ARTI ÇELËS I SHPIERTIT NJERËZOR

Antologjia poetike, „Poetë të mëdhenj europianë“

Rrustem Geci

ARTI, ÇELËSI I SHPIRTIT NJERËZOR

(Me dhëmbjet e mia të mëdhaja, unë bëj këngë të vogëla …)
H. Hajne

Nga Rrustem Geci – Dortmund

Libri  „ poetë të mëdhenj europianë“ përgatitur,përzgjedhur dhe përkthyer për mrekulli nga piktori dhe shkrimtari Islam Spahiu, është një vepër më shumë, që i bën nder letërsisë sonë të bukur.Me  këtë  rast  lexuesi  ynë  ka  mundësi  të  njihet  me  peisazhin  e  bukur  të poezisë europiane.Në këtë përzgjedhje të 18 autorëve të mëdhenj të letërsisë europiane dhe botërore,si Gëte, Hajne,Leopardi,Bodleri,Hygo e Verlen, shkrimtari dhe përkthyesi,Islam Spahiu,bën që të flas shqip, „Përshëndetja e luleve“ e Gëtes, „Mbrëmja „ e Ungaretit, „Kroi i gjakut“ i Bodlerit, “Hëna“ e Leopardit,dhe „ Pelikani „  i Desnos.Antologjia, „Poetë të mëdhenj europinë“,ka një brendi të pasur poetike. /Me dhëmbjet e mia  të mëdhaja/unë bëj këngë të vogla/ këngë me flatra/ janë  vetëm  disa  nga  vargjet  e  gjeniut  Hajne,  që  prezentohen  denjësisht  në  këtë antologji .Ardhja në shqip e Gëtes nga Islam Spahiu me „Pëshëndetjen e luleve“ është vërtet një përshendetje për atë që e ndien poezinë,mesazhin  dhe  të  magjishmen  e  saj. Intelegjenca e poezisë është e pathyer, ajo nuk thërmohet e copëtohet nëpër forma kot e pa domethënie.E bukura në poezi ndien, pushton.Në përkthimin e eseve tëCvajgut “Tre Mjeshtër“, Balzak,Dikens, dhe Dostojevski, Islam Spahiu, me një gjuhë të pasur, dhe me një shqipe të rrjedhshme, si  të regëtimave të zemrës, lexuesin e bën ,që libri „Tre Mjeshtër“,të lexohet me pasion.Jeta e Islam Spahiut është një roman në vete.Shpirtin poetik të Islamit e mbërthejnë trazira të forta.Stuhitë që i ranë në shpirt Islamit, bën që Islami ta njoh burgun,divorcin,grushtin e ashpër të shtetit.Kam vuajtur shumë rrëfen Islami.Komunizmi i Enverit ishte tamam ferr.Ai më burgosi sikur unë të isha armiku.Pushteti i tij me kërbaç nuk lejonte të njiheshe me botën.Në betejat e mia me brushë tregon Islami, edhe ngjyrat qanin, trazoheshin,kërkonin  mbështetjen time.Diktatura nuk falte asnjeri.Ngjyrat qanin  që t´i përfaqësoja,po ku! Humnera ishte e paanë,dhe  isha i rethuar me“vigjilent“ të sigurimit. Për  të  mbijetuar  atë  rrethim  vrasës, përktheva Gëten, Verlenin, dhe motive me diej e gjysmë-diej. Cili më plagosi më shumë në atë rrethim, unë nuk kam një përgjigje të saktë, ose  gjejeni  ju. Jeta nën diktaturë ishte e rëndë. Fjalët tona ishin të vogla, sepse, duhej një shpërthim i madh, ndryshe ata nuk dorëzoheshin.Unë njoha burgun, kur njoha poetët e mëdhenj, sepse, diktatura përpiqej ta mbyllte qiellin, ëndrrën, botën që na rrethonte.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: