Archive for the kulturË Category

JAVA KULTURORE NË DÜSSELDORF

Posted in kulturË on Maj 12, 2009 by cakolli

Pal Sokoli

U PËRMBYLL JAVA E KULTURËS SHQIPTARE- ALBANISCHE KULTURWOCHE

DÜSSELDORF

5-9. Maj 2009

Është hera e dytë qe në kryeqytetin e shtetit, Nordrhein-Westfalen, në Düsseldorf, u mbajt ;” Java e kulturës shqiptare”( nga 5-9 Maj 2009).

Projekt ideja e artistit shqiptar qe jeton dhe krijon në Gjermani z. Ferdinand Dade. Në koordinim me institucionet kulturore te Dyseldorfit dhe te Ambasadës shqiptare ne Gjermani dhe me ndihmën e Ministrisë se turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve dhe Ministrisë së punëve të jashtme të Shqipërisë, kryeministrit të Nordrhein-Westfalen-it, shoqatës artistike Malkasten, dhe të artdashësve tjerë shqiptarë dhe gjerman u përmbyll një javë shumë e pasur kulturore. Java e kulturës shqiptare filloj me përshëndetjen e z. Hans-Georg Lohe, shefi i zyrës për kulturë në kryeqytetin e shtetit të NRW-së, Dyseldorf dhe te z. Gazmend Barbullushi i ngarkuari me punë ne ambasadën e Shqipërisë ne Gjermani, të cilët folën për rëndësinë e këtij takimi dhe njohjes se kulturës se ndërsjellët mes popujve tanë. Pasoi një ligjëratë nga studiuesja e gjuhës shqipe dhe publiciste, Dr. Suzana Finger ,”Hinter den Bergen,den blauern,liegt das Meer” “Pas maleve të kaltra shtrihet deti”, pastaj me mbrëmjen e filmit shqiptar(me datën 07.05.09),ne kinemanë” Black Box/Filmmuseum” u shfaqen filmat shqiptarë:”Koha e Kometës” ne regji te Fatmir Kocit,”Ne dhe Lenini “të Saimir Kumbaros, dokumentarin” In Tirana und anderswo” të Marko Doringer dhe “Lule Bore” të z. Robert Budina dhe me udhëheqjen dhe prezantimin e znj. Neviana Dosti.

Kulmi i prezantimit të kulturës shqiptare u prezantua ne mbrëmjen e dt.08.Maj.09, në Robert-Schumann Saal,Ehrenhof 4-5, me paraqitjen e muzikës se zgjedhur klasike shqiptare nga kompozitorët me të njohur shqiptarë si; Ç. Zadeja, T. Harapi, P. Jakova, V. Tole, Pirro Çako, A. Peci, I. Shehu, P. Vorpsi dhe A. Paparisto. Programin e përshëndeti përfaqësuesi i ambasadës shqiptare për kulturë ne Gjermani z. T. Alizoti, i cili përshkroi një historik të shkurtër të artit dhe kulturës shqiptare, kultivimit të muzikës klasike dhe ruajtjes se origjinalitetit të saj nëpër kohën e diktaturës e gjerë ne ditët e sotme, dhe rendësin e njohjes me publikun gjerman. Z. T. Alizoti e përmbylli duke thënë se ;” Shqipëria është vend i vogël por me zemër të madhe”. Mbrëmjen e muzikës klasike e udhëhoqi pianisti dhe dirigjenti i njohur Desar Sulejmani, i cili se bashku me interpretues dhe instrumentalistë te shkëlqyer të muzikës klasike shqiptare siç ishin: Pedagoge dhe sopranoja e njohur Suzana Frashëri, e cila u mirëprit nga të pranishmit me respekt të veçantë. Znj. Frashëri dëshmoi qe nuk është rastësisht fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për këngë. Tenori Kastriot Tusha, i cili në solo apo edhe ne duet me Migena Gjatën pasionuan publikun me interpretime origjinale nga kompozitoret tanë. Kastriot Tusha dëshmoi se hyn në rangun e Tenorëve me të njohur te skenës se këtij zhanri muzikor. Z. Tusha njihet edhe si iniciues e organizator i “Tre Tenorët” në Shqipëri. Migena Gjata (soprane) gjithashtu dëshmoi se talenti i saj si soprane do ta ketë një vend të merituar në skenën e muzikë klasike shqiptare. Kuarteti me mjeshtri të rrallë plotësoj hapësirën muzikore të një ansambli qe mungoj ne Dyseldorf. Përvoja e madhe e Desar Sylejmanit(pianist), Pjetër Guramadhi (violonçel) Eriona Jaho (violinë) dhe e Arian Pacos (violinë) bënë qe publiku i Dyseldorfit dhe me gjerë, shqiptar dhe gjerman ti shpërblej me duartrokitje frenetike. U interpretuan variacione me motive nga këngët popullore shqiptare, balada, valle dhe elegji për piano e violinë, pjesë nga Opera e parë shqiptare ”Mrika”e Preng Jakovës(1948) , sidomos dueti Mrika dhe Doda, romancë qe përfundon me bashkimin e tyre përkundër vështirësive ne realizimin e dashurisë, në interpretim te shkëlqyeshëm të K.Tushës dhe M.Gjatës. Pastaj kompozimet ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare e sidomos “iso” qe është nen sigurimin e UNESCO-së u prezantuan si xhevahir të çmuar te muzikës shqiptare dhe me dinjitet para publikut të gjerë shqiptaro-gjerman në Dyseldorf. Programi i zgjedhur muzikor filloj ne 20 h, dhe zgjati deri ne 23,30 h, do të thotë tri orë e gjysmë përjetim të muzikës së mirëfilltë klasike shqiptare, po siç thanë ne fund të programit znj. M. Schirge dhe të z. H. Lohe kaluan shumë shpejt dhe pa u vërejtur se ishte bërë aq vonë. Pas përfundimit te programit u dhuruan lule përfaqësuesve te institucioneve qe kontribuuan ne realizimin kësaj mbrëmje te bukur muzikore.

Ditën e shtunë me dt. 09.05.09 në Altestadt 6+7, gjithashtu ne Dyseldorf, filloi me ekspozitën e artistëve me të njohur shqiptar te cilët me punimet e tyre tërhoqën vëmendjen e shumë artdashësve gjerman dhe shqiptar. Nen tinguj te muzikës se lehtë dhe diafilmit qe pasqyronte një të kaluar shqiptare, pikturat dhe skulpturat artistëve tonë kishin zbukuruar muret e Galerisë Gauer&Breckner. Me interesim te veçantë parakalonin të interesuarit para krijimeve te z. Alfred Dade, Robert Dragoti, Gazmend Leka, Genc Mulliqi, Ali Oseku, Artan Peqini, Genc Permeti, Anila Rubiku, Besim Tula dhe Driant Zeneli. Dukshëm shihej dallimi ne stilin dhe mjeshtërinë e punës se krijuesve te cilët kishin ekspozuar punimet e tyre, po qe si tërësi preknin ndjeshëm pikat kulminante të artit pamor shqiptarë.

Ne përfundim të kësaj jave kulturore në Atelienë e kësaj Galerie përshëndeten; z.Hans-G. Lohe, ne emër të institucioneve te kulturës se NRW-së dhe i ngarkuari me punë për çështje kulturore ne ambasadën shqiptare z.T.Alizoti . Përfaqësuesit e cilësuan si të suksesshme këtë javë te prezantimit të kulturës shqiptare ne Gjermani, falënderuan nga zemra të gjithë qe kontribuuan për këtë takim qe pati suksesin e vet. Ferdinand Dade u falënderua ne emër të artistëve qe u prezantuan këtë javë ne Gjermani, dhe falënderoi të gjithë me emër ata qe i ndihmuan ne realizimin e këtij projekti. “Projektin e kam quajtur “Rrugët” duke aluduar ne këmbimin e rregullt të të arriturave kulturore të artistëve shqiptar dhe gjerman e sidomos dëshiroj qe këto rrugë te mbeten te hapura me qytetin Dyseldorfit të cilët po bëjnë shumë vitet e fundit për një projekt të tillë”.

Arti është çelësi me i mirë diplomatik për thyerjen e mureve ndërkulturore po edhe politike ne mes të kulturave apo të shteteve ndryshme. Shqipëria vuajti mjaftë vitet e diktaturës dhe të mbylljes politike e kulturore, kështu qe ajo me shumë njihej për diktaturën e saj të egër se sa për të arriturat e saj. Në pjesët tjera të Shqipërisë gjithashtu nuk ishte gjendja më e mirë, përderisa koordinohej nga regjimet e huaja,Jo rrallë edhe prezantuesit e saj në mërgatë nuk ishin të përgatitur sa duhej të prezantojnë me kompetencë vlerat e mirëfillta kulturore. Tani qe Shqipëria hyri ne NATO dhe është kandidate për te hyrë ne shtetet e EU-së, pastaj Kosova fitoj pavarësimin e sajë, na nevojitën se pari prezantimi i mirëfilltë i kulturës sonë qe do të ishte ana tjetër e medaljonit te cilin na kanë propaganduar të tjerët gjer me tani, po si dukët na duhet një integrimi i brendshëm etnik me i fuqishëm dhe transparent e pastaj edhe ndërkulturorë. Po e përfundoj me mendimet e prof. Gazmend Leka i cili e cilësoi te suksesshme këtë javë kulturore, por e tha se i vije keq qe ky prezantim nuk përfaqësoj të gjitha trevat shqiptare, këtë realitet qe po përmbysë gjithçka ka ndarë kulturën dhe gjakun tonë shqiptare gjerë me tani nuk kemi çka ta fshehim, bashkimi ynë po behët realitet qe do të i paraprinte bashkimit me kulturat tjera apo globalizimit të përgjithshëm. Kontribut mjaft i rëndësishëm dhe shembull do të ishte kjo javë , “Albanische Kulturwoche” ,Java e kulturës shqiptare, në Dyseldorf.


Kein Werbe-Blabla – hier klicken!


Mehr Sicherheit und Datenschutz – der neue Internet Explorer 8 für MSN Jetzt sofort kostenlos downloaden!


Posteingang immer voll? Der erste Speicher, der mitwächst: Unbegrenzter Speicher bei Windows Live Hotmail!
12 Anhänge — Alle Anhänge herunterladen (gezipped für

Deutsch
Filename encoding menu

)   Alle Bilder anzeigen

dueti, Kastriot Tusha dhe Migena Gjata.JPG dueti, Kastriot Tusha dhe Migena Gjata.JPG
235 K   Anzeigen Download
Eriona Jaho dhe Arian Paco.JPG Eriona Jaho dhe Arian Paco.JPG
275 K   Anzeigen Download
Gazmend Leka ,Pal Sokoli.JPG Gazmend Leka ,Pal Sokoli.JPG
122 K   Anzeigen Download
Hans-Georg Lohe.JPG Hans-Georg Lohe.JPG
202 K   Anzeigen Download
pershendetja me perfaqësuesit e inst.gjermane.JPG pershendetja me perfaqësuesit e inst.gjermane.JPG
24 K   Anzeigen Download
publiku shumë i interesuar.JPG publiku shumë i interesuar.JPG
265 K   Anzeigen Download
Robert-Schumann-saal.JPG Robert-Schumann-saal.JPG
707 K   Anzeigen Download
skulpture.JPG skulpture.JPG
161 K   Anzeigen Download
Suzana Frashëri.JPG Suzana Frashëri.JPG
279 K   Anzeigen Download
Suzana Frashëri,Pal Sokoli dhe Migena Gjata.JPG Suzana Frashëri,Pal Sokoli dhe Migena Gjata.JPG
159 K   Anzeigen Download
T.Alizoti dhe A.Dade.JPG T.Alizoti dhe A.Dade.JPG
195 K   Anzeigen Download
kuarteti dhe solistet.JPG kuarteti dhe solistet.JPG
275 K   Anzeigen D
Advertisements