40 vjet me Demir Krasniqin

Shënime autobiografike:

 

DEMIR KRASNIQI – 40 VJET ME JU

 

 

 

Demir Krasniqi, u lind më datën 10 Shkurt 1950, nga nëna – Hysa dhe babai – Shefkiu, në fshatin Tugjec, të Malësisë së Gollakut të Kamenicës.

Rrjedh nga një familje skajshmërish e varfër, por e njohur për mikpritje e bujari .

U rritë dhe u shkollua në skamje, i uritur, i zdeshur dhe i zbathur , duke i ndihmuar gjithnjë të afërmit dhe Kryqi i Kuq, si me ushqim, ashtu edhe me veshmbathje.

Shkollën e plotë fillore e kreu në fshatin e lindjes, ku gjithmonë ishte nxënës shembullor dhe i dalluar në aktivitetet e lira shkollore, sidomos në këndim, art figurativ , hartimet e gjuhës shqipe dhe në artin dramatik.

Në programet shkollore dhe festat e atëhershme shtetërore, Demiri ishte njëri ndër bartësit kryesor të programeve artistike.

Me ndihmën dhe përkrahjen e mësuesit Rexhep Bunjaku, që ishte violina e parë në Malësinë e Gollakut, Demir Krasniqi për herë të parë merr pjesë në Festivalin me karakter ndërkomunal :”Mikrofoni është i Juaji”, në Kamenicë, më 25 Maj 1964, ku si nxënës i klasës së –VII-të fillore, shpërblehet me Vendin e Parë të Jurisë Profesionale, për interpretimin e këngës së “Hajredin Pashës”.

Në vitin shkollor 1965/66 , me provim pranues regjistrohet në Shkollën e Mesme Profesionale të Muzikës “Stevan Mokranjac” në Prishtinë.

Gjatë tërë shkollimit të mesëm, Demirit i ndihmuan me libra, veshmbathje, ushqim e strehim pa pagesë: motra dhe xhaxhallarët e tij në Prishtinë.

Pas mbarimit të shkollimit të mesëm, regjistroi Shkollën e Lartë Pedagogjike – dega e Muzikës, ku i ndoqi ligjëratat plot një vjet, si student i rregullt. Mirëpo, kushtet e rënda alarmante ekonomike, ia ngulfatën dëshirën për t’ i krye studimet dhe pa dëshirën e tij, u detyrua që të ndahet nga studimet përgjithmonë!

 

Pedagog muzikor në shumë vatra arsimore

 

 

 

Në vitin shkollor 1970/71, Demir Krasniqi për herë të parë punësohet si mësimdhënës i Kulturës Muzikore, në Shkollën Fillore “7 Korriku”, (tani “Nuhi Berisha”) të fshatit të lindjes së tij, pra në Tugjec, për të vazhduar më vonë detyrën e edukatorit dhe të pedagogut muzikor në shumë shkolla fillore e të mesme të vendit, si :

-Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë,

-Shkolla Fillore “Milladin Popoviq” në Prishtinë,

-Shkolla Fillore “Rilindja” në Dobroshec të Drenicës,

-Shkolla Fillore “Vëllazërim – Bashkimi” në Slivovë,

-Shkolla Fillore “Boro dhe Ramizi” në Llabjan,

-Shkolla Fillore “Milladin Popoviq” në Novo Bërdë,

-Shkolle Filllore “Fan Stelian Noli” në Viti të Marecit,

-Shkolla e Mesme Ekonomike “Eduard Kardel” (tani “Marin Barleti”) në Gjilan,

-Shkolla e Mesme Teknike “Dragi Popoviq” (tani “Mehmet Isai”) në Gjilan

-Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan,

-Shkolla Fillore “Vuk Karaxhiq” (tani”Thimi Mitko”) në Gjilan,

-Shkolla Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan,

-Shkolla Fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan dhe

-Shkolla Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan

 

Në të gjitha shkollat ku ka punua si pedagog muzikor, krahas punës edukativo- arsimore, gjithmonë ka themelua grupet muzikore me nxënësit e shkollave, ku ka kultivuar dashurinë e zjarrtë ndaj këngës, valles, instrumenteve muzikore dhe muzikës tradicionale kombëtare, për çka edhe është nderuar me shumë mirënjohje e diploma për punën e tij të suksesshme dhe të palodhshme.

 

Themelues i grupeve dhe ansambleve muzikore

 

 

Demir Krasniqi, krahas punës së palodhshme pedagogjike – arsimore, nëpër shumë shkolla fillore dhe të mesme të vendit, ku ka punuar, njëkohësisht ka themeluar shumë grupe artistike muzikore në kuadër të shkollave. Ai ka themelua edhe një numër të madh grupesh e ansamblesh muzikore me amatorë entuziast , gjithandej ku ka punua e jetua, me qëllim që të kultivohet kënga, vallja dhe instrumentet tona të muzikës tradicionale kombëtare.

 

Gjatë këtyre 40 vjetëve të karrierës së tij muzikore, Demir Krasniqi ka themelua edhe këto grupe e ansamble muzikore:

 

-Grupi muzikor folklorik “Vëllezërit Krasniqi” në Prishtinë,

-Grupi muzikor folklorik “Vëllazëria” në Prishtinë,

-Ansambli Vokalo – Instrumental “Çiftelia” pranë Radio Prishtinës, në bashkëpunim me kompozitorin dhe etnomuzikologun e shquar – Lorenc Antoni.

-Shoqëria Kulturo – Artistike “Kosova” në Prishtinë,

– Grupi muzikor i këngëve dhe valleve popullore “Zenel Hajdini” në Prishtinë,

-Shoqëria Kulturo – Artistike “Shpresa e Malësisë” në Tugjec,

-Bashkëthemelues i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Idriz Seferi” në Zhegër,

-Bashkëthemelues i Shoqërisë Kulturo- Artistike “Bajram Shabani” në Kumanovë,

-Themelues i Ansamblit Folklorik “Shahiria” në Gjilan,

-Themelues i Grupit muzikor “Xhevahirët” në Gjilan,

-Themelues i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Dituria” të shkollave të mesme të Gjilanit,

-Themelues i Ansamblit Muzikor “Krasniqja” në Gjilan,

-Themelues i Grupit të burrave “Qamili i Vogël” pranë Shkollës Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan

-Themelues i grupeve muzikore të shkollave fillore të Gjilanit:”Thimi Mitko”, “Marigona”, “Selami Hallaqi” dhe “Tefta Tashko”…etj. etj.

 

Këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës dhe Televizionit

 

 

 

Që nga ditët e para, kur Demir Krasniqi shkoi në Prishtinë dhe u regjistrua në Shkollën e Mesme Profesionale të Muzikës, talentit të tij të rrallë muzikor, shumë shpejt i ra në gjurmë: pedagogu, kompozitori, etnomuzikologu, melografi dhe redaktori përgjegjës i Radio Prishtinës, tani i ndjeri Lorenc Antoni.

Lorenc Antoni, bashkëpunonte ngushtë me Demir Krasniqin, sidomos në lëmin e mbledhjes së folklorit burimor muzikor shqiptar. Kështu që, Lorenc Antoni mblodhi, shënoi, incizoi, notizoi dhe botoi me qindra këngë popullore burimore nga Demir Krasniqi, në Blenin e IV, V,VI dhe VII, në përmbledhjet e veta, me titull:“Folklori muzikor shqiptar”.

Me propozimin dhe sugjerimin e Lorenc Antonit, në vitin 1968, Demir Krasniqi i nënshtrohet audicionit profesional dhe pranohet si këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës, ku kënga e parë që e incizoi, ishte ajo me titull:”Kuvendon Marta me gra” e cila brenda një kohe shumë të shkurtër u bë hiti më i madh dhe më i kërkuar i asaj kohe.

Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, Demir Krasniqi incizoi me dhjetëra e qindra këngë popullore, rapsodike dhe të kompozuara si në Radio Prishtinë, ashtu edhe në Radio Gjilan, e më vonë edhe në shumë radio-stacione tjera qendrore dhe lokale.

Si këngëtar popullor i mediave elektronike institucionale, ka qenë gjithmonë i pranishëm në emisionet dhe programet muzikore edhe të shumë qendrave televizive, si: Televizioni i Prishtinës, Televizioni i Beogradit, Televizioni i Zagrebit, Televizioni i Lubjanës, Televizioni i Shkupit , Radio Televizioni Kombëtar Shqiptar, Radio Televizioni i Kosovës, Radio Televizioni 21, Kohavizioni, Televizioni “Vali” dhe “Men” në Gjilan, Televizioni “Festa” dhe “Zëri i Kumanovës” në Kumanovë, Televizioni “Gurra” dhe “Uskana” në Kërçovë etj.

 

Prijatar i veprave diskografike dhe produkcioneve muzikore

 

 

Prirja për të kënduar dhe talenti i rrallë muzikor i Demir Krasniqit, shumë shpejt iu kishte rënë në vesh edhe producentëve të shtëpive diskografike muzikore, që atë kohë funksiononin nën patronatin e RTJ-së në Beograd, me që në Kosovë nuk ekzistonte shtëpi diskografike.

 

Kështu që, në vitin 1968 , Demirit i afrohet një ofertë për të incizuar një disk gramafoni me këngë popullore shqiptare. Kjo ofertë, për Demirin ishte një privilegj i madh, nga se në atë kohë, nuk ishte punë e lehtë që ndonjë këngëtar shqiptar të ketë disk gramafoni !

Demiri , me grupin e tij muzikor, i rreket shumë seriozisht kësaj pune e cila me vete mbante shumë përgjegjësi artistike, morale dhe kombëtare.

Me që, në atë vit, shënohej Jubileu i 500 – vjetorit të vdekjes së heroit legjendar kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Demirit i lindi ideja që në mesin e këngëve të zgjedhura për incizim të diskut, të jetë kënga me titull:”Frynë murrlani me stuhi”, përkatësisht “Kushtrimi i Skënderbeut”, që ishte njëra ndër këngët më të preferuara të asaj kohe, që i këndoheshin Skënderbeut.

Me daljen në dritë të kësaj kënge dhe këtij disku, Demir Krasniqit iu hapen të gjitha rrugët e sukseseve dhe të afirmimit mbarëkombëtar, si këngëtar i ri popullor.

Përmes këtij disku, Demir Krasniqi arriti që ta fus figurën e Skënderbeut në çdo familje dhe shtëpi shqiptare anë e kënd globit tokësor ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.

Është interesante të ceket se ky disk ishte më i shituri në tregun muzikor të asaj kohe, ku theu të gjitha rekordet e tirazhit të shitjes, në mbi 350.000 ekzemplarë, çka nuk ka ndodhë më kurrë me diskografinë shqiptare!

Prej atëherë e deri në ditët e sotme, brenda këtyre 40 viteve, Demir Krasniqi, ka incizuar me qindra albume muzikore, duke filluar nga disqet e gramafonit, audio kasetat, video kasetat e deri tek kompakt disqet .

Numri kaq i madh i këtyre albumeve muzikore, fillimisht është incizuar nëpër shtëpitë më të mëdha diskografike, të cilat vepronin në kuadër të radiotelevizioneve publike shtetërore, si: në Beograd, Zagreb, Lubjanë dhe Sarajevë.

Më vonë, në Kosovë u hapen Produkcione Private Muzikore, në të cilat Demiri e ka vazhduar aktivitetin e tij, përmes këtyre produkcioneve dhe na ka dhuruar shumë albume tjera muzikore.

Nga ky fond kaq i madh i albumeve muzikore, nga krijimtaria e Demir Krasniqit, kanë dalë shumë hite të mëdha, të cilat kanë mbet dhe do të mbesin gjithmonë në kujtesën e adhuruesve dhe konsumuesve të këngëve të këtij këngëtari!

Po i përmendim vetëm disa prej tyre, si: letër me një shkrim të zi”, e shumë e shumë hite tjera të pavdekshme dhe të pa harruara!

