Arkiv për Nëntor, 2009

PËLLUMB I HUAJ

Posted in Uncategorized on Nëntor 1, 2009 by cakolli

DSC01076PËLLUMB I HUAJ Teilen Gestern um 01:36 | Notiz bearbeiten | Löschen PËLLUMB I HUAJ AI NUK E NJEH QIELLIN TIM QË E RUAJ NË BEBËZ. DI TË FLUTUROJË VETËM MES REVE ME TYM QË NA I NGULFASIN MUSHKËRITË TONA FSHATARE. MË KOT SHIQOJMË NGA QIELLI AI ASNJË LAJM NUK DO T´NA E SJELLË NGA SHTËPITË TONA MBULUAR ME MALL. EDHE GUGATJEN E KA NË GJUHË TË HUAJ AS DREQI SI MERR VESH FIGURAT QË BËNË TEK FLUTURON NËPËR QIELL. MË MIRË ËSHTË TÍA VËMË NJË DEGË DAFINE NË SQEP DHE TË LUTEMI TË NA SJELLË PAQE NË KËTË GLOBIN TONË GJYSMË TOKË E GJYSMË UJË LOTI.

Advertisements

Posted in Uncategorized on Nëntor 1, 2009 by cakolli

SHABAN CAKOLLI

Jehona i shekujve

Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit

Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit

Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit

Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që  poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli

Fjala juaj

Në kujtesë do mbetet
ajo fjalë
që vjen maleve
me flakën e kushtrimit
heu
kush është trim
se ora ka ardhë
ujkun e çalë
ta heqim zvarrë
nëpër baltë

Unë dhe malli

Tërë natën bashkë
unë dhe malli

na mbyti halli
i kësaj jete jallane

Kur s’kam gjumë fare
ndez një  cigare
brengat t’ kthej në tym

Unë dhe malli

Tërë natën bashkë
unë dhe malli

na mbyti halli
i kësaj jete jallane

Kur s’kam gjumë fare
ndez një  cigare
brengat t’ kthej në tym

Droja

Druaj se djalli
me xixa stralli
na vizaton yllin
midis balli

Vijnë pastaj  hijenat
t’i grisin pelenat
e foshnjeve të palindura
.

Këta klysh  popi
soji e sorrollopi
që të pijnë gjak populli
shekulli s’i ngopi

Në këtë rreth harkor
të rrugëtimit mizor
vetëm lëmshi i fatit
na mbeti në dorë

Fjala e  humbur

Mbeta pa fjalë
a ditën kur jam nisur në jetë
rrugëve  të paruugë
në dritë e mugë

Në guvën e shpirtit
ndryer është qe një shekull
e betuar nën dritë qiri
para ikonës sate
liri

2. GJURMË PAS GJURME

E gjatë kjo natë

Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.

E ndiej humbjen

Viti shkel vitin
pesha bie
pingul në shpirtin tim
tretur në mërgim

Një pjesë e diellit
m’ është shkëputur
nga qielli i bebëz
nga hija e lotit tim
derdhur
në dhe të huaj

Nëse unë s’ kthehem
hija ime do të bredhë
trotuareve të nbotës
pas mallit tim

Për çdo natë
e bëj nga një shtegëtim
në mendje
për në shtëpi
për amanetin e nënës
para se të japë lamtumirën
pranverave të ikura pa kthim

Hall mbi hall

Turma shkojnë
turma vijnë
mbijnë si bari i keq
në faqen e blertë të globit

Prej shekulli në shekull
kërkojnë lëmoshë
trotuareve të fatit

Trokasin në portë të hapur
kastat  luksoze
të ngopura parfumnesh
të një biznesi të ndyrë

Ora jonë

Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq sopata shpatën
nëpër shekuj

Këtu varrë e atje varrë
më bëhet shpirti mulli ere
në skëterrë pas skëterre
deri kur të bredh me bredh
kështu,o shpirti im?
nga të palarat
e botës pelim

Këtu s’ jam
atje s’më lënë,
o nënë

qenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq

E bukura More

Moj e bukura More
si të lash, e më s’të pash
si të lash, si të lash
si të lash, e më s’të pash
(popullore)

Ec nëpër të kaluarën
për ta gjetur të ardhmen
ëndërro shqip,
frymo shqip
o Arvanit

Hy kalabrisht
i dehur mendimeve
arbërisht
e jetën vazhdo
prore
e dasmën
bëje pleqërisht

Edhe varrin hape
me E bukura More

Rro sa malet
me dhembjen shkëmbore
buzë detit
me shikim të humbur
nga e bukura MoreDSC01076