Arkiv për Dhjetor, 2009

Posted in shoqëria, Uncategorized on Dhjetor 14, 2009 by cakolli

MË LINDI NËNA SHQIPTARE;MIRADIJE ZYMBERI

ME LINDI NENA SHQIPTARE

Më preu rrugën një djall,
nuk munda të shtegëtoj,
Sot, nuk ndalem dot,
jetës do t’i këndoj!

Isha gurrë, derdhesha lumë,
shndërrohesha në ujëvarë,
Sërish jam rrugë pafund,
hapin kush s’mundtet ta ndalë.

E pamposhtur – plot fuqi,
si mal i lart me shkëmbgur,
Do të bëhem përjetësi,
Si Shqiponjë në Flamur.

Më lindi nëna Shqiptare,
Mirësinë ajo më mësoj,
Të ruaj nderin, të jem krenare,
ballëlartë të qëndroj. miradije-zymberi.jpg

E Lindur më 31 tetor të vitit 1965  në  Kapit të Medvegjës,aty ku  pushtuesi po mundohej të shuaj gjuhë kulturë me anë të dhunës së hekurt,vështirë ishte të shkolloheshin vashat shqiptare.P o prindërit e  Miradijes si atdhetarë që ishin,si dashamirë të arsimit u shpërngulën  në Fushë Kosovë ku  Miradija kreu pesë vjet të shkollës fillore,pastaj në Prishtinë kreu shkollën e mesme të daktilografisë dhe vazhdoi studimet.Miradija filloj të mirret me shkrime qysh si fëmijë në bankat shkollore.Ajo shkruan poezi dhe publicistikë,shkrimet e saja i hasim në shumë  gazeta dhe revista si dhe në faqet shqiptare në net.

Miradije Zymberi kishte disa përmbledhje poetike që po i ruante me kujdesë për të i hedhur në dritën e botimit,por në kohët e pa kohë iu konfiskuan.Ajo nuk u ndal për asnjë qast,ka filluar me të madhe punën e saj në poezi dhe po hapëron tejet bukurnë fushën e poezisë.Si shumë krijues të tjerë edhe zonja Miradije vepron dhe krijon në mërgim.Ajo ka tema mjaft të begatshme nga mërgimi,për vendlindjen,mallin,atdheun,kombin,njerëzit e dashur të vendlindjes,shkollën….

Ne po ju japim këtu një cikël poetik nga znj.Miradije Zymberi.

UNE TE DUA

Pranvera – me blerim,
lulet , lulezojne,
nje shprese e nje premtim,
ne qiell, fluturojne.

Fjalet i bartë era,
shkresat i djeg flaka,
ditet – berë te zeza,
netet shume te gjata.

Ne fytyren shoh,
buzeqeshjen magjike,
ne syte e tu gezime,
Gezuae pra mike!

Vazhdo, pa vese,
më nuk të trazoj,
se ti je rrezeshprese,
nuk dua te lendoj.

Une te dua shume,
dua te me besosh,
me këtë rrjedhe lumë
gjithkah të blerosh.

Nganjehere

Nganjehere –
dua te kuptoj, at qe Ti do,
të permbush me nomësi deshirën tënde!

Nganjehere –
me duket, fare s’te kuptoj,
të spikas domethenien e mendimit me frymëzim!

Nganjehere –
pyes cfare po ndodh ?
të hap shtigje per zgjidhje!

Nganjehere –
Me behet, se s’të njof !
Dhe meditoj në vetmi, pa lidhje

KOSOVË-DASHURIA

Një ditë të takohemi
ta plotësojmë atë shpresë,
aty do të përbetohemi
vepra kurrë mos vdese!

Eshte qëllim dinjiteti
më shumë se përmallimi,
kohë me thellësi deti,
si ndjenjat – përqafimi.

Kjo deshirë do të zgjasë
le të bëhet jeta ime,
armiku le të plasë
ne krijojmë kuptime .

Sa e fuqishme ndjesia
nuk na mposht furtuna
është Kosovë – dashuria
që s’e mposhti dhuna!

LARGOHESH

Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinë
t’u afrova te nis kuvendimin
më pelqeu pritja me thjeshtesine,
e nisa perzemërsisht rrëfimin!

Pastaj, gjithmonë të kisha pranë
e ndjeva sa shume te dua,
frynë stuhi sa herë me murlanë
s’me largonin prej teja kurre mua!

Nisie fillimi , të mbarojë kurrë
ta nderpres jo, s’ka kuptim,
më ndez diçka ne brendi si furrë
se çdo nate te kam në ëndërrim !

Kjo ishte e tera, ja si ec jeta
mendova endërra u bë realitet,
por doli në shesh e vërteta
ndaj , zemra ime të pret !

NJE KOMB JEMI-NJE FLAMUR KEMI

Shtat ‘i kuq i juaj i larë në gjak
janë bijtë që ranë u ngritën n’altar
Marigona shqipes n’qëndismë i dha hak
Kur valoj në Vlorë – simbol Kombtar.

Atje u mblodhen shqipet
Të shpallin Pavarësinë,
Ismail Qemali me trimat
ringjallën Shqipërinë !

Te bashkuar rreth Flamurit,
Ma të fortë se celiku,
Jemi shkemb i Arberit,
Nuk na then armiku.

Trojet e ndara në copa
Do t’i bashkojme – të bejmë fuqi,
Të bindet gjithë Evropa,
Mos bëjë padrejtësi !

Jemi të gjithë Shqiptarë,
Flamur me shkabe në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s’vdes!

Ende jam e gjalle

Ja! Më prek ne faqe,
Unë ,ende jam e gjalle.
Jam si manushaqe,
dua, ere t’më marre.

Dua ! Po çfare dua?
As vete nuk di!
Shpresa ime ndizet,
të ndriçojë n’lartesi.

Jeta ime ngjallet
fiton një kuptim
Jam shqipe qe s’mposhtem,
fitoj ne dyluftim!

TY

Leter të shkruaj,
Tani shumë kujtoj,
Nje fjale e jotja,
Më bëri të mendoj.

S’ kam nevojë të mbytem,
Më krijoj Perëndia,
Në jetë nëse vyshkem,
janë ndjenjat e mia.

Por, fjalet e tua,
Sa më ngjallën shpresë,
Me vrragë kam luftuar
shpresa mos të vdese.

Sa kohë jam menduar,
I forte je! Ke zemer !
Vargje të kam shkruar
Te mbesish me emër

Me fal zhgenjim

Brigjeve te detit,
M’shetisin mendimet,
Seç’ m’u keput shpresa,
Mbaruan dhe enderrimet.

Kaltersine e qiellit,
Erresira e perpiu,
Lulja ne kopsht,
u tha, e nuk biu.

Si do t’me zbardh agimi,
Drite me s’vjen pr mua,
Ndalet dhe burimi,
Larg te nje krua.

Me pranveren me ike,
Nuk e shof gjelberimin,
S’me deshe as per mike,
Me fale zhgenjimin.