SEVDAI THAQI VEPRIMTARI I SHQUAR KOMBËTAR

Lidhja Demokratike e Dardanisë

Nëndega e Bern

Mbështetje dhe përkrahje e fuqishme nga nëndega e Bernit për Sekretarin 
z.Sevdai Thaqi,kandidat i mundëshëm për Kryetar të Komunës të 
Dardanës(ish-Kamenicës)

Të nderuar qytetar të komunës së Dardanës, mundësia për ta votuar një 
njeri, siç është z.Sevdai Thaqi është shumë e rrallë. Nuk janë fjalët ato që 
na bindin për veprat e tij, por dëshmitë që ai tregoi qysh në demostratat e 
vitit 1968 e gjermë sot.
Kujtojmë periudhën e hidhur të popullit tonë, një periudhë që nuk dëshirojmë 
ta kujtojmë, e regjimit Serbo-Juguskllav, periudhë kjo ku z.Sevdai Thaqi shtriri 
veprimtarin e tij në disa orientime.Jeta e kësaj kohe nuk ishte lehtë për 
askënd, por ishte më e vështirë për veprimtarët e kësaj kohe.Për ata që 
mundoheshin me gjdo kusht të shërbejnë në dobi te popullit të tyre,megjithëse 
dyert ishin të mbylluar për zhvillimin e veprimtarive të tyre.

Aktivist i devotshëm i LDK-së që nga themelimi i saj, anëtarë në Qeverinë e 
Republikës së Kosovës e shpallur nga prisi ynë historik Dr.Ibrahim 
Rugova, z.Sevdai Thaqi u dallua në veqanti në ministrinë e mbrojtjes, ndihmoi 
dhe punoi në përgadtjen e popullit për situata të papritura, ndihmoi 
shoqatën *Nëna Terezë*, aty ku ishte e nevojshme nuk hezitoi aspak për të 
dhënë kontributin e tij.Sigurisht se kjo veprimtari frytëdhënëse e tij ra 
në sy të regjimit shkatrrues Serbo-Jugosllav dhe natyrisht arrestimet dhe 
torturat ndaj tij nuk munguan për ta penguar. Po morali i tij patriotik 
asnjherë nuk eshtë dëmtuar, siduket vuajtja e tij nga tërturat dhe 
maltretimet e bëne me të fortë që të luftojë, dhe të ngadhnjejë në qdo 
betejë.

Duke përcjellur gjdo hapë të Kosovës, që nga fillimi i ndërtimit të saj nga 
kryetari i parë Dr.Ibrahim Rogova tash i ndjerrë e deri më sot, morri vendimin 
dhe guximin z.Sevdai Thaqi dhe u radhit në radhën e LDD-së e udhëhequar nga 
Akademik Nexhat Daci, pasardhës i Dr.Ibrahim Rugovës, që jo rastësisht u 
nominua dy herë radhazi si Kryetar i Kuvendit.

Të nderuar qytetar të Dardanës, sot z.Sevdai Thaqi ja këtheu shpinën jetès 
jashtë vendlindjes dhe u kthy për të dëshmuar edhe një herë dashurinë ndaj 
atdheut.
Vota për z.Sevdai Thaqi është votë për Paqe, Liri, Tolerancë dhe 
Mirëkuptim.Votë për një udhëheqje pa korrupsion.

26.10.2007 Bern                         Për Nëndegën e LDD-së Bern
                                        Enver  Aliu  kryetar

P:S:Përulem para këtij emri me rrespektin më të madh,zgjuarësia e këtij veprimtari të shquar meriton çdo rrespekt.
Ai ka qenë ish profesor i imi i kulturës fizike në"QSHM"-teknike në Dardanë,si dhe katër vite rresht kujdestar klase.
Përshëndetje dhe rrespekt kudo që ndodhet
ShabanCakolli
Advertisements

2 Përgjigje to “SEVDAI THAQI VEPRIMTARI I SHQUAR KOMBËTAR”

  1. Sevdai Thaqi,ishte edhe nje me teper qe kontriboi per qeshtjen kombetare,ka njerez si une qe e njohin mire ket njeri qe ka shum vlera,me humor te mir,te buzqeshur te dashur per te gjith,dhe mbi tjerash trim,sy patrembur.Te pershendet I.Rexhepaj me familje.

    • e nderuara Besa,flm shume për këtë koment,unë e njoh Sevdaiun e kisha katër vjet kujdestar klase,e dua eçmoj dhe e rrespektoj këtë veprimtar të pa epur.

      Flm,rrespekt për ju

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: