Archive for the LETËRSI Category

TAKIMI LETRAR NË KOBLENC TË GJERMANISË

Posted in LETËRSI on Maj 6, 2009 by cakolli

Alma Papamihali: Poeti Hasan Qyqalla në promoviminin e “Prekjes së ëndrrës”
Tuesday, 05-05-2009, 11:10pm (GMT+1)

Alma Papamihali - Hasan Qyqalla
Alma Papamihali – Hasan Qyqalla

Takimi i dytë letrar në Koblenz të Gjermanisë, në kuadrin e Pavarsisë së Kosovës.

Poeti Hasan Qyqalla në promoviminin e “Prekjes së ëndrrës”

Nga Alma Papamihali

Ditën e shtunë të kësaj fundjave, më 2 Maj, shqiptarë me banim në Gjermani, por edhe bashkëvendas me banim në shtete të tjera, kishin udhetuar qindra kilomentra për të qënë të pranishëm në takimin e dytë të Koblenzit, tashmë shndërruar në një traditë artistike-kulturore.Takimi i dytë organizohej ashtu si edhe vitin e kaluar nga organizata e Stubllës në bashkëpunim me Shoqatën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Gjermani.Në programin e këtij takimi morën pjesë me qindra dashamirës të letërsisë dhe të librit në veçanti, duke deshmuar edhe një herë që sado larg vendit, nëse duam të arrijmë diçka, ne mundemi.

Në renditjen e programit ishte prezantimi i një filmi dokumentar, promovim librash, si dhe në fund të tij një konkurs poetik, zhvilluar mes kolegësh poete.Pasditja letrare nisi me himnin kombëtar dhe atë të shtetit më të ri në botë…himnin e Kosovës.Më pas u përshëndet edhe njëherë viti i parë i Pavarsisë së Kosovës, pranimi i Shqipërsisë në Nato, si dhe aplikimi i hyrjes së saj në BE.

Takimi i tërhoqi pa masë të gjithë të pranishmit në sallë, me paraqitjen e filmit dokumentar të përgatitur nga arsimtari Sejdi Gashi, ndihmuar nga nxënësit e tij.Në këtë film dokumentar me titull – Pavarsia e Kosovës, autori kishte shpalosur fakte dhe ngjarje nëpërmjet fotosh, që kishin të bënin që me përpjekjet e Kosovës për Pavarsi, që nga dhjetra vite të kaluara e deri në ditët e sotmë.Filmi solli ngjarje të dhimbshme, që kishin të bënin me dëbimin e shqiptarëve të Kosovës nga trojet e veta, me masaktrat e luftës dhe viktimat e saj. Por së fundi ishte një mbyllje optimiste, ku shprehja Bac u kry, lexohej në sytë e çdo shqiptari dhe flamuri kuq e zi, valëvitej tashmë i lirë në trojet e shtetit më të ri shqiptar.Pas duartokitjesh të shumta fjalën përshëndetëse e morën të ftuar dhe pjesmarrës të këtij takimi, siç ishin…z. Naser Halili – sekretar i shoqartës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve…i cili përgëzoi në emër të shoqatës edhe njëherë organizatorët, si dhe në veçanti librin më të ri që do promovohej, atë të poetit të njohur, z.. Hasan Qyqalla.

Sejdi Gashi
Sejdi Gashi

Më pas përshëndetën edhe të ftuarit. përfaqësues të PDK-së, z. Sadri Lata si dhe i Lidhjes demokratike, z. Ejup Shala.Mes të tjerësh e mori fjalën edhe kryetari i shoqatës Stublla i cili z. Nikollë Gjoni, i cili për të dytin vit rresht ka dhënë kontributin kryesor në mbarëvajtjen e këtij takimi, duke mundësuar sallën si dhe kushte optimale për pjesmarrësit.

Më pas takimi letrar, vazhdoi me pikën më të lartë të tij, me atë të promovimit të librit të ri me poezi

; “Prekja e ëndrrës” të autorit Hasan Qyqalla, i cili vjen si vepra e tretë letrare pas dy librave të tjerë të autorit, gjithashtu me poezi “Dua të vdes shqip” 2004 dhe “Rob i Lirisë” 2007.
Një libër ky me vlera të larta letrare, për të cilin foli edhe me gjerë z. Dibran Demaku. Ai u ndal në vlerat letrare tl këtyre poezive, por edhe në tematikën e larmishme. Autori vërtetë ka prekur ëndrën më së fundi, duke e parë Kosovën e tij të pavarur, por kjo ëndërr ende ska përfunduar për të, derisa të prekë dhe Çamërinë e lirë.

Më pas nga publiku, u duartorkitën leximi i disa poezive prej librit i cili u mirëprit me shumë dashamirësi.Në pikën e tij të tretë ky takim letrar vazhdoi me një konkurs letrar, ku poetë morën pjesë me poezitë e tyre më të reja.

Juria e përbërë nga Gazetari dhe Poeti Sarë Gjergji i ardhur enkas për këtë takim, anëtari i Lidhjes së Shkrimtarëve, si dhe piktori Asllan Dibrani, si dhe z. Sadri Lata, dëgjuan me vëmendje poezitë pjesmarrëse të autorëve…Kastriot Ferizi, Seveme Preteni, Dibran Demaku, Alma Papamihali, Sadik Krasniqi, Pal Sokoli etj. Ndër të tjera ishte interesante edhe pjesmarrja e autores gjermane, Heike Schëlman. Pas nje bisedimi disa minutësh mes anëtareve të jurisë, ata dhanë me shumë vështirësi emrat e fituesve të çmimeve

“Pavarsia e Kosovës”
Me çmimin e publikut u vlerësuan poeti Kastriot Ferizi si dhe poetja gjermane Heike Schëlman.

Me çmim të tretë poeti Pal Sokoli . Me çmim të dytë poetja Seveme Preteni, e cila interpretoi dy poezi per pavarsinë e Kosovës.Me çmim të parë, u vlerësuar poetja Alma Papamihali, me poezinë

“Gjuhë shqipe kam me vete”
Pas ndarjes së disa çmimeve simbolike fituesve të konkursit…atmosfera vazhdoi edhe me disa recitime, nga z. Naser Halili si dhe nje vogelush
shqiptar. Publiku pati mundesine të ketë në duar librin e autorit Hasan Qyqalla me nenshkrimin e vetë autorit.Në mbyllje të takimit disa minuta ju përkushtuan edhe fotografive mes miqsh dhe poetësh, duke shprehur dëshirën e mirë, për të qënë pjesmarrës të takimeve të tjera me tematikë letrare dhe kulturore.

Pjesmarres ne takim
Pjesmarres ne takim
Publiku
Publiku

Dibran Demaku
Dibran Demaku
Hasan Qyqalla
Hasan Qyqalla
Naser Halili
Naser Halili
Hasan Qyqalla
Hasan Qyqalla
Juria - Sare Gjergji - Asllan Dibrani - Sadri Lataþ
Juria – Sare Gjergji – Asllan Dibrani – Sadri Lata

Heike Schölman - autorja gjermane‏
Heike Schölman – autorja gjermane‏
Kastriot Ferzi
Kastriot Ferizi
Pal Sokoliþ
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sadik Krasniqi
Sare Gjergji
Sare Gjergji
Juria
Juria

Cmimi i publikut - Heike Schölman
Cmimi i publikut – Heike Schölman
Seveme Preteniþ
Seveme Preteni
Advertisements

IBRAHIM IBISHI-DUA TË JESH HËNË POETI

Posted in LETËRSI on Janar 11, 2009 by cakolli

DUA TË JESH HËNË POETI

Dua

Të jesh hënë poeti

Zjarr dhe qetësi

Në të njëjtën kohë

Dhe dramë e këngë

Të jesh kur ke vetmi

Dua

Të jesh zog perëndie

Që fluturon qiellit tim

Dhe gjëmë e këngë të jesh

Një ditë kur t’ikin ëndrrat

Të kthehesh të tregosh

Se je hënë poeti

Me kurorë xhevahiri – mbretëreshë

Dua

Zog i këtij qielli të jesh

Me plot shpresë në cicërrimë

Fashë drite e zvërdheme

Të shkëlqesh

Tek lëshohesh mbi dritaren time

Në mesnatë

Hënë dhe zjarr poeti

Të shkëlqesh e të jesh

ROMANCË PËR TY DHE MËNGJESIN ME SHI

Nga veranda e Agoras

Përjetoj përpëlitjen e shiut

Mbi gjethurinë e blinit

Dhe flokun tënd

Të ngatërruar me copat e gjumit

E shoh të gështenjtë të përgjumur

( Nëse do të jesh i lumtur thonë

Sajo një përrallë për të dashuren

Që ende fle e patrazuar

Në shtrat princeshe

Dhe vrojto detin e mërzitur

Nga puthjet e pikëlave të imta

E kaçurrelat e saj

Merri në gishtërinjt që të dridhen

Dridhen

Dridhen )

Prej këndej mundohem të të gjej

Në një bredhëritje të përhanshme

Dhomave të pallatit përballë

E nuk të gjej nuk të gjej

E nuk të shoh nuk të shoh nuk të shoh

E patjetër diku je ti

E unë dëshiroj të të shoh të të shoh

Kaçurrelat t’i përkëdhel nëpër shi

Nëpër shi nëpër shi

PRIT NJË HERË SA T’DEL VASHA

Hënë o hënë hënë hirushe

Në mesnatë prit e prit

Vonë kur ëndrra psherëtinë

Prit sa t’del vasha n’dritare

Sa t’del djali me violinë

Rri mbi kopshtin e përgjumur

Plot aromë jorgovani

L’sho fenerin në çardak

Puqi buzët engjëllore

Shfryje afshin mbi zambak

E dikur në fund të ëndrrës

Fshihe syrin në buzë mali

Hije e verdhë sa t’zgjatë nata

N’zemër t’djalit lulja e jetës

Trëndafil me gjemba ari

DIMËR SHIGJETARËSH

Nga mansarda që nuk e kam

Thith cigaren

Pastaj me tymin nëpër pullaze hidhem

Si galat kur krrokasin n’acar

E poshtë nipi në dhomën e prindërve

Kërkon diçka që emrin ende nuk ia di

Qan nga i’here

Me gjuhën time që s’e mbaj në mend

Sikur më thotë: gjysh unë e ti u lindëm sivjet

Pak ditë para vitit të ri

Në dhjetorin e ardhshëm

Do  të mbushim një shekull të zbrazët

Ndërsa unë përkëdhel mjekrën

Dhe me tymin e cigares udhëtoj

Hidhem nëpër ëndrra si bandill i vetmuar

Herë qaj si Erjoni

Herë si galat krrokat mbi pullaze

Në këtë dimër shigjetarësh

Një shekull nis e nuk mbaron kurrë

KUR TI FLE

Fle fle fle

Fle fle fle

Ti tashti fle

Fle fle fle

Dhe një nënqeshje në cep buze

Të miklon ëndërrën e pafund

E tashti ti fle

Fle e fle e fle

Unë engjëlli mbrojtës jam

I flokut të shkujdesur

Që ëndërron

E tashti ti fle

ËNDËRR NË BREG LUMI

Ti je romancë e lehtë

Që rrëshqet mbi valët e bardha

Në ditë vere me shi blerosh

Në këngën e dehur

Ti je akord i dhembshëm

Që tingëllon me jehonë

Ti je kaçurrel mbi çerpik

Ti je flutur në shi

Ti je aromë portokalli

Ti je vesë mbi trëndafil

Ti je puhizë në krahë bilbili

Ti je violinë jevgu në ekstazë

Ti je shkumë e bardhë mbi valë deti

Ti je çdo gjë që është e bukur

Si ta zëmë

Diell i fërguar në vaj mandarine

Pas bjeshkës së fundit

Në horizont

Dhe shushurimë vale në mesditë

Ti je pulëbardhë përralle

Dhe sirenë flokëverdhë

Me trup peshku

Ti je çdo gjë që magjepsë

Ti je lamtumirë e ndjeshme

Që lëngon

Ti je ëndrra ime

Në breg lumi tek pushon

KËNGË PËR SHEMIN

Sot vendlindjen e pashë

Vëllaun tim me dhe tek e mbulon

E çka mund të bëja

Unë kundër vdekjes

E çka mund tu thosha nipërve

Për babanë e tyre

Me gjithë atë barrë dergje

Në bebëzat prej qelqi

U thashë: Do ta këput xhaxhai

Një copë qielli dhe do të vrapoj

Anembanë fushave me luledhembje

Deri në amshimin e dehur

Tapë do të bëhem me kupën e helmit

Akoma më i vetmuar do të kthehem

Tek ju

E ju, u thashë, do ta kërkoni shpëtimtarin

Në rrebesh shiu e breshëri do të hasni

Nëpër ortekët e fundit në skaj bote

Do ta kërkoni

Dhe do ta gjeni një ditë

Rrugës nëpër ëndrra somnabulësh

Kur të tjerët baba do t’u thërrasin

PËRTEJ MASKE

Ata që na i futën thikat

Na i dhuruan edhe maskat

Dhe ne ta zëmë frymën tonë i vumë

Kur na i dërguan këto lodra ferri

Të fshihemi bukur na mësuan

E kur të dalim nga terri

Qyqe të bëhemi përgjithmonë

Kur e vë maskën në fytyrë

Ti e do një tjetër emër

Një tjetër gjini lakmon

Dhe një liri që të tjerëve u mungon

PËRTEJ MASKE

Ata që na i futën thikat

Na i dhuruan edhe maskat

Dhe ne ta zëmë frymën tonë i vumë

Kur na i dërguan këto lodra ferri

Të fshihemi bukur na mësuan

E kur të dalim nga terri

Qyqe të bëhemi përgjithmonë

Kur e vë maskën në fytyrë

Ti e do një tjetër emër

Një tjetër gjini lakmon

Dhe një liri që të tjerëve u mungon

KTHIMI

Dhe ti erdhe një natë

Kur ëndërrën më kulloti

Njëbrirëshi i përrallës

Dhe më the se zogjtë fluturojnë

Vetëm në vjeshtë e pranverë

E unë ikjes desh i besova

Kur u nise të shtegtoje me djallin

Nëpër arat me luledielli

Dhe ti erdhe një natë

Kur shi i dashurisë po sitej

Mbi çerpikë

Ti erdhe një natë

Bredhjen time të lodhur të më kujtoje

Nëpër ëndrra të egra

Të më ktheje në shtëpi

Një ditë apo një natë

Ti erdhe

Dhe ta dish s’ka aspak rëndësi

Cila ditë apo natë rrinte zgjuar

Në fushën e verdhë të kalendarit

Dhe unë nuk të prita në dritare

Andej nga shtegtojnë zogjtë e mallëngjimit

Të prita aty prej nga je nisur

Mu në ëndrrën e përjetshme

DHE PËRSËRI IKJA

Çdo gjë që ikë

Nuk është erë shiu

As moshë e dergjur thinjash

Mund të mos jetë viktima

Me vrasësin në vrap pas saj

Ajo që ikë

Me shpirtin maje qime floku

Si erë a si përftim pikëllimi

Shumë leht ti mund të jesh

Ajo që ikë

Dhe dikush që lëngon

Në shtratin e dergjes – për ty

Mund të jem unë ai që të përcjell

Tek ikë me trenin e fundit

Se nuk mund të jesh pranverë

Që shkon e kthehet

Pastaj perdja bie si në teatër

Dhe ikja bëhet pastaj ikje gjigante

Përgjithmonë
u1_ibrahimibishi1

PËRZGJEDHJE KRIJUESISH

Posted in LETËRSI on Nëntor 30, 2008 by cakolli

BLOGU IM DO TË MBETEJ I ERRËSUAR SIKUR TË MË MUNGONTE KY SHKRIM NGA  FATMIR TERZIU

Fatmir Terziu
NJË ZË LARTËSOHET MAGJISHËM

(Kushtuar legjendës shqiptare: Tefta Tashko Koço)

Aty pranvera ka gjetur strehë
Aty rinia ka mbetur buzëqeshur
Aty muzika dhe kënga marrin vlerë
Aty talenti mbeti ndezur!

Një zë që lartësohet magjishëm
Në imagjinaren rrugëtuese të këngës
Përshkon tejskajshëm jetën
Me motivin e saj jashtë brengës.

Një simbol që mbeti Meshë e muzikës
Nga breza dashamirës që e mbajnë gjallë
Një lajtmotiv legjende që sfidon ecjen e kohës
Zëri i Teftës, i veçantë, tipik dhe i rradhë!

Në labirinthet e historisë, shkëlqen nuri i saj mbi foto
Kënga e saj kumbon ende rrjedhshëm
Pentagrami krenohet me emrin; Tefta Tashko Koço;
Që t’u flasë brezave të sotëm dhe të nesërm.

Aty pranvera ka gjetur strehë
Aty rinia ka mbetur buzëqeshur
Aty muzika dhe kënga marrin vlerë
Aty talenti mbeti ndezur!

Një vepër që dita-ditës i shtohen vlerat
Kur këngën e saj e dëgjon me ëndje
Që mbetet e tillë për të gjithë brezat
Ngjizur tek ai Zë që kurrë s’ka vdekje!

NËNA

Natën e kalova maleve
lule mblodha fushave
në ullishte u ndodha pa gdhirë
të këpusë karakaften, lulen e mirë.

Era e bugaçes, simites së pjekur
Gjithë natën s’mu nda
Dy duar mbetën duke më përkëdhelur
Një zemër që digjej, mall.

Tani fshij sytë si i dehur
Ëndërrat më janë vrarë
Mësova se mbrëmë papandehur
Nënën e kisha pasur pranë.

ALFABETI I ECJES SË GJATË

Agimet na zgjuan
Bereqetin të korim ugareve, ku
Cicërimat e zogjve s’pushonin,
Çelnin lulet erëmira,
Dielli lëshohej pakursim,
Dhimbja harrohej
Era flakte tutje dhe sillte me nxitim
Ëmbëlsinë e nektarit të stinës, që
Flakëroi perëndimin, atë buzënatë
Garantoi ecjen tonë të gjatë
Gjuhën e zgjoi nga sepetet, sonduqet e Todhrit
Heshtjes i dha çmimin
Inatin na tha të flakim
Jetën të jetojmë ndryshe
Kalëruar mbi muzë të viteve
Lartësuar në piedestalin e Njeriut të Lirë
Llumit larguar
Mendimeve përhumbur
Ndryshimeve përshtatur
Njeri i një rruge plot nxitim
Orteqet e tmershme për të sfiduar
Pagëzuar në Tempullin e Jetës
Qarjen për të harruar
Rilindjen për të parë në sy
Rrugëve të nisura hershëm
Stacionuar në fletë historie
Shpëtuar nga zhdukja
Tani krenarë të dëshmojnë
Thellë në potencën jetike
Universi zbret firmos dëshminë
Vetvetiu na hapen krahët
Xixëllojnë lotët ndër sy.
Xhirimet sapo kanë filksuar këtë kolorit
Ylberi ngjyrat na ka falë
Zërat e jetës që të fiksojmë
Zhytur nga A-ja tek Zh-ja në këtë alfabet të ecjes së gjatë.

Manastir, 2006

PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR

E shihja përditë
Shkëlqente, përherë
Aty në atë rrugë
Aty në atë derë.

E shkruar me dorë
Dukshëm, me kujdes
Mbi kokë një kurorë
Në trup; vetëm Pesë.

Për çudi të gjithë aty shihnin
Mëngjeseve, drekave, darkave
Dhe dukej sikur e piketonin
Me “Pesë”-n e sfilatave.

Ajo ishte vetëm një pesë
Një numër si gjithë numrat
Mbi të s’kish kaluar një fshesë
Në ndryshk, mbytur thumbat.

Pesa e gozhduar në atë derë
Tashmë kish hyrë në histori
Dhe pse s’fliste për ndonjë vlerë
Dhe pse s’fliste për njeri.

Të vetmit vizitorë
“Pesa” kish tashmë përditë:
merimangat thurëse
e njerëzit, që ia ngulnin sytë.

Tani ajo pesë…
S’ishte më rrezatore
Kish ndodhur, per besë
Nga braktisja njërëzore.

Fatmir Terziu, gazetar, publicist, poet, prozator, skenarist, editor dhe regjisor filmi. Është i pranishëm në letrat shqipe në Shqipëri dhe më gjerë. Punën si gazetar e filloi që kur ishte student në gazetat e viteve 80-të, dhe e vazhdoi duke qenë Kryeredaktor i të Pavarurës “Fjala e Lirë”.
Që nga viti 2001  ndodhet me banim dhe studime në Mbretërinë e Bashkuar. Ka studiuar në London South Bank University pranë Faculty of Arts and Human Science dhe ka punuar po pranë këtij Universiteti në Departamentin e LRC-së (Widening Participation Unit). Eshtë në progres të studimeve të mëtejshme në Roehampton University në fushën e kultures, medias, politikes, gazetarise dhe film studimit.
Ka botuar vëllimin poetik “Mos Hesht” në vitin 2000, vëllimin me tregime “Djalli i Argadasit” me të cilin fitoi cmimin e tretë “Kadmus” në Greqi, vëllimin me poezi “Ecje ne Qelq” , vëllimin me tregime “Krokamat”
ELBASAN

Elbasan!
Aty ku dhimbja,
malli,
dashuria,

Pikëtakohen,
Refrenin e jetës për të nisur
Aty ku dy sy të qeshur
Modelojnë ëndërra, dëshira
Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur,
Bukurinë përrallore që ka natyra.

Kohën ke humbur shëtitoreve
Muajt, vitet të kanë shkarë
Gjuha ngatërruar auditoreve
Tani shqipja të duket “e vrarë”.

Shkon takon Kristoforidhin
Abetaren për t’ia parë
Dhe s’di ku t’a zësh fillin
Lotë nga sytë të kanë shkarë.

Ngre sytë vëzhgon dhe s’ngopesh
Ndërtime të reja anembanë
Pastaj duket se qetësohesh
Kur dhjetra miq të vijnë pranë.

Një këngë e moçme dëgjohet
Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin
Një tingull violine vjen e largohet
Je ndodhur pranë Myzyrit.

Elbasan!
Aty ku mijëra vetë turren
Të këpusin Karakaften,
Lulen e radhë
Aty ku zemrat kënaqen
Vetëm duke parë.

ATA DY SY TË KALTËR

Skllav i dy syve të kaltër kam mbetur
Hutohem, çoroditem kur shoh të kaltrën
Dheu kurrë s’ka për të më tretur
Nëse ata dy sy s’do më shohin në sy, të paktën.

Shkëlqimin e tyre atë ditë kur pashë
Vegim i përçudshëm më rrethoi
Në rrugë për turp gati s’rashë
Më iku qënësia, më tradhtoi.

Kaloj pranë detit në Verë
Përhumb në të kaltrën e tij
Shkëlqimin e atyre syve kërkoj të gjej
Mbetur fiksim që kur isha i ri.

Vitet kalojnë, rrudhat shtohen
Të kaltrën kam filluar të ngatërroj
Por ato dy sy s’më harrohen
Edhe pse e di se kurrë s’do ti shikoj.

FJALA

Fjalën e nxorën në rrugë lakuriq
Flokëngjyer, ngritur lart si iriq
S’lanë pa kopjuar pastaj modë
Kudo në Europë, në Botë.

Pastaj shëtitën të trullosur
U mbushën revista, gazeta
Fjala iu turr për t’i damkosur
Me fjalën s’bëhej shaka!

Fjala është fjalë vërtet
S’do intrigë, krenohet kur e mbron
O njeri i mirë, o poet
Fjala, ka kostumin e vet.

LONDËR

As mal, as kodër
Vetëm fushë
erë dhe pak vapë
shi që të bën çdo stinë dush
Londër.

Qëndër e botës, metropol që lëviz
Veriun, Jugun tërë Botën bashkon në një pikë
Aty mbi Tamiz.

Rrugë që tokës, nëntokës, qiellit, oqeanit
kapilarë u shtojnë çdo ditë
nisen e zbresin në Londër.

Aty ditët, muajt, vitet, shekujt
dëshmojnë historinë lirshëm librave, muzeumeve
qetësojnë të gjallë e të vdekur.

Aty edhe gjuha ime, mes dyqind të tjerave
Flitet në rrugë, në shkollë e komunitet
Londër, të falemi përjetë.

Unë një lëvizje digitale në këtë vrull
turrem t’i bashkohem ecjes së Kohës
Mirënjohje Londrës!

JËTË NË QELQ

Vërviten në ujë
Imitim oqeani, deti, liqeni, lumi
Pa dallgë, pa bujë
Jetë akuariumi.

Ushqim sa të mund
Zhytur nën qelq
Pa llucë në tubë
“S’heqin aspak keq”!

Jetë aquariumi,
Biznes me peshq
Ç’ka oqeani, deti, liqeni, lumi
T’a sheh syri nën qelq.

Mijëra sy takohen
Aty në çast mbi peshq
Dhe pse s’dinë të ankohen
Është jetë në qelq!

(Angli, 2007)   

KANUNI POETIK I RRUSTEM GECIT

Posted in LETËRSI on Nëntor 23, 2008 by cakolli

K  O  S  O  V  Ë S

Populli,  populli , është kala

Ai ndërton e shemb mynxyrë

Tokën  e  bukën po ia  shkele

Ai  me  d u a r   e  ngre  lirinë

Populli, populli është u r t i a

Mendja  e  tij  gjithë ndërton

Populli , populli  kur  flauton

Kush më bukur  nuk  këndon

G j e n i  e popullit është liria

Gjenia  e  tij  çdo herë krijon

Me të bukurën pemë të jetës

Ai  ecën   e   kurrë   s´ ndalon

Populli , populli ,  është kala

Ai ndërton e shemb mynxyrë

Tokën  e  bukën  po ia shkele

Ai  merr  pushkën   e   lufton

E M B L E M Ë

Unë jam ai  i dënuari

ai burgosuri, ai  trimi

ai i plagosuri  për liri

që një jetë të t ë r ë

isha  në luftë e beteja

Unë jam  ai   bandilli

ai shkruesi i  trakteve

ai ilegalisti i shkathët

ai që i  mbaja parullat

“ Kosova Republikë ”

Unë jam  ai  profesori

ai i  bukuri  i  rrugëve

ai  poeti   i  trazimeve

që me studentët trima

i ramë grusht armikut;

Unë jam  ai i dënuari

ai i bukuri  i  UÇK-së

ai piktori i  emblemës

ai, i dashuruari i lirisë!

T    R    E    P    Ç    A

Në Trepçë   është    palca    jonë

qenia që të ardhmen  ma  cakton

le  të çmenden  gjithë perenditë

Trepça Iliriane nuk më   mohon!

Në të dielat e  arit dhe t´argjendit

në të hënat e shiut  dhe  metaleve

u  vetlind  p l u m b i  dhe  zinku

dhe kristalet e bukura  të Trepçës

Hapeni ballinat e faqeve të tokës

të shihni  feldspathet,…manganin

në të reshurat…mes  vullkaneve

u   vetlind , Trepçën  dhe  Opali

Qahet  hëngjilli, floriri i  t o k ë s

qahet h u m u s i..a r g j i l i  blu

me gjunj të natës m´i  bien  tokës

qahen  pemët   për   degët  kërcu!..

Fol  gjuhë e  lashtë e  kësaj toke

Trepça   e  Kosovës prindin  e  di

Në Trepçë  Kosova  ka një emër

Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!

ZËRI PRESHEVËS

N g r i t e m i  të bashkohemi

Ngritemi  të   n d ë r t o j m ë

ngritemi  të bëjmë më shumë

Ngritemi se  jemi K o s o v ë

Si të jetojmë nën terr të huaj

nën   duart   e të përgjakurit

me  drejtësinë e  të padrejtit

me  shtetin  që më   n d j e k

Në këtë tokë  me  Preshevë

Unë kam varret e stërmoçme

të rënët  e  të gjitha kohrave

këngët  e  të gjitha  betejave

O  ti  që   flet   krejt  ndryshe

K o s o v ë   është   emri   im

Kosovë është   g j a k u   im

Kosovë  është Presheva, hej!…

——————————————-

Diell  o  shpirt nxito  pa h ë n ë

gjysmën  nëna  i  kam  m´ atanë      TRIMIT POPULL

Gjethet   gjakut  nuk  i   bien

Deri sa   të ketë diell  e  zot

Gjethet  gjakut  nuk   i   bien

Pa  u  tharë rrënja  në   tokë

Diell o diell, të keqen mëma

Natë është s´ ndrit as  hëna

Në këtë vend  sa  terri  vret

Vret   pusia   e   hyqmi  vret!

Kjo pushkë e bukur si  vajzë

ka  sytë të kaltërt  nën  qiell

Kjo pushkë e bukur si  vajzë

ka  emrin : Kosovë e  l i r ë!

Bëmë mars,.bëmë dhe prill

u mbush toka plot me  trima

O Kosovë , o  vend  me  a r

dora  dorës  i  jep   të mbarë

2  )

në burg kam burrin  edhe  djalin

në burg kam motrën dhe vëllain

Mbahu o mëmë, se ka mynxyrë

veç me  luftë bëhemi  të l i r ë

Edi  me   shokë thyen   burgun;

unë puth  babin, ti  puth  burrin

Gjethet   g j a k u t  nuk  i  bien

deri  sa   të ketë d i e l l  e  zot

gjethet   g j a k u t   nuk  i  bien

as   kur  z e m r a  qanë me  lot

Fol  Kosovë, Kosovë Dardane

Fol   K o s o v ë , o  zë f l o r i

që ta   f i t o j m ë   këtë   l i r i

bëmë shumë luftë të marrim ty!

A R T I  Y N Ë

Poeti   ynë,  populli

poezitë e tij  të para

i shkroi në gur, në dru

në rërën e butë të lumit

në fletët e dushkut të ri

në hënë e vendlindjes

Poezitë e poetit  popull

shkruar në faqe të gurit

edhe pas 2 mijë vjetësh

I  gjejmë në Tënovc

janë të lexueshme, dhe

m r e k u l l o j n ë ;

“Kroi, biri im , mos qaj

unë isha tek  ju, dhe ti

do vish  te unë ; por,

deri sa të vije ajo ditë

mos mbaj zi për mua

po jeto jetën tënde!..”

Kjo  poezi  e  bukur

e  poetit  popull

është nga Tërnovci

i Peonisë iliriote

Lulja e Manastirit

Jetojmë në të njëtën  kohë

nën  të njëjtin  qiell me  yje

ku  e  bukura  dhe  i  bukuri

dihatin me të njëjtën frymë

Jetojmë në të njëjtën kohë

ku  valë të ashpra  të jetës

thyhen  nëpër kundërthënie

dhe  shpërndahen  qyteteve

Jetojmë në të njëjtën kohë

me të njëjtën etje të shpirtit

ku koha  është krejt  pakëz

për  të   krijuar   më shumë

Jetojmë në të njëjtën kohë

Me të njëjtin gjak të kohës

Ku  l i d h ja  e  shkronjave

Ngre zërin  e  përbashkimit

PRITJA GJENIUT

Ku  është   fshehur  gjeniu

Ai   që   f l e t   si   populli

Ai  që qan  si  p o p u l l i

Ai  që di  të këndoj  si  ai

Ku  është fshehur  gjeniu

Pyesin n ë n a t,baballarët

Gratë e veja,fëmijët jetim

Pyetë e  gjithë K o s o v a

Ku  është fshehur  gjeniu

Ai më i  bukuri i këngëve

Ai më i bukuri i  betejave

Ai më i bukuri  i  fitoreve

Ku  është fshehur  gjeniu

Më i gjakshmi dhimbjeve

Pyetë vullneti  i  popullit

Pret   vullneti   i   popullit

ARVANITËT

Unë flas gjuhën  shqipe

i pat  thënë mikut të tij

Aristidh Kolia- Arvaniti

para se grekët ta vrisnin

Asgjë nuk  ka  mbaruar

më duhen  4 shekuj jetë

për  ta  kthyer mbarë, të

kaluarën tonë të shkelur

Nën këtë qiell g r e q i e

të të vërtetave përmbys

kërkoj borxhin  e gjakut

gjakun tim të ardhshëm

Homeri shkruante shqip

në shqipen e pellazgëve

unë vetë e  kam  lexuar

në pellazgjisht, Odisenë

Kulla e Martirit

Kryengritësit, Tahir Mehaj

Është ndal dielli mbi Prekaz

E  ka  vu   b u z ë n   në gaz

Në ´Drenicë s´hyhet  me sy

Tahir Meha vëzhgon n´dylbi

Ushtria  e  serbit po vjen zih

Vjen me  tanke  e  me ushtri

Duan të gjallë lirinë me lidh

Po qëndresa udhën s´ mbyll

Tahir  Meha   një   dardaniot

Pushka  ime  s´ flet  veç sot

Plumbi i tij  vret një Dodek

S´jepet kulla  unë pa vdekë

Plumbi dytë vret  një Millan

Vetë më hyri  ai  qen  nishan

Pikë e gjakut ku ka ra, pemë

e  tokës   kurrë s´ është tha!

2  )

Nebih Meha thërret Tahir

Të lumtë dora   o   im  bir

Vret T a h i r i dyzet armiq

Ne  në luftë nuk jemi të liq

Ka  dalë dielli   mbi  Prekaz

Tahir Meha po qesh  me  gaz

Babë e bir ngrehin një këngë

Babë e  bir vrasin një gjëmë

Të   lumtë   zemra   o  azgan

Kështu  luftohet   për  vatan

Ndal  o  serb   o  serbomadh

Kthehu prapa  nga  ke ardhë

Qysh   kur   ishte   pellazgjia

Unë jam (këtu) n´tokat e mia

Tahir  Meha  pushkën mbush

Zjarri e do të ketë pak prush!..

I burgosuri i idesë

Me   fuqinë   e  së vërtetës

dhe  të kundërtave të tjera

unë k ë r k o j  ndryshimin

përroin që dashuron lumin

I ndodhur  në këtë rrethim

goditem nga valë të ashpra

nga  përsëritjet   monotone

të zotërinjve  të prangave

Me  këtë mendim  që kam

gjerësia më vjen e ngushtë

thëllima më vjen  e  cekët

dhe   largësia   e   turbulltë

Sa  herë i  hyj ndryshimit

dhe të kundërtave  të tjera

duken të fortët e kësaj bote

tek  shtyjnë njëri  –  tetri

PLAGËT E NUSEVE

Atë natë në T o p p o n i c ë

vetëm  terri  ishte  me bollëk

ishte vranët, binte shi, ftohtë

ne ishim më të pambrojturat

( n u s e  sapo   të martuara)

burrat tanë ishin  ushtarë në

në Bosne, Kroaci  e Slloveni

Ne ishim nuse të reja,lehona

të bukura  dhe  shtatëzëna, të

pashme.Ujku berret i zgjedh

ajo  natë e  arrestit  u  shoftë

fshati  fqinj  neve na  dhunoi

njerëzit e tyre na poshtëruan

çdo gjë ndodhi  në mesnatë

ne s´ishim një,  as dy, por 33

n  u  s  e,… të   posamartuara

të bukura  s´i ka dashtë zoti

se  për  ato  plagë mbi nuset

edhe  mureve   u   vinte  keq

PIKAGJAKU

Ti që puth buzët e mia

që më josh e përqafon

ti je më e dashura ime

mbrëmja ime e  bukur

Ca pika  gjak në duar

ca  pika  gjak  në   gur

m´u dukën  të etshme

tek mbahesha për mur

I  plagosur   në betejë

unë ndjehesha i gjallë

për  m u r i  mbahesha

të mos   bie   në varr!

Nën atë qiell të grisur

me  eshkë e  me  uror

ca   pika  gjak  në  gur

me gjak u bënë flamur!

Ismail K a d a r e

Më i  thelli , më a f ë r t i

Më i  dituri ,  më   fisniku

Më gjeniu, më shpërthyesi

Më sublimi  dhe  më poeti

Mes  Eskilit  e  Shekspirit

I  dha  gjak  shqipes  sonë

Në mes Dantes e Borhesit

Më poeti  dhe  shkrimtari

Në mes yjeve i  vetmi  yll

Në mes  detit  dallga  vetë

Para Romës  e pas Romës

Iks  izmave i  vure gomën

I s m a i l  i plot imazheve

Ti  je   bëma  e  artit  tonë

Për  gjithë jetët ti do  jesh

Më gjeniu  i  kohës  sonë!

H I M N I  B L U

Ç´është ky flamur i huaj

në   direkun   e  shtëpisë

mos r r o t a  e  historisë

që unë duhet  ta  b a r t

Ç´është ky flamur i huaj

i  kujtoj  të vrarët  e  mi

të   vrarët   nëpër  beteja

të vrarët nëpër mërgime

Ç´është ky flamur i huaj

që unë   duhet   ta  bart

për hir të A h t i s a r i t

dhe k a r r o c ë s  së tij

Ç´është ky flamur i huaj

me  h y m ë n  e pa fjalë

është gjysëm  b e t e j a

për të vazhduar në fitore

RRINI KËTU

Rrini këtu mos u largoni

shumë   jemi  degëdisur

atdheu  shih s´i  po qanë

nuset  na  gjuajnë me lot

Rrini këtu mos u largoni

Mos  u  bëni  të t j e r ë

vendi  huaj  është i huaj

për  asgjë s´na bën nder

Rrini këtu mos u largoni

bota  huaj  s´ është flori

dheu i huaj flet ndryshe

ai  do   g j u h ë n   të tij

Rrini këtu mos u largoni

shumë   jemi   degëdisur

rrini këtu  mos u largoni

mërgimi  shtjenë me lot

Prushëza poetike

1  )

Në të drejtën   e   fjalës

arti s ‘ është gjithëfuqia

por shpalon  të vërtetën

dhimbjen   e  së ëmbles

2 )

Krejt    brenda   v e t e s

zemërimi  i  bie  daulles

trishtimi   i   bie  kitares

liria  një kënge  me  vaj

3 )

Plot  gjëra   e   gjësende

D i g j e n   në thëllimë

Në lumej  të a s h p ë r

Të ndjenjës  dhe sopirti

4  )

Në moshën  58  vjeçare

58  vjeç   kam   kujtesën

58   jeçe   i   kam  hallet

58  vjeç   kam   imazhin

5  )

Çasti  i  parë i krijimit

ishte  moment  sublim

që më mori  me  vete

Në të gjitha  proceset

6  )

E  puthura  më e   bukur

mbetet e puthura që qesh

e   puthura   që   kremton

e   puthura që e s h t o n

7  )

Qe  një natë me hënë

Kur unë ty  të prisnja

Kur ti mua  më prisnje

Kur ne përqafoheshim

8  )

Sa herë sisat i fshehi

në sisoret     e    mia

miqtë e mi m’i gjejnë

Dhe m’ i  duan shumë

9  )

Zemrës  që dashuron

Mos     i    kundërshto

Vendimeve    të    saja

Nuk  i   dilet   përpara

10 )

O  sy  i  bukur  i  jetës

t´i  që   sheh   gjithçka

tregomë ,  ç´ bëre   sot

me cilën të bukur ishe

11  )

Fati na  ka  zvogëluar

me  “bujtës”  të huaj

me“bujtës”gjithëfare

Me “bujtës”  të tjerë

12 )

Dhimbjet  e pazgjidhura

dhe vuajtjet  e pafjetura

nuk   sjellin  lajme  koti

po vlimet  e shpërthime

13  )

Poezia nuk di të jepet

as kur atë e përgjakin

Ose   e   nëpërkëmbin

Di k t a t u r a  të egra

14  )

Çdo  qytetar   i   yni

I  a f t ë dhe patriot

Ka  detyrë dhe nder

T´i dalë zot  atdheut

15 )

Hyr  në   qiellin  tim

në pemishtet  e mia

se këtu ka rënë vera

e  të   gjitha  frutave

16  )

Në brendi të pavetëdijes

ku  ngjizet  e  b u k u r a

e  ndieja  të magjishmen

dridhjen  e  barit në erë

17  )

Me skllevër  të shtypur

dhe  popuj   të shtypur

u  bënë vepra të mëdha

dhe vetëvrasje të mëdha

18 )

Njeri  i   k o h ë s  sime

eja  ta  njohim këtë jetë

ta  njohim   njëri-tjetrin

dhe  vuajtjet  mes  vete

U  D  H  Ë  T

Ngushticës   së   shpirtit

Shtyhen   aktorë tragjik

E kaluara  dhe  e sotmja

E ardhmja, koha pas saj

Në këtë shfaqje të jetës

Nxitojnë plot  n j e r ë z

Y j e  nga  më të rinjtë

Diej  nga   të mëdhenjë

Në hyrje të së vërtetës

Do të presim  në radhë

Bashkë me  veten tonë

Do presin  dhe të tjerët

Në këtë botë të pasur

S´hyhet  i  pa dashuruar

Ky është jetë – realiteti

Në ngushticën e sopirti

I  N  D  R  I  T  I

Lufta   bën  sikurse f l ë

plaga thotë varra s´më lë

keq  na  ndanë me  kufij

pa Kosovë,s´ka Shqipëri

Mbushe gojën o shqiptar

mbushe thirrje o  i  gjallë

mblidhi  fitoret  për   liri

thuaj botës jam Shqipëri

L u f t a   bën  sikurse  flë

plaga thotë varra s´më lë

dhimbja çahet do një zot

ditë e  bukur  qenka  sot

O  të   guximshmit  e  mi

fjalët  ia  dhashë këngës

që t´ua  sjellin  porosinë

bashkim  të   jetë fitorja

THIRRJET E EPOSIT

Me gojën e mbyllur nga frika

guximi  shndrrohet   në frikë

fjala  fshihet  mes  dhëmbëve

dhe qeshja kthehet në vuajtje

Me gojën e mbyllur nga frika

n d a l o n   edhe   pëshpëritja

gjelbërimi   i  fjalës   në letër

lulëzimi i këngëve  në vargje

Me gojën e mbyllur nga frika

nga  shtypja  e  terri  i  trashë

dhimbja  kthehet  në humbje

e  h u m b j a   në   poshtërim

Në këtë t h i r r j e  të eposit

Zëra të tërë vijnë nga baladat

që lirinë ta bëjmë më tamam

dhe të ardhmen më të bukur

Njeriu me bastun

Në këtë botë të jetueshme

plot janë gjërat  e  pafundme

fjalët  që ngrejmë mendimin

të puthurat  që   bëjnë dritë

Në   b e t e j a t   e   shtëpisë

ndodhë të kundërshtohemi

përpara i d e v e të k o h ë s

të pranojmë ose  refuzojmë

Në këtë botë me shumë kohë

dhe  me   p a m j e  gjithfare

pemë e  së bukurës r r i t e t

dhe  gjelbëron  sipas  vendit

Njeri  i  kohës sonë, l ë v i z

fjala  e  shkruar  shumë flet

ajo t r e g o n  të s o t m e n

dhe misteret  e  së ardhmes

ÇKA THA LIRIA

Zemrën e kam shëndoshë

po  trupin  në pesë pjesë

e v r o p a t    më   n d a n

më ndan  me   të pabesë

Kosovës  f l i t e t  shumë

se  bisedat  s ´ janë   mirë

l i r i n ë e  duam tamam

pa pranga  e  pa mynxyrë

Zemrën e kam shëndoshë

po  trupin  në pesë pjesë

më shumë se një shekull

jam  nën  degë të rrufesë!

B U B U L I N A

Jam vetëm  në stacion

ku askush  s´ më pret

trenat shkojnë e  vijnë

jashtë mendimet ikin

Në tërë këtë gjithnajë

“ jetime ”  kam  mbetë

mos më lë më vetëm

ku  askush s´ më pret

Me këtë shi të zemrës

kush  nuk   flet  o  zot

me këtë shi të zemrës

zemra   qan   me  l o t

LULEPJESHKA

Si pikat e shiut në verë

që reja  i bashkon, janë

dhe  të   puthurat  tona

që shpirti   i  dëshiron

Mos më pëlqe i dashur

se unë jam e dashuruar

thuamë s’i  do të bëhet

nëse  ne  mbetemi larg

Kraharori    më   digjet

zemra çfarë s’më thotë

mos më pëlqe i dashur

se pa  ty  nuk  rroj  dot

Mos më pëlqe i dashur

nën  këto  pika   s h i u

se  jam   e  pafuqishme

që ty   të kundërshtoj

Mos më pëlqe i dashur

se   u n ë   të   dashuroj

nën  këto  pika   s h i u

zemra çfarë s´më thotë!..

T R Ë N D Ë L I N A

Nata sonte më veç ka  rënë

unë mbështillem si  gjësend

dhe ëndërroj… mes  vetmisë

një diell  tjetër   të l i r i s ë

Dhembja ime s’ ka një fund

kupën  e  saj  me  se ta tund

dhimbja  ime rron tek  flaka

ajo  rrënjët  i   ka  tek  plaga

Zemra   diellin   e  dëshiron

dielli  zemrën   e  frymëzon

nata  sonte  v e ç ka   r ë n ë

unë mbështillem  si gjësend

S  H  P  R  E  S  A

Shpresa , a të kujtohet ty

ajo mbrëmje e Prishtinës

kur  unë e  ti  putheshim

lulet  të çelin  të bukura

Në ato vite të rinisë sonë

ne  nuk rrinim  duarkryq

e  shquanim  njëri-tjetrin

dhe praninë e pushtuesit

Shpresa, a e mban mend

atë takimin në Prishtinë

se në ato  vite  të rënda

ne  këndonim së bashku

I   H  U  A J  I

Të dielën, të hënën

I  “bardhi”  ish  i  zi

Të hënën, të dielën

Një shi puth një shi!

Dardani   e   Monika

“Romeo   e  Zhulietë”

Monika   e  Dardani,

Drama  ishin  v e t ë

Liqenit  të Gjenevës

Dallga-dallgën  tund

Mbi  varkë të liqenit

Putheshin   pa  fund!

Të dielën , të hënën

S h i t ë s i  ishte i ri

Pas luleve e banakut

Monika s´ishte e tij!

Qyteteve të Evropës

“Biznesi” s´ ka kufij

Kulmet   a r r i h e n

Por  drama  përmbi!..

G J I L A N I T

poetit, Rexhep Elmazit

I  vetëm, i   vetëm

si një qytet në shi

vrasësi    të   vrau

tek  v a r g u  i  ri!…

Gjilanit  në këngë

më i  m i r i  djalë

Gjilanin  e   deshe

në Gjilan të vranë!

Zemra tha  paguan

kënga do të mbesë;

të vranë e të shanë,

të shanë e të vranë!

Gjilanit  në këngë

më i  m i r i  djalë

Gjilanin  e   deshe,

në Gjilan të vranë!…

G j i l a n, 1980

S H Q I P T A R Ë T

Nëse luftën nuk na  e  pranojnë

shqiptar, bërtit  me sa fuqi ke

në dhomë, në banjo, në balkon

nëpër shtëpitë tuaja  të bukura

nëpër   trotuare , nëpër  shkolla

bërtit   tek    të   mbjellat  tuaja

bërtit në rrugë,  para  pallateve

nëpër qytete dhe fshatra, bërtit,

bërtit , me  sa f u q i   ke, që të

dëgjojë toka e qielli, bërtit çdo

kund ka shtypje, çdo kund  ku

ka pushtim,Kosovë,bëhu e lirë

dhe ngritu të dëgjojnë të rënët

se  këtu  jemi! Dhe gjallë jemi!

KËNGË PËR LIRI

Të gjitha  kohëve  gjak  u  dhamë

në fushë të betejës e punë të rëndë

gjak dhamë për  tokë e  për qiell

gjak dhamë që të rrojmë më mirë

Të gjitha  kohëve  gjak  u dhamë

që l i r i n ë   ta   kemi më tamam

me të drejta  të njohura dhe liu1_rrustemgeci1-1gje

Të gjitha  kohëve gjak  u  dhamë

në Trojën e parë Trojën  e  vranë

në Trojën  e  dytë Trojën e ndanë

në Trojën  e  tretë turqit  na  ranë

të gjitha kohëve gjak u dhamë,në

fushë të betejës  e punë të rëndë

Rrustem Geci – Dortmund   / nëntor, 2008

poezi satirike-letersi

Posted in LETËRSI on Nëntor 17, 2008 by cakolli
Pergjigju me citimCitim

“LIVADHIN E SHKRETË E KULLOSIN KUAJT E VERDHË!”

N’ Kosovën e lirë, plot fukarallëk,

Probleme aktuale kemi me bollëk !

Duke i falur Zotit dhe “Demokracisë”-

Ato çdo ditë shtohen mbi supet e njerëzisë !

Kosova është shndërruar – n’ “Poligon kolektiv,

Për eksperimente me njerëzit primitiv !”

Kështu ka pas thënë , gjyshi im i ndjerë:

“Livadhin e shkretë e kullosin kuajt e verdhë !”

Sa ta  pish  një kafe, me mik, a bashkëfshatarë –

Atë , ta zënë në fyt – 15 lypsarë !…

Njëri lypë për bukë – tjetri për ilaçe ,

I treti për drogë – i katërti për helaçe !…

Të vuajturit, të sëmurët seç kërkojnë shërim,

Për t’ ikur nga vdekja – për të gjet shpëtim !

Në dyer të klinikave , shkruan: “HASTAHANE”-

Kur t’ shtrihen në shtretër – iu del :”KASAPHANE”!

Blejnë barëra të shtrenjta, për t’iu buzëqeshë fati –

Shërbehen me barëra të dala afati !

N’ epruveta t’ mantelbardhëve  dhe “humanitarëve”-

Shitet gjak rezervë t’ lopëve e t’ gomarëve!…

Dhe dashtë e pa dashtë, pacient fatziu –

Atë gjak e paguan , si për gjak njeriu !

T’ nesërmen nga ezanët , larg ndihen poterat –

Shihni sa kanë vdekur – janë mbushë plot banderat !

Dhe grave që s’ përjetuan kurrë lindje normale –

Ata , ju afrojnë fekondime artificiale?!

-Sa për shtatzëni , mos shkoni në Shkup,

Për spermë të sigurt, kemi plot magjup !…

Ata, japin spermën ma lirë se sa falë –

Me garancione: në daç çikë, n’ daç djalë !

N’ dashi spermë magjupi, n’ dashi spermë gabeli ,

Kem “ekspert” Turqie dhe nga Izraeli !

Dhe me këtë përzgjedhje, për një fekondim –

33 mijë Euro, duhet dhënë shpërblim !

Më në fund shtatzënat – n’ vend se me djep,

Familjeve të shkreta – iu kthehen n’ sandek !

Del para kamerave – ministri   me  stërkeqje ,

Për gjithë këto të bëma – thotë: “Nuk jap dorëheqje”!

Shtëpitë e kryetarëve – janë depo baroti ,

Me halle t’ qytetarëve – ka rënë n’ hall dhe Zoti !

Gjilan, më 14 Nëntor 2008.  Demir KRASNIQI


PREZANTOJMË LIBRIN E XV”DIELL LIRIE”NGA DEMIR KRASNIQI

Posted in LETËRSI on Nëntor 9, 2008 by cakolli
» Opcionet për artikullin
ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3



Shkruan:Shaban Cakolli

Demir Krasniqi është emër i njohur në hapësirën mbarëshqiptare,
diasporë dhe më gjërë.Pedagog,gazetar e publicist,poet,këngëtar dhe kompozitor,është i pranishëm në një sërë shkrimesh publicistike në gazetat dhe revistat tona,poet i cili ka botuar poezitë të realizuara artistikisht, iu ka dhënë frymën e melosit,i ka kompozuar dhe kthyar në këngë,i ka kënduar ëmbël dhe i ka mbjellur në zemrën e popullit artdashës.Një krijues i cili ka botuar pesëmbëdhjetë vepra,nisi të shkruaj në bankat shkollore duke u stërvitur për të mprehur mendjen dhe pendën,ku sukseset e tij uradhitën,e bënë të njohur dhe e radhitën në mesin e bijëve të mëdhenj të pendës.Ditë më parë ai pregatiti për shtyp librin e tij krijues të pesëmbëdhjetin me radhë “DIELL LIRIE”,diell të cilin e pritnin të gjithë shqiptarët,për të cilin u sakrifikue krijuesi ynë D.Krasniqi,për të cilin sakrifikuan shumë atdhedashës,
fatkeqësisht shumë prej tyre nuk i ngrohi kjo rreze. Para se të flasim për librin e tij,të shkëpusim pjesë nga biografia e këtij krijuesi të vyeshëm shënime për autorin:

DEMIR KRASNIQI

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës. Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione: Pedagog muzikor, Këngëtar dhe rapsod popullor,
Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor, Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike, Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar, Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike, Radio – gazetar dhe
Gazetar hulumtues.

Veprat e publikuara deri më tani janë:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.
“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995,
“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
“Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
“Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003,
Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003,
“Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004,
“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005,
“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005,
“Kroi i këngës” – Gjilan, 2006,
“Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
“Diell lirie” – Gjilan, 2008.
Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:

“ Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve”!


Libri “DIELL LIRIE ” i Demir Krasniqit,është i ndarë në gjashtë cikle apo kapituj,dhe cikli i parë nisë me”Diell Lirie”,mes të cilit shtegëton me shpiertin e tij të ndezur dhe të plagosur nga padrejtësitë e kohës,që ushtruan të tjerët në hapësirën tonë kombëtare,duke lënë rrezet e diellit tanë nën mburojën e pushtusëve,diell të cilin e meritonte populli ynë liridashës,që natyra dhe krijuesi ia kishte dhuruar,që të tjerët ua uzurpuan dhe u desh të sakrifikojnë për rrezet e veta,rreze që mjerisht me mallin e ngrohëjes së tyre,shumë liridashës vdiqën pa i përjetuar ngrohëtësitë e tij.

Përkushtime historike,është titulluar cikli i dytë i librit,ku pasqyrohet vepra e strategëve të shquar të popullit,që në luftë kundër pushtusëve shkruan faqet e historisë sonë me pushkë e pendë,guximin dhe mençurinë e tyre i dhanë nderë atdheut e kombit dhe vetës emrin liridashës shqiptarë.Heroi i këtij cikli radhitet poeti dhe luftëtari e komandanti i shquar çlirimtar Agim

Ramadani,Mustafë Salih Kelmendi,Sylë Zarbinca,Ramë Avdyl Pozhorani,Kongresi i

Alfabetit,Prizreni djepi i kulturës,Bllaca e ferrit kamp i tmerit,Trimat e Karadakut të Gjilanit etj.
Përjetime është kapitulli i tretë i këtij libri,ku krijuesi Demir Krasniqi,përshkruan përjetimet e fatet thuaj tragjike të popullit,
nxënësve të tij dhe përjetimeve të tyre në këto kohë që ishin të pakohë.Krijuesi sjell në kujtesë njerëzit e tij, atdheun,rrëpatjet në krijimtarinë e tij,shpalosjen e historisë kombëtare mes këngës dhe pendës në rrethana të jashtëzakonshme,dhembjet dhe dashuria për nxënësit e tij të cilëve pushtuesi deshi të ua rrëmbej dritën e diturisë,etj………

Një cikël i dhimbshëm në shpirtin e krijuesit dhe ate mbarëkombëtar është cikli”OFSHAMË KURBETI”;ku shpalos dhimbjet e të prekurve nga kjo ofshamë,mallin zhuritës për atdheun e tyre që lëngonte i robëruar,dashuria për njerëzit e vendit,por dhimbjet më së tepërmi shpalosen te bota e brendshme e poetit,por i pa mposhtur me një energji dhe revoltë,qëndron,bënë ballë e i fton për kthim,në Atdheun e tyre që tani buron rreze të fuqishme të diellit të lirisë.Ai i fton në atdheun e tyre,ku qielli është tjetër,kaltërsia tjetër ku dhe shqiponjat e pëllumbat fluturojnë më lirë, pëllumba që dikur ishin të privuar nga kjo simbolikë,të sulmuar nga shpendët grabitçar,të cilët nuk trajtoheshin si pëllumba edhe në strehën evropiane,e cila vonë ekuptoi se duhet të radhitet në mbështetjen e dhembjes së tyre.Këtë dhimbje të poetit e hasim te vargjet
“Kthehuni”, “Loti i Nënës”;”Foshnja kurbetçare”,”Rruga e
mbarë evlati im”, “Oh sa mirë me kurbetçarë” etj…..Metaforat e ftesave për kthim,tokë e ujitur nga lotët në vargjet e krijuesit Krasniqi janë të qëlluar në kontekstin semantik të vargjeve të tij,sepse radhitja e vargjeve në këtë mënyrë është bërë më ekspresive,me një mesazh tepër të qartë dhe domethënës ,me një zgjidhje artistike të goditur bukur artistikisht.

Cikli i fundit është përmbledhur me shkrime ku autori bënë fjalë për të tjerët atdhetarë të shquar,intelektual, të shquar në tradita patriotike dhe intelektuale,por autori nuk la pa botuar me kujdesë pa ua hequr as një shenjë pikësimi atyre që kanë shkruar për të.Të përmbledhish tërë brendinë e këtij libri domethënës mes një shkrimi të shkurtër është e pa mundur,botën krijuese të autorit lexuesi do të e njeh më mirë kur lexon librin e tij në tërësi,por duhet të jemi të qartë në një realitet:Shkrimet e këtij vëllimi”DIELL LIRIE” të Demir Krasniqit,marrin brumin e realitetit konkret të shqiptarëve kudo që ata jetojnë,ky libër është një tërësi e tij,një libër dinjitoz,që i jep autorit vulën e një poeti që tashmë ka krijuar unin grandioz të një krijuesi me famë.

———

ESSE

Posted in LETËRSI on Nëntor 9, 2008 by cakolli


SHKRONJAT E PAFJETURA( O dorë që më shkruan, mos më lë vetëm, mos më lë mbyllur, më fut në

zarf, ose në kutinë postare, që ky shkrim i zemrës të shpërndahet ! )

Letërsia jonë çdo ditë po bëhet më e bukur, më e dashur, më e pasur.Poetë të rinj çdo ditë po sjellin vepra me vlera të kohës.Njëra nga poetet tona bashkëkohore padyshim është edhe Hasije Kryeziu – Selishta. Libri i saj „ Përtej çmendisë“ është një libër me frymë të kohës. Në këtë libër Hasija shprehë dhimbjen e ashpër të jetës, që asesi të zgjidhet. Kohën që po jetojmë shkruan Hasija, secili e përjeton ashtu s´i e ndienë.Mirëpo, poeti është ndryshe nga të tjerët, ai e ndien me pasion të nxehtin e gjakut që ngrihet. Pakëz po e jetojmë këtë kohë shkruan
Hasija.Mbase, rrethimet shumë kohë na kanë zvogëluar. Mbrëmë kam përkthyer Çiklopin/ Apollonin/ dhe perendive u jam lutur/ kthema medalonin..atë pjesë të ujvares sime. Këto dhe qindëra vargje të tjera shprehin opusin poetik të Hasijes. Libri“Përtej çmendisë” që po i jepet
komunitetit tone letrar në duar , është edhe një e arrirë letrare.Njeri, unë s´jam vetëm një gur/ në gurin e dhimbjes sime/ edhe gur të tjerë ngrihen mbi mua/ zemra ime/ shpirti im/ una
të ndezura etjen ma shtojnë!..Poezia e Hasije Kryeziut-Selishta është poezi e kohës që po jetojmë. Betejat tona veç sa kanë filluar. Shumë janë fillimet. Në disa poezi shprehet poetja,
edhe shkronjat i kam të pagjumë. Puset e poezisë thotë Hasija, janë të pafund. Këtë largësi pafundësish asesi ta arrijmë.E bukura në poezi shkruan Hasija nuk preket, po ndjehet,ndjehet
nga Brenda, nga të kundërtat e përditshmërisë. Nuk është vetëm ky vend i bukur ,
ka edhe vende të tjera, ku e bukura herë fshihet, herë arratiset. Hëna sonte nuk është ndonjë
risi në qiellin tim.Me atë ka kohë që unë njihem, qahem, dehem. Të gjithë këta prindër e prindëresha sot janë të afërmit e mi, gjaku im i epërm. Libri „Përtej çmendisë“ përveç dhimbjes, krejt brenda vetes ,ka edhe zemërimin,dorën e bërë grusht. Njeri, e gjithë ajo natë ishte prej territ, prej lotësh të zi, prej vrasjeve. Në atë kohë pa kohë , edhe koha e rëndomtë ishte e rrezikuar dhe në rrezik. Sespse në disa poezi edhe shkronjat janë të pafjetura.Uroj poeten për këtë libër të bukur. Sukses.

Rrustem G e c i – Dortmunrrustemi