ESSE


SHKRONJAT E PAFJETURA( O dorë që më shkruan, mos më lë vetëm, mos më lë mbyllur, më fut në

zarf, ose në kutinë postare, që ky shkrim i zemrës të shpërndahet ! )

Letërsia jonë çdo ditë po bëhet më e bukur, më e dashur, më e pasur.Poetë të rinj çdo ditë po sjellin vepra me vlera të kohës.Njëra nga poetet tona bashkëkohore padyshim është edhe Hasije Kryeziu – Selishta. Libri i saj „ Përtej çmendisë“ është një libër me frymë të kohës. Në këtë libër Hasija shprehë dhimbjen e ashpër të jetës, që asesi të zgjidhet. Kohën që po jetojmë shkruan Hasija, secili e përjeton ashtu s´i e ndienë.Mirëpo, poeti është ndryshe nga të tjerët, ai e ndien me pasion të nxehtin e gjakut që ngrihet. Pakëz po e jetojmë këtë kohë shkruan
Hasija.Mbase, rrethimet shumë kohë na kanë zvogëluar. Mbrëmë kam përkthyer Çiklopin/ Apollonin/ dhe perendive u jam lutur/ kthema medalonin..atë pjesë të ujvares sime. Këto dhe qindëra vargje të tjera shprehin opusin poetik të Hasijes. Libri“Përtej çmendisë” që po i jepet
komunitetit tone letrar në duar , është edhe një e arrirë letrare.Njeri, unë s´jam vetëm një gur/ në gurin e dhimbjes sime/ edhe gur të tjerë ngrihen mbi mua/ zemra ime/ shpirti im/ una
të ndezura etjen ma shtojnë!..Poezia e Hasije Kryeziut-Selishta është poezi e kohës që po jetojmë. Betejat tona veç sa kanë filluar. Shumë janë fillimet. Në disa poezi shprehet poetja,
edhe shkronjat i kam të pagjumë. Puset e poezisë thotë Hasija, janë të pafund. Këtë largësi pafundësish asesi ta arrijmë.E bukura në poezi shkruan Hasija nuk preket, po ndjehet,ndjehet
nga Brenda, nga të kundërtat e përditshmërisë. Nuk është vetëm ky vend i bukur ,
ka edhe vende të tjera, ku e bukura herë fshihet, herë arratiset. Hëna sonte nuk është ndonjë
risi në qiellin tim.Me atë ka kohë që unë njihem, qahem, dehem. Të gjithë këta prindër e prindëresha sot janë të afërmit e mi, gjaku im i epërm. Libri „Përtej çmendisë“ përveç dhimbjes, krejt brenda vetes ,ka edhe zemërimin,dorën e bërë grusht. Njeri, e gjithë ajo natë ishte prej territ, prej lotësh të zi, prej vrasjeve. Në atë kohë pa kohë , edhe koha e rëndomtë ishte e rrezikuar dhe në rrezik. Sespse në disa poezi edhe shkronjat janë të pafjetura.Uroj poeten për këtë libër të bukur. Sukses.

Rrustem G e c i – Dortmunrrustemi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: