poetja jonë-ALMA PAPAMIHALI

Alma Papamihali u lind në qershor të vitit 1974 në Tiranë.Aty kreu gjimnazin Ismail Qemajli më pas studjoi  Gjuhë dhe letërsi.E rritur në një familje artdashëse mori nxitje dhe përkrahje.Bota letrare veqanarisht poezia ia rrëmbeu shpirtin nga fëmijëria.Almaka lexuar shumë libra nga fëmijëria,ajo kishte edhe shkrimtarët dhe poetët e vet të preferuar si:Migjenin,Naimin;Mjedën,Poradecin, Kadarenë,Agollin,Spahiun,Bardhyl London etj…..

Nga letërsia e huaj  Alma preferonte:Pushkinin,Heinrich Heine,Pablo Neruda etj…….

Alma në vitet shkollore ,ka bashkëpunuar me gazetat dhe revistat e qytetit,si:”RINIA”;”INTERVISTA”;”PASQYRA”etj…

Aktualisht znj.Alma jeton me familje në Gjermani,mallin e shuan për Atdheun me një hallkë të fortë lidhje,kjo është poezia.Alma këtë vit ka botuar përmbledhjen poetike me 100 poezi-”NËN TINGUJT E NATËS” ,poezi mjaft me vlerë mes të cilave pasqyron mallin,dashurinë dhe nostalgjinë. Shkrimet  në vijim do të na njohin me rrugëtimin e saj poetik.

Postuar diten E Shtunë, 26 Korrik 2008 ne oren 11:48 am dhe kategorizuar nen poetët tanë në mërgim. Ndiqi pergjigjet ndaj ketij postimi nepermjet burimit RSS 2.0. Redakto.
6 Komente

ALMA PAPAMIHALI

MORALI

Mbeta një njeri
i moralshëm në jetë,
përderisa s´jetova,
ashtu siç desha vetë…
2. shaban cakolli thotë:
27 Korrik 2008 at 10:54 am   redakto

ALMA PAPAMIHALI
KOHA IME
Së fundi kuptova,
që s´është e thënë
të dashurosh sytë,
apo buzëqeshjen…

Ka dhe të tillë
njerëz në botë,
që dashurojnë kohën,
më shumë se prekjen.

ALMA PAPAMIHALI

NËNË

Çdo të thotë nënë vallë?
Të duash me zemër jo me fjalë.

Çdo të thotë nënë të jesh?
Në mbrëmje e fundit të biesh të flesh.

Çdo të thotë nënë të quhesh?
Asnjë lodhjeje mos i druhesh.

Çdo të thotë nënë të thërrasin?

Lumturinë e botës ndërduar të zgjasin.

ALMA PAPAMIHALI
MEGJITHATË…JETOJMË

Një natë pa gjumë,
lind një ditë të vdekur…
megjithatë jetojmë
dhe ditën pa e prekur…

ALMA PAPAMIHALI

VLERA E KOHËS

Qameti bëhet në sekondë,
thonë…
të presish minutin,
është tepër vonë…

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: