About

This is an example of a WordPress page, you could edit this to put information about yourself or your site so readers know where you are coming from. You can create as many pages like this one or sub-pages as you like and manage all of your content inside of WordPress.

Advertisements

2 Përgjigje to “About”

  1. TRABOINI

    Mesazh nga shaban cakolli Today at 7:14 pm
    i

    KOLEC TRABOINI

    E perhimta dimerore
    – cikel poetik –
    1- E PERHIMTA DIMERORE
    Gezuar mikja ime e larget ne keto caste qe viti po ndrron
    edhe ju miq te paket qe keni mbetur si shterg pa atdhe – gezuar,
    packa se ne qiell nuk ka me zogj e vec ca re te perhimta
    dimerore – na thone se dikur kemi qene dikush e dikur…
    Boston Dhjetor 2005 2- PA EMER…

    Gris, fshij, shuaj, harro;
    mesazhet, letrat, piketakimet, ekspresin tek Shallvaret,
    kafenene me emer grek, Itake, ne mitologji e ngujuar.
    Edhe mollen e kuqe qe nje buzembremje kafshuam te dy
    kur bashkuam frymet si enderr pa zgjim
    ne pragun e shkalleve te dritherimes, ta shtypesh
    me takat e kepuceve – me pas ti fshish,
    mos harro .

    Mos i kujto me njerezit, ngjarjet, takimet, enderrimet,
    se ata, te grisurit, te fshirit jane fajtore
    e duhen denuar e braktisur ne kete dimer me shi
    ne kete stine politike pa drita e me endrra te ftohta
    si trupa lakuriq aferditash te ngrira qe s’i do me
    askush.

    Mire ben cfare gris, shqyen, harron,
    se gjithmone ka gjera per te grisur e shqyer ne kete bote,
    por cfare do te arrish pas kesaj – ti vehtes nuk guxon tja thuash,
    ti thuash se nuk eshte gjithmone e qenesishme fakti se vetem rrojme,
    qofte dhe te cliruar prej pengut te se djeshmes
    pa emer.

    25 nentor 2005

    3- FARI I SHPRESES

    Vare enderrimin tek ndonje yll
    si nje shamize e kalter ne eren qe fryn
    neper gjokse vajzerie.

    Ta shohe nga larg ikanaku njeri f
    ergellimen e gjirit tend ne qiell
    e te pervelohet prej deshirave te zgjimit.

    Ikanaku
    qe harruar detrave te botes mbeti
    neper dimra pikellimi pa ty.

    4- TRENDAFIL POETIK

    Nje buze eshte nje petal,
    nje puthje eshte nje trendafil, nje enderr,
    eshte nje udhez per tek njeriu – ndaj merre
    kete trendafil endrrash dhe kurre nga dora mos e hiq
    se brenda tij jam une – e brenda meje je ti,
    e aroma e tij e mbeshtjell qenien tone
    ashtu si qielli pafundesisht mbledh:

    yjet nen te cilet fleme dhe zgjohemi,
    bejme dashuri dhe vdesim,
    dremisim ne nje jon drite, prej ku
    do ti shohim te gjitha lulezimet e pranverave te botes
    dhe gjitha dashurite e brezave qe do te vine.

    … Merre kete trendafil poetik – eshte per ty!

    22 nentor 2005

    5- LEPURUSHI I KLARES

    Lepurushi i Klares a rron ende,
    megjithese ne librin tim gjithmone gjallnon ne faqen 95
    tek i gezohet si atehere veshtrimit tend
    si cicerime laureshe ne pyllin e vjeshtes…

    Do te isha shume i trishtuar te mirrja lajme si ky;
    se, “qimebardhi nuk jeton me dhe endrrat jane shuar”,
    sepse gjithmone ate lepurush e kam patur ndermend,
    ne kete bote si kafsha me fatlume.

    Ndoshta -ndoshta
    se ai i gezohej asaj qe mua me ndalohej,
    e te ndodhte asisoj ajo qe nuk mund te besohet:
    tia kisha zili lumturise se nje kafshe.

    26 tetor 2005

    6- ENIGMA KTHIMI
    Meditim per ty qe me ke humbur

    Kur kalon koha e dritezat e ngjarjeve si yjeza shuhen,
    njeriu nis e ndjen brenda vetes
    regetimen e stines- qe ne harrim la pas
    e prej te ciles druhej.

    Nese eshte dimer,
    pikellon per vjeshten qe dha shpirt
    nen kercitje gjethesh – nen kepucet e tij
    si muzike funeber ne parqe.

    Dhe cfare e rendomte i dukej,
    krejt e paperseriteshme dhe e bukur
    si nje fytyre pas qelqit- qe nuk mund ta preke me
    i rishfaqet.

    Kur kalon koha e stina-stinen kembezvarre,
    pa ditur ku shkon e nga vjen e terheq,
    njeriut per te djeshmen – dhe vetveten
    here-here i vjen keq.

    Kur te dashuren kurre te mos ta kete me,
    digjet e pervelohet per ate,
    enigma e kthimit brenda njeriut – si keterr
    ne nje zgaver lisi me nje sy hapur fle…

    18 nentor 2005

    7- PLEQERISHTE

    Megjithese ditet perseriten
    ne te njejten trajte, si e njejta gje
    ato nuk mund te jene njesoj
    se koha qe fshehtas kalon
    e ne mes nesh shtigjet i ze,
    neper to ze fryn si ere
    dicka te re ne mes nesh te sjelle
    e keshtu t’na duket, mbase gabuar,
    se jeta serisht ka nis, ze fill,
    pas dimrit serisht ka beh pranvera
    me dallendyshe neper qiell.

    Ne te vertete cdo nje prej nesh
    aty ku fati e ka nderprere
    enderron udhezen ta rinise
    packa se e keqja i ka zene shteg
    e jeta i heq kembet zvarre,
    nje kohe te re e trajte te re
    brenda vetvehtes per te ndjere…

    Valle cfare thote Buda per kete;
    a ka kund shprese per pleqte e mjere?

    Dhjetor 2005

    8- “NUK BEHEN GJERAT KREJT ASHTU…”

    E di qe gjerat s’ behen “ashtu” –
    si meteore ne nete gushti,
    po si i behet qe te behen
    e ne si pleq te mbledhim mendjen.

    Se duke ndenjur gojekycur
    – as keshtu e as ashtu ,
    zogjte ne qiell fluturojne
    si harrakate tutje-tu…

    Vec koha iken e pas saj
    si qerre fshati na terheq,
    ndaj per ca gezime pleqerie
    ne mos i pacim na vjen keq..

    E di, qe flas, jangellesh- gabim,
    se me ngeli mendja tek nje flutur
    me flatra dielli krejt praruar
    atje ne Tiranen tone te bukur…

    KT2005

    9- KUR DIKUSH TE PERSHENDET NGA ROMA

    A. M.

    Vetem nje here kam qene ne Rome,
    ne tetor 2003 – Lumturimin e Nene Terezes – por ajo here
    me mjaftoi per ta ndjere flladin e gjenialitetit qe fryn
    ne cdo skaj te qytetit magji, ku mengjesi,
    t’i prek enderrat me rreze dielli qe trokasin ne dritare
    e ti kapur pas tyre si fijeza te argjendeta zbret neper rruge e sheshe,
    aty ku fryma te mbetet pezull prane muresh ciklopike
    e prane cdo statuje ndjen frymemarrje njeriu te hershem.

    Ndaj kur mora pershendetjen e AM nga Roma e larget,
    permes stuhi borerash e ererash polare ne Nju Ingland,
    shpirti mu trazua serisht me ndjesi madheshtie e brenda vetvehtes
    ndjeva te me rrokullisej nje gur – sikur Mikelanxhelo rigdhendete Moisiun
    e si pasoje, nen goditje cekani qe thyen mermer e rikrijon njeriun,
    nen ngasje krijimi nuk mund te heshtja – do te behesha fjalaman
    pa tjeter dhe une…

    Per Romen sa dobesi paska njeriu.
    flet dhe atehere – kur desheron te heshte
    e me fjalen si cekan, do s’do, thyen gure te rende
    mendimi.

    1 janar 2006

    10- DESHIRA TE VRARA

    Shpesh here e ndjej vehten
    vrases deshirash ende te palindura
    qe nje dite mund te beheshin femije,
    nese njeri-tjetrin s’do ta kishim braktisur
    ne vjeshten e fundit
    me shi…

    Ne te dy jemi vrases,
    packa se kriminele s’na quan njeri…

    2 janar 2006

    11- AROMA

    Kjo bote ku jetoj eshte e madhe e bukur, por gjithesesi jashte meje,
    eshte si frutat e medha hibride neper supermarkete,
    por pa leng e shije si frutat e Mesdheut plot arome.
    Dhe oqeani qe kam diku pas shpatullave, nuk ka
    ngrohtesine e detkaltrit tone.
    Kerkojme dimensione edhe ne hapsirat qiellore- kudo qe te jete,
    kur aroma e frutave dhe e miqesive, pas,
    ne atdheun tone te varfer e te keputur – eshte si det…

    Boston 3 janar 2006

  2. I nderuar autor i “cakolli”doja te dija nese jeni te interesuar per nje shkembim linkesh me virtualbania.com nese po me dergoni nje email.Faleminderit dhe pergezime per blogun tuaj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: