Hello world!

KRASNIQIT
Kategoria: Kultura

Shkruan:Shaban Cakolli

Demir Krasniqi është emër i njohur në hapësirën mbarëshqiptare,
diasporë dhe më gjërë.Pedagog,gazetar e publicist,poet,këngëtar dhe kompozitor,është i pranishëm në një sërë shkrimesh publicistike në gazetat dhe revistat tona,poet i cili ka botuar poezitë të realizuara artistikisht, iu ka dhënë frymën e melosit,i ka kompozuar dhe kthyar në këngë,i ka kënduar ëmbël dhe i ka mbjellur në zemrën e popullit artdashës.Një krijues i cili ka botuar pesëmbëdhjetë vepra,nisi të shkruaj në bankat shkollore duke u stërvitur për të mprehur mendjen dhe pendën,ku sukseset e tij uradhitën,e bënë të njohur dhe e radhitën në mesin e bijëve të mëdhenj të pendës.Ditë më parë ai pregatiti për shtyp librin e tij krijues të pesëmbëdhjetin me radhë “DIELL LIRIE”,diell të cilin e pritnin të gjithë shqiptarët,për të cilin u sakrifikue krijuesi ynë D.Krasniqi,për të cilin sakrifikuan shumë atdhedashës,
fatkeqësisht shumë prej tyre nuk i ngrohi kjo rreze. Para se të flasim për librin e tij,të shkëpusim pjesë nga biografia e këtij krijuesi të vyeshëm shënime për autorin:

DEMIR KRASNIQI

U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës. Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione: Pedagog muzikor, Këngëtar dhe rapsod popullor,
Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor, Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike, Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar, Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike, Radio – gazetar dhe
Gazetar hulumtues.

Veprat e publikuara deri më tani janë:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.
“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995,
“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
“Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
“Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003,
Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003,
“Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004,
“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005,
“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005,
“Kroi i këngës” – Gjilan, 2006,
“Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
“Diell lirie” – Gjilan, 2008.
Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:

“ Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve”!


Libri “DIELL LIRIE ” i Demir Krasniqit,është i ndarë në gjashtë cikle apo kapituj,dhe cikli i parë nisë me”Diell Lirie”,mes të cilit shtegëton me shpiertin e tij të ndezur dhe të plagosur nga padrejtësitë e kohës,që ushtruan të tjerët në hapësirën tonë kombëtare,duke lënë rrezet e diellit tanë nën mburojën e pushtusëve,diell të cilin e meritonte populli ynë liridashës,që natyra dhe krijuesi ia kishte dhuruar,që të tjerët ua uzurpuan dhe u desh të sakrifikojnë për rrezet e veta,rreze që mjerisht me mallin e ngrohëjes së tyre,shumë liridashës vdiqën pa i përjetuar ngrohëtësitë e tij.

Përkushtime historike,është titulluar cikli i dytë i librit,ku pasqyrohet vepra e strategëve të shquar të popullit,që në luftë kundër pushtusëve shkruan faqet e historisë sonë me pushkë e pendë,guximin dhe mençurinë e tyre i dhanë nderë atdheut e kombit dhe vetës emrin liridashës shqiptarë.Heroi i këtij cikli radhitet poeti dhe luftëtari e komandanti i shquar çlirimtar Agim

Ramadani,Mustafë Salih Kelmendi,Sylë Zarbinca,Ramë Avdyl Pozhorani,Kongresi i

Alfabetit,Prizreni djepi i kulturës,Bllaca e ferrit kamp i tmerit,Trimat e Karadakut të Gjilanit etj.
Përjetime është kapitulli i tretë i këtij libri,ku krijuesi Demir Krasniqi,përshkruan përjetimet e fatet thuaj tragjike të popullit,
nxënësve të tij dhe përjetimeve të tyre në këto kohë që ishin të pakohë.Krijuesi sjell në kujtesë njerëzit e tij, atdheun,rrëpatjet në krijimtarinë e tij,shpalosjen e historisë kombëtare mes këngës dhe pendës në rrethana të jashtëzakonshme,dhembjet dhe dashuria për nxënësit e tij të cilëve pushtuesi deshi të ua rrëmbej dritën e diturisë,etj………

Një cikël i dhimbshëm në shpirtin e krijuesit dhe ate mbarëkombëtar është cikli”OFSHAMË KURBETI”;ku shpalos dhimbjet e të prekurve nga kjo ofshamë,mallin zhuritës për atdheun e tyre që lëngonte i robëruar,dashuria për njerëzit e vendit,por dhimbjet më së tepërmi shpalosen te bota e brendshme e poetit,por i pa mposhtur me një energji dhe revoltë,qëndron,bënë ballë e i fton për kthim,në Atdheun e tyre që tani buron rreze të fuqishme të diellit të lirisë.Ai i fton në atdheun e tyre,ku qielli është tjetër,kaltërsia tjetër ku dhe shqiponjat e pëllumbat fluturojnë më lirë, pëllumba që dikur ishin të privuar nga kjo simbolikë,të sulmuar nga shpendët grabitçar,të cilët nuk trajtoheshin si pëllumba edhe në strehën evropiane,e cila vonë ekuptoi se duhet të radhitet në mbështetjen e dhembjes së tyre.Këtë dhimbje të poetit e hasim te vargjet
“Kthehuni”, “Loti i Nënës”;”Foshnja kurbetçare”,”Rruga e
mbarë evlati im”, “Oh sa mirë me kurbetçarë” etj…..Metaforat e ftesave për kthim,tokë e ujitur nga lotët në vargjet e krijuesit Krasniqi janë të qëlluar në kontekstin semantik të vargjeve të tij,sepse radhitja e vargjeve në këtë mënyrë është bërë më ekspresive,me një mesazh tepër të qartë dhe domethënës ,me një zgjidhje artistike të goditur bukur artistikisht.

Cikli i fundit është përmbledhur me shkrime ku autori bënë fjalë për të tjerët atdhetarë të shquar,intelektual, të shquar në tradita patriotike dhe intelektuale,por autori nuk la pa botuar me kujdesë pa ua hequr as një shenjë pikësimi atyre që kanë shkruar për të.Të përmbledhish tërë brendinë e këtij libri domethënës mes një shkrimi të shkurtër është e pa mundur,botën krijuese të autorit lexuesi do të e njeh më mirë kur lexon librin e tij në tërësi,por duhet të jemi të qartë në një realitet:Shkrimet e këtij vëllimi”DIELL LIRIE” të Demir Krasniqit,marrin brumin e realitetit konkret të shqiptarëve kudo që ata jetojnë,ky libër është një tërësi e tij,një libër dinjitoz,që i jep autorit vulën e një poeti që tashmë ka krijuar unin grandioz të një krijuesi me famë.

Welcome to WordPress.com. This is your first post. Edit or delete it and start blogging!

Advertisements

5 Përgjigje to “Hello world!”

  1. Hi, this is a comment.
    To delete a comment, just log in, and view the posts’ comments, there you will have the option to edit or delete them.

  2. përshëndetje të gjithë anëtarëve të blogut word press.com
    ejani në bashkëpunimin tim,jeni të mirëardhur

  3. Si të ndajë kategoritë
    -letërsi
    kulturë
    art

  4. AZEM SHKRELI U NGJIT NË MAJË TË LETRAVE SHQIPE DHE VETËS I KRIJOI PAVDEKSINË

    Autoritet i cili nuk mund të zëvendsohet, që i mungon shumë Kosovës, me të cilin do të kishim një krijimtari më të mirë, një kinomatografi më moderne. Një poet që tërë qenja e tij i kushtohej poezisë, vërtetë ai ishte vet poezia!
    Poezia e tij nuk mbeshtetej ne anëne reagimit,por në urtësinë. Azemi ishte figurë madhore intelektuale,një poet që e mbajti gjallë lirinë e Kosovës. Ishte poet i gjykimit të thellë, poet që kerkonte që koha të mos kohoj pa ne. Ai nuk kishte nevojë për lavdata, nga se ishte lavdata vet. Shkreli ka gëdhendur gjuhën dhe kanxjrrë thesare prej saj. Ishte i afert me njerëz, te lexoje Azemin dhe më pas të qëndroje me te, nuk do të kishe vërejtur fare ndryshime, ai ishte poezia vet. I ka dashur shumë mërgimtarët, dhe ka bashkëpunuar meta. Shihej se kishte një ngarkesë psikologjike në rrafshin kombëtar.
    Ka qenë i afërt dhe bashkëpunetor me personalitete te shquara gjermane, veqmas me Hans Joachim-Lanksch dhe Bodo Gudjons. Kosova dhe shqiptarët kudo që ndodhen,
    me vdekjen e Shkrelit humbën, prijësin e teatrit, prijësin e shkrimtarëve,të kosovafilmit, poetin, prozatorin dhe dramaturgun, gazetarin e shkelqyer:

    Ishte autor i shumë librave”Bulzat”,”Engjujt e rrugëve”;”di një fjalë prej guri”,”Nga bibla e heshtjes”,”Pagëzimi i fjalës”,”Kënga e hutinit”,”karvanii bardhë,etj…….,deri te vëllimi i fundit ”Zjarr i fjetur”.
    Veprat etij ishin te vequara dhe te botuara në shumë gjuhë: angleze,italiane,hungareze,rumune,ruse,turke,gjerm ane,daneze,arabe,sllovene,maqedone,dhe serbe.
    Ai me kohë kishte hapur rrugë në krijimtarinë dhe kulturen shqiptare, por edhe në gazetari, dalloheshin reportazhet e tij të veqanta dhe të guximshme për kohën e tij. Shkreli ishte poet mendimtar, poet që aq sa mbështetej në përvojen e tij, po aq në fuqinë e mendimit, kurse natyra, elementi rustikal dhe idilik, janë vetëm mjete për të ambientuar objektin e observimit. Te libri i heshtjes, heshtja na del si një alegori, meqë shenjon fjalën e brendshme të poetit, urtinë dmth, fuqinë emendimit. Ai i ka frymëzuar brezat pas me porosinë:
    Mos u bën poet,nese nuk mundtë lindesh ,në secilin varg, në secilën fjalë”;
    ”Por edhe mos u bë poet, nëse nuk mund të vdesish , përsecilin varg, për secilën fjalë”!!!

    Te poezitë e SHkrelit, peshohen mirë fjalët, si fjala e shenuar, po ashtu ajo e thënë, del si një nga problemet kyqe dhe me funksion të veqantë.

    MBI DET

    Skajin nuk ta pamë fundin
    nuk ta dimë
    na more me vete
    Gjëmim i fjetur s´dimë
    ku po na shpie
    lamtumirë brigje
    Poshtë peshkaqen lartë
    peshkanjerëz
    i bukur o.

    Me dhembje e perjetuam ndarëjen e tij fizike nga ne,
    ne mërgimtarët e NRW,së në Gjermani, në Qendrën Kulturore Shqiptare, në Gelsenkirchen, undamë nga ai një javë para se te jepte frymen e fundit! At kohë ai mbajti në at qendër një orë letrare. Aty unë lexova cikel poezish nga permbledhja ime”TOKË DARDANE”,duke u kthyer nga nga skena, në vend që t’ja jipja një liber, ai ma ori nga dora,e lexoj për pak qaste, pastaj erdhi:
    Më thas e i kishte pëlqyar shumë, dhe do ta lexonte tërsisht, kur të kthehem pas dy javëve me tha, do të bisedojmë më gjërsisht!Por fatkeqësisht, shkoi dhe nuk u kthye më.
    Fjalët e tija më mbeten në kujtesë, kurse lajmi i vdekjes se tij na pat rënë si rrufe. Azem Shkreli, iku në jetën tjetër si çdo udhëtar i kësaj bote, natyrisht iku heret, por mbeti në majë të letrave shqipe. Ne krijuesit në mërgim, me mall e kujtojmë, e nderojmë, e kultivojmë dhe e rrespektojmë.

    SHABAN CAKOLLI

  5. REPORTAZH-LETËRSI

    Alma Papamihali
    PROMOVIM I DY LIBRAVE TE RINJ “UNAZE GJAKU” TE POETIT PAL SOKOLI

    SI DHE “KRISMA E FJALES” E POETIT SHABAN CAKOLLI

    Nga Alma Papamihali

    Pasditja e se djeles, 26 Tetorit 2008, nuk kaloi pa lene mbresa, per shume nga krijuesit dhe artedashesit me banim ne Gjermani. Tashme Lidhja e Krijuesve dhe Artisteve ne Gjermani, me kryetar z. Martin Antoni Cuni, kane krijuar nje tradite letrare, ne lidhje me organizimet e ketyre.

    Vetem nje jave pas takimit letrar dhe promovimit te librave te rinj, te autoreve Ali Sh Berisha dhe Sadik Krasniqi, nje pasdite po aq dinjitoze dhe mbreselenese ishte dhe promovimi i dy librave te rinj te autoreve, Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli, te cilet vinin perkatesisht me librat “Unaze Gjaku” (P.S) si dhe “Krisma e Fjales” (SH.C).

    Me pas ne mungese te autorit, u publikua edhe libri publicistik i shkrimtarit Faruk Tasholli,”Afaristë shqiptarë në Gjermani” e sapodale nga botimi dhe qe ka per temë, prezantimin e dhjetë afaristëve shqiptarë në Gjermani, me nje parathenie te z. Daut Demaku.

    Kjo pasdite letrare e cila u zhvillua ne qytetin e Essenit, pati si moderator dhe prezantues te saj krijuesin dhe aktorin shqiptar me banim po ne kete qytet te Gjermanise, z. Liman Zogaj, i cili me shume seriozitet dhe perpikmerine, ndihmoi ne pergatitjen e ambjentit dhe drejtimin e gjithe kesaj pasditeje letrare.

    Ne qender te skenes, pas pershendetjes se dy autoreve, te cilet edhe pse prezantonin librat e tyre te rinj, nuk ishin asapak te rinj per publikun ne salle. Perkundraz,i shume prej tyre kishin ardhur nga qindra kilometra larg per te marre pjese ne promovimin e ketyre autoreve te mirenjohur per lexuesin shqiptar.

    Moren pjese shume autore, anetare te LSHAKSH – Gjermani si: M.Çuni(kryetar), Naser Halili (sekretar), Dibran Demaku, Hasan Qyqalla, Avni Alija, Dr.Kolë Daka, Bashkim Osmani, Fehmi Sopi, Vehbi Musa z.Hajdar Salihu, Rexhep Buqaj,Valon Shkreli (i biri i poetit te madh Azem Shkreli), Musë Mulolli (recitues), Asllan Dibrani,Rrustem Geci…etj etj. (pervec autoreve qe promovonin).

    Letren pershendetse te z.Mehill Velaj , nenkryetar i Shoqates Shqiptaro-amerikane Stamford CT USA, derguar në mënyrë elektronike e lexoi studentja Majlinda Tafa.

    Pjesmarrja e studentëve shqiptarë qe studiojnë në Universitet e kësaj treve të Rurit, ishte e gjere dhe te binte ne sy gjate kesaj mbremjeje. Ky takim i tyre me LSHAKSH-në Gjermani tanimë është bërë tradicional, me qender ne Bochum.

    Pasditja nisi me fjalen pershendetese te z. Liman Zogaj, i cili tregoi qellimin e kesaj pasditeje, dhe se pari foli kryeisht per revisten e re te realizuar nga kjo Lidhje Autorësh…”Muza Shqiptare”. Në emër të studentëve, takimin e pershendeti stundentja e organizates studentore te shqiptareve ne Bochum, i cila ju uroi poeteve promovues (Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli) shume sukese ne krijimtarine e tyre.

    Nota te forta emocionuese u arriten pas recitimit mjaft te arrire te zoterinjve Naser Halili dhe Muse Mulolli, te cilet kishin zgjedhur disa nga poezite me kulmore te librave te rinj.

    Shaban Cakolli dhe Pal Sokoli
    Nje recension mbi vlerat dhe permbajtjen e plote te librit te z. Pal Sokoli, mbajta une (Alma Papamihali) duke i quajtur vargjet e poetit vullkan, sepse vetem nje krahasim i tille eshte i pershtatshem per poezite qe lindin nga dhimbja.

    Vargjet e Ciklit te pare “Ninullat e rrites” tingellojne shume familjare per poetin. Disa poezi per nenen e cila ka zene me te drejte vendin kryesor te ketij cikli, por qe njehkohesisht eshte nje figuracion poetik, qe ben paralelizmin e nenes me Kosoven. Nena simbolizon rrenjet, traditat, kengen dhe ninullat…pra me nje fjale te vetme Kosoven, shqiptarizmin.

    Mergimi eshte nje faktor jetesor, qe ka ndikimin e vet ne keto poezi. Ai eshte ushqimi kryesor i ketyre poezive…

    “Mbi lotet tane,

    dige e beme trupin

    ndertuam ura te reja

    ure gjaku, ure drite… ”

    Aty ku ekziston gjak i derdhur, ekzistojne lote..dhe shpesh autori shpreh rrugen e veshtire dhe te dhimbshme qe iu desh te pershkruante populli yne gjate ketyre viteve, por njehkohesisht pasqyrohet fare qarte, se si perterihet ai nepermjet vargjeve…

    “Lulezuam nen rrezet e nje agimi

    u lidhem kurore ne nje sofer bashkimi…” (Mozaik Ilir)

    Nje kulm i vellmit poetik te poetit Pal Sokoli ishte dhe poezia “Lakimi i Metaforave” ku edhe me gjate dhe hollesisht tek kjo poezi, u ndal krijuesi Vehbi Musa, i cili analizoi vlerat artistike dhe letrare te poetit, dhe poezine e tij qe ne kete vellim te trete te poetit ka evoluar dhe pasuruar edhe me shume. Gjithashtu fjalen e mori edhe Z. Liman Zogaj, i cili recitoi disa nga poezite e autorit dhe i uroi suksese te metejshme.

    Me pas recensioni kryesor i vellimit poetik te librit te ri “Krisma e fjales” e mbajti shkrimtari z Dibran Demaku, i cili nder te tjera tha, se e shihte te rastit te citonte ketu thenien e Rexhep Qoses…”Nese poezia ka muzikalitet dhe kuptim, atehere ajo ja ka arritur qellimit te vertete” …Pikerisht poezia e Shaban Cakollit ka muzikalitet, kuptim, por edhe force te madhe…

    “Kjo krisme e vargjeve

    eshte gjaku im, dhimbja ime

    fati im ne jete…”

    Vargjet e poetit jane vargjet e cdo mergimtari. Ato karakterizohen nga nje force dhe ndjesi madheshtore, qe prek ndjenjat dhe terheq vemendjen e cdo lexuesi.

    “Jam shume larg

    vete syrgjyn

    me nje gote

    dhe tym duhani

    rendis ditet

    ne rruazat e vitit…”

    Me pas lexuan poezi dhe dhane pershtypjet e tyre mbi poezite e poetit z. Shaban Cakolli, edhe krijues dhe shkrimtare te tjere, nder te cilet z. Hasan Qyqalla, z. Avni Aliaj, z. Rustem Geci…etj

    Nje diskutim te rendesishem gjithashtu, mbajten edhe piktori dhe artisti z. Asllan Dibrani si dhe z. Avni Aliaj, te cilet pervec veleresimit te atuoreve dhe poezive te tyre, u ndalen me gjeresisht mbi organizmin dhe rendesine e ketyre takimeve letrare. Gjithashtu ata shprehen komplimetat e tyre mbi revisten “Muza Shqiptare” e cila kurorezoi fillimin e nje nisme te re dhe shume te rendesishme, dhe eshte nje dere e hapur per te gjithe krijuesit jo vetem ne Gjermani,por kudo qe ndodhen ne diaspore.

    Nje atmosfere edhe me festive dhe shqiptare, krijoi pjesmarrja e grupit artistik te vajzave valltare, te cilat interpretuan disa valle shqiptare, dhe i shtuan kesaj pasditeje letrare vlera te pasur nga folklori yne.

    Nje surprize e vecante ishte pjesmarrja e këngëtarës tanimë te njohur për publikun artëdashes, pjesëmarrese e rregullt nëpër organizime kulturore, Enjes Alija, e cila vinte me nje prezantim të saj,pas pjesmarrrjes ne festivalin e këngëvë për fëmij ,ku edhe fitoi cmimin e dyte ne në Tetove.

    Gjithashtu studentja Hyre Sutaj, kendoi ne akapele vargjet e “Memedheut” te rilindasit te madh Cajupi, duke i emocionuar te gjithe te pranishmit ne salle. Dy autoreve promosvues ju urua suksese ne kete promovim dhe veprimtari letrare, te cilat vazhdojne te zhvillohen ne kuadrin e aktiviteteve qe organizon lidhja e krijuesve dhe artisteve ne Gjermani.

    Nje surprize e vertete ishte dhe inskenimi qe z Liman Zogaj, i kishte bere poezise “Nga jam” (e Alma Papamihalit) se bashku me gjimnaziste te shkelqyera Abelinda dhe Abetaria, te cilat me shume talent recituan keto vargje nen tingujt e kenges ” Mall” te kengetares Shkurte Fejza.

    Nje fjalim falenderues per moderimin e shkelqyer te z. Liman Zogaj, per pjesmarrjen e te gjithe krijuesve dhe dashamiresve te letersise, mbajten dhe autoret e ketyre librave te rinj, qe ishin edhe personazhet kryesore te pasdites, z. Pal Sokoli dhe z. Shaban Cakolli.

    Pas kesaj ceremonie, u shperndane libra dhe autograme nga autoret ne publik, u shkembyen disa mendime dhe pyetje rreth librave dhe anetaresise ne lidhjen e shkrimtareve, u bene fotografi mes autoreve dhe publikut etj.

    Vlen te permendet edhe ulja ne tryeze e shume anetareve pjesmarres ne Lidhjen e Krijusve ne Gjermani, te cilet diskutuan disa pika kryesore, sic ishin numri i dyte i “Muzes Shqiptare”, aktivitetet e ardhshme, sugjerime dhe propozime te ndryshme mbi organizimet dhe promovimeve te reja etj, si dhe pergatitje te organizimit, pergjate festes se 28 Nentorit.

    Me sa duket puna e shume krijuesve qe shkruajne dhe punojne ne mergim dhe kryesisht ne Gjermani, po vihet ne binaret e duhur. Megjithate ne vazhdojme te jemi te hapur per cdo sugjerim, mendim apo anetaresi te re. Vetem duke u bashkuar se bashku ne te tilla aktivitete kulturore dhe artistike, do mundemi te mbajme te gjalle dhe te fresket traditat dhe artin e mrekullushem shqiptar.

    Foto nga promovimi:

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: