promovime

Alma Papamihali

PROMOVIM I DY LIBRAVE TE RINJ “UNAZE GJAKU” TE POETIT PAL SOKOLI

SI DHE “KRISMA E FJALES” E POETIT SHABAN CAKOLLI

Nga Alma Papamihali

Pasditja e se djeles, 26 Tetorit 2008, nuk kaloi pa lene mbresa, per shume nga krijuesit dhe artedashesit me banim ne Gjermani. Tashme Lidhja e Krijuesve dhe Artisteve ne Gjermani, me kryetar z. Martin Antoni Cuni, kane krijuar nje tradite letrare, ne lidhje me organizimet e ketyre.

Vetem nje jave pas takimit letrar dhe promovimit te librave te rinj, te autoreve Ali Sh Berisha dhe Sadik Krasniqi, nje pasdite po aq dinjitoze dhe mbreselenese ishte dhe promovimi i dy librave te rinj te autoreve, Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli, te cilet vinin perkatesisht me librat “Unaze Gjaku” (P.S) si dhe “Krisma e Fjales” (SH.C).

Me pas ne mungese te autorit, u publikua edhe libri publicistik i shkrimtarit Faruk Tasholli,”Afaristë shqiptarë në Gjermani” e sapodale nga botimi dhe qe ka per temë, prezantimin e dhjetë afaristëve shqiptarë në Gjermani, me nje parathenie te z. Daut Demaku.

Kjo pasdite letrare e cila u zhvillua ne qytetin e Essenit, pati si moderator dhe prezantues te saj krijuesin dhe aktorin shqiptar me banim po ne kete qytet te Gjermanise, z. Liman Zogaj, i cili me shume seriozitet dhe perpikmerine, ndihmoi ne pergatitjen e ambjentit dhe drejtimin e gjithe kesaj pasditeje letrare.

Ne qender te skenes, pas pershendetjes se dy autoreve, te cilet edhe pse prezantonin librat e tyre te rinj, nuk ishin asapak te rinj per publikun ne salle. Perkundraz,i shume prej tyre kishin ardhur nga qindra kilometra larg per te marre pjese ne promovimin e ketyre autoreve te mirenjohur per lexuesin shqiptar.

Moren pjese shume autore, anetare te LSHAKSH – Gjermani si: M.Çuni(kryetar), Naser Halili (sekretar), Dibran Demaku, Hasan Qyqalla, Avni Alija, Dr.Kolë Daka, Bashkim Osmani, Fehmi Sopi, Vehbi Musa z.Hajdar Salihu, Rexhep Buqaj,Valon Shkreli (i biri i poetit te madh Azem Shkreli), Musë Mulolli (recitues), Asllan Dibrani,Rrustem Geci…etj etj. (pervec autoreve qe promovonin).

Letren pershendetse te z.Mehill Velaj , nenkryetar i Shoqates Shqiptaro-amerikane Stamford CT USA, derguar në mënyrë elektronike e lexoi studentja Majlinda Tafa.

Pjesmarrja e studentëve shqiptarë qe studiojnë në Universitet e kësaj treve të Rurit, ishte e gjere dhe te binte ne sy gjate kesaj mbremjeje. Ky takim i tyre me LSHAKSH-në Gjermani tanimë është bërë tradicional, me qender ne Bochum.

Pasditja nisi me fjalen pershendetese te z. Liman Zogaj, i cili tregoi qellimin e kesaj pasditeje, dhe se pari foli kryeisht per revisten e re te realizuar nga kjo Lidhje Autorësh…”Muza Shqiptare”. Në emër të studentëve, takimin e pershendeti stundentja e organizates studentore te shqiptareve ne Bochum, i cila ju uroi poeteve promovues (Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli) shume sukese ne krijimtarine e tyre.

Nota te forta emocionuese u arriten pas recitimit mjaft te arrire te zoterinjve Naser Halili dhe Muse Mulolli, te cilet kishin zgjedhur disa nga poezite me kulmore te librave te rinj.

Shaban Cakolli dhe Pal Sokoli

Nje recension mbi vlerat dhe permbajtjen e plote te librit te z. Pal Sokoli, mbajta une (Alma Papamihali) duke i quajtur vargjet e poetit vullkan, sepse vetem nje krahasim i tille eshte i pershtatshem per poezite qe lindin nga dhimbja.

Vargjet e Ciklit te pare “Ninullat e rrites” tingellojne shume familjare per poetin. Disa poezi per nenen e cila ka zene me te drejte vendin kryesor te ketij cikli, por qe njehkohesisht eshte nje figuracion poetik, qe ben paralelizmin e nenes me Kosoven. Nena simbolizon rrenjet, traditat, kengen dhe ninullat…pra me nje fjale te vetme Kosoven, shqiptarizmin.

Mergimi eshte nje faktor jetesor, qe ka ndikimin e vet ne keto poezi. Ai eshte ushqimi kryesor i ketyre poezive…

“Mbi lotet tane,

dige e beme trupin

ndertuam ura te reja

ure gjaku, ure drite…

Aty ku ekziston gjak i derdhur, ekzistojne lote..dhe shpesh autori shpreh rrugen e veshtire dhe te dhimbshme qe iu desh te pershkruante populli yne gjate ketyre viteve, por njehkohesisht pasqyrohet fare qarte, se si perterihet ai nepermjet vargjeve…

“Lulezuam nen rrezet e nje agimi

u lidhem kurore ne nje sofer bashkimi…” (Mozaik Ilir)

Nje kulm i vellmit poetik te poetit Pal Sokoli ishte dhe poezia Lakimi i Metaforave” ku edhe me gjate dhe hollesisht tek kjo poezi, u ndal krijuesi Vehbi Musa, i cili analizoi vlerat artistike dhe letrare te poetit, dhe poezine e tij qe ne kete vellim te trete te poetit ka evoluar dhe pasuruar edhe me shume. Gjithashtu fjalen e mori edhe Z. Liman Zogaj, i cili recitoi disa nga poezite e autorit dhe i uroi suksese te metejshme.

Me pas recensioni kryesor i vellimit poetik te librit te ri “Krisma e fjales” e mbajti shkrimtari z Dibran Demaku, i cili nder te tjera tha, se e shihte te rastit te citonte ketu thenien e Rexhep Qoses…”Nese poezia ka muzikalitet dhe kuptim, atehere ajo ja ka arritur qellimit te vertete” …Pikerisht poezia e Shaban Cakollit ka muzikalitet, kuptim, por edhe force te madhe…

“Kjo krisme e vargjeve

eshte gjaku im, dhimbja ime

fati im ne jete…”

Vargjet e poetit jane vargjet e cdo mergimtari. Ato karakterizohen nga nje force dhe ndjesi madheshtore, qe prek ndjenjat dhe terheq vemendjen e cdo lexuesi.

“Jam shume larg

vete syrgjyn

me nje gote

dhe tym duhani

rendis ditet

ne rruazat e vitit…”

Me pas lexuan poezi dhe dhane pershtypjet e tyre mbi poezite e poetit z. Shaban Cakolli, edhe krijues dhe shkrimtare te tjere, nder te cilet z. Hasan Qyqalla, z. Avni Aliaj, z. Rustem Geci…etj

Nje diskutim te rendesishem gjithashtu, mbajten edhe piktori dhe artisti z. Asllan Dibrani si dhe z. Avni Aliaj, te cilet pervec veleresimit te atuoreve dhe poezive te tyre, u ndalen me gjeresisht mbi organizmin dhe rendesine e ketyre takimeve letrare. Gjithashtu ata shprehen komplimetat e tyre mbi revisten “Muza Shqiptare” e cila kurorezoi fillimin e nje nisme te re dhe shume te rendesishme, dhe eshte nje dere e hapur per te gjithe krijuesit jo vetem ne Gjermani,por kudo qe ndodhen ne diaspore.

Nje atmosfere edhe me festive dhe shqiptare, krijoi pjesmarrja e grupit artistik te vajzave valltare, te cilat interpretuan disa valle shqiptare, dhe i shtuan kesaj pasditeje letrare vlera te pasur nga folklori yne.

Nje surprize e vecante ishte pjesmarrja e këngëtarës tanimë te njohur për publikun artëdashes, pjesëmarrese e rregullt nëpër organizime kulturore, Enjes Alija, e cila vinte me nje prezantim të saj,pas pjesmarrrjes ne festivalin e këngëvë për fëmij ,ku edhe fitoi cmimin e dyte ne në Tetove.

Gjithashtu studentja Hyre Sutaj, kendoi ne akapele vargjet e “Memedheut” te rilindasit te madh Cajupi, duke i emocionuar te gjithe te pranishmit ne salle. Dy autoreve promosvues ju urua suksese ne kete promovim dhe veprimtari letrare, te cilat vazhdojne te zhvillohen ne kuadrin e aktiviteteve qe organizon lidhja e krijuesve dhe artisteve ne Gjermani.

Nje surprize e vertete ishte dhe inskenimi qe z Liman Zogaj, i kishte bere poezise “Nga jam” (e Alma Papamihalit) se bashku me gjimnaziste te shkelqyera Abelinda dhe Abetaria, te cilat me shume talent recituan keto vargje nen tingujt e kenges ” Mall” te kengetares Shkurte Fejza.

Nje fjalim falenderues per moderimin e shkelqyer te z. Liman Zogaj, per pjesmarrjen e te gjithe krijuesve dhe dashamiresve te letersise, mbajten dhe autoret e ketyre librave te rinj, qe ishin edhe personazhet kryesore te pasdites, z. Pal Sokoli dhe z. Shaban Cakolli.

Pas kesaj ceremonie, u shperndane libra dhe autograme nga autoret ne publik, u shkembyen disa mendime dhe pyetje rreth librave dhe anetaresise ne lidhjen e shkrimtareve, u bene fotografi mes autoreve dhe publikut etj.

Vlen te permendet edhe ulja ne tryeze e shume anetareve pjesmarres ne Lidhjen e Krijusve ne Gjermani, te cilet diskutuan disa pika kryesore, sic ishin numri i dyte i “Muzes Shqiptare”, aktivitetet e ardhshme, sugjerime dhe propozime te ndryshme mbi organizimet dhe promovimeve te reja etj, si dhe pergatitje te organizimit, pergjate festes se 28 Nentorit.

Me sa duket puna e shume krijuesve qe shkruajne dhe punojne ne mergim dhe kryesisht ne Gjermani, po vihet ne binaret e duhur. Megjithate ne vazhdojme te jemi te hapur per cdo sugjerim, mendim apo anetaresi te re. Vetem duke u bashkuar se bashku ne te tilla aktivitete kulturore dhe artistike, do mundemi te mbajme te gjalle dhe te fresket traditat dhe artin e mrekullushem shqiptar.

Foto nga promovimi:

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: