Arkiv për Nëntor, 2008

ENGJUJT NUK VDESIN

Posted in Uncategorized on Nëntor 30, 2008 by cakolli

DIELLZA BERISHA DHE RREZARTA TULLARI DO TË MBESIN PRORE NË ZEMRAT TONA

Postime: 1863

Shiko Profilin Email Mesazh Privat (Ne linje)

« : Sot ne 08:42:16 MD »
Pergjigju me citimCitim

Dy lule
dy pëllumbesha
hedhin dritën
nëpër breza
shkuan në qiell
u bënë mbretëresha

njera diell,tjetra rreze
kurr si heqim prej kujtese

i dhanë qiellit
plot shkëlqim
u bënë engjuj Kerubin
i kem prore në kujtim
kerubin krihët me flatra
Diellza edhe Rrezarta
po shkëlqejnë me rreze plot
i ka zgjedhur i lumi Zot
është mëkat me i qa me lot
vepra e tyre rron çdo mot
ndër poet edhe rrapsod.

PËRZGJEDHJE KRIJUESISH

Posted in LETËRSI on Nëntor 30, 2008 by cakolli

BLOGU IM DO TË MBETEJ I ERRËSUAR SIKUR TË MË MUNGONTE KY SHKRIM NGA  FATMIR TERZIU

Fatmir Terziu
NJË ZË LARTËSOHET MAGJISHËM

(Kushtuar legjendës shqiptare: Tefta Tashko Koço)

Aty pranvera ka gjetur strehë
Aty rinia ka mbetur buzëqeshur
Aty muzika dhe kënga marrin vlerë
Aty talenti mbeti ndezur!

Një zë që lartësohet magjishëm
Në imagjinaren rrugëtuese të këngës
Përshkon tejskajshëm jetën
Me motivin e saj jashtë brengës.

Një simbol që mbeti Meshë e muzikës
Nga breza dashamirës që e mbajnë gjallë
Një lajtmotiv legjende që sfidon ecjen e kohës
Zëri i Teftës, i veçantë, tipik dhe i rradhë!

Në labirinthet e historisë, shkëlqen nuri i saj mbi foto
Kënga e saj kumbon ende rrjedhshëm
Pentagrami krenohet me emrin; Tefta Tashko Koço;
Që t’u flasë brezave të sotëm dhe të nesërm.

Aty pranvera ka gjetur strehë
Aty rinia ka mbetur buzëqeshur
Aty muzika dhe kënga marrin vlerë
Aty talenti mbeti ndezur!

Një vepër që dita-ditës i shtohen vlerat
Kur këngën e saj e dëgjon me ëndje
Që mbetet e tillë për të gjithë brezat
Ngjizur tek ai Zë që kurrë s’ka vdekje!

NËNA

Natën e kalova maleve
lule mblodha fushave
në ullishte u ndodha pa gdhirë
të këpusë karakaften, lulen e mirë.

Era e bugaçes, simites së pjekur
Gjithë natën s’mu nda
Dy duar mbetën duke më përkëdhelur
Një zemër që digjej, mall.

Tani fshij sytë si i dehur
Ëndërrat më janë vrarë
Mësova se mbrëmë papandehur
Nënën e kisha pasur pranë.

ALFABETI I ECJES SË GJATË

Agimet na zgjuan
Bereqetin të korim ugareve, ku
Cicërimat e zogjve s’pushonin,
Çelnin lulet erëmira,
Dielli lëshohej pakursim,
Dhimbja harrohej
Era flakte tutje dhe sillte me nxitim
Ëmbëlsinë e nektarit të stinës, që
Flakëroi perëndimin, atë buzënatë
Garantoi ecjen tonë të gjatë
Gjuhën e zgjoi nga sepetet, sonduqet e Todhrit
Heshtjes i dha çmimin
Inatin na tha të flakim
Jetën të jetojmë ndryshe
Kalëruar mbi muzë të viteve
Lartësuar në piedestalin e Njeriut të Lirë
Llumit larguar
Mendimeve përhumbur
Ndryshimeve përshtatur
Njeri i një rruge plot nxitim
Orteqet e tmershme për të sfiduar
Pagëzuar në Tempullin e Jetës
Qarjen për të harruar
Rilindjen për të parë në sy
Rrugëve të nisura hershëm
Stacionuar në fletë historie
Shpëtuar nga zhdukja
Tani krenarë të dëshmojnë
Thellë në potencën jetike
Universi zbret firmos dëshminë
Vetvetiu na hapen krahët
Xixëllojnë lotët ndër sy.
Xhirimet sapo kanë filksuar këtë kolorit
Ylberi ngjyrat na ka falë
Zërat e jetës që të fiksojmë
Zhytur nga A-ja tek Zh-ja në këtë alfabet të ecjes së gjatë.

Manastir, 2006

PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR

E shihja përditë
Shkëlqente, përherë
Aty në atë rrugë
Aty në atë derë.

E shkruar me dorë
Dukshëm, me kujdes
Mbi kokë një kurorë
Në trup; vetëm Pesë.

Për çudi të gjithë aty shihnin
Mëngjeseve, drekave, darkave
Dhe dukej sikur e piketonin
Me “Pesë”-n e sfilatave.

Ajo ishte vetëm një pesë
Një numër si gjithë numrat
Mbi të s’kish kaluar një fshesë
Në ndryshk, mbytur thumbat.

Pesa e gozhduar në atë derë
Tashmë kish hyrë në histori
Dhe pse s’fliste për ndonjë vlerë
Dhe pse s’fliste për njeri.

Të vetmit vizitorë
“Pesa” kish tashmë përditë:
merimangat thurëse
e njerëzit, që ia ngulnin sytë.

Tani ajo pesë…
S’ishte më rrezatore
Kish ndodhur, per besë
Nga braktisja njërëzore.

Fatmir Terziu, gazetar, publicist, poet, prozator, skenarist, editor dhe regjisor filmi. Është i pranishëm në letrat shqipe në Shqipëri dhe më gjerë. Punën si gazetar e filloi që kur ishte student në gazetat e viteve 80-të, dhe e vazhdoi duke qenë Kryeredaktor i të Pavarurës “Fjala e Lirë”.
Që nga viti 2001  ndodhet me banim dhe studime në Mbretërinë e Bashkuar. Ka studiuar në London South Bank University pranë Faculty of Arts and Human Science dhe ka punuar po pranë këtij Universiteti në Departamentin e LRC-së (Widening Participation Unit). Eshtë në progres të studimeve të mëtejshme në Roehampton University në fushën e kultures, medias, politikes, gazetarise dhe film studimit.
Ka botuar vëllimin poetik “Mos Hesht” në vitin 2000, vëllimin me tregime “Djalli i Argadasit” me të cilin fitoi cmimin e tretë “Kadmus” në Greqi, vëllimin me poezi “Ecje ne Qelq” , vëllimin me tregime “Krokamat”
ELBASAN

Elbasan!
Aty ku dhimbja,
malli,
dashuria,

Pikëtakohen,
Refrenin e jetës për të nisur
Aty ku dy sy të qeshur
Modelojnë ëndërra, dëshira
Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur,
Bukurinë përrallore që ka natyra.

Kohën ke humbur shëtitoreve
Muajt, vitet të kanë shkarë
Gjuha ngatërruar auditoreve
Tani shqipja të duket “e vrarë”.

Shkon takon Kristoforidhin
Abetaren për t’ia parë
Dhe s’di ku t’a zësh fillin
Lotë nga sytë të kanë shkarë.

Ngre sytë vëzhgon dhe s’ngopesh
Ndërtime të reja anembanë
Pastaj duket se qetësohesh
Kur dhjetra miq të vijnë pranë.

Një këngë e moçme dëgjohet
Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin
Një tingull violine vjen e largohet
Je ndodhur pranë Myzyrit.

Elbasan!
Aty ku mijëra vetë turren
Të këpusin Karakaften,
Lulen e radhë
Aty ku zemrat kënaqen
Vetëm duke parë.

ATA DY SY TË KALTËR

Skllav i dy syve të kaltër kam mbetur
Hutohem, çoroditem kur shoh të kaltrën
Dheu kurrë s’ka për të më tretur
Nëse ata dy sy s’do më shohin në sy, të paktën.

Shkëlqimin e tyre atë ditë kur pashë
Vegim i përçudshëm më rrethoi
Në rrugë për turp gati s’rashë
Më iku qënësia, më tradhtoi.

Kaloj pranë detit në Verë
Përhumb në të kaltrën e tij
Shkëlqimin e atyre syve kërkoj të gjej
Mbetur fiksim që kur isha i ri.

Vitet kalojnë, rrudhat shtohen
Të kaltrën kam filluar të ngatërroj
Por ato dy sy s’më harrohen
Edhe pse e di se kurrë s’do ti shikoj.

FJALA

Fjalën e nxorën në rrugë lakuriq
Flokëngjyer, ngritur lart si iriq
S’lanë pa kopjuar pastaj modë
Kudo në Europë, në Botë.

Pastaj shëtitën të trullosur
U mbushën revista, gazeta
Fjala iu turr për t’i damkosur
Me fjalën s’bëhej shaka!

Fjala është fjalë vërtet
S’do intrigë, krenohet kur e mbron
O njeri i mirë, o poet
Fjala, ka kostumin e vet.

LONDËR

As mal, as kodër
Vetëm fushë
erë dhe pak vapë
shi që të bën çdo stinë dush
Londër.

Qëndër e botës, metropol që lëviz
Veriun, Jugun tërë Botën bashkon në një pikë
Aty mbi Tamiz.

Rrugë që tokës, nëntokës, qiellit, oqeanit
kapilarë u shtojnë çdo ditë
nisen e zbresin në Londër.

Aty ditët, muajt, vitet, shekujt
dëshmojnë historinë lirshëm librave, muzeumeve
qetësojnë të gjallë e të vdekur.

Aty edhe gjuha ime, mes dyqind të tjerave
Flitet në rrugë, në shkollë e komunitet
Londër, të falemi përjetë.

Unë një lëvizje digitale në këtë vrull
turrem t’i bashkohem ecjes së Kohës
Mirënjohje Londrës!

JËTË NË QELQ

Vërviten në ujë
Imitim oqeani, deti, liqeni, lumi
Pa dallgë, pa bujë
Jetë akuariumi.

Ushqim sa të mund
Zhytur nën qelq
Pa llucë në tubë
“S’heqin aspak keq”!

Jetë aquariumi,
Biznes me peshq
Ç’ka oqeani, deti, liqeni, lumi
T’a sheh syri nën qelq.

Mijëra sy takohen
Aty në çast mbi peshq
Dhe pse s’dinë të ankohen
Është jetë në qelq!

(Angli, 2007)   

DYZET VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN

Posted in muzikë on Nëntor 28, 2008 by cakolli

Fjalë përshëndetëse përfundimtare:

F A L E N D E R I M

Shumë të nderuar dhe të respektuar mysafirë pjesëmarrës të pranishëm – zonja dhe zotërinj !

Nuk është aspak e lehtë të flasësh kur ndjehesh i privilegjuar dhe i respektuar!

Më lejoni të ju falënderoi në mënyrë të veçantë, Juve publikë e mrekullueshme , që mbajtët gjallë këngën time për dyzet vjet dhe me këtë edhe shpirtin tim, sepse për artistin – krijimi i tij është si për Anteun – toka .

Gjithë jetën time jam munduar që artin e muzikës ta bëjë me përkushtim; në frymën e traditave më të mira të popullit tonë!

Ky vlerësim që më është bërë sonte , më bind se ia kam dalë !

Kur ne artistët , bëjmë një moshë si njerëz, sigurisht bëhemi më të ndjeshëm, më të prekshëm dhe më delikat, sepse me nostalgji kujtojmë vitet e sukseseve. Prandaj, kemi nevojë për të na qëndruar pranë, për të na mbështetur… që të mos ndjehemi të vetmuar, që të mos ndjehemi të fyer e të lënë pas dore !

Faleminderit që ende na mbani gjallë! Faleminderit që ende dikush jeton me mua si njeri dhe artist !

Më lejoni që në emrin Tuaj dhe në emrin tim personal , të iu shprehi mirënjohje dhe falënderime të veçanta publike, atyre që në çfarëdo mënyre ndihmuan dhe kontribuan në organizimin dhe mbajtjen e këtij manifestimi jubilar:

Falënderoi sinqerisht  Sektorin e Kulturës , pranë Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, që në kohë të vështira të degradimit tonë moral e shpirtëror , po i nderon njerëzit e vet, duke bërë që të ndjehemi ende gjallë!

Falënderim për të gjithë juve, që sonte keni gjetur kohë për të më nderuar me praninë tuaj!

Falënderim i veçantë post mortum për Violinën e parë në këto anë – Mësuesin tim, tani të ndjerë: Rexhep Bunjaku nga Poliçka , i cili mbolli në mua bazat e para të dashurisë për artin e muzikës!

Falënderim me konsideratë post mortum, për kompozitorin, etnografin dhe etnomuzikologun e parë kosovar: Lorenc Antonin, i cili mbështeti fuqishëm talentin tim, duke më pranuar si këngëtarë të rregullt të Radio Prishtinës dhe i cili mi hapi të gjitha dyert e sukseseve dhe afirmimit tim në opinionin publik!

Falënderoi të gjitha mediumet publike të shkruara dhe elektronike, gjithandej trojeve etnike shqiptare , që në vazhdimësi kontribuan në prezantimin dhe afirmimin e aktiviteteve dhe krijimtarisë sime muzikore!

Falënderoi Kryetarin e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” nga Gjilani, gazetarin gazetës së përditshme “LAJM”, zotëriun: Musa Sabedini, i cili në mënyrë kronologjike ka prezantua krijimtarinë time muzikore dhe po ky Klub, para ca vitesh më ka nderuar me titullin: “QYTETARI MË AKTIV I GJILANIT”!

Falënderoi gazetarin e së përditshmes “BOTA SOT”- profesorin Tefik Selimi, i cili po ashtu në mënyrë kronologjike ka përcjellë dhe publikuar aktivitetet dhe krijimtarinë time muzikore!

Në mënyrë të veçantë, falënderoi Radiotelevizionin publik të Maqedonisë, përkatësisht Kanalin e Dytë të këtij Televizioni, me në krye regjisorin e mirënjohur: Afet Miftari, i cili me rastin e 40 – vjetorit të krijimtarisë sime muzikore, ka xhiruar dy emisione dokumentare me gjatësi prej 120 minutash!

Falënderoi redaktorin e shumë veprave të mia – profesorin e nderuar: Hysen Këqiku, i cili nuk ka kursyer mundin, djersën, as kohën për redaktimin sa më të mirë të veprave të mia !

Falënderoi stafin e Radios “RINIA” nga Gjilani, me në krye Drejtorin e këtij mediumi, zotëriun:Faruk Limani, për përkrahjen maksimale dhe sponzorimin medial të këtij manifestimi!

Falënderoi Organizatorin e Festivalit “ZËRI I ALFABETIT” në Manastir, i cili më nderoi si pjesëmarrës i vetëm nga Kosova, në 100- vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Manastirit!

Falënderoi Produkcionin më të mirë të Kosovës “VIDEO ART” nga Gjilani, me në krye zotëriun: Ilir Ahmeti, për kontributin e dhënë në xhirimin e këtij Manifestimi!

Falënderoi përzgjedhësin e muzikës pranë Teatrit Profesionist të Gjilanit, zotëriun Florim Gagica, për kontributin e dhënë në zërimin dhe mbarëvajtjen e këtij programi!

Falënderoi  mjeshtrin e fotografisë më të mirë në Kosovë:”FOTO GAZI” nga Gjilani, i cili me fotografitë e tij më ka prezantua anë e kënd botës shqiptare!

Falënderoj të gjithë kolegët, këngëtarët, rapsodët,  instrumentistët dhe artistët , të cilët me prezencën e tyre, ndihmuan dhe madhëruan këtë mbrëmje të pa harruar në jetën time!

JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE – I JUAJI  DEMIR KRASNIQI !
ff5fbe23-dfb6-4b8a-b707-1eea413f06f31

ALMA PAPAMIHALI

Posted in Uncategorized on Nëntor 28, 2008 by cakolli

)

28 Nëntor, i dhe ngjyrë Atdheut

nga Alma Papamihali     

Afron ditë e madhe, ëndërr shqipëtare,
Nuk sheh kund në botë, shqiponjë dykrenare,
Askund s´mund të gjesh, flamur qëndisur gjak,
Ndaj nuk zbehet ngjyra, ndizet bëhet flakë.

Afron ditë e madhe, bij të Skënderbeut,
“28 Nëntor”, i dhe ngjyrë Atdheut,
Ngjyrose një komb, kuq e zi valëvitur,
Në ballkon të Vlorës, pavarsia zbritur.

Afron ditë e madhe, shqiptarizmi zgjuar,
Më shumë se ngahera, ndihemi bashkuar,
Kishim qindra vite kështu pa u ndjerë,
Si shtëpi e madhe, me të njejtën derë.

Afron ditë e madhe, fluturo shqiponjë,
Mbi malet shqiptare, mbi Kosovën tonë,
Krahët shtrive qiellit, u ndjeve çliruar,
Të pavdekshëm jemi, veç kështu bashkuar.

KOLEC TRABOINI-MIRËNJOHJE POETIKE

Posted in Uncategorized on Nëntor 25, 2008 by cakolli

Revista Zemra

Kolec Traboini: Mirenjohje poetike
E hene, 24-11-2008, 01:20pm (GMT)

MIRENJOHJE POETIKE



MIRENJOHJE POETIKE

Falenderoj Dritero e Sadije Agollin,Gezim dhe Vasilika Tafen, Fatmir Terziun, Piro Milkanin, Nase Janin, Iliriana Sulkuqin, Lindita Agollin, Dilaver Baxhakun, Musa Krajen, Agim Gjakoven, Faruk Myrtaj, Kujtim Dashin, Aida Dismondy-in, Eliane Alien, Aleko Likaj, Radije Hoxha- Prishtine, Skender Rusin, Fatime Kullin, Vitore e Skender Sallakun, Riza Lahin, Beatrice Balliçin,Demir Gjergjin, Jaho Margjeken, Sherif Balin, Pandeli Koçin, Izet Shehun, Namik Selmanin, Donika Muçin, Ilia Deden, Ferdinant Karunin, Petrit Palushin, Besim Fushen, Bujar Baxhakun, Milanov Kallupin, Çelik Petritin dhe te tjere qe ne forume publike apo mesazhe personale i kane bere jehone si dhe me kane uruar per librin tim te ri me lirika”Itaka Grua” botuar nga OMBRA GVG Tirane, nentor 2008!
Falenderoj Radio Televizionin Shqiptar Shqiptar qe ne nje emision mbi 20 minuta me dha mundesi qe ne bashkebisedim me Hygerta Sakon te shfaq mendimet e mia per poezine dhe letersine e emigracionit shqiptar neper bote, te njejten gje edhe ne Radio Tirana, gjithashtu ne TV Maqedonia ne gjuhen shqipe dhe Radio Shkupi te mundesuara nga krijuesja Valbona Zunçe.

Me mirenjohje
Kolec Traboini

Boston


K.Traboini ne shtepine e poetit Dritero Agolli me Nase Janin.

Pas bisedes,  nje kujtim me poetin e madh Dritero Agolli.


Me botuesin Gezim Tafa dhe zonjen e tij Vasilika.


Me Dilaver Baxhakun,Fatime Kullin,Lindita Agollin, Riza Lahin e Nase Janin.


