LSHAKSH MBAJTI ORË LETRARE NË WUPERTAL

Reportazh Pal Sokoli: Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani mbajti Orë letrare në Wuppertal Sunday, 01-03-2009, 08:56pm (GMT) H. Qyqalla, P. Sokoli, M. Mulolli Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani mbajti Orë letrare në Wuppertal Nga Pal Sokoli Në vazhdën kremtimeve të vazhdueshme të përvjetorit të pavarësisë se Kosovës në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë saj, edhe Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani me rastin e këtij përvjetori organizoj një tubim letrarë në Wuppertal-Gjermani. Në sallën e Klubit shqiptar “7 Shtatori” u tubuan afër njëqind krijues dhe dashamirë të artit dhe kulturës shqiptare të cilët edhe shumica prej tyre ishin vet edhe krijues edhe interpretues të shkëlqyer të gjinive të ndryshme artistike. Liman Zogaj- koordinator për manifestime të ndryshme artistike të LSHAKSH-në Gjermani, hapi takimin duke i përshëndetur dhe duke i uruar të pranishmit me rastin e përvjetorit të pavarësisë se Kosovës, dhe duke i ftuar në skenë grupin tani më të njohur “Kosova” qe vepron në kuadër të LSHAKSH-së, me vallen “ Pavarësia” nen koreografinë e tij. Takimin letrarë e përshëndeti kryetari i Klubit shqiptar “7 shtatori” z. Behxhet Muçolli, duke i dëshiruar shkrimtarëve suksese te mëtutjeshme ne krijimtari të ndryshme letrare dhe artistike. Skenën e zuri artisti i Lidhjes z. Musa Mulolli, me disa recitime dhe interpretime me plot emocione, nga autor tanë, dhe qe u prit me duartrokitje frenetike nga të pranishmit e mbrëmjes. Për të lexuar punimet e veta letrare në skenë, z. Liman Zogaj u ftoj poetin, dhe gazetarin i dikurshëm të i Radio Prishtinës z. Qamil Foniqi, i cili kishte ardhur posaçërisht për këtë takim nga Roterdami i Holandës. Qamili se pari përshëndeti Lidhjen e shkrimtarëve në Gjermani, veprimtarinë e së cilës e përcjell me kujdes të veçantë, dhe për të cilët ka respekt për veprimtarin letrare dhe artistike qe bën në mërgatën Gjermane, pastaj recitoj një cikël me poezi; “Dheu i atdheut”,”Dielli”,”Plisi” ,”Mikes”, “ Anatemës” ,Mbi të pa qenët ” dhe pastaj duke e mbyllur këtë cikël të bukur poetik me poezinë “Ëndrra”. Pastaj në skenë u ftua poeti, Shaban Cakolli, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, lexoj disa poezi nga veprimtaria e tij letrare te botuar në disa përmbledhje të gjinive të ndryshme poetike, të cilat u mirë priten nga të pranishmit e sidomos poezitë ; “ Ç´po bëjmë kështu”, ” poezi për Azem Shkrelin”, “Ndarje qe dhëmb” etj. Pastaj në emër të Lidhjes. z. Hasan Qyqalla shpalli të shpërblyerit e mbrëmjes , dhe për meritat e tyre, qe pastaj z. Liman Zogaj i ftoj në skenë tre shkrimtar dhe veprimtar qe të marrin shpërblimet e parapërgatitura nga kryesia e LSHAKSH-së. Për merita ne veprimtarin letrare dhe për merita për çlirimin e Kosovës; z. Martin Çuni,(kryetar i Lidhjes..) për merita në veprimtarin letrare dhe publikimin e veprimtarisë se Lidhjes, z. Shaban Cakolli, dhe z. Qamil Foniqi për krijimtari letrare. Te shpërblyerit u falënderuan dhe u shprehën se ndjehen te privilegjuar qe morën Mirënjohje nga LSHAKSH-ja. Martin Çuni falënderoj për shpërblimin dhe uroj “ qe ky takim të mbetet më i vogli takim letrarë “në veprimtarin tonë. Pal Sokoli (unë) pasi përshëndeti të pranishmit për përvjetorin e pavarësisë foli shkurtimisht për veprimtarin dy vjeçare të LSHAKSH-në Gjermani e cila themelet e saj i ka mu nga takimi i 09.12.2006 në Wuppertal, dhe deri me tani, ku u promovuan me dhjeta vepra të ndryshme poetike, publicistike dhe monografike nga autorë qe veprojnë ne kuadër të kësaj Lidhje. Pastaj lexoj poezi nga veprimtaria e tij në gjuhën shqipe dhe gjermane, për hir të disa pjesëmarrësve gjerman në këtë tubim. Ilirianë Sokoli Ilirianë Sokoli Liman Zogaj bëri një ndërhyrje artistike, me një skenë te shkurtër “Gjak po” qe përshkruante një fat historik të shqiptarëve nëpër shekuj. Musa Mulolli lexoj përshëndetjet qe na kishin dërguar shkrimtarë të ndryshëm nga larg dhe poezi për këtë takimi p.sh: Mëhill Velaj nënkryetar i SHSHSHA, Stampfort USA, me poezinë “Nëse kthehem njëherë”, të shkrimtares Bajame Hoxha nga Brukseli-Belgjikë lexoj poezitë” Manushaqe”,”Mendo”dhe ”Guri”. Nga Kasam Shaqirvela, poezinë “Pritje shekullore”, pastaj përshëndetjet nga Alma Papamihali, Çerkin Bytyqi, Hamza Halabaku dhe Lekë Prençi dhe Shqipe Demiri. Poeti Halil Haxhosaj nga Gjakova, takimin tone e përshëndeti me poezinë “Loja u plak” të cilën e lexoj Ilirianë P. Sokoli. Naser Halili, sekretarë i Lidhjes.. lexoj poezi nga libri i Liman Zogajt “Kosovë nuk ta mora diellin”. Martin Çuni. lexoj fragmente nga romani i tij ne botim”Bisedë me ndërgjegjen”me tematikë nga shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi, me titull simbolik “Eldorado në Turqi”. Vehbi Musa prezantoj revistën letrare “Muza shqiptare” për të cilën tha do të lenë gjurmë ne historikun e letërsisë shqiptare e sidomos asaj në mërgatë, pastaj lexoj poezinë e tij “Pelegrinazh në Kosovë”. Poeti Hasan Qyqalla lexoj gjithashtu poezi nga veprimtaria e tij, e sidomos me theks te veçantë poezitë; ”Ta bëjmë Shqipërinë”,”Kosovë fjala ime e fundit” dhe poezi tjera nga veprimtari e tij me e re. Edhe pse z. Liman Zogaj kishte edhe detyrën e prezantuesit, gjeti gjithashtu kohe qe të na lexoj diçka nga veprimtaria e tij me e re. Në emër te kryesisë, Pal Sokoli(unë) për aktivitet letrarë me një libër shpërblej z. Hasan Qyqalla, dhe për recitim-aktrim z. Musa Mulolli. Me recitime te poezive me tematik; Kosovën, pavarësinë dhe heronjtë tanë, mbrëmjen na hijeshuan edhe recitues të shkollës shqipe të Wuppertalit si p.sh: Valdrina dhe Gentrit Rakaliu, Dardanë Muçolli, Herolinda Gashi dhe te tjerë. Z. Liman Zogaj e përfundoj takimin duke i përshëndetur te gjithë te pranishmit dhe ne veçanti znj. Renate Fuss, mike e shqiptarëve qe na kishte nderuar me pjesëmarrje. Takimi u mbyll me disa valle me tematikë çlirimin e vendit dhe të luajtura lehtë nga grupi i valleve “Kosova”, Abelinda, Abetare dhe Djellëza dhe Veneranda Zogaj, Norë dhe Alba Foniqi. Takimi zgjati edhe pas përfundimit të programuar duke u njohur me njeri tjetrin autorët dhe mysafirët e mbrëmjes. Ne takime te tilla bie në sy se gati te gjithë pjesëmarrësit ishin ardhur të organizuar familjarisht dhe në biseda me njeri tjetrin tregoheshin shumë të interesuar për organizime te tilla. Ndoshta po bëjë si apel të të gjithë krijuesit sidomos në Gjermani të mbështesim organizimet të tilla letrare, ti masivizojmë ato, të mobilizojmë prindërit e nxënësve të gjuhës shqipe, ti organizojmë ata qe edhe fëmijët e tyre ta dëgjojnë fjalën e shkruar direkt nga krijuesit, ti motivojmë ata qe edhe vet të shkruajnë. Krijimtaria letrare e sidomos poezia, edhe në gjuhen gjermane është përqendruar në një elitë të ngushtë, por është e frytshme për aq sa mund ta bëjmë te arritshme edhe për gjeneratat e reja. L.Zogaj, M. Çuni, H. Qyqalla L.Zogaj, M. Çuni, H. Qyqalla Pjesemarres Sh. Cakolli – Mirenjohja Grupi i Valleve – Kosova

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: