Arkiv për Qershor, 2009

SPEKTAKEL MËRGIMTARËSH

Posted in Uncategorized on Qershor 5, 2009 by cakolli

Spektakëli për talentët e ri në mergatën shqiptare “PASIONI IM” u mbajt edhe në Reutlingen të Gjermanisë

Ishte një pas dite freskuese ,një dite pushimi në Gjermani ditën e henë që lamë pas të datës 01.06.2009,një ditë që në Reutlingen të Gjermanisë, ajo pas dite u shëndrruar në një motiv zbulimi i talentëve ë rinjë në fushën e kulturës, si në muzikë vallëzim,manekizëm këngë etj.Ishte një atmosferë kulturore me prezencën e të rinjve që kishin udhëtuar edhe me qindra kilometra të shoqëruar me prindërit e vet për t’ju bashkangjitur ketij spektakeli .Në ketë spektakël pati pjesmarrës nga Reutlingeni,Tubingeni.Shtutgardi,dhe nga Zvicera.

Spektakeli “Pasioni im” pas mbajtjes së takimeve në Zvicër ku pati disa takime deri në finale që u mbajt ne Cyrih me 9 maj .Finalja e 9 Majt i shpalli 12 fitues për gara të matutjeshëme drejt superfinales qe pritet të mbahët pas përfundimit të spektakleve në mbare vendet e ndryshme të botës,ku është i përqendruar emigracionoi shqiptar.Fitues në finalen e Zvicrës ishin 6 veta ne këndim Albert Dani,Alma ,Gjokaj,Altin Asllani,Englatina Rexha,Kaltrina Berisha,dhe Shqipe Hasani,për vallëzim fitues ishte Flamur Saqipi,manekizëm Armend Gaxheri dhe Alije Abazi ndërsa ne instrumente muzikore, fitues u shpallën Rina Krasniqi,Fitim Behrami dhe Gentrit Gashi. Iniciativa e këtije spektakeli është dita ditës duke marrur nje karakter motivues ngsa nje fenomen i ri që po merr permasa ma të mëdha nga te rinjt shqiptar për tu prezentuar me pasionin e tyre pranë publikut. Spektakli “Pasioni im” i organizuar nga iniciatori i këtij projekti , ideatorit dhe moderatorit z.Rifat Avdiut qe vlen ta theksojm se është nje spetakel i kushtueshëm ,fisnik dhe shume njerëzor për ti kthyer sa do pak shpresat në mergatën shqiptare në shtetet e Europës,mergatë që është harruar fare nga institucionet e Kosovës , nga ministria e kulturës , është harruar nga ministria e arsimit , dhe nga qeveria e Kosoves? Një mërgatë që nuk e kurseu as vetveten për ti realizuar aspiratat tona deri në pavaresinë e kosovës.një mergatë shqiptare shumë e shkelqyeshme që për ta mbrojtur qenjën e vet nacionale, traditën,kulturën ,artin ,muzikën shqiptare etj ,detyrohet t’ë marrë vetiniciativa organizuese për ta ruajtur dhe kultivuar kulturën tonë në vendet e ndryshëme te Europës qe nuk e dinë as kush se ç’far numeri egziston i shqiptarëve ne këto vende,por dihet se nje numer i madh shqiptarësh është, ku sipas një të dhëne statistikore theksohet se ne Zvicër është një komunitet i madh shqiptarësh ku rradhitet në vendin e katërt pas popullit gjeman,atij francez dhe italian.Pra ti kthehëmi

edhe njëhere organizimit të spektaklit në Reutlingen të Gjermanisë pas nje entuziazmi të theksuar të pjesmarrësve, ishete nje zhurme bisede lidhur me te kaluarën e këtij spekakli në Zvicër por edhe në Gjermani që u mbajtën në disa vende. Ishte kënaqësi ti takojsh njerëz të kulturës , të rinjë sidomos qe kishin lindur dhe rritur në vende të huaja pjesa ma e madhe larg Kosoves ,Shqiperisë opo vedeve tona në Maqedoni,Mal te Zi apo në Serbinë e sotshme. Pos zotit Rifat Avdiut në këtë tubim në jurinë e takimit të radhës së spektaklit ishte edhe profesoresha Ariana Krasniqi,studiuese e pianos në degën koncert pianistikës e cila punon dhe jeton ne Frankfurt.Ora ishte 21.h ku filloj spektakli me prezetimin e kandidatëve pjesmarrë nga moderatori Rifat Avdiut .Ftesa e pare pë në skenë ju bërë kandidatit Hekuran Rexhepit që u prezentua me këngëne kushtuar mësuesit Haki Limanit nga Kosova lindorte,pastaj në skenë doli kegetareja Floriana Imeri nga rrethi i Shtutgardit me këngen” te dua” dhe ne gjuhen angleze “Moment in time”Nora Maliqi u prezentua me tri këngë.Pastaj në skenë dolën edhe Hysnije Rexhepi ne cilësine e këngëtares,Artan Preniqi kengetar,Senida Doli manekene, Blerim Zuzaku këngëtar,Traubin Mehaj instrumentalist,Ridvan Rexhepi instrumentalist,Ilir Palushaj maneken,,Ilaz Lami këngëtar,Antigona Llapashtica manekene,Fenida Daci dhe Vloriana Jakupaj u prezetuan si manekene.Njëri nga protagonistët dhe bashkeorganizator i këtij spektakëli në mërgatën shqiptare deklaroj, se duke qene i prokupuar me gjendjen aktuale të mergatës tonë u detyrova që t’i bashkangjitem idesë se z. Rifat Avdiut, por me u perpjekur sa do pak ta mbajmë gjallë kulturën tonë,ku fillimisht kemi pasur probleme të veqanta për me binarizua këtë projekt .

Pyetja jonë:Cilat ishin veshtersite që theksoni z.Sabri? Pergjëja: Fillimisht ne kishim prolem se nje spektakël i ketillë, ishim të detyruar që ta paraqesim edhe përmes ndonje stacioni televiziv në Kosovë, gjë qe patëm shumë vështirësi me RTK pasi nëshkruam një kontratë- marreveshje për emitimin e ketij spektakeli në vazhdimësi dolën disa rryma anti mergatë dhe e anuluan marreveshjen edhe se e kishim me shkrim!?.Pyetja e jonë:Pastaj çka vepruat matutje?Pergjegjëja:Sabri Krasniqi . Po u detyruam t’a kërkojmë kanale tjera me te cilin rast e kemi gjetur një përkrahje të TV.21, të emitimit të këtij spektakli aq te mirepritur në mërgatën shqiptare,gjë që shpreh nje mirënjohje për këtë stacion televiziv te 21.

Shkruan Asllan Dibrani 04.06.2009

Shtutgard

34 Anhänge — Alle Anhänge herunterladen (gezipped für

Deutsch

Menü für Dateinamen-Codierung

) Alle Bilder anzeigen

Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin.JPG Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin.JPG

130 K Anzeigen Download

Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin 1.JPG Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin 1.JPG

126 K Anzeigen Download

Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin 2.JPG Anëtarë e jurisë Rifat Avdiu dhe profesoresha Ariana Krasniqi me grupin 2.JPG

129 K Anzeigen Download

Anetarët e jurisë.JPG Anetarët e jurisë.JPG

119 K Anzeigen Download

Antigona Llapashtica manekene.JPG Antigona Llapashtica manekene.JPG

115 K Anzeigen Download

Artan Preniqi këngëtar.JPG Artan Preniqi këngëtar.JPG

111 K Anzeigen Download

Blerim Zuzaku këngëtar.JPG Blerim Zuzaku këngëtar.JPG

94 K Anzeigen Download

DSC02512.JPG DSC02512.JPG

2954 K Anzeigen Download

DSC02528.JPG DSC02528.JPG

127 K Anzeigen Download

DSC02529.JPG DSC02529.JPG

109 K Anzeigen Download

DSC02531.JPG DSC02531.JPG

135 K Anzeigen Download

DSC02534.JPG DSC02534.JPG

148 K Anzeigen Download

DSC02546.JPG DSC02546.JPG

148 K Anzeigen Download

DSC02552.JPG DSC02552.JPG

147 K Anzeigen Download

DSC02555.JPG DSC02555.JPG

130 K Anzeigen Download

DSC02556.JPG DSC02556.JPG

126 K Anzeigen Download

DSC02557.JPG DSC02557.JPG

118 K Anzeigen Download

DSC02558.JPG DSC02558.JPG

121 K Anzeigen Download

DSC02560.JPG DSC02560.JPG

132 K Anzeigen Download

DSC02561.JPG DSC02561.JPG

118 K Anzeigen Download

Fenida Daci manekene.JPG Fenida Daci manekene.JPG

87 K Anzeigen Download

Fotografi nga publiku.JPG Fotografi nga publiku.JPG

120 K Anzeigen Download

Hekuran Rexhepi këngëtar.JPG Hekuran Rexhepi këngëtar.JPG

119 K Anzeigen Download

Hysnije Rexhepi këgëtare.JPG Hysnije Rexhepi këgëtare.JPG

91 K Anzeigen Download

Ilaz Lani këngëtar.JPG Ilaz Lani këngëtar.JPG

103 K Anzeigen Download

Ilir Palushaj maneken.JPG Ilir Palushaj maneken.JPG

121 K Anzeigen Download

Nora Maliqi këngëtare.JPG Nora Maliqi këngëtare.JPG

121 K Anzeigen Download

Ridva Rexhepi instrumentalist.JPG Ridva Rexhepi instrumentalist.JPG

111 K Anzeigen Download

Vloriana Jakupaj manekene.JPG Vloriana Jakupaj manekene.JPG

86 K Anzeigen Download

Asllan Dibrani.JPG Asllan Dibrani.JPG

58 K Anzeigen Download

image001.jpg image001.jpg

11 K Anzeigen Download

Asllan Dibrani.vcf Asllan Dibrani.vcf

4 K Download

Spektakeli per talentet e ri në diasporë u mbajt edhe ne Reutlingen te Gjermanise.docx Spektakeli per talentet e ri në diasporë u mbajt edhe ne Reutlingen te Gjermanise.docx

266 K HTML-Ansicht Download

Spektakeli per talentet e ri në diasporë u mbajt edhe ne Reutlingen te Gjermanise.docx Spektakeli per talentet e ri në diasporë u mbajt edhe ne Reutlingen te Gjermanise.docx

266 K HTML-Ansicht Download

Advertisements

NJE FJALË ZIE PËR REXHË HALIMIN

Posted in shoqëria on Qershor 1, 2009 by cakolli

DEBAT MARKETING KONTAKT ARKIVI CHAT ARTIKUJ VITI VI – 21 PRILL 2004 Një fjalë zie për Rexhë Halimin Shkruan: Xhafer SHATRI 1. Nja një muaj para se me dalë pranvera, në karrigën e parkut të qytetit, jo larg Bahnhofit të Zürichit, ku kishte punuar mbi 30 vjet rresht, e lëshoi zemra Rexhep Halimin, mërgimtarin e vjetër nga Ferizaj. Ishte hera e parë dhe e fundit që atë dhe të gjithë ata që e kanë dashtë e respektuar i la në baltë Zemra e tij fisnike. 2. E kam njoftë këtu e 22 vjet më parë, në Zurich dhe si sot me kujtohen duart e tij, duart e tij të mëdha dhe fytyra e vrarë, portreti më origjinal i mërgimtarit të Kosovës… Këtë portret (me emra nga më të ndryshmit: Zijah, Shabi, Shyqë, Kadri, Adem, Selman, Qamil, Hasan, Muhamet, Hevzi, Sylejman, Sadri, Zeçë, Mehmet, Xhemail, Ragip, Simon, Ismet, Hamit, Ahmet, Fehim, Ilaz, Shefqet, Zahir, Shahin, Jup, Beqë, Qazim, Osman, Januz, Ibni, Myfit, Hekuran, Sherif, Bajram, Hajdin, Remzi, Faridin, Selim, Shaban, Mejdi, Halil, Avdi, Hyzri, Avdyl, Nazmi, Sylë, Isë, Jahir, Salih…) mund ta takoje në Gjenevë, në Luasanne, në Bernë, në Zyrih, në Dusseldorf, në Bazel, në Dortmund, në Stutgart, në St. Gallen, në Mynih, në Vjenë, në Bruksel… dhe mund ta dalloje që larg, sidomos atë vijën e prerë, dramatike, që tregonte se mendja ishte rreth dy mijë kilometra larg nga trupi; një vijë e dhimbshme që përhitej edhe përmes shikimit të tretur diku larg, në një votër ku ai mungonte, në një votër ku ai e dinte se jetonte e ndezur shpresa se ai, megjithatë do të kthehet një ditë. Askund si te këta njerëz nuk e kam parë trupin e braktisur nga mendimet e përfshira në një furtunë shqetësimesh… Pas çdo takimi me ta, e ato kanë qenë shumë, ma ka çarë shpirtin si me me thikë pyetja e pakalueshme: si do t’i vijë puna këtij vendi, këtij populli, përderisa ata që kanë mbaruar shkolla, ata që krahas përgatitjes intelektuale kanë dhe obligimin kryesor të marrin mbi supe përgjegjësitë e veta, tash në këto kohë me acar, janë strukur, sipas porosisë së shefit të tyre; në birë të minit…, dhe hallet, dhe fati i këtij vendi e i këtij populli kanë mbetur në duart e plasaritura të Rexhës e të shokëve të tij, në supet e tyre të lodhura nga puna e rëndë, nga brengat e shumta që di t’i ngarkojë në shpinën e njeriut vetëm mërgimi; kanë mbetur në supet e njoma të nxënësve e të studentëve që bënin të pamundurën për të dëshmuar se Kosova nuk po dorëzohej, se shqiptarët nuk po nënshtroheshin. Për arsye se, si shumëçka në historinë e shqiptarëve, edhe kjo qëndresë bëhej në mënyrë të çuditshme: kundër pushtuesve kishin ngritur krye ata që do të duhej të ishin të fundit, ndërkaq kishin shtrirë qafën dhe kishin futur veshët në lesh ata që do të duhej të ishin prijatarë… Fatbardhësisht pati edhe përjashtime, sepse në atë shkozishtë gri kishte dhe ndonjë Lis, personifikim i të cilëve ishte dhe mbeti Ukshin Hoti, shëmbulli i shkëlqyer i intelektualit konsekuent. 3. Rexhep Halimi banonte në ‘haimet’, pranë Bahnhofit. Jetonte vetëm, sepse familjen e kishte në Kosovë. Të gjithë ata veprimtarë që kanë kaluar nëpër Bahnhof-Zürich e kanë ditur se do të mund të bëjnë konak te Rexha ose te Ragipi: një studio me kuzhinë të përbashkët. E mobiluar vetëm me gjërat më të domosdoshme; një shtrat, një orman dhe një tranzistor, për të dëgjuar ndonjë këngë ose lajm shqip. Asgjë tjetër. Aty Rexha ka ndarë me ata që ia kanë mësy edhe kafshatën e gojës, edhe rrogën, edhe teshat e trupit. Aty janë përgatitur traktet e banderolat, nga aty janë siguruar paraprakisht megafonet dhe pajisje të tjera aq të domosdoshme në prag të çdo demonstrate… Te Rexha, duke u thirrë në përpjekjet për çlirimin e Kosovës, ka gjetur strehë edhe ndonjë argat i dreqit, që nuk linte birë pa hi e sakrificë pa pështy…, keni parasysh besëpremtë, ata bastardët e pashmangshëm që i ka çdo lëvizje politike e që zakonisht rrinë me fëlçi të hapura e me thika në dorë… Dhe kur punëve të pista u dilte tymi, atëherë Rexha i shkretë me atë thjeshtësinë e tij epike përsëriste: Burra, në këtë botë nuk paska mal pa çakej! Te Rexha zbarkonin nganjëherë edhe policdiplomatët e Enver Hoxhës. Ata zakonisht vinin fshehurazi për t’i fryrë zjarrit që e ndezte Udba. Të llahtariste aftësia e tyre tek abuzonin në mënyrat më të paimagjinueshme me Kosovën, me Shqipërinë dhe me shqiptarët. (“Burra, kur po vijnë ata po kam aq etje me fol e me bisedu’ me ta, por kur po shkojnë po më duket se ma kanë mbush jo veç barkun por edhe trunin me ujë të turbullt!”) 4. Rexhë Halimi nuk ka qenë as i gojës e as i lapsit, por ka dijtë me e dashtë Kosovën; ka dijtë me e dashtë me një përkushtim fanatik; ka dijtë gjithashtu me qenë besnik edhe deri te shtrati i vorrit. Shpesh ka ndodhur që ai t’i harrojë edhe detyrimet ndaj fëmijëve të vet, por nuk ka ndodhur asnjëherë t’i harrojë detyrimet ndaj Lëvizjes, organizatës që i ka takuar që nga themelimi. Jo njëherë ka ndodhur që Rexhë Halimi t’i japë të gjitha kursimet e veta me qëllim që të blehen mjete pa të cilat një lëvizje politike mund ta luajë vetëm derën. Jam krejt i sigurt se me kursimet e tij ai ka mundur t’iu sigurojë ardhmëri pa telashe dy- tre brezave të familjes së tij, por ai për familje kishte zgjedhur Kombin dhe për shtëpi Lirinë. Ishte ky një përcaktim i prerë e pa asnjë hije. 5. Në vitet e rënda të luftës, Rexha i takoi vendosmërisht korpusit të idealistëve që luftën e shihte si çështje jetike të një kombi, e ku bashkimi i të gjithëve përballë Serbisë duhej të ishte lapidar. Por ky korpus, duke qenë krejtësisht i zhveshur nga çdo pretendim pos lirisë, siç është biografia e të gjithë idealistëve, u përballë me kobashët e ‘majtë’ e të ‘djathtë’, që kishin harruar krejtësisht Serbinë dhe përgatisnin ‘ushtritë’ e tyre për të luftuar me njëri-tjetrin. Fundi i përballjes ishte krejt i qartë, sepse prapa kobashëve, historia do ta dëshmojë, qëndronte KOS-i serb dhe plani i tij “Barzan” për luftë të përgjakshme ndërshqiptare. Dhe kryetragjedia do të ndodhte patjetër sikur të mos ndërhynin Washingtoni e Londra, që kishin vendosur t’i ndalin njëherë e mirë “pohodet” e kasapit të Ballkanit. Ndërsa falë kobashëve që në vendin e posaçliruar kapardiseshin me qeveritë e tyre fantazma, Kosova do të mbetet edhe 5 vjet pas luftës jo subjekt që qeveris vetën, por objekt që e administrojnë dhe e shkrryejnë të tjerët. 6. Zhgënjimet e Rexhë Halimit nuk do të prajnë as pas Luftës. Sepse llaçumia e kobashëve, që kishte shfrytëzuar LPK-në për qëllimet e veta, vendosi ta shpallë inekzistente organizatën që nuk kishte mundur ta shkatërrojë as Udba për 40 vjet rresht! Dhe kjo ndodhte në Prizrenin e lirë dhe para syve të Rexhës e të tjerëve si ai! Ishte ky ai akti i shëmtuar i djemve plangprishës, që para se “të ngjiten ma nalt” vendosin ta përdhunojnë Nënën e tyre! Dhe ata vërtetë do të shkojnë larg; do të zënë pozita kyçe në Kosovën e pasluftës, do të bëhen multimilionerë, do të ndërtojnë kështjella e pallate edhe pse kurrë në jetën e tyre nuk kishin punuar. Veç miqve ata do t’i ndërrojnë edhe bindjet, si çerapat. Ndërsa ndonjëri prej tyre do të bëhet edhe shef i Oznës, përcjellë me vepra e akte të zeza, që i shkojnë prapa këtij emri. 7. Rexhë Halimi, pas varrimit, do të përmendet ditë e më pak. Mbi vorrin e tij do të vyshken lulet dhe do të zbërdhylen kurorat e shëmtuara plastike. Më vonë dheun do ta mbulojnë herë bora e herë bari. Ndërkaq, emrin e tij nuk do ta mbajë asnjë rrugë, asnjë ngrehinë, asnjë urë, asnjë shesh. Ndodhë kështu, sepse popujt e vonuar, si çdo gjë tjetër pos marrëzisë, edhe kujtesën e kanë të cekët. Kështu kopertinat do të mbyllen dhe brenda tyre drama e një njeriu, e një familjeje, e një vendi, e një kombi. Nuk e di se si do të mundet dheu ta mbajë e ta tretë, jo rrashtën, por dramën e Rexhë Halimit. Ndërkaq nëpër Bahnhofin e Zürichit do të shkojnë e do të vijnë trenat, do të hipin e do të zbresin udhëtarët. Dhe, një ditë, ndonjëri prej tyre apo ndoshta era vetë, do ta sjellë edhe andej baladën për mërgimtarin e paepur në pamjen e kalorësit që i vjen era dhé, e i cili kthehet, dikur, në tokën e premtuar. Në tokën që nuk ka më as lotë për njerëzit e vet. DEBAT MARKETING KONTAKT ARKIVI CHAT ARTIKUJ VITI VI – 21 PRILL 2004 Një fjalë zie për Rexhë Halimin Shkruan: Xhafer SHATRI 1. Nja një muaj para se me dalë pranvera, në karrigën e parkut të qytetit, jo larg Bahnhofit të Zürichit, ku kishte punuar mbi 30 vjet rresht, e lëshoi zemra Rexhep Halimin, mërgimtarin e vjetër nga Ferizaj. Ishte hera e parë dhe e fundit që atë dhe të gjithë ata që e kanë dashtë e respektuar i la në baltë Zemra e tij fisnike. 2. E kam njoftë këtu e 22 vjet më parë, në Zurich dhe si sot me kujtohen duart e tij, duart e tij të mëdha dhe fytyra e vrarë, portreti më origjinal i mërgimtarit të Kosovës… Këtë portret (me emra nga më të ndryshmit: Zijah, Shabi, Shyqë, Kadri, Adem, Selman, Qamil, Hasan, Muhamet, Hevzi, Sylejman, Sadri, Zeçë, Mehmet, Xhemail, Ragip, Simon, Ismet, Hamit, Ahmet, Fehim, Ilaz, Shefqet, Zahir, Shahin, Jup, Beqë, Qazim, Osman, Januz, Ibni, Myfit, Hekuran, Sherif, Bajram, Hajdin, Remzi, Faridin, Selim, Shaban, Mejdi, Halil, Avdi, Hyzri, Avdyl, Nazmi, Sylë, Isë, Jahir, Salih…) mund ta takoje në Gjenevë, në Luasanne, në Bernë, në Zyrih, në Dusseldorf, në Bazel, në Dortmund, në Stutgart, në St. Gallen, në Mynih, në Vjenë, në Bruksel… dhe mund ta dalloje që larg, sidomos atë vijën e prerë, dramatike, që tregonte se mendja ishte rreth dy mijë kilometra larg nga trupi; një vijë e dhimbshme që përhitej edhe përmes shikimit të tretur diku larg, në një votër ku ai mungonte, në një votër ku ai e dinte se jetonte e ndezur shpresa se ai, megjithatë do të kthehet një ditë. Askund si te këta njerëz nuk e kam parë trupin e braktisur nga mendimet e përfshira në një furtunë shqetësimesh… Pas çdo takimi me ta, e ato kanë qenë shumë, ma ka çarë shpirtin si me me thikë pyetja e pakalueshme: si do t’i vijë puna këtij vendi, këtij populli, përderisa ata që kanë mbaruar shkolla, ata që krahas përgatitjes intelektuale kanë dhe obligimin kryesor të marrin mbi supe përgjegjësitë e veta, tash në këto kohë me acar, janë strukur, sipas porosisë së shefit të tyre; në birë të minit…, dhe hallet, dhe fati i këtij vendi e i këtij populli kanë mbetur në duart e plasaritura të Rexhës e të shokëve të tij, në supet e tyre të lodhura nga puna e rëndë, nga brengat e shumta që di t’i ngarkojë në shpinën e njeriut vetëm mërgimi; kanë mbetur në supet e njoma të nxënësve e të studentëve që bënin të pamundurën për të dëshmuar se Kosova nuk po dorëzohej, se shqiptarët nuk po nënshtroheshin. Për arsye se, si shumëçka në historinë e shqiptarëve, edhe kjo qëndresë bëhej në mënyrë të çuditshme: kundër pushtuesve kishin ngritur krye ata që do të duhej të ishin të fundit, ndërkaq kishin shtrirë qafën dhe kishin futur veshët në lesh ata që do të duhej të ishin prijatarë… Fatbardhësisht pati edhe përjashtime, sepse në atë shkozishtë gri kishte dhe ndonjë Lis, personifikim i të cilëve ishte dhe mbeti Ukshin Hoti, shëmbulli i shkëlqyer i intelektualit konsekuent. 3. Rexhep Halimi banonte në ‘haimet’, pranë Bahnhofit. Jetonte vetëm, sepse familjen e kishte në Kosovë. Të gjithë ata veprimtarë që kanë kaluar nëpër Bahnhof-Zürich e kanë ditur se do të mund të bëjnë konak te Rexha ose te Ragipi: një studio me kuzhinë të përbashkët. E mobiluar vetëm me gjërat më të domosdoshme; një shtrat, një orman dhe një tranzistor, për të dëgjuar ndonjë këngë ose lajm shqip. Asgjë tjetër. Aty Rexha ka ndarë me ata që ia kanë mësy edhe kafshatën e gojës, edhe rrogën, edhe teshat e trupit. Aty janë përgatitur traktet e banderolat, nga aty janë siguruar paraprakisht megafonet dhe pajisje të tjera aq të domosdoshme në prag të çdo demonstrate… Te Rexha, duke u thirrë në përpjekjet për çlirimin e Kosovës, ka gjetur strehë edhe ndonjë argat i dreqit, që nuk linte birë pa hi e sakrificë pa pështy…, keni parasysh besëpremtë, ata bastardët e pashmangshëm që i ka çdo lëvizje politike e që zakonisht rrinë me fëlçi të hapura e me thika në dorë… Dhe kur punëve të pista u dilte tymi, atëherë Rexha i shkretë me atë thjeshtësinë e tij epike përsëriste: Burra, në këtë botë nuk paska mal pa çakej! Te Rexha zbarkonin nganjëherë edhe policdiplomatët e Enver Hoxhës. Ata zakonisht vinin fshehurazi për t’i fryrë zjarrit që e ndezte Udba. Të llahtariste aftësia e tyre tek abuzonin në mënyrat më të paimagjinueshme me Kosovën, me Shqipërinë dhe me shqiptarët. (“Burra, kur po vijnë ata po kam aq etje me fol e me bisedu’ me ta, por kur po shkojnë po më duket se ma kanë mbush jo veç barkun por edhe trunin me ujë të turbullt!”) 4. Rexhë Halimi nuk ka qenë as i gojës e as i lapsit, por ka dijtë me e dashtë Kosovën; ka dijtë me e dashtë me një përkushtim fanatik; ka dijtë gjithashtu me qenë besnik edhe deri te shtrati i vorrit. Shpesh ka ndodhur që ai t’i harrojë edhe detyrimet ndaj fëmijëve të vet, por nuk ka ndodhur asnjëherë t’i harrojë detyrimet ndaj Lëvizjes, organizatës që i ka takuar që nga themelimi. Jo njëherë ka ndodhur që Rexhë Halimi t’i japë të gjitha kursimet e veta me qëllim që të blehen mjete pa të cilat një lëvizje politike mund ta luajë vetëm derën. Jam krejt i sigurt se me kursimet e tij ai ka mundur t’iu sigurojë ardhmëri pa telashe dy- tre brezave të familjes së tij, por ai për familje kishte zgjedhur Kombin dhe për shtëpi Lirinë. Ishte ky një përcaktim i prerë e pa asnjë hije. 5. Në vitet e rënda të luftës, Rexha i takoi vendosmërisht korpusit të idealistëve që luftën e shihte si çështje jetike të një kombi, e ku bashkimi i të gjithëve përballë Serbisë duhej të ishte lapidar. Por ky korpus, duke qenë krejtësisht i zhveshur nga çdo pretendim pos lirisë, siç është biografia e të gjithë idealistëve, u përballë me kobashët e ‘majtë’ e të ‘djathtë’, që kishin harruar krejtësisht Serbinë dhe përgatisnin ‘ushtritë’ e tyre për të luftuar me njëri-tjetrin. Fundi i përballjes ishte krejt i qartë, sepse prapa kobashëve, historia do ta dëshmojë, qëndronte KOS-i serb dhe plani i tij “Barzan” për luftë të përgjakshme ndërshqiptare. Dhe kryetragjedia do të ndodhte patjetër sikur të mos ndërhynin Washingtoni e Londra, që kishin vendosur t’i ndalin njëherë e mirë “pohodet” e kasapit të Ballkanit. Ndërsa falë kobashëve që në vendin e posaçliruar kapardiseshin me qeveritë e tyre fantazma, Kosova do të mbetet edhe 5 vjet pas luftës jo subjekt që qeveris vetën, por objekt që e administrojnë dhe e shkrryejnë të tjerët. 6. Zhgënjimet e Rexhë Halimit nuk do të prajnë as pas Luftës. Sepse llaçumia e kobashëve, që kishte shfrytëzuar LPK-në për qëllimet e veta, vendosi ta shpallë inekzistente organizatën që nuk kishte mundur ta shkatërrojë as Udba për 40 vjet rresht! Dhe kjo ndodhte në Prizrenin e lirë dhe para syve të Rexhës e të tjerëve si ai! Ishte ky ai akti i shëmtuar i djemve plangprishës, që para se “të ngjiten ma nalt” vendosin ta përdhunojnë Nënën e tyre! Dhe ata vërtetë do të shkojnë larg; do të zënë pozita kyçe në Kosovën e pasluftës, do të bëhen multimilionerë, do të ndërtojnë kështjella e pallate edhe pse kurrë në jetën e tyre nuk kishin punuar. Veç miqve ata do t’i ndërrojnë edhe bindjet, si çerapat. Ndërsa ndonjëri prej tyre do të bëhet edhe shef i Oznës, përcjellë me vepra e akte të zeza, që i shkojnë prapa këtij emri. 7. Rexhë Halimi, pas varrimit, do të përmendet ditë e më pak. Mbi vorrin e tij do të vyshken lulet dhe do të zbërdhylen kurorat e shëmtuara plastike. Më vonë dheun do ta mbulojnë herë bora e herë bari. Ndërkaq, emrin e tij nuk do ta mbajë asnjë rrugë, asnjë ngrehinë, asnjë urë, asnjë shesh. Ndodhë kështu, sepse popujt e vonuar, si çdo gjë tjetër pos marrëzisë, edhe kujtesën e kanë të cekët. Kështu kopertinat do të mbyllen dhe brenda tyre drama e një njeriu, e një familjeje, e një vendi, e një kombi. Nuk e di se si do të mundet dheu ta mbajë e ta tretë, jo rrashtën, por dramën e Rexhë Halimit. Ndërkaq nëpër Bahnhofin e Zürichit do të shkojnë e do të vijnë trenat, do të hipin e do të zbresin udhëtarët. Dhe, një ditë, ndonjëri prej tyre apo ndoshta era vetë, do ta sjellë edhe andej baladën për mërgimtarin e paepur në pamjen e kalorësit që i vjen era dhé, e i cili kthehet, dikur, në tokën e premtuar. Në tokën që nuk ka më as lotë për njerëzit e vet. DEBAT MARKETING KONTAKT ARKIVI CHAT ARTIKUJ VITI VI – 21 PRILL 2004 Një fjalë zie për Rexhë Halimin Shkruan: Xhafer SHATRI 1. Nja një muaj para se me dalë pranvera, në karrigën e parkut të qytetit, jo larg Bahnhofit të Zürichit, ku kishte punuar mbi 30 vjet rresht, e lëshoi zemra Rexhep Halimin, mërgimtarin e vjetër nga Ferizaj. Ishte hera e parë dhe e fundit që atë dhe të gjithë ata që e kanë dashtë e respektuar i la në baltë Zemra e tij fisnike. 2. E kam njoftë këtu e 22 vjet më parë, në Zurich dhe si sot me kujtohen duart e tij, duart e tij të mëdha dhe fytyra e vrarë, portreti më origjinal i mërgimtarit të Kosovës… Këtë portret (me emra nga më të ndryshmit: Zijah, Shabi, Shyqë, Kadri, Adem, Selman, Qamil, Hasan, Muhamet, Hevzi, Sylejman, Sadri, Zeçë, Mehmet, Xhemail, Ragip, Simon, Ismet, Hamit, Ahmet, Fehim, Ilaz, Shefqet, Zahir, Shahin, Jup, Beqë, Qazim, Osman, Januz, Ibni, Myfit, Hekuran, Sherif, Bajram, Hajdin, Remzi, Faridin, Selim, Shaban, Mejdi, Halil, Avdi, Hyzri, Avdyl, Nazmi, Sylë, Isë, Jahir, Salih…) mund ta takoje në Gjenevë, në Luasanne, në Bernë, në Zyrih, në Dusseldorf, në Bazel, në Dortmund, në Stutgart, në St. Gallen, në Mynih, në Vjenë, në Bruksel… dhe mund ta dalloje që larg, sidomos atë vijën e prerë, dramatike, që tregonte se mendja ishte rreth dy mijë kilometra larg nga trupi; një vijë e dhimbshme që përhitej edhe përmes shikimit të tretur diku larg, në një votër ku ai mungonte, në një votër ku ai e dinte se jetonte e ndezur shpresa se ai, megjithatë do të kthehet një ditë. Askund si te këta njerëz nuk e kam parë trupin e braktisur nga mendimet e përfshira në një furtunë shqetësimesh… Pas çdo takimi me ta, e ato kanë qenë shumë, ma ka çarë shpirtin si me me thikë pyetja e pakalueshme: si do t’i vijë puna këtij vendi, këtij populli, përderisa ata që kanë mbaruar shkolla, ata që krahas përgatitjes intelektuale kanë dhe obligimin kryesor të marrin mbi supe përgjegjësitë e veta, tash në këto kohë me acar, janë strukur, sipas porosisë së shefit të tyre; në birë të minit…, dhe hallet, dhe fati i këtij vendi e i këtij populli kanë mbetur në duart e plasaritura të Rexhës e të shokëve të tij, në supet e tyre të lodhura nga puna e rëndë, nga brengat e shumta që di t’i ngarkojë në shpinën e njeriut vetëm mërgimi; kanë mbetur në supet e njoma të nxënësve e të studentëve që bënin të pamundurën për të dëshmuar se Kosova nuk po dorëzohej, se shqiptarët nuk po nënshtroheshin. Për arsye se, si shumëçka në historinë e shqiptarëve, edhe kjo qëndresë bëhej në mënyrë të çuditshme: kundër pushtuesve kishin ngritur krye ata që do të duhej të ishin të fundit, ndërkaq kishin shtrirë qafën dhe kishin futur veshët në lesh ata që do të duhej të ishin prijatarë… Fatbardhësisht pati edhe përjashtime, sepse në atë shkozishtë gri kishte dhe ndonjë Lis, personifikim i të cilëve ishte dhe mbeti Ukshin Hoti, shëmbulli i shkëlqyer i intelektualit konsekuent. 3. Rexhep Halimi banonte në ‘haimet’, pranë Bahnhofit. Jetonte vetëm, sepse familjen e kishte në Kosovë. Të gjithë ata veprimtarë që kanë kaluar nëpër Bahnhof-Zürich e kanë ditur se do të mund të bëjnë konak te Rexha ose te Ragipi: një studio me kuzhinë të përbashkët. E mobiluar vetëm me gjërat më të domosdoshme; një shtrat, një orman dhe një tranzistor, për të dëgjuar ndonjë këngë ose lajm shqip. Asgjë tjetër. Aty Rexha ka ndarë me ata që ia kanë mësy edhe kafshatën e gojës, edhe rrogën, edhe teshat e trupit. Aty janë përgatitur traktet e banderolat, nga aty janë siguruar paraprakisht megafonet dhe pajisje të tjera aq të domosdoshme në prag të çdo demonstrate… Te Rexha, duke u thirrë në përpjekjet për çlirimin e Kosovës, ka gjetur strehë edhe ndonjë argat i dreqit, që nuk linte birë pa hi e sakrificë pa pështy…, keni parasysh besëpremtë, ata bastardët e pashmangshëm që i ka çdo lëvizje politike e që zakonisht rrinë me fëlçi të hapura e me thika në dorë… Dhe kur punëve të pista u dilte tymi, atëherë Rexha i shkretë me atë thjeshtësinë e tij epike përsëriste: Burra, në këtë botë nuk paska mal pa çakej! Te Rexha zbarkonin nganjëherë edhe policdiplomatët e Enver Hoxhës. Ata zakonisht vinin fshehurazi për t’i fryrë zjarrit që e ndezte Udba. Të llahtariste aftësia e tyre tek abuzonin në mënyrat më të paimagjinueshme me Kosovën, me Shqipërinë dhe me shqiptarët. (“Burra, kur po vijnë ata po kam aq etje me fol e me bisedu’ me ta, por kur po shkojnë po më duket se ma kanë mbush jo veç barkun por edhe trunin me ujë të turbullt!”) 4. Rexhë Halimi nuk ka qenë as i gojës e as i lapsit, por ka dijtë me e dashtë Kosovën; ka dijtë me e dashtë me një përkushtim fanatik; ka dijtë gjithashtu me qenë besnik edhe deri te shtrati i vorrit. Shpesh ka ndodhur që ai t’i harrojë edhe detyrimet ndaj fëmijëve të vet, por nuk ka ndodhur asnjëherë t’i harrojë detyrimet ndaj Lëvizjes, organizatës që i ka takuar që nga themelimi. Jo njëherë ka ndodhur që Rexhë Halimi t’i japë të gjitha kursimet e veta me qëllim që të blehen mjete pa të cilat një lëvizje politike mund ta luajë vetëm derën. Jam krejt i sigurt se me kursimet e tij ai ka mundur t’iu sigurojë ardhmëri pa telashe dy- tre brezave të familjes së tij, por ai për familje kishte zgjedhur Kombin dhe për shtëpi Lirinë. Ishte ky një përcaktim i prerë e pa asnjë hije. 5. Në vitet e rënda të luftës, Rexha i takoi vendosmërisht korpusit të idealistëve që luftën e shihte si çështje jetike të një kombi, e ku bashkimi i të gjithëve përballë Serbisë duhej të ishte lapidar. Por ky korpus, duke qenë krejtësisht i zhveshur nga çdo pretendim pos lirisë, siç është biografia e të gjithë idealistëve, u përballë me kobashët e ‘majtë’ e të ‘djathtë’, që kishin harruar krejtësisht Serbinë dhe përgatisnin ‘ushtritë’ e tyre për të luftuar me njëri-tjetrin. Fundi i përballjes ishte krejt i qartë, sepse prapa kobashëve, historia do ta dëshmojë, qëndronte KOS-i serb dhe plani i tij “Barzan” për luftë të përgjakshme ndërshqiptare. Dhe kryetragjedia do të ndodhte patjetër sikur të mos ndërhynin Washingtoni e Londra, që kishin vendosur t’i ndalin njëherë e mirë “pohodet” e kasapit të Ballkanit. Ndërsa falë kobashëve që në vendin e posaçliruar kapardiseshin me qeveritë e tyre fantazma, Kosova do të mbetet edhe 5 vjet pas luftës jo subjekt që qeveris vetën, por objekt që e administrojnë dhe e shkrryejnë të tjerët. 6. Zhgënjimet e Rexhë Halimit nuk do të prajnë as pas Luftës. Sepse llaçumia e kobashëve, që kishte shfrytëzuar LPK-në për qëllimet e veta, vendosi ta shpallë inekzistente organizatën që nuk kishte mundur ta shkatërrojë as Udba për 40 vjet rresht! Dhe kjo ndodhte në Prizrenin e lirë dhe para syve të Rexhës e të tjerëve si ai! Ishte ky ai akti i shëmtuar i djemve plangprishës, që para se “të ngjiten ma nalt” vendosin ta përdhunojnë Nënën e tyre! Dhe ata vërtetë do të shkojnë larg; do të zënë pozita kyçe në Kosovën e pasluftës, do të bëhen multimilionerë, do të ndërtojnë kështjella e pallate edhe pse kurrë në jetën e tyre nuk kishin punuar. Veç miqve ata do t’i ndërrojnë edhe bindjet, si çerapat. Ndërsa ndonjëri prej tyre do të bëhet edhe shef i Oznës, përcjellë me vepra e akte të zeza, që i shkojnë prapa këtij emri. 7. Rexhë Halimi, pas varrimit, do të përmendet ditë e më pak. Mbi vorrin e tij do të vyshken lulet dhe do të zbërdhylen kurorat e shëmtuara plastike. Më vonë dheun do ta mbulojnë herë bora e herë bari. Ndërkaq, emrin e tij nuk do ta mbajë asnjë rrugë, asnjë ngrehinë, asnjë urë, asnjë shesh. Ndodhë kështu, sepse popujt e vonuar, si çdo gjë tjetër pos marrëzisë, edhe kujtesën e kanë të cekët. Kështu kopertinat do të mbyllen dhe brenda tyre drama e një njeriu, e një familjeje, e një vendi, e një kombi. Nuk e di se si do të mundet dheu ta mbajë e ta tretë, jo rrashtën, por dramën e Rexhë Halimit. Ndërkaq nëpër Bahnhofin e Zürichit do të shkojnë e do të vijnë trenat, do të hipin e do të zbresin udhëtarët. Dhe, një ditë, ndonjëri prej tyre apo ndoshta era vetë, do ta sjellë edhe andej baladën për mërgimtarin e paepur në pamjen e kalorësit që i vjen era dhé, e i cili kthehet, dikur, në tokën e premtuar. Në tokën që nuk ka më as lotë për njerëzit e vet. DEBAT MARKETING KONTAKT ARKIVI CHAT ARTIKUJ VITI VI – 21 PRILL 2004 Një fjalë zie për Rexhë Halimin Shkruan: Xhafer SHATRI 1. Nja një muaj para se me dalë pranvera, në karrigën e parkut të qytetit, jo larg Bahnhofit të Zürichit, ku kishte punuar mbi 30 vjet rresht, e lëshoi zemra Rexhep Halimin, mërgimtarin e vjetër nga Ferizaj. Ishte hera e parë dhe e fundit që atë dhe të gjithë ata që e kanë dashtë e respektuar i la në baltë Zemra e tij fisnike. 2. E kam njoftë këtu e 22 vjet më parë, në Zurich dhe si sot me kujtohen duart e tij, duart e tij të mëdha dhe fytyra e vrarë, portreti më origjinal i mërgimtarit të Kosovës… Këtë portret (me emra nga më të ndryshmit: Zijah, Shabi, Shyqë, Kadri, Adem, Selman, Qamil, Hasan, Muhamet, Hevzi, Sylejman, Sadri, Zeçë, Mehmet, Xhemail, Ragip, Simon, Ismet, Hamit, Ahmet, Fehim, Ilaz, Shefqet, Zahir, Shahin, Jup, Beqë, Qazim, Osman, Januz, Ibni, Myfit, Hekuran, Sherif, Bajram, Hajdin, Remzi, Faridin, Selim, Shaban, Mejdi, Halil, Avdi, Hyzri, Avdyl, Nazmi, Sylë, Isë, Jahir, Salih…) mund ta takoje në Gjenevë, në Luasanne, në Bernë, në Zyrih, në Dusseldorf, në Bazel, në Dortmund, në Stutgart, në St. Gallen, në Mynih, në Vjenë, në Bruksel… dhe mund ta dalloje që larg, sidomos atë vijën e prerë, dramatike, që tregonte se mendja ishte rreth dy mijë kilometra larg nga trupi; një vijë e dhimbshme që përhitej edhe përmes shikimit të tretur diku larg, në një votër ku ai mungonte, në një votër ku ai e dinte se jetonte e ndezur shpresa se ai, megjithatë do të kthehet një ditë. Askund si te këta njerëz nuk e kam parë trupin e braktisur nga mendimet e përfshira në një furtunë shqetësimesh… Pas çdo takimi me ta, e ato kanë qenë shumë, ma ka çarë shpirtin si me me thikë pyetja e pakalueshme: si do t’i vijë puna këtij vendi, këtij populli, përderisa ata që kanë mbaruar shkolla, ata që krahas përgatitjes intelektuale kanë dhe obligimin kryesor të marrin mbi supe përgjegjësitë e veta, tash në këto kohë me acar, janë strukur, sipas porosisë së shefit të tyre; në birë të minit…, dhe hallet, dhe fati i këtij vendi e i këtij populli kanë mbetur në duart e plasaritura të Rexhës e të shokëve të tij, në supet e tyre të lodhura nga puna e rëndë, nga brengat e shumta që di t’i ngarkojë në shpinën e njeriut vetëm mërgimi; kanë mbetur në supet e njoma të nxënësve e të studentëve që bënin të pamundurën për të dëshmuar se Kosova nuk po dorëzohej, se shqiptarët nuk po nënshtroheshin. Për arsye se, si shumëçka në historinë e shqiptarëve, edhe kjo qëndresë bëhej në mënyrë të çuditshme: kundër pushtuesve kishin ngritur krye ata që do të duhej të ishin të fundit, ndërkaq kishin shtrirë qafën dhe kishin futur veshët në lesh ata që do të duhej të ishin prijatarë… Fatbardhësisht pati edhe përjashtime, sepse në atë shkozishtë gri kishte dhe ndonjë Lis, personifikim i të cilëve ishte dhe mbeti Ukshin Hoti, shëmbulli i shkëlqyer i intelektualit konsekuent. 3. Rexhep Halimi banonte në ‘haimet’, pranë Bahnhofit. Jetonte vetëm, sepse familjen e kishte në Kosovë. Të gjithë ata veprimtarë që kanë kaluar nëpër Bahnhof-Zürich e kanë ditur se do të mund të bëjnë konak te Rexha ose te Ragipi: një studio me kuzhinë të përbashkët. E mobiluar vetëm me gjërat më të domosdoshme; një shtrat, një orman dhe një tranzistor, për të dëgjuar ndonjë këngë ose lajm shqip. Asgjë tjetër. Aty Rexha ka ndarë me ata që ia kanë mësy edhe kafshatën e gojës, edhe rrogën, edhe teshat e trupit. Aty janë përgatitur traktet e banderolat, nga aty janë siguruar paraprakisht megafonet dhe pajisje të tjera aq të domosdoshme në prag të çdo demonstrate… Te Rexha, duke u thirrë në përpjekjet për çlirimin e Kosovës, ka gjetur strehë edhe ndonjë argat i dreqit, që nuk linte birë pa hi e sakrificë pa pështy…, keni parasysh besëpremtë, ata bastardët e pashmangshëm që i ka çdo lëvizje politike e që zakonisht rrinë me fëlçi të hapura e me thika në dorë… Dhe kur punëve të pista u dilte tymi, atëherë Rexha i shkretë me atë thjeshtësinë e tij epike përsëriste: Burra, në këtë botë nuk paska mal pa çakej! Te Rexha zbarkonin nganjëherë edhe policdiplomatët e Enver Hoxhës. Ata zakonisht vinin fshehurazi për t’i fryrë zjarrit që e ndezte Udba. Të llahtariste aftësia e tyre tek abuzonin në mënyrat më të paimagjinueshme me Kosovën, me Shqipërinë dhe me shqiptarët. (“Burra, kur po vijnë ata po kam aq etje me fol e me bisedu’ me ta, por kur po shkojnë po më duket se ma kanë mbush jo veç barkun por edhe trunin me ujë të turbullt!”) 4. Rexhë Halimi nuk ka qenë as i gojës e as i lapsit, por ka dijtë me e dashtë Kosovën; ka dijtë me e dashtë me një përkushtim fanatik; ka dijtë gjithashtu me qenë besnik edhe deri te shtrati i vorrit. Shpesh ka ndodhur që ai t’i harrojë edhe detyrimet ndaj fëmijëve të vet, por nuk ka ndodhur asnjëherë t’i harrojë detyrimet ndaj Lëvizjes, organizatës që i ka takuar që nga themelimi. Jo njëherë ka ndodhur që Rexhë Halimi t’i japë të gjitha kursimet e veta me qëllim që të blehen mjete pa të cilat një lëvizje politike mund ta luajë vetëm derën. Jam krejt i sigurt se me kursimet e tij ai ka mundur t’iu sigurojë ardhmëri pa telashe dy- tre brezave të familjes së tij, por ai për familje kishte zgjedhur Kombin dhe për shtëpi Lirinë. Ishte ky një përcaktim i prerë e pa asnjë hije. 5. Në vitet e rënda të luftës, Rexha i takoi vendosmërisht korpusit të idealistëve që luftën e shihte si çështje jetike të një kombi, e ku bashkimi i të gjithëve përballë Serbisë duhej të ishte lapidar. Por ky korpus, duke qenë krejtësisht i zhveshur nga çdo pretendim pos lirisë, siç është biografia e të gjithë idealistëve, u përballë me kobashët e ‘majtë’ e të ‘djathtë’, që kishin harruar krejtësisht Serbinë dhe përgatisnin ‘ushtritë’ e tyre për të luftuar me njëri-tjetrin. Fundi i përballjes ishte krejt i qartë, sepse prapa kobashëve, historia do ta dëshmojë, qëndronte KOS-i serb dhe plani i tij “Barzan” për luftë të përgjakshme ndërshqiptare. Dhe kryetragjedia do të ndodhte patjetër sikur të mos ndërhynin Washingtoni e Londra, që kishin vendosur t’i ndalin njëherë e mirë “pohodet” e kasapit të Ballkanit. Ndërsa falë kobashëve që në vendin e posaçliruar kapardiseshin me qeveritë e tyre fantazma, Kosova do të mbetet edhe 5 vjet pas luftës jo subjekt që qeveris vetën, por objekt që e administrojnë dhe e shkrryejnë të tjerët. 6. Zhgënjimet e Rexhë Halimit nuk do të prajnë as pas Luftës. Sepse llaçumia e kobashëve, që kishte shfrytëzuar LPK-në për qëllimet e veta, vendosi ta shpallë inekzistente organizatën që nuk kishte mundur ta shkatërrojë as Udba për 40 vjet rresht! Dhe kjo ndodhte në Prizrenin e lirë dhe para syve të Rexhës e të tjerëve si ai! Ishte ky ai akti i shëmtuar i djemve plangprishës, që para se “të ngjiten ma nalt” vendosin ta përdhunojnë Nënën e tyre! Dhe ata vërtetë do të shkojnë larg; do të zënë pozita kyçe në Kosovën e pasluftës, do të bëhen multimilionerë, do të ndërtojnë kështjella e pallate edhe pse kurrë në jetën e tyre nuk kishin punuar. Veç miqve ata do t’i ndërrojnë edhe bindjet, si çerapat. Ndërsa ndonjëri prej tyre do të bëhet edhe shef i Oznës, përcjellë me vepra e akte të zeza, që i shkojnë prapa këtij emri. 7. Rexhë Halimi, pas varrimit, do të përmendet ditë e më pak. Mbi vorrin e tij do të vyshken lulet dhe do të zbërdhylen kurorat e shëmtuara plastike. Më vonë dheun do ta mbulojnë herë bora e herë bari. Ndërkaq, emrin e tij nuk do ta mbajë asnjë rrugë, asnjë ngrehinë, asnjë urë, asnjë shesh. Ndodhë kështu, sepse popujt e vonuar, si çdo gjë tjetër pos marrëzisë, edhe kujtesën e kanë të cekët. Kështu kopertinat do të mbyllen dhe brenda tyre drama e një njeriu, e një familjeje, e një vendi, e një kombi. Nuk e di se si do të mundet dheu ta mbajë e ta tretë, jo rrashtën, por dramën e Rexhë Halimit. Ndërkaq nëpër Bahnhofin e Zürichit do të shkojnë e do të vijnë trenat, do të hipin e do të zbresin udhëtarët. Dhe, një ditë, ndonjëri prej tyre apo ndoshta era vetë, do ta sjellë edhe andej baladën për mërgimtarin e paepur në pamjen e kalorësit që i vjen era dhé, e i cili kthehet, dikur, në tokën e premtuar. Në tokën që nuk ka më as lotë për njerëzit e vet.