Arkiv për Gusht, 2010

KËNGË PË LOT VAKUN

Posted in Uncategorized on Gusht 6, 2010 by cakolli

MARTESAT E DHUNSHME SHQIPTARO-SERBE
Prej kur Fuqitë´e Mëdha ia ndanë Serbisë tokat shqiptare,Serbia nuk la formë
krimi pa bërë mbi shqiptarët si:përndjekëjet,burgosjet,maltretimet,vrasëjet,masakrimet e deri
te cënimi i moralit shqiptar,i cili për shqiptarët ishte i pa durueshëm,dhe herdo-kur shqiptarët janë hakmarrur për këtë.
Se si ndodhi grabitja e dy vajzave të bukura shqiptare nga bandat çetniko-sërbe në Komunën e Dardanës,më së miri ju njeh
kënga e Demir Krasniqit,që po ju japim në vazhdim:

KËNGA E LOTË VAKUT
(Fragment)
(SELMAN VOKSHI-DEMIR KRASNIQI)

O,n´vitin nanqind e dymbdhetë
Nga Maroca dhjetra vetë,
Të gjithë çetnik të përbetuem,
Prej Koicës të frymëzueem,
Të përzier me gjandarë,
Kishin ra te guri i Bardhë,
Kishin shkue drejt sokakut,
Te shtëpitë e djemve t´Vakut,
Shpejt e shpejt i kishin djegë,
E pastaj ishin tërhjekë,
Kishin djegë krejt nji fshat,
Pa u pasë hile as hak,
Kishin shkelë gjarpërin në bisht,
Që më vonë do tú mblidhte gisht.

O;n´vitin nanqind e trembëdhjetë,
Ai Koica me shokët e vet,
E kishte thyer nji adet,
Pat vendosur për herë të parë,
Të bëhet mik,me shqiptar,
Ti grabis dy vajza t´reja,
Hej,që aspak s´ja bante feja.

O,kishin shkue menjiherë,
Në katundin KRANIDELL;
Me xhandar e oficer,
Me spiunë e kriminel,
Halit Qehajen e rrethojnë,
E kërcnojnë e keqtrajtojnë,
Njanen vajzë po ja kërkojnë,
I kanë hy n´shpi e oborr
Hej,ja kanë marrë Ajshen me zor.
O,pastaj shkojnë në Kremenatë
Me i marrë Ajshes nji kunatë,
Kishin shkue drejt sokakut,
Te shtëpia e SYLË HASKUT;
Errethojnë e keqtrajtojnë,
Krejt familjen ja trishtojnë,
-Ja Hamiden kem me marrë,
Ose gjithëve u djegim n´zjarrë!
E rrëmbejnë çikën nóborr
Hej,dhe e nisin me dasmorë!

O,ju derra ju vraftë rrufeja,
Ku po i qoni ato të reja?
O,ju derra ju djegtë mortaja,
Ju mallkon Halit Qehaja!
O,ju derra ju djegtë flaka –
Hej,ju mallkon fort KREMENATA!

O;Hamiden e Ajshen pa u njoftë fare,
Dy robnesha,dy shqiptare
Dy të reja,dy të ngrata
Në Sërbi i zuni nata!
Dy malësore por si drita,
Në Sërbi i zbardhi dita!

O,vazhdon dasma te Koica
Me lahuta e me mezhnica,
Ai Koica i Papoviqëve
Mirë se erdhët u thotë miqëve!
Mbushin gotat me shlivovicë
“Përhajr juve o Papoviqë,
Hej,na vjen mirë që u bamë miq!

O,kështu flisnin do të marrë
Që në dasëm kishin ardhë,
Që thojshin se janë shqiptarë
Kishin n´krye plisa t´bardhë,
Kishin que edhe peshqesh-
Dy.tri dhen,dy-tre desh…

I vraftë reja n´pikë të ditës
Hej”Prijatelat” e Kojicës!

O,vitet vinin edhe shkonin,
Ato t´mjera sí harronin,
N´vitin nanqin e gjashtëmbdhetë
Ishin rritë tre djem t´vërtetë,
Kishin mbushë nanumbdhjetë vjet
Te tre ishin prej Gollakut,
Te tre ishin prej nji gjakut,
Te tre ishin nipa t´Vakut,
Hej,vendit t´vet që i dalin hakut!

O,te tre djemt ishin shqiptarë,
Te tre bajshin plisa t´bardhë,
Të tre ishin djem beçarë,
Nji oxhak-kusheri t´parë
Të tre ishin të nji fisi:
Hej,Lota,Shuti e Latifi!

O,nji ditë dalin n´Bjeshkë të Madhe
Me pre thupra për livadhe
Me pre thupra me thurë gardhe
Dikur vonë djemt ishin lodhë
Ishin ulq pak për me u çlodhë,
U afrohet nji njeri
Ua sjell nji lajm të ri:
“Sod Kojica kish me ardhë,
Në shtëpi e kish nji”Sllavë”!
Të lumtë goja,o dashamirë,
Hej,për kët lajm kaq të mirë!

O a nguet o kusheri?
Ju thotë Lota djemve tri!
-Banu gati se po shkojmë
“Sllavën” §mikut” tía urojmë!
Aj Latifi,ju kish drejtue:
“A bre Lotë,fort jam untue!”
“O,Latif prit edhe pak,
Pa shtrengoe pak at bark
Hej ,se Kojica na kthen darkë!”

O,kishin shkue si petrita,
Kishin zanë mirë nja tri prita,
Kishin pritë nji kohë të gjatë,
Kishin pritë deri n´mes natë
E dikur Kojica kish dalë,
Para derës ishte ndalë,
E po i lmojke te dy faqet,
Hej,e po i dredhke pak mustaqet!…

O,nát moment tri pushkë kërcasin,
N´ball e n´fyt po ma godasin!
Pushka e parë e trimit t´Kikës,
Ishte zbrazë në ball t´Kojicës!
Dy të tjerat n´gropë të fytit,
Hej,ken t´Shutit e t´Latifit!

O,futen mrena por si era,
Për mej nxjerrë ato të mjera,
Ajshja n´derë ishte mbështetë
Mirë po i pritë vllaznit e vet:
O,ju vllazen më dëgjoni;
jU;Hamiden mos e kërkoni,
ka dy vjet që e kanë varë,
Hej e kanë varur në nji litar!

O,marrin Ajshen,shkojnë përpjetë,
Pak të lodhun,pak pa fjetë,
N´Kranidell po shkojnë të tret
Po e çojnë Ajshen n´shpi të vet!
“Dil Halit e merre çikën
O,dil Halit,se e vramë Kojicen!”

O del Haliti,burr dai-
“Ju lumtë dora,djemt e ri,
Për guxim e për trimni!
Po nga jeni djem të mi
Që luftoni nëpër Serbi?”
Të tre jemi prej Gollakut.
Të tre jemi prej nji gjakut
Të tre jemi nipa t´Vakut,
Vendit tonë i dalim hakut!
Të tre jemi të nji fisi-
Hej,Lota,Shuti dhe Latifi”..

O,thërret Haliti si vetima:
“Hej lum vendi që ka ksi trima!
O,ju trima,ju shqiptarë,
Gjithmonë qofshi faqebardhë,
Sod ju ftyrën ma paski zbardhë.
Për këtë bijë qq e paski marrë!
Për këto motra që nxorët hakun.
E nderuat krejt Gollakun!
Nderuet trimat,Skënderbeun
Nderuat kombin dhe atdheun!
Ju luftuat si kreshnik-
Unë me ju do t´baahem mik!
Cili asht prej jush i parë
Cili asht prej jush beçar,
Cili don Ajshen me marrë
Hej,mej dhanë Zoti jetë të mbarë?!”

O,atëhere djemt ishin ngushtue,
Edhe Lotës ju kanë drejtue:
“Ti ke mbushë Lotë njizet vjet,
Ti je trimi i vërtetë,
Ajshja ty po të përket,
Për ty paska qenë kysmet!”
Qesin pushkë pesë herë në ajr-
Hej,zgjate doren,o t´qoftë për hajr!”.

Advertisements