“Frynë murrlani me stuhi”,

“Mora sot një

“Kuvendon Marta me gra”,

“Kënga e fatkeqësisë hekurudhore të Zagrebit”,

“Kënga e Hanës”,

“Kënga e Haxhi Tishukut”,

“Mjedis ballit ma ke një pikë”,

“Gëzimi i motrës”,

“Alo, alo, kush është n’ telefon”,

“Rrang e dang sahan”,

“Ku i kam shokët e mi”,

“Po të lutëm shoku im”,

“Moj e mira e kësaj mëhalle”,

“Iliriana”

 

Vlen të theksohet se shumicën nga hitet më të mëdha të Demir Krasniqit, ia kanë huazuar dhe janë mundua që t’ i këndojnë këngëtarë të ndryshëm gjithandej trojeve shqiptare. Prej tyre, po i përmendim: Salim Arifin,Xhezair Elezin, Bujar Qamilin, Shkurte Fejzën, Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin, Nazife Bunjakun , Xhavit Sadikun e shumë të tjerë.

 

Këngëtar shumë i kërkuar dhe i admiruar në dasmat dhe ahengjet popullore

 

 

 

Demir Krasniqi, gjatë karrierës së vet 40 vjeçare, gjithmonë ka krijuar dhe kënduar dy zhanret e muzikës popullore: rapsodinë folklorike dhe këngën artistike qytetare.

Prandaj, duke u nisur nga ky bazament i fuqishëm artistik, Demiri ka marrë pjesë në dasmat, fejesat dhe ahengjet tjera familjare gjithandej krahinave shqiptare brenda kufijve administrativ të ish federatës jugosllave. Ka kënduar në Malësinë e Gollakut, Luginën e Jabllanicës, Luginën e Preshevës, në Malësinë e Karadakut, Anamoravë, në Grykë të Kaçanikut, në Drenicë, Llap, Dukagjin, Has, Palvë e Guci, Ulqin, Tuz, Malësinë e Madhe të Mbi Shkodrës, Shkodër, Tiranë, Manastir, Ohër, Strugë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë e vende tjera.

Demir Krasniqi, është njeri ndër këngëtarët e parë shqiptar, që këndoi edhe nëpër hotele e restorante, nga të cilat njëherë e përgjithmonë i shporri nga skena muzikore, këngëtarët dhe muzikantët jevgë , por edhe të ardhacakëve të tjerë, që na e bastardonin këngën dhe muzikën tradicionale shqiptare.

Këtë lloj muzike dhe këndimi, ua gërditi njëherë e përgjithmonë konsumuesve shqiptarë, qoftë në objektet hoteliere, qoftë nëpër dasmat dhe ahengjet tona popullore!

 

Bashkëpunoi dhe ndihmoi shumë këngëtarë e rapsodë popullor

 

 

 

Demir Krasniqi, krahas këndimit dhe kultivimit të këngës popullore qytetare dhe folklorike, ka bashkëpunuar ngushtë me shumë këngëtarë e rapsodë popullor gjithandej trojeve etnike shqiptare.

Nga rapsodët popullor, po e përmendim bashkëpunimin me:

Riza Bllacën, Salih e

Feriz Krasniqin, Qerim Gashin, Isë Llapqevën, Ibish Brojën, Ibrahim Krasniqin, Qazim Berishën, Tahir Drenicën, Hashim Shalën, Osman Gllarevën, Durmish Kadishanin, Bajrush Dodën, Marash Krasniqin, Augustin Ukën, Shaip Berishën, Jakup Krasniqin, Rrustem Ulajn, Xhemajl Berishën, Shaban Baksin, Qazim Behen, Zejnullah Bajramin, Qazim Hajdarin , Hetem Matoshin e shumë e shumë të tjerë.

 

Nga këngëtarët popullor, ka bashkëpunuar me:

 

Qamilin e Vogël, Mazllom Mejzinin, Ismet Pejën, Xhevdet Hafizin, Njazi Nikoliqin, Nexhmije Pagarushën, Liliana Çavollin, Rukije Mustafen, Ylfete Rafunen, Emine Abdullahun, Sanije Berishën, Taibe Bunjakun, Shaban Gjekajn, Salim Arifin, Halim Halitin, Vëllezërit Dervishi, Bexhet Jagodinin, Habib Rushanin, Lendita Hakajn, Ismet Demajn, Hamide Sadikun, Arife Baliqin, Selajdin Miftarin,

e shumë e shumë të tjerë.

 

Pjesëmarrës në manifestime kulturore gjithëpopullore dhe koncerte publike

 

 

 

Demir Krasniqi, si këngëtar dhe rapsod shumë i respektuar popullor, ka marrë pjesë në një varg manifestimesh gjithëpopullore me karaktere të ndryshme kulturore, ndër të cilat po i përmendim:

Inaugurimi i Shtëpisë së Kulturës në Keqekollë, në Miradi të Epër,

Inaugurimi i rrymës elektrike në Kllokoq të Marecit,

Inaugurimi i rrugës Kamenicë – Busavatë,

Takimet tradicionale republikane të shkollave që mbanin emrin e heroit të popullit – Zenel Hajdini , nën moton :”SHKOLLA IME EMRIN TËND E MBA’”,

Takimet e shkollave fillore të komunës së Gllogocit,

Takimet tradicionale të vendlindjes në: Tugjec, Lisockë, Gjyrishec, Velegllavë, Poliçkë, Desivojcë, Makresh,

Manifestimi tradicional “Alpet shqiptare” në Vuthaj të Gucisë…etj.

Ka marrë pjesë në një numër të madh koncertesh publike gjithandej Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë.

 

Pjesëmarrës në festivalet vendore, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare

 

 

 

Si këngëtar dhe rapsod popullor , ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës popullore dhe të asaj burimore në shumë qendra të Kosovës, prej të cilave po i përmendim disa prej tyre, si:

“Rivista e Folklorit Burimor të Kosovës”,

në Gllogoc të Drenicës,

 

Festivali “Kosovarja këndon” në Ferizaj, më 1976 dhe 1977,

Festivali i folklorit burimor “Hasi jehon” në Gjonaj të Hasit,

Festivali “I këndojmë lirisë” në Klinë,

Festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” në Deçan,

Manifestimi tradicional “Flaka e janarit” në Gjilan e shumë festivale të tjera.

Në festivalet me karakter mbarëkombëtar, ka marrë pjesë në Manifestimin fetar mbarëkombëtar, për nderë të festës së Kurban – Bajramit, në Shkodër më 1996, ku ishte i vetmi përfaqësues nga Kosova, që u prezantua me këngë fetare.

Më 2007, merr pjesë në Festivalin mbarëkombëtar “Zëri i Alfabetit” në Manastir, si përfaqësues i vetëm nga Kosova.

Në festivalet ndërkombëtare të folklorit, së bashku me Ansamblin Vokalo – Instrumental “Çiftelia” të Radio Prishtinës, nën drejtimin e Lorenc Antonit, përfaqësojnë Kosovën, në:

 

Festivalin “Rivista e Folklorit Evropian ” në Zagreb, më 1970,

“Rivista e Folklorit Ballkanik”në Ohër, më 1970,

“Tubimet e folklorit ” në Beograd, më 1971 dhe në

Festivalin Evropian “Danubi i kaltër” në Novi Sad, më 1976,

ku këndon në duet me Bilibilin e Kosovës – Nexhmije Pagarushën.

 

Anëtar në juritë profesionale të festivaleve

 

 

 

Disa herë ka qenë anëtarë i jurive profesionale të disa festivaleve, prej të cilave po i përmendim:

Festivalin “Kosovarja këndon” më 1976 në Ferizaj,

Festivali i Folklorit burimor regjional “Gurra” në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, më 1990 dhe 1991,

Kryetar i jurisë profesionale tri vjet rresht në Manifestimin tradicional “Lulëkuqet e prillit” në Kamenicë etj.

 

Krijues , kompozitor dhe kantautor i këngës popullore

 

 

 

Demir Krasniqi është krijues dhe kompozitor i më se 2000 këngëve rapsodike, këngëve artistike në frymën popullore, valleve popullore, këngëve humoristike e satirike , parodive , këngëve fetare dhe poezive për të rritur.

Si kompozitor dhe kantautor, ka marrë pjesë disa herë radhazi në Festivalin tradicional “Akordet e Kosovës”, më 1969, 1970, 1974, 1976, 1978, 1980, 1995, në Festivalin “Kënga shqiptare” më 1995 etj.

Në disa nga këto festivale, këngët e Demirit i kanë këndua interpretues të tjerë të muzikës popullore, si: Sulejman Borova, Faton Bakolli, Ejup Rexha, Sanije Matoshi, Mustafë Tahiri dhe në “Akordet e Kosovës – 1980”, të cilat u mbajtën në qytetin e Gjilanit, këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza, për herë të parë debyton në këtë festival, me këngën e Demir Krasniqit, me titull:”Trimi legjendar”.

Demir Krasniqi ka qenë anëtarë i rregullt i Lidhjes së Kompozitorëve të Jugosllavisë, që quhej: SAKOJ dhe anëtar i rregullt i Lidhjes së Autorëve të Muzikës Popullore, që quhej: SANAM.

 

Demir Krasniqi, përmes krijimtarisë së tij muzikore, shpalosi faqet e historisë sonë kombëtare nga të gjitha krahinat etnike shqiptare, duke filluar nga Kruja e Skënderbeut, Janina e Ali pashë Tepelenës, Vlora e Ismail Qemailit, Ali pashë Gucia, Vranina e Oso Kukës, Ulqini, Tivari, Lugina e Jabllanicës, Lugina e Preshevës, Karadaku, Gollaku, Gjilani, Kaçaniku, Drenica, Llapi, Dukagjini, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Ohri, Prespa, Manastiri, duke iu kënduar trimave legjendar dhe heronjve të kombit, nga të gjitha luftërat e zhvilluara nëpër shekuj, me aspirata drejt çlirimit dhe bashkimit mbarëkombëtar shqiptarë , që nga Skënderbeu e deri tek Adem Jashari .

Demir Krasniqi është autori dhe kompozitori i parë shqiptar, i cili thuri, kompozoi dhe publikoi këngën me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, të cilën e botoi në të përditshmen kosovare:”Gazeta Shqiptare” më datën 17 Nëntor 1998, në Prishtinë.

 

Mbledhës i pasionuar i folklorit muzikor shqiptar

 

 

 

Demir Krasniqi, është mbledhës i pasionuar i folklorit muzikor shqiptar, ku gjatë këtyre katër dekadave të karrierës së tij, ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi katër mijë këngë të ndryshme popullore te të gjitha cikleve, që nga ato legjendare, epike, historike, lirike e deri tek këngës e dasmës së Gollakut, ku i ka mbledhur mbi 1200 këngë të ndryshme të këtij lloji.

Krahas këndimit, Demir Krasniqi është edhe instrumentist virtuoz universal, i cili luan në disa instrumente muzikore, si: violinë, piano, fiz- harmonikë, klaviatura, prim, mandolinë, mandollë, çifteli dhe sharki.

 

Radio gazetar, gazetar hulumtues, publicist dhe moderator

 

 

 

Që nga rinia e hershme, Demiri është marrë herë pas here edhe me gazetari.

Kështu që në moshën 51 vjeçare diplomon në Radio Gazetari në Univerzitetin e Gazetarisë Norvegjeze dhe në Gazetari Hulumtuese në Univerzitetin e Gazetarisë Kanadeze.

Si gazetar – publicist, ka botuar shumë shkrime e studime në shumë revista, gazeta ditore, në radio stacione dhe në televizione lokale, ku krahas gazetarisë, ka ushtruar me sukses edhe moderimin e shumë emisioneve kulturore e politike publike.

Demir Krasniqi, si gazetar dhe publicist edhe sot e kësaj dite është i pranishëm kudo nëpër gazetat dhe revistat e vendit, si dhe në shumë forume botërore të internetit.

Për punën e tij të palodhshme gjatë këtyre katër dekadave, qoftë në arsim, qoftë në lëmin e krijimtarisë muzikore, Demir Krasniqi është nderuar me shumë shpërblime, mirënjohje e diploma ndër më të ndryshmet, por pa dyshim se mirënjohjet dhe shpërblimet e tij më të dashura në jetë, janë: Kompletet e kostumeve kombëtare të Qamilit të Vogël, të cilat ia ka dhurua familja e të ndjerit Qamil, për punën që ka bërë Demiri rreth ndriçimit dhe publikimit të veprave të Qamilit të Vogël, pastaj shpërblimi special “Emblema e Mujë Krasniqit”, Shpërblimi “Zëri i Alfabetit” në Manastir, shpërblimi i dyfishtë i vendeve të para në festivalet “Kosovarja këndon” në Ferizaj më 1976 dhe 1977 si dhe shumë shpërblime tjera.

 

Këngëtar dhe krijues jo komercial dhe jo profitabil

 

 

 

Demir Krasniqi, si këngëtar dhe krijues muzikor, asnjëherë në jetë nuk ka qenë këngëtar komercialist, as profiter i këngës dhe veprave muzikore. Për këtë, e kishte motivuar motoja e këngëtarit legjendar kosovar – Qamili i Vogël – Muhaxhiri, i cili vazhdimisht e këshillonte dhe i sugjeronte si vijon:

“Nëse këndon për fytyrë – nuk do të kesh para!

Nëse këndon për para – nuk do të kesh fytyrë”!

 

 

Dhe që nga rinia e hershme, Demiri u përcaktua që të këndojë dhe të krijojë për fytyrë , e jo për para!

Andaj, motoja e përjetshme e këngës dhe krijimtarisë së tij muzikore është kjo:

“Për emrin e Zotit,

Për nderin e kombit,

Për gjakun e dëshmorëve,

Për eshtrat e varreve”!

 

 

 

Veprat letrare nga opusi krijues i Demir Krasniqit, të cilat i ka botuar deri më tani , janë 15 sosh, sipas kësaj radhitje:

Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, më 1993.

Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” (monografi) – Prishtinë, më 1995.

“Gjakon Kosova”
Bejtë Pireva” – Gjilan, më 2002.

“Zeqir Maroca”
Këngë krismash lirie I” – Gjilan, më 2003.

Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, më 2003.

Familja Kurti nga Tugjeci”(monografi) – Prishtinë, më 2004.

Shtojzovallet e Gollakut” – Prishtinë, më 2005.

“Kushtrim lirie”
Liman Shahiqi – trim i Gollakut” – Prishtinë, më 2005.

Kroi i këngës” – Gjilan, më 2006.

Qamili i Vogël – këngë përjetësie” – Gjakovë, më 2006.

Krenaria e Gollakut” – Gjilan, më 2008 dhe

“Diell lirie”

 

– Gjilan, më 2008. – Gjilan, më 2005. – Gjilan, më 2002. – Gjilan, më 1998.

 

Dhe krejt në fund, nuk mund të ndahemi nga ky krijues, pa e thënë edhe një të vërtetë të hidhur:

Demir Krasniqi, pas tërë këtij bagazhi të krijimtarisë muzikore 40 vjeçare, në vend se të përkrahet dhe të ndihmohet në ditët e shtyra të moshës së tij, pas 38 vjet përvojë pune në lëmin e arsimit dhe të edukimit – në vend se të nderohet e shpërblehet për punën dhe mundin e tij – ai ndëshkohet padrejtësisht, duke e larguar nga shkolla, ditari dhe nxënësit e tij, të cilëve ua përkushtoi tërë jetën e tij dhe Demir Krasniqi, sot pamëshirshëm sorollatet rrugëve të qytetit, i pa punë dhe i lënë krejtësisht anash nga shoqëria jonë demokratike!

 

Gjilan, Tetor 2008. Demir Krasniqiff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f3

 

Krijues që përmes këngës shpalosi faqet e historisë kombëtare

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: