzojnë dhe trimërojnë të tjerët për të bërë krime dhe për t’ u hakmarrë, nga se mentaliteti i një shtrese të pa arsimuar të popullit është i tillë, sa po sa ta dëgjojnë një këngë të këtillë, do të inspirohet, frymëzohet dhe trimërohet që të dal e ta vras dikë, apo të hakmerret ndaj dikujt, me të vetmin iluzion: se edhe atij do t’ i thuren këngë, do të këndohet në tela të çiftelisë, do të hyjë në histori, do të rreshtohet në mesin e atyre “heronjve” dhe “trimave” të cilët bëjnë vëllavrasje dhe hakmarrje!
Pos këngëve që nxisin dhe inspirojnë drejtpërsëdrejti vëllavrasjen dhe hakmarrjen, faktorë relevant të nxitjes së këtyre fenomeneve të shëmtuara , në të shumtën e rasteve janë prindërit të cilët gjatë tërë jetës së tyre i nxisin , inspirojnë , madje edha ua lënë amanet bijve të tyre që të hakmerren dhe të mos e ndalin pushkën vrastare deri në frymën e fundit të jetës së tyre!
Siç thamë edhe më lartë, në thesarin e folklorit tonë muzikor tradicional , fatkeqësisht , kemi me qindra këngë që i këndojnë vëllavrasjeve dhe hakmarrjeve, ne për ilustrim të këtij studimi, kësaj radhe zgjodhëm vetëm njërën prej këtyre këngëve për të cilën mendojmë se është shembulli më tipik ndër këngët që stimulojnë vëllavrasjen dhe hakmarrjen dhe atë sipas amanetit të prindërve !
Fjala është për “Këngën e Qorr Istrefit”, këngë kjo që nuk na e jep identitetin dhe vendlindjen e protagonistit, por as kohën e ngjarjes. Tmerri më i madh i kësaj kënge, pa dyshim është momenti kur prindi – babai i quajtur Qorr Istrefi, një burrë plak, i cili sëmuret për vdekje, por nuk mund t’ i dalë shpirti pa ia lënë amanet të birit të tij Sadikut, që të hakmerret për një vrasje të ndodhur më herët, duke i treguar të birit për gjakun e pa marrë, për “hasmin” dhe emrin e tij, për vendbanimin dhe profesionin e tij!
Dhe ja se si ia le amanet babai të birit që të hakmerret, sipas vargjeve vijuese të kësaj kënge:

Qorr Istrefi, kur bani me dekë ,
Ja la t’ birit ni amanet:
“Amanet , Sadik , bre djalë  –
Kem ni gjak , hala pa e marrë!
Kem ni gjak, o, gjak të ri ,
Edhe hasmin vet e di !
N’ daç për hasmin me e ditë ti –
N’ Kumanovë , po rrinë me shpi !
N’ vetsh për emën – Shaban Zotni,
Ka zanatin kundraxhi !

Biri i Qorr Istrefit – Sadiku, i cili ishte një djalë i ri, duke u inkurajuar nga fjalët e babait dhe duke u zotuar se do ta çojë në vend amanetin e tij, do të mobilizohet menjëherë dhe do të niset në rrugë për hakmarrje:

Kqyr shka bani Sadiku i ri –
Mirë poj ngon fjalët e babës tij,
M’ i  ka veshë ni parë tirqi  t’ zi ,
N’ shokë ma shtjen t’ shkreten allti,
N’ Kumanovë ja paska mësy !

Me të arritur në Kumanovë, ku sipas fjalëve të babait, ishte duke punuar e jetuar me familje “hasmi i tij” i quajtur Shaban Zotnia , tash hakmarrësi i quajtur Sadiku i ri, për ta kryer këtë akt mizor dhe makabër, do ta përdorë një strategji me një  tradhti shumë të ulët dhe tinëzare, akt ky që nuk ka të bëjë me burrëri dhe trimëri !
Hakmarrësi i quajtur Sadik, do të shkojë në një dyqan rrobaqepësie, ku do të porosis komplet një palë rroba femrash: shall, dimi dhe çarçaf të zi, në mënyrë që të vishet me rroba femre dhe ashtu i maskuar do t’ i shkonte “hasmit” të vet në shtëpi dhe do ta vriste në pabesi :

N’ Kumanovë , kur paska hi –
Koka hi te ni terzi:
“Puna e marë, more terzi!”
“Të marë paq , more djalë i ri !”
“Fort n’ uzdajë ta kam mësy ,
Do t’ mi prejsh ni parë petka t’ ri,
Do t’ mi prejsh shallë e dimi ,
Do t’ ma prejsh çarshafin e zi !”

Rrobaqepësi, duke mos ditur qëllimin e këtij të riu tinzar dhe hakmarrës, ia pret dhe ia qepë komplet rrobat e femërs, ashtu si që i kishte porositur Sadiku, i cili do t’ i veshë ato rroba diku në fshehtësi dhe do të kalëronte nëpër rrugët e qytetit të Kumanovës, në formë të një zonje të rëndë e të panjohur :

Kqyr shka bani qaj terzi –
Ja ka pre shallë e dimi,
Po ja pret çarshafin e zi !
Po m’ i veshë Sadiku i ri –
Koka dalë Sadiku n’ çarshi .
Be po bajnë këta dugajxhi –
Kurrë këso zoje , n’ çarshi s’ ka hi !

Hakmarrësi Sadik, duke mos ditur se ku e ka shtëpinë “hasmi” i tij, i quajtur Shaban Zotnija, afrohet tek një furrtar dhe ashtu i maskuar si femër e pyet furrtarin se ku e ka shtëpinë Shaban agë Zotnija, duke e gënjyer furrtarin se kinse është një zonjë jabanxhi (e pa njohur) e cila ka humbë rrugën dhe tani kërkon konak tek ai zotëri !
Furrtari, duke mos ditur për djallëzitë e këtij të riu të maskuar e vrastar, me qëllim që t’ i dalë në ndihmë për të mos ngelur në rrugë gjatë natës, i tregon drejt se ku e ka shtëpinë Shaban agë Zotnija:

Koka shkue te ni furraxhi –
Puna e marë , more furraxhi !
-Të marë paç , ti Zojë, oj bi !
-Jam e largët jabanxhi ,
M’ ka zanë nata, nëpër çarshi,
A s’ ma njihni Shaban Agë – Zotninë,
Me m’ kallxue ku e ka shpinë?!
-Qatje naltë , përmi xhami ,
E ka marue ni çardak të ri !

Pasi ia tregon derën e Shabanit, ai furrtar vendor, Sadiku shkon drejt në derë të “hasmit” të tij dhe i troket në derë, kinse për të kërkuar konak (strehim) në shtëpinë e tij, nga se e ka nxënë nata si jabanxhike dhe ka ngelë në çarshi !
Pra, këtu hakmarrësi i quajtur Sadik, e keqpërdorë mikpritjen dhe bujarinë tradicionale shqiptare, për ta kryer hakmarrjen me tradhti :

Drejt në derë , Sadiku ja ka mësy ,
Ja ka mësy, poj cokatë n’ derë ,
Del Shabani meniherë –
Kush je ti, qi cokatë n’ derë ?
-Jam ni Zojë, jabanxhi ,
M’ ka zanë nata, jam metë n’ çarshi ,
Për konak, sonte ta kam mësy!
-Eu, hoshgjolldën Zojë, moj bi !
E merr Shabani, pe qon në shpi !
E merr Shabani, nër zoja pe qon ,
Muhabet , Shabani poj banë,
Ja ka qitë Zojës, ni skemli ,
Ju ka ungjë Shabani, karrshi ,
Po ja banë ka ni herë me sy !

Hakmarrësi Sadik Istrefi, duke vepruar me skenar të maskuar dhe tradhti të pa parë, ia keqpërdorë mikpritjen, bujarinë , bukën dhe besën strehuesit Shaban dhe duke aktruar në rol të një lavireje femër, i kërkon që sa më parë t’ ia shtrojë vendin dhe t’ ia caktojë dhomën e fjetës:

Asht ardhë vakti darkë me ngranë ,
-Lajë duert , Zojë , m’i  ka thanë !
-Nuk muj darkë, sonte me ngranë ,
Ni parë ethe mue m’ kanë nxanë ,
Si ndoj vend n’ mujshi me ma ba !
Si ndoj vend n’ mujshi me ma shtrue ,
N’ mujsha pak me u rahatue !

Strehuesi – mikpritësi Shaban agë Zotnija, duke qenë i provokuar vazhdimisht nga gjestet amorale të “mysafires së panjohur”, e humb mendjen dhe iu nënshtrohet provokimeve të “mysafires”, me ç’ rast vendosë që ta kalojë natën duke fjetur bashkë me te dhe e urdhëron bashkëshorten e vet të kurorës që t’ ia shtroi dhomën e fjetjes :

Shaban Aga, shka ka marue ,
Zojës s’ vet, ju ka ngërmua:
“Shpejt, ti , sobën me ma shtrue ,
Me natë t’ sontit jam martue !”
Po shkon Zoja, tuj nemë, tuj true:
“Ti, mos pritsh Shaban, me e trashëgue !”

Hakmarrësi – mysafir, vazhdon me mashtrimet, provokimet dhe tradhtitë e tij amorale në dëm të mikpritësit dhe familjes së tij, duke ia bërë me dije që të mos flejë, nga se kah gjysma e natës do t’ i shkojë në gji Shabanit:

Kqyr shka i thotë Sadiku i ri:
“A ndigjon Shaban, zotni ,
Ni farë vakti tu ti do t’ vi !”

Kah mesi i natës, Sadiku i troket në derë të dhomës së fjetjes mikpritësit Shaban dhe i hynë në dhomë, ku sërish vazhdon me skenar të errët tradhtie, deri sa e detyron mikpritësin Shaban, që ta mbulojë kokën me jorgan, ta mbyllë dritën, deri sa t’i zhveshi rrobat, nga se gjoja po turpërohej që të zhvishej para syve të tij:

Gjysa e natës kur a ba ,
Shkon Sadiku i cokatë n’ derë –
A m’ je quuet, a m’ je fjetë?
-Nuk jam fjetë, tha, po jam quet,
Nuk po m’ merr gjumi pa ty !
Shpejt, ai , derën ja ka çelë ,
Mrend , Sadiku koka hi,
-A nogon Shaban zotni ,
Mloje kryet me jorgan t’ ri ,
Jam qillue Zojë jabanxhi,
Po m’ vjen keq me t’u  deshë nër sy,
Sa t’ i hjek, unë, shallë e dimi,
Sa ta hjek këtë çarshaf të zi !

Hakmarrësi Sadik Istrefi, i cili me pabesi, tradhti , maskim dhe keqpërdorim te të gjitha traditave shqiptare, pasi që e detyron mikpritësin që ta shuaj dritën dhe ta mbulojë kokën me jorgan, i zhveshë rrobat e femrave dhe e nxjerr revolen, ku e vret Shabanin mu në shtratin e tij, mu në dhomën e tij dhe para familjes së tij, e cila ishte e tëra në gjumë!
Por “trimëria” e tij , në rolin e hakmarrjes, bëhet edhe më qyqare në momentin e kryerjes së aktit të vrasjes, kur kërcen prej dritares së dhomës dhe ikë nga ajo shtëpi :

Kqyr shka banë ai Shaban zotni ,
E mloj kryet me jorgan të ri !
Kqyr shka bani Sadiku i ri ,
M’ i  ka hjekë shallë e dimi,
Ma ka hjekë çarshafin e zi,
Koka metë soll n’ tierqi t’ zi .
-A nigon Shaban zotni ?
Shploje kryet prej jorganit t’ ri ,
Unë nuk jam kush kujton ti ,
Nuk jam Zoja jabanxhi ,
Po mue m’ thonë Sadiku i ri !
E ka nxjerrë t’ shkretën allti –
Ja ka njehë shtatë mi kry’!
Prej çardakut po bjen n’ çarshi –
Shnosh e mirë ka shkue n’ shpi !

Po qe se e analizojmë këtë këngë me një mendje të shëndoshë dhe kokë të ftohtë, atëherë shumë lehtë do t’i kuptojmë tiparet, karakteret, mentalitetet, “trimëritë”, “heroizmat”, strategjitë dhe tradhtitë e aktorëve të hakmarrjeve të cilët jetojnë dhe trajtohen si “heronj” në këngët tona popullore që iu kushtohen vëllavrasjeve dhe hakmarrjeve.

Gjilan, më 10 Mars 2009.

vetem dhenduert i kendojmë për së gjalli

Posted in muzikë on Dhjetor 6, 2008 by cakolli

Koment

VETËM DHËNDURËT KËNDOHEN PËR SË GJALLI

Gjatë karrierës sime si këngëtar krijues , më ka rënë që të përballem me lloj – lloj njerëzish të mentaliteteve të ndryshme . Dihet se shijet dhe kërkesat e njerëzve ndaj këngës dhe muzikës janë të ndryshme, ashtu siç janë edhe zhanret e muzikës të ndryshme.

Në opusin tim krijues në zhanrin e muzikës popullore, sidomos të asaj rapsodike dhe lirike, më se 70% të këngëve të mia , i takojnë ngjarjeve historike, trimave legjendarë, heronjve, dëshmorëve dhe figurave më të ndritura të kombit tonë , gjithandej trojeve etnike shqiptare. Këto këngë më bëjnë të jam krenar dhe t’i këndoj me gjithë frymën e shpirtit që kam.

Mirëpo, jo rrallë herë , më ka rastisur që të zhvilloj dialogje të pa këndshme me njerëz që kanë ambicie të një mentaliteti të sëmurë nga lashtësia dhe primitivizmi  i trashëguar  ndër shekuj . Njerëzit e vuajtur nga një mentalitet i tillë, do të dëshironin që edhe atyre të iu thuren këngë dhe të këndohen për së gjalli, pa e bërë asnjë hap në të mirë të popullit, kombit dhe atdheut!

Njerëzit e një mentaliteti të këtillë (pa asnjë meritë), do të ëndërronin që të futen në analet e historisë së këngës shqiptare, në historinë kombëtare dhe të rreshtohen me elitën e trimave të atdheut! Ata, do të donin që këngët e tyre , të jehojnë fuqishëm nëpër tregje, vetura, koncerte, e sidomos nëpër odat e burrave, ku do të përcilleshin vazhdimisht me rrebeshe rafalësh nëpër tavanet e odave dhe shtëpive të huaja, në mënyrë që edhe bota femërore dhe fëmijët, të mësonin e të dëgjojnë për “trimëritë” dhe “burrëritë” e tyre!

Të ushqyer nga një mentalitet i këtillë, shumë njerëz në jetën time më kanë ndalur rrugëve dhe më kanë kërkuar që t’ iu thuri dhe t’ iu këndoj këngë?!

Të tillët, me një mllef dhe nervozë të pa matur , më drejtohen kështu:

“More, ti, krejt dynjasë ju këndove dhe i qite në këngë, vetëm mua jo?!”

Përpjekjet e mia, për t’ i bindur se kënga nuk mund t’ i kushtohet secilit njeri, asnjëherë nuk kanë qenë bindëse dhe të suksesshme !

Përveç atyre, të cilët më drejtohen drejtpërsëdrejti me kërkesa për t’ iu kushtuar dhe kënduar këngë personalisht atyre, është edhe një grup tjetër individësh që janë simpatizantë të sëmurë ndaj liderëve të tyre politik dhe të tillët janë edhe më agresiv se sa ata të parët, nga se ata dinë të shprehin kërkesat e tyre edhe me fjalë e tone kërcënuese!

Po e marr shembull një rast shumë të freskët, i cili më ndodhi këto ditë , mu në sheshin e qytetit tim:

Duke shëtitur nëpër sheshin e qytetit së bashku me një mik timin, pa pritur më doli përpara një njeri bukur i moshuar, i veshur pedant e me kravatë, që në shikim të parë dukej të jetë ndonjë intelektual i ngritur! U ndal mu përpara meje dhe më përshëndeti, duke më pyetur:” A je ti, Demir Krasniqi?”

Unë, iu përgjigja me urtësi dhe modesti: “Po , vet unë jam Demir Krasniqi, por Ju kërkoj falje, nga se Juve nuk po ju njoh !”

Kalimtari i pispillosur deri në kokë, ma ktheu me një buzëqeshje ironike:

“Po, po . Ju këngëtarët nuk e njihni askënd, pos vetës ! Por, unë jam një zyrtar i lartë i drejtësisë, i cili ju adhuroj dhe me këngët tuaja, jam rritur! Por tash, kam fillua të ta marr inati, nga se krejt këngëtarët e regjioneve tjera, po ju kushtojnë këngë dhe po i këndojnë liderët  e vet të gjallë, kurse Ti, për krejt dynjanë ke krijuar këngë, vetëm për liderët e gjallë të Anamoravës, jo! E për këtë , të ndala që të tregoj se nuk e ke mirë, nga se unë jam një jurist me fakultet dhe ne kemi nevojë që t’ iu këndojmë liderëve tanë politik sa janë të gjallë, se kur të vdesin, nuk mund t’ i dëgjojnë këngët e veta!”

Sjellja e këtillë e këtij juristi, më habiti dhe më shokoi ! Pasi më nxori nga takti, më detyroi që t’ ia them edhe unë , dy – tri fjalë:

“Më vjen keq, zotëri jurist, që Ju , nuk po e ditkeni se nga ana juridike është vepër e rëndë penale, që t’ i këndosh këngë njeriut për së gjalli, pa marrë para sysh se për kënd është fjala!

E dyta: – Në traditat dhe zakonet tona popullore, vetëm dhëndurëve iu këndohen këngë për së gjalli, e askujt tjetër!

Vajzat , iu këndojnë këngë me defe – dhëndurëve, nja tri ditë para se të martohet, me qëllim që t’ ia lavdërojnë nusen, t’ a trimërojnë atë, për t’ ia hequr tremën dhe frikën para se të hyjë dhëndër, nga se në kohërat më të vjetra djemtë e ri martoheshin me vajzat që ua caktonin prindërit, pa u pa kurrë me to , deri në natën e martesës, andaj edhe kishin frikë shumë në natën e parë të martesës!

Ndërsa, sa iu përket liderëve tanë të gjallë, nuk mendoj se ka nevojë që t’ ua heqim tremën me këngë, për t’ u marrë me politikë dhe për ta drejtuar popullin në rrugë të drejtë e të mbarë!”

Demir KRASNIQI8affb7a5-0929-49e6-a243-a882301c75f3

DYZET VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN

Posted in muzikë on Nëntor 28, 2008 by cakolli

Fjalë përshëndetëse përfundimtare:

F A L E N D E R I M

Shumë të nderuar dhe të respektuar mysafirë pjesëmarrës të pranishëm – zonja dhe zotërinj !

Nuk është aspak e lehtë të flasësh kur ndjehesh i privilegjuar dhe i respektuar!

Më lejoni të ju falënderoi në mënyrë të veçantë, Juve publikë e mrekullueshme , që mbajtët gjallë këngën time për dyzet vjet dhe me këtë edhe shpirtin tim, sepse për artistin – krijimi i tij është si për Anteun – toka .

Gjithë jetën time jam munduar që artin e muzikës ta bëjë me përkushtim; në frymën e traditave më të mira të popullit tonë!

Ky vlerësim që më është bërë sonte , më bind se ia kam dalë !

Kur ne artistët , bëjmë një moshë si njerëz, sigurisht bëhemi më të ndjeshëm, më të prekshëm dhe më delikat, sepse me nostalgji kujtojmë vitet e sukseseve. Prandaj, kemi nevojë për të na qëndruar pranë, për të na mbështetur… që të mos ndjehemi të vetmuar, që të mos ndjehemi të fyer e të lënë pas dore !

Faleminderit që ende na mbani gjallë! Faleminderit që ende dikush jeton me mua si njeri dhe artist !

Më lejoni që në emrin Tuaj dhe në emrin tim personal , të iu shprehi mirënjohje dhe falënderime të veçanta publike, atyre që në çfarëdo mënyre ndihmuan dhe kontribuan në organizimin dhe mbajtjen e këtij manifestimi jubilar:

Falënderoi sinqerisht  Sektorin e Kulturës , pranë Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, që në kohë të vështira të degradimit tonë moral e shpirtëror , po i nderon njerëzit e vet, duke bërë që të ndjehemi ende gjallë!

Falënderim për të gjithë juve, që sonte keni gjetur kohë për të më nderuar me praninë tuaj!

Falënderim i veçantë post mortum për Violinën e parë në këto anë – Mësuesin tim, tani të ndjerë: Rexhep Bunjaku nga Poliçka , i cili mbolli në mua bazat e para të dashurisë për artin e muzikës!

Falënderim me konsideratë post mortum, për kompozitorin, etnografin dhe etnomuzikologun e parë kosovar: Lorenc Antonin, i cili mbështeti fuqishëm talentin tim, duke më pranuar si këngëtarë të rregullt të Radio Prishtinës dhe i cili mi hapi të gjitha dyert e sukseseve dhe afirmimit tim në opinionin publik!

Falënderoi të gjitha mediumet publike të shkruara dhe elektronike, gjithandej trojeve etnike shqiptare , që në vazhdimësi kontribuan në prezantimin dhe afirmimin e aktiviteteve dhe krijimtarisë sime muzikore!

Falënderoi Kryetarin e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” nga Gjilani, gazetarin gazetës së përditshme “LAJM”, zotëriun: Musa Sabedini, i cili në mënyrë kronologjike ka prezantua krijimtarinë time muzikore dhe po ky Klub, para ca vitesh më ka nderuar me titullin: “QYTETARI MË AKTIV I GJILANIT”!

Falënderoi gazetarin e së përditshmes “BOTA SOT”- profesorin Tefik Selimi, i cili po ashtu në mënyrë kronologjike ka përcjellë dhe publikuar aktivitetet dhe krijimtarinë time muzikore!

Në mënyrë të veçantë, falënderoi Radiotelevizionin publik të Maqedonisë, përkatësisht Kanalin e Dytë të këtij Televizioni, me në krye regjisorin e mirënjohur: Afet Miftari, i cili me rastin e 40 – vjetorit të krijimtarisë sime muzikore, ka xhiruar dy emisione dokumentare me gjatësi prej 120 minutash!

Falënderoi redaktorin e shumë veprave të mia – profesorin e nderuar: Hysen Këqiku, i cili nuk ka kursyer mundin, djersën, as kohën për redaktimin sa më të mirë të veprave të mia !

Falënderoi stafin e Radios “RINIA” nga Gjilani, me në krye Drejtorin e këtij mediumi, zotëriun:Faruk Limani, për përkrahjen maksimale dhe sponzorimin medial të këtij manifestimi!

Falënderoi Organizatorin e Festivalit “ZËRI I ALFABETIT” në Manastir, i cili më nderoi si pjesëmarrës i vetëm nga Kosova, në 100- vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Manastirit!

Falënderoi Produkcionin më të mirë të Kosovës “VIDEO ART” nga Gjilani, me në krye zotëriun: Ilir Ahmeti, për kontributin e dhënë në xhirimin e këtij Manifestimi!

Falënderoi përzgjedhësin e muzikës pranë Teatrit Profesionist të Gjilanit, zotëriun Florim Gagica, për kontributin e dhënë në zërimin dhe mbarëvajtjen e këtij programi!

Falënderoi  mjeshtrin e fotografisë më të mirë në Kosovë:”FOTO GAZI” nga Gjilani, i cili me fotografitë e tij më ka prezantua anë e kënd botës shqiptare!

Falënderoj të gjithë kolegët, këngëtarët, rapsodët,  instrumentistët dhe artistët , të cilët me prezencën e tyre, ndihmuan dhe madhëruan këtë mbrëmje të pa harruar në jetën time!

JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE – I JUAJI  DEMIR KRASNIQI !
ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f31

DEMIR KRASNIQI”KËNGË KRISMASH LIRIE”

Posted in muzikë on Nëntor 12, 2008 by cakolli

E marte, 11-11-2008, 08:47pm (GMT)

VEHBI IBRAHIMI – UGLARI

I. Ideali

Vëllai i besës – dritë e shpresës ,

Është simboli i qëndresës ,

Atdhetar e patriot ,

Krah i shqipes – krah i fortë !…

Luftëtar për ideal ,

S’ pat stuhi që mund ta ndalë !

Me këtë trim , që u lind n’ Uglar –

Do t’ krenohet kombi shqiptar !

Bimë e mbarë e nënë – lokes ,

Ishte nxënës i Mustafë Kokës .

Për bashkim t’ tokave arbërore –

Ushtar i denjë ishte prore !…

Me guxim , qëndresë stoike ,

Nuk e mposhti kurrfarë klike !

Për bashkim t’ trojeve etnike –

Një Shqipëri demokratike !

Ishte i qetë me shpirt të madh ,

Gjak i pastër , fytyrë – bardhë ,

Kishte t’ fortat ideale ,

Që u mbollën në këto male !…

Çdo detyrë që iu besonte –

Pa hamendje e mbaronte…

Nuk punonte për lëvdata ,

Për pozitë , as dekorata !…

Burrë besnik , me zemër t’ madhe

Për kauzën tonë kombëtare ,

Me qëllime madhështore

Për këto troje stërgjyshore !…

II. Për Bashkimin Mbarëkombëtarë

Në muajin prill – 68-të,

Takoi trimat e vërtetë :

Metush Krasniqin , Vehbi Bajramin ,

Që luftojnë për idealin !…

Me shumë forca përparimtare –

E formuan Shoqërinë Shqiptare !

Që t’ jetësohet ideali –

E pagëzuan “Ismail Qemajli”!

Këtë Shoqëri demokratike ,

Me synime patriotike ,

E formuan forcat stoike ,

Që t’ jetësojnë Shqipërinë Etnike !

Në qytete , n’ fshatra , n’ male –

Do t’ përhapin ideale !…

Në Gjilan e në rrethinë –

Terë fuqinë , Vehbiu e shkrinë…

Për veprimet patriotike –

I ranë n’ gjurmë hordhitë armike ,

T’ prirë nga UDB-ja jugosllave ,

Në Gjilan dhe Anë Morave …

Por Vehbiu , ai vigjilent ,

Këtë skenar e kuptoi shpejt !

Për t’ i mposhtë kurthet dhe UDB-ën –

Për mërgim e mori rrugën !

Shpejt u gjet në Austri ,

Ku punonte me shoqëri …

Për t’ shpëtuar nga pushteti –

Gruan e fëmijët i mori me veti !

Përveç punëve familjare ,

Kryente punët atdhetare…

N’ mision të shenjtë kombëtar –

Rekrutonte shumë shqiptarë !…

Vehbi Ibrahimi , ai atdhetar ,

Aktivist i dorës së parë ,

U dallua ndër mërgimtarë ,

Për BASHKIMIN MBARËKOMBËTARË!

-T’ gjitha forcat me i bashkua ,

Një shtet t’ fortë për t’ a formua !

Ballë për ballë me i dalë Serbisë ,

Me i ndalë hovin e barbarisë !…

III. Kuvendi Kombëtar

Në Kuvendin Kombëtar ,

Vet Vehbiu , pjesë ka marrë .

N’ atë Kuvend , kanë debatua –

T’ gjithë partitë për t’ u bashkua !…

T’ “djathta” , t’ “majta” – pa dallim ,

T’ gjithë shqiptarët në një BASHKIM !

Rreth :”BESËLIDHJES KOMBËTARE

DEMOKRATIKE GJITHËSHQIPTARE!”

Gjithë çka pati grupe e parti –

N’ këtë “BESËLIDHJE” ishin shkri !

Të gjithë e kishin një qëllim:

“T’ bëhen t’ fortë me një BASHKIM !”

Merr detyrë me besnikëri –

Për të ardhur në Vushtrri !…

Nga UDB- ashët , nga tradhtari –

Rrezikohej veprimtari…

Me sukses , detyrë ka krye –

N’ Austri , prapë ishte kthye .

UDB-ja , n’ gjurmë shpejt i ka ra –

As atje, rehat s’ e la !

Duke i parë këto gjurmë rreziku ,

Që i kanosej nga armiku ,

Mori vendim për të ikë –

Të strehohej në Belgjikë !

Në Belgjikë , n’ atë vend të shpresës ,

Ai, qëndroi der’ n’ orë të vdekjes !

Misionet ndaj Atdheu –

Asnjëherë nuk i ndërpreu !…

IV. Një shtet kanë gjithë shqiptaria

-S’ do t’ shikojmë “djathtistë” , “majtistë”…

S’ do t’ shikojmë krahinë , as fis ,

S’ do t’ shikojmë grupe , as fe –

Komb i vogël , jemi ne !…

-Të gjithë kem’ për t’ u bashkua –

Një shtet t’ fortë për ta formua !

Nuk i kem’ njëqind Shqipëria –

Një shtet kanë t’ gjithë SHQIPTARIA !…

-Shteti ynë , është SHENJTËRI –

E ka emrin: SHQIPËRI !

SHQIPËRI DEMOKRATIKE –

Me gjithë tokat e saj etnike !

Idealet u shtrinë në male –

Lindi Ushtria Çlirimtare

E Kosovës legjendare ,

Për çlirim t’ tokave shqiptare !

Gjallë, Vehbiu , sa vepronte ,

Këtë Ushtri , gjithmonë ëndërronte :

“Po të kishim një Ushtri –

Unë për te , do t’ isha shkri !”…

V. Jataku i atdhetarëve

Aktivist e atdhetar ,

Ishte mikpritës e shumë bujar .

Për shqiptarë , kudo që kishte –

Dera e tij , e hapur ishte …

Për shqiptarët nga këto strof’lla –

Gjithmonë shtruar rrinte sofra !

Janë me qindra dhe me mija ,

Që ju jepte bukë Vehbia !…

T’ gjithë shqiptarët që kanë ikë ,

Për t’ shpëtuar në Belgjikë ,

Të përndjekur prej sllav – shkjavit ,

Ju ndihmoi si vëllai – vëllait !

Shumë bukëshkelës , ia kanë ngrënë bukën ,

Pasandaj ia përmbysën kupën !…

UDB-ja sllave i kishte dërgua –

N’ bukë të vet , për ta tradhtua !

N’ atë SHËRBIM SEKRET të sllavit –

Printe UDB-ja e Gjilanit ,

Me shqipfolës , t’ ardhur n’ rregzina ,

UDB-ës së shkjaut , iu bënë opinga !…

Vehbiu , mirë i njihte punët ,

Aq më tepër, edhe spiunët !

Por ndaj tyre sillej butë –

S’ ishte i prirë t’ i pres në bukë !…

Me urtësi , fliste me orë –

Nga tradhtia t’ heqin dorë !

Sepse koha do të ndryshojë –

Historia, do t’ i gjykojë !…

Shumë prej tyre , nuk e kuptuan –

Me tradhti , sërish vazhduan !

Si sadistë e si dhunues –

Shërbëtorë t’ sllavit – okupues !…

VI. Hijet e përndjekësve

Këlyshët e UDB-ës jugosllave ,

Në Gjilan e n’ Anë Morave ,

Që të gjithë janë angazhuar –

Veprimtarin , për ta penguar !

Kryeudebashi , ka dhënë urdhërimin :

“Ta pengojmë Vehbi Ibrahimin !

T’ ia ndalojmë n’ Kosovë udhëtimin –

Do t’ na e prishë “Vëllazërim – Bashkimin “!

-Me çdo çmim e me çdo kusht –

Do ta shtimë Vehbiun n’ grusht !

Po qe s’ mundemi ta arrestojmë –

Fizikisht ta likuidojmë !”…

Për Vehbiun, atë kreshnik ,

Që i kishte shokët besnikë ,

UDB-ja sllave, iu frikësonte ,

Se një ditë, do t’ triumfonte !…

Për këtë punë , Shërbimi Sekret –

Angazhoi shërbëtorët e vet ,

Për Vehbiun – patriot , trim ,

Që ta vrasin me çdo çmim !…

Që ta vrasin , atë veprimtar ,

BASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR !

I frikësonte thënia e tij :

“PËR MUA S’ KA SHQIPTARË TË KËQINJ !”…

VII. Vrasja në përvjetor

Aksionet e veprimtarit –

Do t’ i bien në sy tradhtarit !

Do ta mbajnë gjithmonë n’ shënjestër –

Që ta vrasin , sot , a nesër !?!

Këta vrastarë t’ okupatorit –

N’ Jubile të 30 – VJETORIT ,

Kur vranë mësuesin – Mustafë Kokën ,

Prapë me gjak do t’ ulin tokën !…

Kur u vra GRUPI I KRESHNIKUT –

Pesë dëshmorë t’ Hasan REMNIKUT !

Mbi gjak t’ tyre – si lastarë

Do t’ lëshojnë shtat , shumë veprimtarë !…

Kështu UDB-ja e okupatorit ,

Për kremtim të 30- VJETORIT ,

Më 10 TETOR , caktojnë terminin –

Për ta vra Vehbi Ibrahimin !

Edhe Vehbiun , si e kanë traditë –

Do ta vrasin , sërish “në pritë”!

Por kësaj radhe , jo n’ Bistricë ,

Por atje larg , në Belgjikë !

Do t’ paguajnë kriminelë –

Do ta vrasin në Bruksel !

Para derës së shtëpisë –

Do t’ ia thyejnë një krah Shqipërisë !…

10 Tetor – Tetëdhjetë e Një –

Kishte ardhur minutë i ZI ,

Agjentë t’ UDB-ës t’ Jugosllavisë –

Vranë Vehbiun, n’ prag t’ shtëpisë !

N’ prag t’ shtëpisë , n’ midis t’ Brukselit –

E vrau dora e kriminelit !

Ndoshta n’ bukë e ka ushqye –

Tash me plumba e ka shpërblye !…

N’ pabesi e VRANË , atë burrë –

Ra dëshmorë , për t’ mos vdekur kurrë !

Idealet e tij stoike –

S’ mund t’ i vret UDB-ja armike !…

Na e vrau UDB-ja , Vehbi djalin ,

Por s’ ia vrau kurrë IDEALIN !

S’ mund t’ i vret të gjithë shqiptarët ,

T’ gjithë ithtarët , veprimtarët !…

VIII. Strumbullari

Vehbiun, na e vranë hordhitë –

Pse s’ luftonte për pozitë ?!

Pse s’ përçante kurrë partitë ?

Pse nuk dinte për tradhtitë?!…

Ai, luftonte për një qëllim :

“NJË ATDHE , ME NJË BASHKIM!”

Mish e shpirt, ai ishte shkri :

“PËR NJË KOMB – PËR NJË SHQIPËRI “!

Bëri vepra të lavdishme ,

Për shqiptarë , shumë të dobishme ,

Me qëndresën titanike ,

Me fjalë t’ urta profetike :

-Gjithkund n’ botë , ku ka shqiptarë ,

T’ gjithë e kanë një STRUMBULLAR !

Të bashkuar në një Shqipëri –

Rreth Flamurit Kuqezi !

-Është dhunti e shenjtërisë ,

Që i dha Zoti – shqiptarisë !

Gjithë kush ka gjak të shqiptarit –

T’ i bashkohet STRUMBULLARIT !…

-Gjithmonë t’ jemi të bashkuar ,

T’ flasim gjuhën e mrekulluar !

T’ flasim gjuhën tonë hyjnore –

N’ tokat tona arbërore !

-Gjuha shqipe – gjuhë e ZOTIT ,

Gjuhë e bijve t’ KASTRIOTIT !

Gjuhë e Fishtës dhe Naimit ,

Gjuhë urate e BEKIMIT !”…

Janë këto fjalë t’ Vehbi Ibrahimit ,

Që i fliste para amshimit,

Sepse shpirti, thellë ia ndiente ,

Se t’ gjallë , UDB-ja , s’ do ta linte !…

IX. Amaneti

N’ çdo takim me shokët e vet ,

Kishte t’ vetmin AMANET :

“Herë do kurë , UDB-ja, që e vret ,

Me e varrosë n’ vendlindje t’ vet !”

“N’ vendin tim , atje n’ Uglarë ,

Ku kam prindër , ku kam t’ parë…

Mos m’i lini eshtrat n’ Bruksel ,

Se m’i vjedh ndo ‘i kriminel !”…

Shokët e tij , nuk e kanë harrua ,

Njëzet vite kanë kalua !…

Ia çuan n’ vend atë amanet –

Ia prunë eshtrat n’ vend të vet !

Me nderime dinjitoze –

Në Uglarë, ai rivarroset ,

Përskaj fshatit në varreza ,

Që t’ kujtohet ndër shumë breza !…

“Kur t’ kalojnë këtu pari rinia –

Do t’ kujtojnë eshtrat e mia !

Do t’ mësojnë nga historia –

Ç’ është armiku , ç’ është tradhtia !”…

Në atë vend , ku është amshimi –

Pushon qetë Vehbi Ibrahimi !

Prapë nga varri , lëshon kushtrim :

“T’ KEM NJË SHTET – T’ KEM NJË BASHKIM!”…

Demir KRASNIQI:

“KËNGË KRISMASH LIRIE 2”, faqe 231-243.

Gjilan, 2003.

kopie-von-8affb7a5-0929-49e6-a243-a882301c75f3

kujtojmë veteranin e këngës shqipe

Posted in muzikë on Nëntor 7, 2008 by cakolli

Shaban Cakolli: Të Përkujtojmë veteranin e këngës shqiptare; Qamili i Vogël

Qamili i Vogël

TË PËRKUJTOJMË VETERANIN E KËNGËS SHQIPE; QAMILI I VOGËL

Shkruan: Shaban Cakolli

Pavarësisht situatave të disfavorshme politike dhe ekonomike, kur pushtuesi po bënte krejt çka arrinte të shëmtonte përbajtëjen kombëtare   kulturoretë diturisë tonë, Qamili i vogël po rezistonte me dinjitet,për të ruajtur frymën kombëtare të kulturës sonë,pa përfillur pasojat që mund të binin mbi te.Ai e deshi  atdheun,këngën dhe diturinë kombëtare dhe në moshën e tij njomake krijoi,kompozoi dhe këndoj shtatëdhjetë e tri këngë motivesh të ndryshme,suksesi i të cilave më pas i zgjoi ëndërren e zjarrtë,për të u bërë këngëtar i dashur i kohës,këngëtar i qëndrueshëm i kohërave,i cili përherë e më shumë e përvetësoi mjeshtrinë e  këtij arti të dashur popullor dhe nga artëdashësit e kombit u stolis me shumë epitete,si:Bilbili i  Kosovës,Babai i këngës shqipe veteran dhe doajen i këngës,epitete këto që kanë arritur pak personalitete të kulturës dhe këngës sonë kombëtare.Qamili i  Vogël u gjind gjithëhere në stërvitje ,nuk pushoi së vepruari,fitoj simpati te dashamirët e artit,bashkoj rreth vetës grupe këngëtarësh e këngëtare dhe u bë inicues i shumë shoqërive kulturore,jo vetëm në  Kosovë por edhe në treva tjera shqiptare.Në situatën jo të favorshme politike por edhe ekonomike nxori mbi tetëdhjetë audiokaseta,tridhjetë videokaseta dhe afro pesëqind këngë të vetat me motive të ndryshme.Atë botë Qamili i Vogël para masave artëdashëse u bë i dashur dhe këngëtar i pa zëvendësueshëm.Qamili i Vogël atë kohë ishte ndër këngëtarët më të ngrohët,që artëdashësit më së shumëti kanë vjelur nga shpirti i tij artistik.I lindur në Gjakovë,Qamili i  Vogël,pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Prishtinë.Ai ka punuar në” Rilindje” deri në pension,kurse ka kontribuar dhe pasuruar TVP,tani RTK,ku ka lënë shumë gjurmë nga veprimtaria e tij kulturore,të cilat lëre që nuk i prezantojnë para artdashësve,por quditërisht nuk janë në gjendje së paku një herë në vit të e përkujtojnë me një emision,këtë personalitet të madh të kulturës sonë kombëtare!Qamili i Vogël!Përse u quante i vogël nuk e di,por ai ishte shtatëgjatë dhe personalitet i madh.Ai ishte kultivues i kulturës tonë kombëtare duke ishpallur  tërë jetën e tij luftë të pakompromis antivlerës,nga se donte një kulturë kombëtare të pasur dhe unike.A duhet të lihet në harresë ky personalitet i madh i kulturës sonë kombëtare?Ndoshta të hutuarit pas shundit dhe kiçit,mendojnë se kjo ikonë e kulturës sonë do të mbulohet me pluhurin e harresës,por jo ne nuk do të lejojmë pluhërosjembi personalitetet kapitale të historisë dhe kulturës sonë kombëtare.Vlerat më të themelta të së kaluarës që kanë mbajtur gjallë popullin tonë janë:Historia,kultura dhe tradita kombëtare,  të cilat do të i hulumtojmë,ndriçojmë dhe do i bëjmë të njohur e të dashur për çdo dashamir të kulturës dhe kombit.Ata që e njohën Qamilin e  Vogël si dhe e deshën kulturën kombëtare nuk do të e harrojnë kurrë këtë veteran të këngës,por edhe ata që nuk e njohën do të e mësojnë dhe do të mbjellin simpati shpirtërore për te.Pse?Sepse ai u mor me karakteristikat simbolike të këngës, i këndoi Rilindjes Kombëtare dhe figurave të etapës së saj,vlerave më të rezistueshme kombëtare,që do të nxitin kureshtjen e të rinjëve të e njohin verën e tij,dedikuar së kaluarës sonë historike.Veprimtaria e tij dedikuar shtigjeve të historisë sonë kombëtare,ka vlerë reale -historike për të kaluarën tonë.Padyshim tani mbi 17 vjet të vdekjes së tij,ka gjurmë se ai ka lënë këngë dhe krijimtari poetike,me të cilat nuk është marrë asnjë studjues intelektual,për të hedhur ndriçim mbi to,e që mundësitë më të mëdha për kët dhe përkujtimin e figurës së tij kanë pasur”Rilindja” ku punoi ai,dhe RTK,ku ai derdhi kontributin e tij.Nga ky borxh nuk mund të lirohen as disa intelektual të Gjakovës artëdashëse ,në gjirin e së cilës lindi dhe hapëroi  Qamili i vogël,të cilës i këndoi tërë një jetë.Gjeneratat e tij dhe gjeneratat tona në vazhdim,duhet të jemi ballëlartë që nga gjiri i popullit tonë doli ky personalitet që e deshi atë dhe i këndoi tërë jetën.Të rinjët tanë duhet të e njohin dhe kanë nevojë për të e njohur këtë veprimtari të kulturës sonë kombëtare dhe historike..Ata duhet të e msojnë,mes mësimeve të e njohin,të e përkujtojnë me shënime kulturore tranzicionale dhe të pagëzojnë institucione kulturore  në emër të tij.

DY ALBUME TË REJA TË DEMIR KRASNIQIT

Posted in muzikë on Nëntor 7, 2008 by cakolli

DY ALBUME  TË REJA ME KËNGË TË DEMIR KRASNIQIT

Gjilan, korrik 2008.

Në jubileun e 40 – vjetorit të këngës dhe të krijimtarisë muzikore, këngëtari, krijuesi,pedagogu dhe kompozitori i lindur në Malësinë e Gollakut – Demir Krasniqi, para ca ditësh publikoi dy albume të reja me këngë autoriale dhe nga tradita jonë muzikore.
Vlen të theksohet, se këto dy albume jubilare , me këngë të kompozuara në frymën e melosit tradicional dhe këngë të trashëguara nga tradita jonë muzikore, këngëtari ynë, Demir Krasniqi i ka realizuar me punën, mundin dhe shpenzimet e veta personale, pa ndihmën e askujt, vetëm e vetëm që t’ ua lë në dispozicion adhuruesve të vet besnik, të cilët e shijuan këngën dhe talentin e tij, gjatë katër dekadave të kaluara.
Pra, Demiri nuk ka bërë albume për komercializëm, për të ngritur karrierë, as për të përfituar materialisht nga këto këngë! Qëllimi i tij jetësor , prej artistit popullor ishte, është dhe do të mbetet për gjithmonë kënaqja e shpirtrave që e duan, e dëgjojnë, e këndojnë dhe e konsumojnë këngën tradicionale shqiptare!
Për të qëndruar vertikal në këtë rrugëtim të gjatë, Demir Krasniqit gjithmonë i ka paraprirë si fanar drite, motoja e legjendës së këngës shqiptare, Qamilit të Vogël, i cili gjatë gjithë jetës së tij thoshte:
“Nëse këndon për fytyrë – nuk do të kesh para!
Nëse këndon për para – nuk do të kesh fytyrë!”
Andaj, Demiri me vetëdije të plotë e zgjodhi rrugën e të kënduarit për fytyrë, e jo për para!
Në anën tjetër, gjatë krijimtarisë së tij, Demir Krasniqi gjithmonë ka krijuar, botuar dhe kënduar nën moton e tij të përhershme:

“Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve!”

Krijimtaria e tij, nën këtë moto, nuk iu shkoi për shtati të ashtuquajturve “producentë” të firmave të ndryshme muzikore, të cilët e kanë vërshuar tregun e brendshëm dhe të jashtëm muzikor me vlera të dyshimta muzikore, që më së paku kundërmojnë erë kënge e muzike shqiptare!
I penguar nga këto tendenca, Demiri nuk ia doli që ta bind ndonjërin prej tyre, që për nder të këtij jubileu dhe për hir të respektit ndaj adhuruesve të tij, t’ ia merrnin këto albume dhe t’ ia editonin për publikun e gjerë muzikor, atë vendor dhe në diasporë!
Ndonëse, Demiri ua afroi këto albume gratis, të tillët jo që nuk ia morën për editim albumet, por edhe e përbuzën nderin e tij në mënyrat më të pa skrupullta, ndër të cilat po i përmendim vetëm disa sosh:
“Nuk po i ha pazari këngët tradicionale!”
“Ka kalua koha e këngëve të Ali Bungut!”
“Këndo këngë “Tallava”!
“Tu ka plakë zëri!”…etj.etj.

Më në fund, u gjet një njeri – producent që e kuptoi rëndësinë, vlerën dhe kontributin shumëvjeçar të Demir Krasniqit dhe ia mori për editim këto dy albume jubilare, madje në rrezik të tij material!
Është ky, producenti Lulëzim Gagica, pronar i Produkcionit Muzikor “Mr.Bini” nga Gjilani, i cili është njeri i njohur për kultivimin e vlerave muzikore dhe qëndrimin besnik ndaj këngës tradicionale shqiptare.
Produkcioni Muzikor “Mr. Bini” , këto ditë editoi dhe publikoi dopio-albumin e këngëtarit Demir Krasniqi, duke i botuar ato në dy CD të pa ndara!
Në albumin e parë të këtij jubileu, Demir Krasniqi për adhuruesit e vet, ka zgjedhur këto këngë, si vijon:
KUSHTRIMI I SKËNDERBEUT – Këngë kjo, me të cilën Demir Krasniqi e filloi karrierën e vet prej këngëtari, në vitin 1968. Kjo këngë e autorit gjakovar,Zekeria Çarkaxhiut, atë botë shënonte Jubileun e 500- vjetorit të vdekjes së trimit tonë legjendar dhe heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.
Sivjet, po kjo këngë shënon 540-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe 40- vjetorin e këngës dhe të krijimtarisë muzikore të Demir Krasniqit.
LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT – Është këngë e kompozuar nga Demir Krasniqi nën tekstin e poetit Zenel Gashi dhe e kënduar me rastin e jubileut të 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sivjet, kjo këngë shënon 130 – vjetorin e Lidhjes dhe 40- vjetorin e këngëtarit – autorit të saj.
BASHKIMI I MANASTIRIT – Është kënga vijuese e këtij albumi, të cilën Demir Krasniqi e ka kompozuar nën tekstin e Prof.Dr.Reshat Nexhipit, nga Manastiri, enkas për jubileun e 100-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe, të mbajtur në Manastir prej 14-22 nëntor 1908. Me këtë këngë është prezantuar solistja gjilanase,Sirie Gagica, në manifestimin e 99-vjetorit të këtij Kongresi , në Manastir, më 2007.
KOSOVA – NUSE ME KURORË – Është këngë e krijuar me tekst e melodi nga autori Demir Krasniqi, i cili është edhe interpretues i saj. Kënga i kushtohet aktit solemn të shpalljes së Kosovës – shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Është interpretuar në sheshin e Gjilanit, më 17 Shkurt 2008.
FLAKA E JANARIT – Është kompozim solemn , i krijuar me tekst e melodi nga autori Demir Krasniqi, enkas për Manifestimin tradicional “Flaka e janarit” që u mbajt për të 17-tën herë në Gjilan. Këtë këngë, të cilën publiku gjilanas e quajti:”HIMNI I FLAKËS SË JANARIT”, e kanë interpretuar gjithsejtë  12 këngëtarë e këngëtare gjilanase, në formë të korit.
ZIJAH SHEMSIU – Është një përkushtim ndaj dëshmorit të popullit, të cilën e ka thurë e kompozuar vet autori Demir Krasniqi.
FATMIR IBISHI – Është njëra ndër këngët e shumta të cilat Demiri ua ka përkushtuar dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të kombit. Fatmir Ibishi, i lindur në fshatin Uglar, afër Gjilanit, është dëshmori i parë i luftës së UÇPMB-së, i cili ra heroikisht në Grykën e Konçulit. Këtë këngë me orkestrim të kombinuar folklorik, autori Demir Krasniqi e këndon në duet me rapsodin Xhemajl Berisha.
RAFET ISUFI – TRIMI I GJYRISHECIT – Gjithashtu është një përkushtim për dëshmorin e kombit, për të cilin tekstin, melodinë dhe interpretimin e ka realizuar vet autori.
KUR SHKOVA NË MANASTIR – Është njëra ndër këngët më të përsosura nga opusi krijues i Demir Krasniqit,i cili është autor i dyfishtë dhe interpreto i kësaj kënge, të cilën e kishte krijuar kah mesi i viteve të 90-ta, me rastin kur për herë të parë ishte mysafir në qytetin e Manastirit. Këtë këngë, më herët e kanë huazuar edhe këngëtarët:Salim Arifi nga Kumanova dhe një këngëtare tjetër nga rrethi i Pejës.
DERVISH SHAQA E DEMUSH NEZIRI – Është njëri ndër përkushtimet më të bukura, të cilat Demiri ua ka kushtuar legjendave të këngëve shqiptare, gjithandej trojeve etnike shqiptare. Këtë këngë, Demiri e ka kompozuar enkas për Festivalin e Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, të mbajtur për herë të parë në Deçan, në vitin 2005, e që iu kushtohet këtyre dy rapsodëve. Edhe këtë këngë, me orkestrim të kombinuar folklorik, autori e ka kënduar së bashku me rapsodin Xhemajl Berisha.
JU PËRSHËNDETË KËNGA E RAPSODËVE T’ GJILANIT – Është një përkushtim, përmes të cilit autori i dyfishtë Demir Krasniqi, i ka kënduar festës së Vitit të Ri-2007, përmes grupit të rapsodëve gjilanas. Kënga ka një mesazh të qartë për festën, bashkatdhetarët dhe mërgimtarët tanë kudo që janë nëpër botë, se ata asnjëherë nuk duhet ta lënë pas dore këngën tonë rapsodike, nga se ajo është ruajtur me mund e sakrifica nëpër shumë shekuj të zi të së kaluarës sonë historike!
Me këtë këngë, madje edhe Radio Televizioni i Kosovës, e pat hapur programin kulturor-festiv për Vitin e Ri – 2007.
GËZUAR VITIN E RI – Është kënga përmbyllëse e këtij albumi, e thurur dhe e kompozuar nga Demir Krasniqi, enkas për festën e Vitit të Ri. Në te përshkruhet atmosfera festive autoktone kudo nëpër familjet tona. Autori, kishte hulumtuar thesarin e begatshëm të folklorit tonë burimor, por askund nuk kishte hasur se ekziston ndonjë këngë që i kushtohet festës së Vitit të Ri, me përjashtim të disa këngëve shkollore për fëmijë! Andaj, edhe kjo këngë është një plotësim i një vakumi të këngëve tona festive.
Albumi i dytë jubilar i 40-vjetorit të këngës dhe të krijimtarisë së Demir Krasniqit, është i sajuar ekskluzivisht me këngët më të zgjedhura dhe më të admiruara nga tradita jonë popullore. Të gjitha janë përcjellë me orkestrim origjinal burimor – folklorik.
Në këtë album, janë incizuar këngët si vijon:
KËNGA E REXHËS – Njëra ndër elegjitë tona më tragjike familjare, që këndohet dhe dëgjohet me ëndje kudo ndër shqiptar.
KËNGA E MINIRES – Gjithashtu është njëra prej elegjive tona më të njohura familjare, e cila i këndon fatit tragjik të një vajze shqiptare, e cila mu në lulen e rinisë, sëmuret rënd nga tuberkulozi dhe në pamundësi që të gjejë shërim, i mbyllë sytë duke u ndarë përgjithmonë nga prindërit, nga librat, fletoret, çanta, shkolla, profesorët, shokët dhe shoqet e saj.
KËNGA E SYLEJMAN IBRAHIMIT – Është njëra ndër elegjitë më të njohura në trojet shqiptare, e cila i këndon vrasjes tragjike të një të riu, diku në Rrafshin e Dukagjinit. Etja për të jetuar jetën, familjen, punën, pranverën, Sylejmanin nuk e le t’ i mbyll sytë, pa ia lënë amanetin e fundit nënës së vet:”Që t’ ia marojnë një varr të gjerë me dy penxhere, me shpresë se do t’ i shoh lulet e pranverës, shokët duke prashitur në ara, duke korrur, duke kositur e kështu me radhë!
SHKOJNË VAPORAT RRETHIT DETIT – Është njëra ndër këngët më tipike të persekutimeve historike te të rinjve shqiptarë, të cilët i mobilizonin me dhunë dhe i çonin nëpër frontet e luftërave anë e kënd Ballkanit, Anadollit, Egjiptit, madje deri në Jemenin e largët, ku bënin “asqerllëk” nga 12 vjet!
KËNGA E AVDIS – Është njëri ndër vajtimet më të rrëqethshme ndër këngët tona. Janë vetëm disa vargje të shkëputura nga “Lahuta e Malcisë” e autorit At Gjergj Fishta, i cili iu këndon masakrave dhe gjenocidit serbo-malazias mbi shqiptarët e pambrojtur në trojet e veta etnike, e aq më tragjike, kur ata dinin të masakrojnë edhe djem të hasretit, të mbyllnin shtëpi dhe të grabisnin gjithçka gjenin përpara!
KËNGA E BYLBYLIT – Është njëri ndër përkushtimet tona të rralla popullore, përmes së cilës, këngëtari dhe krijuesi anonim popullor, i këndon robërisë në kafaz, pleqërisë së pamëshirshme dhe mallit të madh ndaj shoqërisë, verbërimit, zbardhjes së flokëve dhe dëshirës së fundit për të kënduar në liri, madje qoftë edhe në një therë!…
KËNGA E VELIS – Është një përkushtim elegjiak shoqëror, ku shokët vajtojnë për kolegun e tyre – këngëtar, i cili ndahet herët nga jeta, duke i lënë prindërit,vëllain,motrën, gruan, fëmijët, shokët dhe sharkinë me të cilën i argëtonte rrethin dhe shoqërinë!
KËNGA E MUSA ISUFIT – Është një këngë elegjiake për të cilën tekstin e ka thurur Qamili i Vogël, diku në vitet e 60-ta. Në të vërtetë, këtu bëhet fjalë për një tragjedi të rënd familjare që ka ndodhur në fshatin Miratoc të Preshevës, ku një baba që kishte të vetmin djalë – Musën dhe shtatë vajza, në moshën më të re, ia vret rrufeja duke shkuar tek ara, ku po punon morat e tij, për t’ ua çua drekën!
KËNGA E HANËS – Është gjithashtu një elegji që i këndon një ngjarje tragjike familjare, ku Hanës i vdes nëna që në moshë të re dhe mbetet nën përkujdesjen e vetme të babait, i cili e rritë të vetmen vajzë plotë 12 vjet, pa nënë! Në ditën e martesës së Hanës, deri sa po afroheshin dasmorët në oborr për ta marrë nuse Hanën, ajo duke ia kërkuar hallalin babait dhe duke menduar se si e ka rritur babai, si po e le të vetëm në shtëpi – i bie pika në zemër dhe vdes ende pa hipur në qerren e nusërisë së saj!
KËNGA E ÇANAK KALASË – Është një këngë shumë e njohur në popullin tonë, e cila i dedikohet kohës kur të rinjtë shqiptar mobilizoheshin me dhunë për t’i shërbyer ushtrisë osmane, madje ata i çonin kudo nëpër fronte të luftërave, pa asnjë pikë mëshire! Çanak Kalaja është një qytet turk në Anadoll, ku humben jetën shumë të rinj shqiptarë duke luftuar për interesat e osmanlinjve. Kjo këngë këndohet edhe në gjuhën turke, por më tepër këndohet nëpër trojet etnike shqiptare të cilat ndër shekuj kanë jetuar nën sundimin otoman.
KËNGA E HAKI LIMANIT – Është një përkushtim elegjiak që i kushtohet vdekjes tragjike të mësuesit , atdhetarit, patriotit dhe poetit Haki Limani nga Presheva, të cilin UDB-ja serbo-jugosllave ia mori jetën mizorisht, duke e shkelur me veturë mu në trotuarin e sheshit të Prishtinës, para Hotelit “Grand”! Tekstin dhe melodinë e kësaj kënge e ka thurur , kompozuar dhe kënduar Qamili i Vogël, në vitet e 60-ta, por tani e ripërtëriu dhe ri incizoi sërish Demir Krasniqi.
Për adhuruesit besnik të këngës dhe të zërit të Demir Krasniqit, këto dy albume që janë të pandara, paraqesin një plotësim dëshirash dhe një pasurim të vërtetë të diskografisë dhe melografisë shqiptare.

Gjilan, korrik 2008.                            Shaban CAKOLLI