Me kolegun e viteve ne Kinostudio, regjisorin e njohur Piro Milkani.


Poeti Moikom Zeqo tek stenda e “Drites” dhe “Pelegrin”-it, Panairi Librit


Me bashkshkodranet e mi te letrave Musa Kraja( qender) e Kujtim Dashi


Me poetin Sadik Bejko dhe gazetaret Fatime Kulli dhe Dhurata Hamzai.


Me koleget e filmit dokumentar Donika Muçi, Ilia Dede e Ferdinant Karuni.


Me Namik Selmanin, Çelik Petritin, Beatriçe Balliçin dhe Perikli Jorgonin
ne “Ditet e poezise” ne Prrenjas.

Fotot nga Dilaver Baxhaku

Kthjelltësia është vuajtja që ndodhet më pranë diellit – René Clair BLOG-PORTA

kolec_traboini_20051

GJURMË TË BARDHA

Posted in Uncategorized on Nëntor 24, 2008 by cakolli

GJURMË TË BARDHA”

Nata po ecte me ritme të zemrës duke ba muhabet duke e pi aty ktu ndoj gotë me kapak meze, drita t’përshtatuna me ambientin, muzikë e vjetër por e rezistueshme ndaj kohe, monumentale do të thosha ‘eja të shkojmë në Prishtinë në çajtore çaj të pimë, me çika të mira t’rrimë’, tamam imazh i Teatrit PlakBookLook: Dr. Femi Cakolli

DËRGIMI TEK EKZILI SEMANTIK?! “Të jetosh në ishull” është një roman shumë i papritur nga Ben Blushi pasi këtë personalitet e kemi parë të përfaqësuar kryesisht në politikë. Papritshmëritë janë sa autoriale po kaq edhe tematike, sa historike aq edhe metodologjike, sa provokative po aq edhe artistike. Ky libër ka krijuar një ndërkomunikim shumë dinamik sidomos në mediat e Tiranës. Deri tani është dëgjuar më tepër për vlerësimet historike por jo edhe ato letrare. Romani ka një temë bosht të derdhur nëpër disa shekuj ngjarjesh në Shqipëri dhe jashtë saj gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Tema e autorit është shumë transparente: ndërrimi i identitetit kulturor dhe fetar i shqiptarëve. Edhe mesazhi i këtij romani po ashtu është shumë transparentiv: islami është kobi i shqiptarëve por që alternativë e tij e vetme i mbetet rimishërimi sipas etnikumit tonë. Pak a shumë ky do të ishte prezantimi i shkurtër i kësaj vepre letrare.

Gani Jakupi: World CinemaRA PERDJA!… Shumica e rrëfimeve pak a shumë klasike e përmbajnë përfundimin e skalitun në vet thelbin e intrigës, syzhesë, që rrallëhere lejon ma shumë se dy-tri alternativa. Malcolm Lowry bile edhe sygjeron, në nji tregim të shkurtë, dhanjen e indicjeve të konkluzionit gjat vet ekspozicionit fillestarë. Krej kjo vlen edhe n’artin kinematografik. Ajo që paraqet revolucion të vërtete asht aftësia e disa regjisorëve që i kemi analizue deri tash për me ofrue përfundime realisht befasuese në disa nga veprat e tyne. Asht mjeshtri me krijue situatë befasuese, diçka që del nga formulat e njohuna, dhe asht shumë vështirë me realizue konkluzione që nuk e zhgënjejnë publikun. Kur përfundimi nuk asht i imponuem nga vet zhvillimi i ngjarjes, mbetet çashtje senzibiliteti me e dijtë se kur me e lanë, me thanë “boll ma”, dhe me e lëshue perdën. femicakollpastorthumbnail

rrustemibu5.jpg hosted at ImageShack.us

Posted in Uncategorized on Nëntor 23, 2008 by cakolli

Free Image Hosting at www.ImageShack.us

QuickPost Quickpost this image to Myspace, Digg, Facebook, and others!